DOSJA/ Xhabir Shega, një histori vrasjesh, rrëmbimesh e gjobvëniesh

12 Qershor 2015, 11:13Politika TEMA

Afro një vit më parë pikërisht në gushtin e 2014-es Xhabir Shega i shpëtoi një atentati me snajper të bërë nga Kalaja Rozafa e Shkodrës, ndërsa ai ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Por nuk qe e thënë të ndodhte kështu mbrëmjen e së enjtes, 11 qershor 2015, rreth orës 20.40, kur persona ende të paidentifikuar sërish nga e njëjta zonë e qelluan po me snajper 51 vjeçarin, po në oborrin e tij

2 plumbat që e goditën në kraharor i lanë mundësi të jetonte 51 vjeçarit Shega deri në dyert e spitalit rajonal të Shkodrës, pasi aty ai ndërroi jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

“Me date 11.06.2015 rreth ores 20.40 ne lagjen Ajasem  eshte plagosur  ne oborrin e  baneses se tij poshte kalase me dy plumba  nga persona te paidentifikuar  me arme zjarri shtetasi Xhabir( Vil)  Shega, 51 vjeç, i cili vdiq ne Spitalin rajonal Shkoder” thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës

Piste e hetimit: Hakmarrja

Sipas policisë lokale, mendohet që autori të ketë qenë në një largësi të konsiderueshme me objektivin e atentatit, ndaj dyshimet janë që të bëhet fjalë për një ekzekutim me snajper, ndërsa motivet mendohet se lidhen me hakmarrjen.

Kjo, pasi Shega ishte në gjak me disa fise në Shkoder.

Blute sqarojnë se 51-vjeçari ishte person me precedent penal.

Në vitin 2002 Shega ka vrarë me armë zjarri personin me inicialet E.B dhe sipas policisë ka bërë 12 vite burg duke lënë institucionin e vuajtjes së dënimit në vitin 2014.

51-vjeçari njihej në Shkoder me emrin Vil Shega.

1.Më date 28.06.1999 në një lokal në lagjen “Vasil Shanto” nw Shkodër, dyshohet si autor i vrasjen së shtetasve :

1.Flamur Ndreu

2.Petrit Ndreu

3.Albert Ndreu

4.Alvaro Vukaj

5.Florian Necaj

Më date 21.10.2001, rreth ores 19.00 në lagjen “Partizani”, në Shkodër, ky shtetas, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endrit Naim Bajri.

Gjithashtu mendohet se ne vitet 98-99 ka kryer vepra penale në Lezhë :

“Vjedhje me arme” si dhe “Kundërshtim i punonjësve të Policisë me armë zjarri”

Ky person ka qënë i njohur si person për gjobëvënie në rrethet Lezhë dhe Shkodër.

32 komente në “DOSJA/ Xhabir Shega, një histori vrasjesh, rrëmbimesh e gjobvëniesh”

  1. dystabani says:

    Te gjitha nenat pjellen dhe nuk pjerdhen.

    1. Estref says:

      I lumte dora kush e ka bo!

      Kur nuk funksionon shteti, qytetari duhet ta veje vete ligjin ne vend!

      1. Pilo Lala says:

        Bashkija e Shkodres dhe PD duhet ti beje nje varrim madheshtor.
        Kontributi i tij eshte i cmuar.
        Nuk e morrem vesh, pse nuk ka kandiduar per Deputet i PD?
        Ata qe jane Deputet te PD, nuk kane vrare as 1 te dhjeten e ketij.

    2. Pilo Lala says:

      Me falni per komentin me siper, se nuk e njoh. Diku lexova qe 5 personat qe vrau, ishin ata qe vinin gjoba ne Shkoder.
      Ishte Qytetar Shkodre, apo i ardhur mbas 1990 ne Shkoder?
      Ka ndonje Shkodran qe e sqaron pak me mire historine e ketij?

      1. engji lezha says:

        origjine shkodrane po i rritur ne LEZHE

  2. CANI says:

    Nese Xhabir Shega paska gjithe kito dosje kriminale fajtore kuka policia pse e ka lane te lire kite persone ,apo eshte lirua qe te vritet ne kete menyre qe eshte vrare me snaper .

    1. AI says:

      Nuk eshte fajtore Policia e Shtetit qe e ka prangosur sa here ai ka bere krime, por eshte drejtesia shqiptare qe nuk ia tret çelesat e burgut!!

      E dine ju qe viktimes i jane falur 4 vitet e fundit te burgut dhe ka qene ne aktualisht ne liri me kusht??

    2. engji lezha says:

      bravo CANIpo te njejten pyetje po bej dhe une si ka mundesi qe nje kaq i rrezikshem te marri vetem 12 vjet burg nuk besoj te kete gjith kto gjera jan fjale gazetash un e kam njojtur mire e jam rritur ne nje lagje me te nese ka bere gje sepse e kan provokuar o pervetmbrojtje.

  3. Tarrasi says:

    Policia e ka lene te lire, sepse ne kohen kur jan bere vrasjet ky ka punuar per policine. Ato pese vrasjet e vitit 1999 nuk I ka bere vetem, por sebashku me kusherijte e tij qe ishin komandsnt policie ne Shkoder. Ato pese viktimat e kane pasur hall all vdekjen, sepse kane grabitur dhe vrare njerez.

    1. Pilo Lala says:

      Ky koment me ben te ndryshoje mendim per Shegen.

  4. dino says:

    6 te vrare qe di policia, gjobvenie e grabitje dhe ishte ne veranden e shtepise.
    hajde shtet hajde.ndersa ne qeline qe duhej te ishte ky tipi ndodhet ndonje qe eshte denuar nja 15 vjet per dy kile hashash.
    a ju dhjefsha me m… qe te vjen turp ti thuash dikujt qe nga shqiperia.

  5. era says:

    O Cani ……A nuk te vjen rende kur lexon komentin tend, per menyren se si e ke shkruajtur.Na degjenerove shqipen me kete shkrim o toç.

  6. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Ka vra shume enveri.
    Te pysim nastrudinin dhe veroniken.
    He moj cupe. Kush ka vra me shume ky apo enveri?

  7. eklipso says:

    Cudi si nuk paska qenë në burg me gjithë ato akuza??

  8. akrepi says:

    I nxjerrin nga burgu qe ti vrasin ketyre keta lloj e kan hallall plumbin qe ligji nuk u a jep.

  9. terbaci says:

    ky me gjithe keto qe paska bere e paska pate jeten te gjate shume,si nuk ka vajte ne pith te semes me kohe.

    1. engji lezha says:

      ooooo terbaci ne 2015 me kte fjalor nu mund te japim opinionin qe mendojm po jo ne kte gjuhe mos te na vij turp qe jemi shqiptare

  10. mesila says:

    turofag po ti si pa koment.ketu ka material boll per ti.apo ke pas gjith diten doren e djatht te zene si sokol balla,apo mos po mban zi per kete xhebrail te vdekjes,apo mos je vet ky rrot seme dhe ke ik per lesh.ne ferr e ke vendin

  11. taso kume says:

    ME vjen keq se iku dhe nje SHQIPTARE,pavarsishte se çfare ka bere,kriminele eshte drejtesia qe nuk mbrone shtetasit e vete per vrasjet duhet te ishte ne burge te perjetshem dhe nuk do e vrisnin dhe sishte i rezikshem per shoqerine njerzore qe me vrasjen e pare ne qoftese jane te verteta?.

  12. CANI says:

    ,,era,, f l m per kshilla edhe pere fjalen ,,toc,,edhe pse se kuptoj qka do me thane toc ,ndoshta skuptohem mire ne dretshkrim pore une kamlind ne evrope edhe jetoj ne evrop mundem te boje gabime ne dretshkrim pore ju kerkoj falje se edhe une kame deshire me dite prefekt pore jame rrite me nje gjuhe te huaj pa deshiren time ,prej deshires se madhe per gjuhen shipe une i lexoje ket gazete edhe shkruaj komente per mose me harrue gjuhen e prindve te mi .

    1. Socialisti i Zhgenjyer says:

      Cani Mos e vrit mendjen vlla se e ke mire, leri korrigjuesit, ti shkruaj ashtu si ta marri mendja ty, biles urime per gjuhen nese je rrit jasht vendit e shkruake me mire se shume te tjere qe kan lind e jan ritur ktu. O cani keta merre me korrigjimet e tua dhe nuk merren me ate qe ka ndodh
      Ky zotnia, Vid Shega asht rrit ne Lezhe dhe ka ken killer kudo qe shkonte vec sherrin ja kan pa, ne Lezh te pakten ka vra nja 2 vet me edhe ne Shkoder ka vra nja 7 vet qe e din njerezit, pra ktij i dihen 9 Vrasje plus sa vajza ka cuar ne Itali per prostitucion e sa njerez ka kercnu, edhe ta dini qe ishte killer e jo bos, bosat jan jasht. Ky ka ken Legjende ne kohen e vet por bani 12 vjet burg dhe menyrat e vrasjeve u sofistikuan saqe ky nuk ishte askushi para ktyre killerave qe jan sot.
      gjithsesi fajin e ka shteti, se kte duhet ta kishin denuar me burgim te perjetshem dhe nuk do e kishte vra njeri po ta kishin denu qe me vrasjet ne Lezhe

      1. Pilo Lala says:

        Kjo me sqaroi pak, por jo plotesisht.
        Pse i vrau ata 5 vete ne Shkoder?
        Nga ishin ata?

        1. engji lezha says:

          thone qe vinin gjoba e nuk dinin me cil familje kishin te benin po nuk ishte ky qe i vrau ishte daje i tij dyshuan per kte

      2. beni says:

        O SOCIALIST I ZHGENJUAR PER MENDIMIN TIM KAN BA MIRE QE E KAN NXJERR SE PO TE ISH NE BURG TE PERJETSHEM TI DHE UNE DO PAGUANIM ME SHUME TAKSA PER TE USHQYER KETE KRIMINEL.UROJ QE KESHTU TE PERFUNDOJNE TE GJITHE ATA QE JAN ME BURG TE PERJETSHEM DHE SHTETI TE NXJERRI NGA NJE NE MUAJ.

  13. nji uj selite te lutem says:

    policia te ter qe kan ber vrasje keshtu duhet ti nxieri jasht se marin denimin qe meritojn, per ndryshe mot e jet ky popull i lodh komplet do i mbaj me buk ne burg.

  14. ardjani says:

    sidoqofte puna e ketij …eshte nje jete njeriu !
    po te vazhdojme keshtu me komentet, si mund te ja mesojme rinise se çfar vlere ka jeta?

  15. vini says:

    kur do vij dita qe te kemi gjykates te paster dhe mos ti lirojne me

  16. Lezha says:

    Ashte Ken I vetmi gangster qe nuk merrej ME politikan ashte kene I rrezikshme shume zemer mire po mua veq se isha Prej lezhe meka nihmua NE Rimini

  17. real says:

    5 te vraret ishin dukagjinas she vinin gjoba, edhe KY I tille ishte POR ato te 5 e Kane nerituar.

  18. BAFFO says:

    RENDESI KA QE E KA MARRE RROGEN TE PLOTE NUK I KANE MAJTE ASNJE LEKE DHE SIGURIMET SHOQERORE JA PASKAN PAGUAR KY ESHTE LAJM I MIRE

  19. nata dita says:

    Caft i moren me i ruajt dyqanet e xhabies bravo shume trima

  20. dobraci says:

    Po kush asht ai trap qe e beson qe Munden me shku 3 vllezer me vu gjoba Munden me shku 1 ose 2 po jo 3 oooo ju dal shi fare zoti vonon por nuk harron e drejta gjithkujt I dalt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje