Një fjalim i fortë i Majlinda Bregut në Kuvend

12 Qershor 2015, 09:37Politika TEMA

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka mbajtur një fjalim kritik dje në parlament për fushatën zgjedhore, ku kritikonte të dyja palët, si të majtën ashtu edhe të djathtën.

Ajo tha se fushata për zgjedhjet e 21 qershorit, është më e dobëta, më e varfëra në ide dhe më injorantja.

Fjalimi i plotë

Unë besoj se këto ditë për asgjë tjetër ne nuk flasim dot dhe as shohim dhe as dëgjojmë, dhe as konsumojmë më shumë sesa për fushatën e 21 qershorit.

Unë kam kaluar katër fushata politike, ka këtu që kanë konsumuar pa dyshim më shumë se unë. Por kjo e kësaj radhe është e pesta dhe është fushata me e varfër në ide që unë mbaj mend dhe më e trasha, për mesazhe lëmsh dhe shumë injorante. Siç mund të ishte sa për të marrë një shembull, ajo e “fitores publiçitare” të Tërmetit.

Që të mos keqkuptohem nga të mijtë që ngrehin veshët për të kapur fjalët dhe ngrenë ndonjë plan pa pritur fjalitë, sigurisht që të mos keqkuptohem edhe nga ata që kanë dëshirë të na dëgjojnë, as nga ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë ose kanë vendosur të mos kuptojnë. Nuk them që kjo është fushata më e varfër në ide, sepse nuk ka gjetje të reja, por sepse nuk ka asnjë ide për të qenë në shërbim të qytetarëve, por vazhdon avazi, ata të keqin dhe ne të mirë. Ata nuk bënë asgjë, ne do i bëjmë të gjitha. Gjithsesi, jemi në fushatë. E kuptojmë se ka flamuj të kuq kryesisht dhe domosdoshmërisht të LSI-së. Sikurse ka flamuj mavi domosdoshmërisht, por jo kryesisht.

Ka banera të kombinuar hijshëm kuq dhe mavi si simbole të martesës mes socialistëve të rilindur dhe atyre të rigjetur në 2013-n. Ka shantazhe dhe kërcënime si forma klasike të hakmarrjes politike, ka mbyllje biznesesh kur pronarët janë kundërshtarë të Aleancës qeverisëse, që paralajmërojnë kthjellët se për premtimet që bën maxhoranca, janë vetë të zëmekur që fshehin të vërtetën. Do mbështesim vetëm bizneset që janë me ne. Kush do të punojë, duhet ta kuptoje vetë drejtimin e duhur.

Ka kalamaj dhe të fortë lagjeje, që janë faktorë fushate jo sepse janë ata tregtarët e flamurit të vërtetë, ata urdhërohen të heqin flamurin blu dhe të varin atë të kuq si gjaku i solistëve të vërtetë, apo ata mavi të socialistëve të rilindur. Ka gazetarë që thirren nëpër komisariate dhe televizione nën presion.

Ka kandidatë me dy emra në këtë fushatë, sepse mbas një emri fshihet një histori me krimin. Ka mashtrime të shpërvjela dhe kandidatë supermashtrues që, pasi kanë gënjyer dhe bërë pazar me çfarëdolloj pazari që është ofruar në jetë, nga ngazëllime në mes, anash, në portret apo në profil posterash. Ndonjë syresh e beson dhe vetë që nuk është siç e njohin të gjithë. Në fund të fundit, meqë ne që investojmë te politika e bëjmë politikën baltë duke i nxjerrë sytë njëri-tjetrit, kushdo mund ta shfrytëzojë këtë vakum. Ka batuta dhe cinizëm ndaj çdo gjëje që ka ky vend sot.

Askush nga krerët e maxhorancës apo kandidatëve duket se nuk kalon përgjatë 2237 kilometrave akse kombëtare, që janë ndërtuar nga qeveria e mëparshme apo që janë rindërtuar nga Korridori i Kombit, nga boshti veri-jug nga rruga e bregut dhe 270 rrugët e tjera… Unë them se kjo fushatë nuk ngjit. Nuk ngjit sepse nuk po ngjisin as mitingjet me superpremtime, të cilat bëjnë vetëm kapicë premtimet e vjetra që kjo maxhorancë mori në 2013-n. Dhe nuk ka realizuar asnjërin prej tyre. Nuk ngjit sepse artikulimi politik është sa i papërgjegjshëm aq dhe i rrezikshëm, por edhe hileqar dhe e keqja tjetër më e madhe është se për gomone shpëtimi zgjedh kandidatët apolitikë.

Dhe, në fakt, nuk mund të jetë vetëm çështje popullariteti individësh fushata. Unë që të jem e sinqertë ia kam frikën kësaj apolitikes. Sepse kjo apolitika është makina që gjeneron mosbesimin dhe nuk garanton rregullat e lojës së ndershme, për të cilat ka shumë nevojë sistemi ynë zgjedhor. Siç nuk po bindem asnjë sekondë të vetme se të vetmit që e duan drejtësinë realisht të pavarur në këtë vend, se nuk duan ta përdorin, janë politikanët! Siç nuk besoj dot që të gjithë burrat dhe gratë apolitikë apo të pavarur të vendit u dridhkan si purteka para qeverisë. Jo, një pjesë e tyre e bëjnë sepse nuk kanë pikë personaliteti dhe ndërgjegje.

Një pjesë janë gati për pazare me këdo dhe çfarëdo.

Ndonjëherë nuk kanë nevojë as të ndihen të kërcënuar. Punojnë për hesap të tyre dhe janë aq politikë dhe të pavarur, saqë arrijnë ta gjejnë gjuhën me çdo pushtet. Por jemi ne që e kemi mitizuar këtë apolitikën dhe shoqërinë civile, drejtësinë apo median. Edhe kjo apolitika që ne propagandojmë çdo ditë me të madhe, kurthi i politikës së paaftë dhe të pisët është. Sepse me hile forcon mosbesimin te sistemi i Drejtësisë. Duke filluar nga parimi i thjeshtë se vullneti i zgjedhësve përmes votës vendos kahun e qeverisjes. Sikur të ishte i lirë, do të ishte fundi i çdo diskutimi.

Mirëpo, amoraliteti jonë politik nuk lahet dike kapur për mënge politikën. E para sepse ne duhet t’i lajmë vetë hesapet me mëkatet tona. Edhe nëse gënjejmë veten, pak kohë kemi fituar. Asgjë tjetër. Fatkeqësisht, kjo shoqëri e jona nuk ka vlera dhe norma sociale, nuk ka asnjë nivel të lartë të presionit shoqëror, të cilat të balancojnë shkarjen meskine në banalitet, në pisllëk dhe në krim të disa politikanëve.

Kjo politikë, siç rezulton sot me presione dhe kërcënime, mund të jetë e zonja vetëm për të shkatërruar veten dhe jo për ta rregulluar veten. Pikërisht sepse njerëzit kalojnë nga mashtrimi i politikanëve që premtojnë parajsën dhe pastaj i japin kërbaçin pas fitores. Nuk ka më besim te politika dhe me vrap shkohet te apolitika.

31 komente në “Një fjalim i fortë i Majlinda Bregut në Kuvend”

  1. GAMORI says:

    DUHET TE JAPESH LLOGARI PER DESHTIMIN E PUSHTETIT TE PD NE SHQIPERI DHE TRADHETINE VJEDHJEN SHITJEN BRASJET QE I BETE SHQIPERISE JU ” PD ISTAT” MOJ LLAPAQENE , SI EDHE PER GRISELDEN QE GENJEVE NE BRUKSEL !

    1. dv says:

      Majlinda: Vetem nje kerkese kam.
      A jeni te gjithe Politikane te ketij vendi?
      Nese po! Perse qofte edhe nje cast nuk po
      dakoresoheni si mund te na ndihmoni?
      Nuk e kuptoj,por nje gje e shikoj:
      Diten e Enjte-Kacafytje spektakolare!
      Ja ashtu si Gjelat e Detit qe majmerojme per
      Vitin e Ri!Nga ana tjeter te gjithe me Hartime
      shume te bukura prezantoheni ate Dite.
      Ne fakt juve ju duken te bukura sepse kane si
      metafora Thumbat qe ja fusni njeri tjetrit.
      A doni ta dini vleresimin?- Shumica pakalueshem!
      Shume kopje,perseritje,aktrime dhe mashtrime.
      Duhet nje rregull: Kush ka tre legjislatura ne nje
      Klase te mos kete me te drejte ta perseris ate.
      Dhe te tille ka shume ne komunitetin tuaj.
      Qe shesin Mende duke i rene ne nje Vrime.
      Ndaj per Popullin lutemi planifikoni per kete
      Dite qetesues Falas…

    2. Gimi says:

      O Mero nje pyetje kam .Nuk ke lene njeri ne kete toke pa share.Si nuk shave nje here Majlinda Bregun o burre.Korrupsionin e ka sheshit,drogen po ashtu,kurverine ske ci thua per deris ta ka mbyll gojen dhe ty,Je selektiv ti Mero vellai

    3. Po me familjen (babe e bire) Prudentino nga Napoli a nuk na thua moj Majla…cfare te lidh. Cfare lidhjesh ke ne Itali qe nga ikja me burrin Namik Ajazin ne Shkurt 1997 me rastin e ngjarjeve te anijeve dhe mbytjes qe beri anija luftarake Sibila, sepse ka shume materiale qe jane ende neper disa TV ne Itali e Shqiperi, por edhe DIKU, qe nuk fshihen e harrohen KURRE. Po me disa ish/Kuestore dhe ish/Capo della Squadra Mobile ne disa qytete Jugore te Italise cfare te lidh, qe prej atyre ke nxjerre nga burgu burrin e motres ne burg per droge e vrasje, qe sot eshte akoma ortak me djalin Prudentino jashte Italise ne nje ishull ne Mesdhe.

  2. 12062015 says:

    dhe keshtu foli dhelpra kur nuk e kapte dot rrushin….

  3. andromeda says:

    Majlinda sultiashi, vëre gishtin në plagë dhe thuaj me plot gojën – të gjitha të zezat e këtij vendi i kemi nga diktati i gomarit të Viçidolit, që dominoi politikën shqiptare këto 20 e kusur vite dhe me vizionin e tij tribal e shndërroi vendin në një republikë bananesh në zemër të Europës. Mos i bjer anash e përqark.

  4. GAMORI says:

    DUHET TE JAPESH LLOGARI PER DESHTIMIN E PUSHTETIT TE PD GJATE 8VITEVE NE SHQIPERI SI DHE TRADHETINE VJEDHJEN SHITJEN VRASJET QE I BETE SHQIPERISE JU ” PD ISTAT” MOJ LLAPAQENE , GJITHASHTU EDHE PER GRISELDEN QE GENJEVE NE BRUKSEL !

  5. Led` says:

    Shyqyr qe me ne fund u pozicionua totalisht ne kampin intelektual. Eshte hera e pare qe e lexoj/degjoj te shkruaj/flas pa nuanca militantizmi apo pasioni politik. Urime Zj.Bregu. Mendoj se keni rilindur.

    1. oldman says:

      Avash me urimet… dhe rilindje (?!) te M. Bregut, sepse:
      1. Shkrimi i me siperm, se pari nuk e meriton aspak titullin “i forte” sepse nuk ka thene ndonje gje te re qe nuk e dinim me pare dhe na e zbuloi Bregu.
      2. Edhe pse ne aspektin stilistik profesional duket nje shkrim i kultivuar, ka gjithsesi konfuzion mendimesh dhe fjalor te sforcuar qe ja veshtirson kuptimin.
      3. Niveli i shkrimit edhe pse duket si i redaktuar nga nje profesionist, nuk perputhet kurrsesi me kapacitetin intelektual dhe aftesine per te menduar e shkruar te M. Bregut, te cilen jemi mesuar ta degjojme ne kuvend dhe neper media, duke lexuar apo recituar hartime mediokre te nivelit parauniversitar.
      4. Se fundi dhe per me teper Majlinda Bregu nuk e ka aspak te drejten qytetare dhe sidomos politike te na beje moralizime te tilla.

      Une do te desheroja nga politikanet tane te penduar qe te shprehin sinqeritetin e pendeses se tyre me aktin e pare qytetar dhe moral, te … doreheqjes.

      1. melinda says:

        Nuk i heq asnje presje komentit tuaj…. i ke rene tamam ne kok ksaj debileje qe i pelqen vetja shum …kjo jo per politikane, por as per pastruese nuk ben, me kte nivel e menyr te arsyetuari qe ka…

      2. feder says:

        100% e sakte, deri ne presje.

  6. Spin says:

    Testi kryesor eshte qendrimi ndaj 21 Janarit dhe vjedhes se zgjedhjeve nga PD.. Nese Bregu nuk kane thene gje per to, te tjerat jane teorizime boshe sa per tu mbushur mendjen te tjereve se nuk eshte aq te qelbur sa stani i PD-se.

    Jane thjesht moralizime fallse nga ata qe kane ngjyer gishtin ne cdo lloj poshtersie qe ka bere PD. Por me habit edhe TemA me kete lloj termi “i forte”. Keta njerez kane mbeshtetur vrasesin ne pushtet dhe jane gati ta bejne ne cdo kohe. Te tjerat jane show qe sic duket edhe Edi Rames po i pelqen tani pavaresisht arrogances se peshtire qe ka reflektuar kjo femer deri para 2 vitesh.

  7. beni says:

    NJe gje nuk kuptoj se ku e ka kjo fjalimin i forte sa te leje me goje hapur,i gjithe thelbi i fjalimit eshte inati i braktisjes qe i ka bere populli ketyre ish qeveritareve qe s lane gje pa bere,ku i ka kjo 2237 km rruge qe i kane lene rrugeve ka 1 vit e gjysem qe po punohet dhe akoma s kane mbaruar.Saper ato apolitiket ato servilet ju i krijuat dhe i majmet tani qe s keni pushtet ata ju kane braktisur se ata keshtu jane mesuar dhe ky eshte inati jote ne kete fjalim.

  8. aladini says:

    Fjalim kryekeput anti-Gride. Por, qe te besh te moralshmen ne politike dhe ky moralizmim te kete efekt, duhet se pari te jesh e legjitimuar, d.m.th. te jesh vete e moralshme. Dhe sesa e moralshme politikisht eshte kjo, e ka treguar, kur ishte Ministre, u akuzua per lidhje me nje boss te mafias italiane “Prudentino”. Dhe kjo brenda disa minutave doli me deshmine e penalitetit te Prudentinos dhe tha se e ka te bardhe.

    Kjo mesa duket e ka kuptuar qe Grida edhe mund te fitoje ne Durres. Shume bukur e ka thene nje komentues lart: “keshtu foli dhelpra kur nuk e kapi dot rrushin”.

  9. Tarras Zhapkoqi says:

    Po po, hartime nxenesish te dobet qe lexohen prej tyre me pathos, xhestikulime, me larmi ngjyrash ne fytyre, me grimasa majmunesh te cmendur, dhe ne te vertete jane hartimet e majmunit me te xhindosur qe cuditerisht, edhe pse kushtet klimaterike nuk e lejojne, ky lloj majmuni u rritkerka edhe ne shpellat e Alpeve tona. Berisha figura me permbledhese e te gjitha te ligave dhe veseve qe mund te kete njeriu i kesaj bote!

  10. LORA says:

    Kjo po vajton se kesaj fushate I mungon protagonizmi bandit I majlinda prudentinos,,,,,,dmth ky eshte nje lajm I mire per shoqerine

  11. Prudentino says:

    Ja keshtu flitet Majla ! Pse kot investuam tek ty ne?
    Ja Lelen e cuam moderatore tek Topi, Visin e beme biznesmen, ty te beme deputete, po edhe Namikut i bleme nje Range Rover. ?

    Mos harro Majlinda ! Asnje kacide e hedhur nga Sacra Corona nuk shkon kot. ?

  12. timo says:

    Natyrisht qe jo me kot kembengulin Socialistet sepse po krijojne shtet dhe nuk duhet ne asnje menyre qe vota tu jepet ju demokrateve qe nuk dini te qeverisni . Nuk ka asnje qeveri ideale ,por e rendesishme eshte qe Rama do ta rregulloj gjithe Shqiperine per kete duhet te beni durim .
    Uroj fitore per Socialistet ,me qellim qe te nxjerrin Shqiperine nga Bataku ku e lane DEMOKRATET E LESHIT.

  13. sh says:

    Ju lutem tema mos na cudisni me fjalimet e kesaj demokrate ,qe perserisin te njejtat fjale .

  14. Luli says:

    Une do ti besoja kesaj zonje cdo fjali e presje nqs do kishte kurajon intelektuale, dashurine dhe miresine per Popullin e saj, kur me gojen plot te thoshte; Po Zeni dhe Argita si i bene millionat? Kush i ndihmoji….Po Luli perse zhvillon fushate me premtime Qeveritare?! Ku po shkojme…….. Ato flamujt roze e kuq etj, nuk i ha me njeri o zonje,se atij populli nuk ja fusni dot me, as ju as Ed Kopetenti. Une per veten time ju shof si kllouna dhe qesh cdo dite me ju se kete gje kam vetem ne dore. Sa per voten qe ju kerkoni, shyqyr zotit kom 24 vjet qe nuk votoj.

  15. Nikolini says:

    Sa per dijeni ne Shkoder, kesaj gruaje me mbiemrin Bregu i thojne “shakllabane”, emri me perbuzes qe mund ti vihet nje gruaje.

    Ti bie shkurt, jam deri diku dakord me kete mender deputetetn se ne kete fushate nuk ka ide. Kjo mjerisht i takon PD-se e cila eshte komplet e corganizuar, flet percart. Te majtet rrezatojne qetesi, flasin me shtruar e konkretisht.
    Vete kjo deputetja, imagjinoni ne parlament flet kodra mbas bregut, nuk jep asnje ide qe ne taksapaguesit te themi “hallall ku shkojne taksat tona”. Jam i bindur se ajo as nuk e can koken per ate qe ne rrogen e saj eshte sakrifica e jone. Rrofte tanime Prodentino.Pra i bjen qe ne paguajm njerez si puna e saj me na e ca koken, tamem si tallalleshat dikur.

    Sa poshte ka ra ky vend, sa keqas e denigruen PD-ne me te tille njerez. Ne kemi besue se do ishte cdo gja ndryshe e jo keshtu.

    Kurr nuk kam ndigjue nga goja e kesaj gruaje nje fjale te sakte, nje te vertete, nje dicka te zgjuar, dicka njerezore, nje fjale te embel apo dicka bindese.

    Kam ndjekur nja dy intervista ne televizor, dhene nga bija e Shkodres, artistja e nderuar Roza Anagnosti. Neve hala ne Shkoder i themi Roza Xhuxha. Ashtu e njeh e gjith Shkodra. O zot, ajo dikur ishte ikona e bukurise se vajzave shkodrane, nje ylle qe rrezatonte vec miresi, shume fisnike, me nje reputacion te jashtezakonshem ne Shkoder e me vone ne te gjith Shqiperine, nje grua me nivel te larte, nje intelektuale me integritet, nje grua fjale embel, tamam personifikim i nje gruaje me koken plot por gjithnje e thjeshte, modeste dhe nje nje seriozitet ne pune per ta pase zili gjithkush. Te tilla si Roza kemi pase gjithnje ne Shkodren tone.
    Dhe them me vedi,”Pse valle nuk kemi ne Kuvend shume zonja apo edhe burra si Anagnosti (te me falin disa zonja te nderuara deputete per te cilat kam respekt), si eshte e mundur te mbajne emrin e nderuar te deputeit njerez te tille si kjo Bregu, Topalli apo ajo Vokshi qe vec helm e zift nxjerrin nga gojet e tyre te ndyeta”?

    Deri kur keshtu?

    1. LORA says:

      Ne respect te cdo fjale te komentit tuaj, dua t’ju kujtoj se Mimoza Gjurgjaj,Hafizi eshte nje vajze shkodrane,parlamentare,qe per mendimin tim eshte edhe me fisnike dhe e shquar se Roza Xhuxha.
      Nuk shteron Shkodra dhe Shqiperia per gra te larta,,,,ashtu sikurse nuk ka asnje vend (asnje per be)per gra normale ne nahijen e bundrrave kusaro-bandite shqup-se.

  16. Emi says:

    Ke haruar te shkruash ne ate fjalimin tend e te thuash se si ka mundnesi qe ne zgjedhjet vendore kryetari i partise tende flet per ulje te taksave te energjise dhe falje te kamatvonesave dhe ngritje te rogave te administrates ne nje kohe qe keto jane kopetence e qeverise.

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Normale qe kjo fushate duhet te kishte prioritet larjen e borxheve te qeverise Berisha,per te cilen zonjes nuk i bie ndermend.
    Sikur te mos mjaftonin keto,Basha boshatis ne javen e fundit “arken” e bashkise.
    Lotet e krokodilit,per nivelin e varferise,e kane luftuar me subvencionimin e tvsh-s,duke vjedhur miljona volut.
    Me keqarrdhje duhet thene se ju z.majlinda,jeni pergjegjse per politikat grabitqare te hidhullit tuaj shpirteror.
    Fushata duhet pranuar se ka nje organizim tjeter,e imponuar nga disfata e humbjes te zgjedhjeve te pergjithshme.
    Kjo fushate nuk ka kush ta drejtoj,me i ndershmi eshte Halim Kosova,me 2 miljon $,keni humbur besimin,prandaj rini si muti,ne pritje te rreshqase maxhoranca.
    Koha po troket per forca te reja politike,25 vjet vetem kini vjedhur dhe shkateruar.

  18. ana says:

    me duket se kjo e ka inatin me Griden… I ka futur nje lloj kritike “gjitheperfshirese”… por ate punen e “dy emrave”, ide te trasha duket se te cojne vec ne nje drejtim. Qofsha e gabuar

  19. shvejk says:

    Hartim mesatar nuk meriton me shume se 6 deri ne7.

  20. mesila says:

    sa lek ka bo kjo per tete vjet….saaaaa.sa vjet pa punu mund te rroje kjo,kalamajt ,kalamajt e kalamajve.dhe ku i gjeti, dhe nuk i vjen zor qe dalin aty dhe na japin dhe mend ca duhet bere,ke duhet te vlersojme dhe pse. njerez te pafytyre.un ket lloj femre e mbaj mend vetem per kujdesin qe ajo tregonte ndaj veshjes dhe sidomos ndaj flokeve te saj,dhe fjalet e saj sikur shifje caplinin,si film pa ze

  21. Nikolini says:

    Lora, eshte e vertete se deputetja Hafizi eshte nje intelektuale qe i ben nder Parlamentit Shqiptar, nje intelektuale me dinjitet, e edukuar, fjale pak, modeste dhe asnjehere nuk eshte degjuar nga goja e saj nje fjale e vetme me zift e balte, si ato qe i kam permende.
    Solla shembullin e Roza Xhuxhes, pasi disa politikane mendojne se Shqiperia ka filluar qe kur jane futur ato ne politike.
    Une nuk do replikoj me ju, sepse une pse permenda nje zonje te nderuar, nuk kam pase aspak ndermend te ule Mimozen apo ndonje tjeter, por une nuk dua te bej edhe ate qe “kjo eshte me e mire se ajo tjetra”. Une desha te godas fenomenin e “shakllabanllekut” qe po na shkatrron.
    Ju faleminderit ne se do me mirekuptoni.

    1. LORA says:

      “Shakllabanlleku” ka qene dhe do te jete per jete e mot i perbuzur,nga shumica derrmuese e shoqerise shqiptare,,,ka nja 25 vjet qe e ka gjetur porten qe i perket ,duke u lokalizuar atje ne nahijen kusaro-bandite shqup-se.
      Kur vleresoj Mimozen kurrsesi qe me shkon ne mendje te ul Rozen,por te evidentoj se bota femerore shqiptare kurre nuk mund te dominohet nga neveria shakllabane.
      Ky eshte mirekuptimi im Nikolin.

  22. Tani says:

    O shoqja Majlinda, ti ke bere aq shume blow job saqe tani derdellis sa te duash nuk te degjon njeri. Ti me Mesilen jeni turpi i PD-se, po ku e njihni ju turpin!!!

  23. Alban Dardani says:

    –NJEKOHESISHT, Duke menduar rastin(MEDIU) rrugaceror NE PARLAMENT (qe nuk eshte i fundit) dhe duke hapur kompjuterin per te mar ndonje informacion ,ne vetvehte bluaja mendimin(mendim i kahershem):
    — Si nuk doli nje deputet(burre,grua), nje qeveritar i rangut te larte gjate gjith keryre viteve KU te shpaloste mendimet e fjales lire , qe te rrebelohet kunder, qe te jo vetem te denancoje paftyrsine e poshtersine e kujdo krahu qofte,qe podjumin e parlamentit ta ktheje ne nje tribune luftarake ku me argumente e platforma bindese te beje pervete njerzit e ndershem e idealiste per fatet e vendit. Te beje per vete opinionin e gjere, te kthehet ne nje njeri tribun , i shpreses dhe besimit te vertet.

    — Duke hecur me kete mendim, i pari qe me perballet ishte ” Fjalimi i forte i Malinda Bregu” E lexova me vemendjeate…si dhe komentet.
    Por, fjale..,fjale..te nje aneshme..,e vetem fjale, sa do te redaktuara qe te jen.
    — Duke lexuar komentin”ish/kolegu juaj i fakultetit”, ndonje tjeter,….si dhe cfar eshte shkruar e thene me pare, sado te trilluara e te stisura, …. vetem nje idjot mund ta VLERESOPJE si FJALIMI I FORTE I M,,, BREGUT.

    — UNE do te filloja ta besoja kur te pakten te pastrohej nga sa i jane then,qofte dhe duke u ndjer fajtore, AJO, APO DHE TE TJERA, te ndermernin nje levizje te fuqishme, ta kthejne tribunen e kuvendit ne TRIBUNEN E KUVENDIT TE BURRAVE (PAVARSISHT SE KJO LEVIZJE E FUQISHME DO KISHA DESHIRE TA UDHEHIQNIN GRAT- POR JO GRATE ZAGARE )

    — PO KINI BYTHE(me falni per kete shprehje), le te dalin nje grup deputetesh te vertet(te kujdo krahu qofshin), te paraqesin nje platforme te paraprire e mbeshtetur nga grupe intelektualesh e mendimi e argumenti shkecor, me forma e metoda demokratike, duke kembenglur deri ne vetmohim , ta kalojne vendin ne zgjedhe(qofte te parakoheshme), te marin ne dore fatet e vendit, duke vene ne dsispozicion pa kursim jo vetem aftesin por edhe pasurine e tyre te vene ne keto vite pa drejtesisht………….
    ,,,,,……NE TE KUNDERT MOS GRINI SALLAT SE SU BESON ASKUSH, AS JU VETVETEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje