Gjyqtarja e arrestuar i ka shpëtuar ndëshkimit, pasi më 2013, i “humbi” dosja e kontrollit që e penalizonte

11 Qershor 2015, 20:28Politika TEMA
Gjyqtarja e arrestuar i ka shpëtuar ndëshkimit, pasi më 2013, i

Ministria e Drejtësisë ka bërë një kallëzim penal për humbjen e tre dosjeve të inspektimit për tre gjyqtarë në Durrës, Lezhë dhe Korçë në vitin 2013

Dosjet për 3 gjyqtarët ishin depozituar gjatë vitit 2013 në protokoll por tani nuk ndodhen.

Dy dosje të inspektimit i përkasin Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe një dosje në Ministrinë e Drejtësisë.

Kopjet e materialit të dërguara për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nuk janë gjendur në protokoll dhe për pasojë ka penguar vazhdimin e ecurisë të këtyre procedimeve, për shkak të kalimit të afatit ligjor të parashikuar.

Duke qenë se është zhdukur kopja e materialit drejtuar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, ka dështuar procedimi disiplinor ndaj këtyre gjyqtarëve, ndaj dhe është kërkuar fillimi i çështjes penale dhe një hetim i plotë për individualizimin e përgjegjësisë penale.

NJOFTIMI I PLOTE I MINISTRISE SE DREJTESISE

Lënda: Kallëzim penal, mbi mungesën e dokumetacionit lidhur me rezultatet e inspektimit për tre gjyqtarë.

Ministria e Drejtësisë ka depozituar një kallëzim penal, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi mungesën e dokumetacionit lidhur me inspektimet për tre gjyqtarë.

Për sa më sipër, Ministria e Drejtësisë bën me dije detajet e mëposhtme :

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë, me shkresat nr. 848, datë 20.03.2013, dhe nr. 161/1, datë 02.04.2013, kërkesat për vlerësimin e fillimit të procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, SH.P, dhe gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, E.M, së bashku me dokumentacionin shoqërues.

Gjithashtu nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, në zbatim të urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 486, datë 05.12.2012, është kryer inspektim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, dhe ka filluar procesi i verifikimit të ligjshmërisë së veprimeve proceduriale të gjyqtares të kësaj gjykate, P.A.

Nga ana e strukturave të Ministrisë së Drejtësisë, në vijim të trajtimit të këtyre materialeve, janë kryer veprimet përkatëse si njoftimi i gjyqtarëve, analiza e observacioneve të dërguara prej tyre, dhe në përfundim materialet i janë dërguar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nëpërmjet tre memove për secilin nga gjyqtarët.

Nga verifikimi në protokollin e Ministrisë së Drejtësisë, rezulton e depozituar një nga 2 kopjet e secilës memo drejtuar ish-Ministrit të Drejtësisë.

Kopja e materialit e dërguar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nuk gjendet në protokoll dhe për pasojë ka penguar vazhdimin e ecurisë të këtyre procedimeve, për shkak të kalimit të afatit ligjor të parashikuar në nenin 34 të ligjit Nr.9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Sipas këtij parashikimi, fillimi i procedimit mund të bëhet jo më vonë se 1 vit nga data e konstatimit të shkeljes nga organi që ka të drejtën për fillimin e këtij procedimi, por jo më vonë se 5 vjet nga data e kryerjes së shkeljes.

Në rastin e gjyqtares Sh.P ky afat ka filluar në dt.21.03.2013, për gjyqtaren E.M ky afat ka filluar në dt 02.04.2013, ndërsa për gjyqtaren P.A ky afat ka filluar në dt.03.04.2013.

Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, u kryen të gjitha verifikimet e nevojshme në rrugë administrative dhe në përfundim u evidentua mungesa e këtij dokumentacioni.

Duke qenë se kopja e materialit drejtuar për vlerësim ish-Ministrit të Drejtësisë, nuk gjendet, si pasojë ka dështuar procedimi disiplinor ndaj këtyre gjyqtarëve, ndaj dhe është kërkuar fillimi i çështjes penale dhe një hetim i plotë për individualizimin e përgjegjësisë penale.

6 komente në “Gjyqtarja e arrestuar i ka shpëtuar ndëshkimit, pasi më 2013, i “humbi” dosja e kontrollit që e penalizonte”

  1. sit... back..and relaks → says:

    i paska bo ministri nji dore paresh fast cash.

  2. Fly says:

    Kjo histori eshte trajtuar ne 2013 dhe resultoi bllof se dosjet ishin aty dhe i kishte vete shefe e kabinetit te ministrit aktual. Asnje dosje nuk kish humbur sepse ministria merr kopje dhe KLD mban origjinalet. Kush nuk beson te beje verifikimet

    1. sit... back..and relaks → says:

      ndoshta por deri sa u gjeten kaluan afatet po thote ky robi

    2. Ilir Hoti says:

      Po ti Fly..ku8 ddo fluturosh????? Paske qene hetues i zoti(FBI)

  3. fly says:

    eshte e kunderta robo. Dosjet aty I kishte se shefe e kabinetit ka qene inspektorja e ish ministrit dhe ajo e kishte dosjen. Keshtu thone faktet.

    1. Loko-Loko says:

      Keto sqarime le t’i japin ne gjyq!
      Mufkat e tua nuk i ha njeri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje