Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëherazi kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) replikoi në seancën e sotme plenare me deputetin e PD-së, Astrit Patozi, pas akuzave të përsëritura të këtij të fundit se LSI po tenton të manipulojë votën e qytetarëve.
Ashtu sikurse në seancën e para një jave, dhe sot deputeti demokrat iu referua situatës parazgjedhore në Vorë, ndërsa ironizoi spotin publicitar të publikuar nga LSI që dënon shitblerjen e votës.
“LSI na shfaqi një spot kundër shitjes së votës, por mendoj se ai spot duhet të ndalet, pasi është poshtërues për parlamentin, për votuesit shqiptarë dhe për opozitën”, u shpreh deputeti demokrat.
Në reagimin e tij, kryeparlamentari Meta tha se spoti nuk është thjesht që qytetarët shqiptarë të mos e shesin votën, por të denoncojnë cilindo që tenton të blejë votën e tyre dhe që kërkon të deformojë vullnetin e tyre.
“Pas atij spoti kanë filluar denoncimet dhe media po paraqet se si në mënyrë mafioze janë shtuar në listat e Bashkisë Vorë mbi 600 persona.
Por, ju jeni mësuar të gënjeni dhe të shpifni”, iu drejtua Meta, Patozit.
“Përfitoj nga rasti, vijoi ai, t’i kërkoj misionit të OSBE/ODIHR-it dhe gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë që të sjellin sa më shumë vëzhgues në të gjitha zonat, sidomos ku ju(opozita) keni më shumë pretendime, kudo.
I kërkoj medias që të monitorojë me transparencë maksimale situatën para zgjedhjeve dhe do të jemi këtu për të denoncuar cilindo që synon të cënojë standardin e zgjedhjeve”, u shpreh kryetari i Kuvendit.
Debatet
Patozi: Dje, LSI-ja shfaqi një spot publicitar kundër shitjes së votës. Ky spot, është njësoj sikurse ISIS t’i kërkojë botës që të ruhet nga terrorizmi, apo sikur Sepp Blatter të dënojë korrupsionin në FIFA. Mund të gjej edhe shumë krahasime të tjera, por më e rëndësishmja është se ai spot duhet të ndalet. Dikush mund të thotë me të drejtë se kush jam unë që ta bëj këtë. Dakord jam. Por po këmbëngul sepse ai spot shkon përtej çdo cinizmi. Është poshtërues për këtë Parlament dhe për votuesit shqiptarë. Kjo nuk është poshtërim për opozitën, por për çdokënd që beson në vlerat reale. Është një thirrje për këtë Parlament. Por po i drejtohem kolegëve të mi të shumicës, që në pamje të parë kanë shumë gjëra në dorë, por s’kanë asgjë. Ne duhet të reagojmë ndaj kësaj sëmundjeje. Dhe as rezultatin të deformuar, nga ata që kanë bërë spotin. Kurrë mos besoni se jeni bërë të pathyeshëm se keni blerë të gjitha pushtetet. Qeveritë këtu kanë rënë kur i kanë patur të gjitha.
Meta: Meqenëse këtu paska rënë një sëmundje e rrezikshme ku dikush përpiqet të paraqesë veten si viktimë se kryetari i Parlamentit ka kaq frikë nga fjala e tij që të fusë një reklamë që të mos dëgjohet, e ftoj të flas sa herë të dojë. Ai spot nuk ndalon dhe ai spot nuk është thjesht që qytetarët shqiprtarë të mos shesin votën, por të denoncojnë cilido të blejë votën e tyre. Juve u dhemb shumë ai spot se ju për zgjedhjet më të mira mbani ato të 1996. Si modelin më të mirë të standartdit të zgjedhjeve keni standardin e Fiqos në Vorë. Pas atij spoti kanë filluar denoncimet dhe media po paraqet se si në mënyrë mafioze janë shtuar 600 vetë në Vorë. S’po hyj këtu te modeli i miellit që shpërndahet dhe kapet. Këto janë histori të tjera. Për pretendimet për kontrolle të qëllimshme shpresoj ti ketë thënë Fiqo që i ka parë dokumentet nga ministri i Bujqësisë. Jeni mësuar të gënjeni dhe të shpifni. Për ju personalisht mendoja që kishit një shkallë integriteti. S’mbaj përgjegjësi unë që ju gjithë javën bëni plazh dhe vini të enjten këtu dhe flisni për manipulime.
Patozi: U shpëndave shumë dhe trajtove shumë problematika. Lidhur me zgjedhjet e 1996 nuk jam nga ata pavarësisht që i përkas PD, që i mbaj si zgjedhjet më të mira në Shqipëri. Në 1996 kemi qenë duke bashkëpunuar në atë kohë për të spinuar Nanon. Kemi qenë edhe para 3 vjetësh për të bërë copë Edi Ramën. Ndoshta do bashkëpunojmë prapë. Unë te PD do jem gjithmonë. Ti përmende Vorën, atje të shkoi gjuha.
Meta: Ti Vorën do humbasësh.
Patozi: Unë nuk bie në nivelin tënd që shkon lart e poshtë me fotografi mielli.
Meta: Nuk ke pse nxehesh. Merre me qetësi dhe dashuri. Nuk ke pse shpif.
Patozi: Me qetësi dhe dashuri çoje deri në fund edhe një vit. Të kanë rënë të dy degët e sloganit, edhe qetësia edhe dashuria.
Meta: Do ti kem në konsideratë këshillat tuaja dhe ju ftoj të bashkëpunojmë me standardet e zgjedhjeve.
LSI futi frymen Tartufiste me keto spot, a thu se nuke dine shqiptaret se ne cilen Hale jetojne , mbeti spoti i qelbur i LSI per ti sensibilizuar
Per mua LSI po e shkterron qeverisjen e Majte. Shikoni arrestimet e derisotme, Liza e arsimit ne Lushnje- LSI
rimbursimi i ilaceve XHuvani ^Co LSI. etj etj….
eDHE DJE ME SALEN keta ishin me te korruptuarit
eDHE SOT ME ED RAMEN keta jane me te korruptuarit
nuk mbulohen me spote te gjitha poshtersite e lsi dhe kesaj qevereie.kujt duan tia hedhin keta.kush i shperndan parate per vote,kush i ndan kartat e falsifikuara.kush ndan kupona me para dhe blerje falas.pse me spote mshtrohen shqiptaret.me ndyresite qe bejne keta pushtetare mbyllet goja e shqiptarve.joooo.shqiptaret do ti japin doren e fundit ilir metes dhe kesaj qeverie te shpifur qe luan me fatet tona.
Nuk vjedh LSI harroje, jane te gjitha Shpifje???????????????
Patozi ( Alfons i sigurimit te shtetit) duke ndjere rrezikun e shperfilljes se Saliut dhe Lulit ndaj tij mori ne dore traktin e pregatitur ne zyrat e SHQUPIT dhe e lexoi para parlamentit, qe eshte kthyer jo ne foltore te sovranit, por ne gojore ter bandes qe vrau, preu dhe vodhi shqiptartet duke akuzuar LSI ne per shit blerje te votes. Nga ana tjeter nje nga skenaristet e viktimave te Gerdeci , i grushtit te shtetit te 14 Shtatorit Mediu , del ne mbrojtje te kunatit. (Kandidat per kryertart bashkie I Vores ) per miellin qe permban substanca helmuese dhe thot se jane sulme politike. Jo or kriminela , po patet fakte shkoni ne prokurori se vet e keni zgjedh kryeprokurorin, dhe jo te beni shou . Zgjedhjet i keni te humbura se pjesa me emadhe jane pro rregullit dhe ligjit , dhe jo si ju qe drertuat dy here Shqiperine, ku heren e pare ne 1997 e vodhet dhe i vute flaken, dhe heren e dyte e shitet ne dy muajt qe humbet pushtetin, dhe e late ne greminen ekonomike . Sikterr legena te deklaruar , se jeni kthyer ne otoporlanta te anarshise dhe antiligjit ,dhe fundi juaj do jete burgu per te zezat qe i keni bere ketij populli .
ky likja paska qene i cuditshem.ku frymezohet ky mor aman.ne vore po ben namin.po terrorizon qytetaret qe te marre me cdo kusht bashkine.po ca do beje me voren likja.duke qene se vora ka nje pozicion strategjik deshiron qe te kete ne kontroll cdo milimeter per te shtrire perandorine e tij te korrupsionit.ky politikan duhet ngritur me gjithe rrenje nga pushteti.
Sinqerisht nuk e kuptoj sesi mund tia japi voten LSI-se nje person me dy mend ne koke. Eshte partia me e qelbur dhe me e koruptuar. Nuk mendojne aspak te bejne shtet, por vetem te vjedhin, eshte turp.
PDistet jane debila, por per kete gje kane te drejte. LSI dihet qe shumicen e votave i blen. eshte hipokrizi.
O ZOT SHPETOJE KETE VEND NGA KETA BASHTAVELE QE KANE MESUARE TE TALLEN ME POPULLIN,SA HERE QE BEHEN ZGJEDHJET PER KRYETARE KOOPERATIVE NDODHIN GJITMONE VRASJE ,KERCENIME ,POSHTERIME E PREMTIME TE PA FUNDME.TE DEGJOSH KOOPERATIVISTET E LEVIZJES SE SIGURIMSAVE PER INTEGRIM NGELESH I MAHNITUR.KRYESPIUNI IDHER-MUTI ,PREMTON VENDE PUNE,FERRA-E BEJTHES PREMTON PARQE E SHATRIVANE,STOLA E AKULLORE GRATIS PER PENSIONISTET,E TE TJERA MASHTRIME NGA TE GJITHE.
Nga kush prisni ta shpetoje kete vend.Populli mundta shpetoje dhe vetem POPULLI duke mos votuar. Por qe te ndodhe kjo duhet me pare ky popull duhet te heqe nga vetja VESIN E SERVILIZMIT burimi igjithe te keqiave.Ju qe ureni klasen politike atehere pse i respektoni dhe ju shkoni pas,pse i pershendesni dhe nuk i shikoni me neveri qe tju duket vetja bajge?
Para disa ditesh isha per te bere taksat e vitit te kaluar (deklarimi i te ardhurave vjetore)Ne bashke bisedim me zoterine qe ishte aty present,me origjine nga Skrapari, i thashe se si eshte e mundur qe z.Ilir Meta blen deputete majtas e djathtas me nje reputacion shume te dobet ne popull,……Ai me pergjigjet oooo ti nuk di gje fare, ne SHqiperi me kane thene qe Ai,(Ilir Meta eshte i pa prekshem ,i plot fuqishem ne pushtet dhe para,te merr edhe jeten.Oohhhhh sa u ligeshtova……….i tmerruar vertete u dritherova i teri.Ky eshte personi qe vete zgjodhi postin me te larte ,ate te kryetarit te kuvendit te SHQIPERISE.Cdo komb ka filosofine e tij ,ketu kujtoj nje filosofi te popullit tone te mbrekullueshem “MOS U MBAJ SE JE,E MOS U MBAJ SE KE ” Historia boterore shume e fresket nuk harron :Sadam Huseinin dhe Omar Gadafin.
Zakonisht keta trimat si pune e like pordhes perfundojne kanaleve