N
uk mori vëmendjen e duhur, por deklarata e djeshme e Halim Kosovës te emisioni “Tonight Ilva Tare” është një skandal më vete, sa i takon betonizimit të mëtejshëm të Tiranës dhe zhdukjes së të vetmes hapësirë të gjelbër në kryeqytet, atë të Lumit të Lanës, të cilën nuk guxoi ta betonizonte as Lulzim Basha dhe klientët e tij.
“Sot më ka ardhur një propozim shumë interesant, se si sipërfaqja mbi Lanë mund të shndërrohet në vende parkimi. Këtë do ta shikoj me imtësi. Ky s’është ndonjë lajm i madh. Është një ide që ma thanë specialistët, do të marr letrat dhe ta gjykoj”, deklaroi Kosova, kur m’u në mes të fushatës elektorale debati kryesor është pikërisht për ndalimin e menjëhershëm të ndërtimeve.
Çka është më shqetësuese, Kosova e ka përsëritur sërish sot këtë projekt, duke e vlerësuar si diçka serioze. Kaq do të mjaftonte për të ngritur në këmbë qytetarët dhe organizatat që mbrojnë mjedisin, por këto të fundit ende nuk janë ndjerë mbi këtë deklaratë të Dr. Halimit, i cili nuk është shprehur kundër lejeve që Basha ka dhënë te Diga e Liqenit, duke nënkuptuar se ndërtimet atje do të vazhdojnë.
Kjo deklaratë vjen edhe në çastin kur kandidati i majtë, Erion Veliaj, ka theksuar mbi disa herë se do të ndalojë çdo ndërtim në Tiranë, për shkak se ajo është e mbi ndërtuar, madje se do të anullojë 60 lejet e dhëna nga Lulzim Basha për pallate, si dhe lejen e dhënë te Diga e Liqenit.
Lumi i Lanës ka marrë atë pamje që ka sot gjatë mandatit të parë të Edi Ramës si kryebashkiak, i cili rrëzoi të gjitha ndërtimet pa leje që kishin mbirë në atë zonë para vitit 2000 dhe e shndërroi në një vijë të gjelbër që i jep frymëmarrje Tiranës. Tashmë, Lana është korridori i gjelbër më i rëndësishëm i Tiranës. Deklarata e Kosovës duhet marrë me seriozitet dhe shqetësim të madh, pasi projekti për ta kthyer në vend parkimesh do ta kthente Tiranën në një qytet të pajetueshëm./j.h
po ky nuk eshte ne terezi!
nuk rri dot i shkreti pa lene nga nje gafe te madhe cdo dite,ne fillim e kapi me lindjet e grave dhe hallet e tyre qe lindin tani del e thote budalliqe te tilla!
Duket qe keta te PD kane nje imagjinate goxha te zhvilluar dhe e kane te gjithen te trasheguar nga Berisha, ai i beri te gjithe si vetja..
po edhe nje projekt qe nxori ne shesh ky doktori e nxori si surrati i tijn , po me betonizim ke ndermend ti fusesh Tiranes , me sakt enderron se krye te bashkise nuk te vendos njeri ty as per njemije vjet more zotri ,, u verberuam njehere u beme dhe shurdh e tani perfunduam ne mynxyre
tmerr , tmerr vazhdon akoma me gomarlliqe dhe budalliqe ky po keshtu kerkon te punoje per Tiranen ky , te sjelle mirqenie per banoret me privatizim dhe betonizim eh ,,, kshu i vjen mirqenia vetem nje njeriu ,zotit halim i mbushen xhepat dhe per njje klinike tjeter te paligjshme
O halim o hajdut paret tona ti ku do me i fut??!!
Si guxon te thush qe do te kthesh lanen ne vend parkim, ik e kthe shtepine tende dhe ate kliniken tende ne parking. Nese ke hallin ku do vesh mercedes-benzin tend shko rreno kliniken ose hap dyert e parkingut te klinikes tende dhe mos fol per pronat tona te perbashketa.
Ti bejm nje epidural ktij me 21 qershor qe mos e ngjej shume dhimbjen e humbjes, se me keto idiotsira qe flet nuk ka ndonje dyshim qe eshte komplet ne drejtim te paditur bashke me ata ‘specialiset’ e tij injorante qe propozojne te tilla brockulla ne nje moment qe Tirana ka vetem nevoje te marre fryme me hapsira publike e jo me ide prej pseudo megalomani delirant!
Po flet sikur ke pi dy kile raki, si ka mundsi qe ky njeri cdo dite e me shume thote brockulla te padegjuara me pare more aman, se kuptoj nga i gjen dhe kto specialistet qe ia thone keto idiotsira qe asnje arkitekt e urbanist i vitit te pare universitet nuk do i thoshte!
Kjo eshte per me e kap Halimin ta leme poshte Lanes se mos i freskohen idete.
Ik shko futi dhe i dopjo Halim se nterezi e ke…
Ti as mos te te shkoj ne mendje ta prekesh lumin e lanes, mos harro se partia jote e shkaterroi lumin e lanes me gjithe ato ndertime para se ta merrte Edi Rama. Juve e shkaterruat te gjithe vendin dhe tani do te na shkaterrosh te vetmin vend qe qytetaret identifikojne qytetin. PO, PO, lumi i lanes packa gjendjes se mjerueshme, eshte simbol per Tiranen.
Po more idiot, ne qytetaret e shkrete marrim autobuzin ose perdorim bicikleta per te shkuar ne pune se skemi lek per karburat, kurse ti ne vend qe te thuash behuni me ekologjike se nafta po rritet ne gjithe boten, po na thua hajde te bejme vende parkime qe te shtojme edhe numrin e makinave ne Tirane. Ik ore idiot, ik dhe na ler rehat se 4 vjet halle keni lene pas.
Ore po ku Halimi pi ndonje substance te ndaluar me ligj, apo deliron keshtu per qejf? Si mund ti thuash qytetareve qe shkaterroni lumin e lanes dhe bejeni parkin, si mund te guxosh te zhdukesh nje krijese te natyres, nje lum qe po te investosh, do ta kete lumin kristal dhe do i japi nje bukuri komplet qytetit.
Po mire, nese ti do qe te kthesh lumin e lanes ne vend parkimesh, ne do vijme dhe do ti dergjim te gjitha kanalizimet e ujerave te zeza, te SHQUP-it dhe te klinika jote, qe te kemi mundesine per te te treguar se Lana eshte e Tiranes, kurse ti nuk je dhe nuk ke per te qene kurre pjese e ketij qyteti vetem do sjellesh probleme dhe do coroditesh qytetaret.
Mire e ka ky i shkreti se per vete nuk i shkruan vete keto fjalime, jane ca rrota qe paguan PD per ti bere fjalimet dhe per ta mesuar ca te thote, ky eshte tamam si te ajo komedia e Vanit, me shume rri te selia e partise sesa te shtepia e vete, dhe prandaj vende vende fillon edhe ia keput ndonje brockulle.
Po mire, ne vend qe ta besh parking perse nuk e ben tram??? Eshte ide e shkelqyer dhe shume kompani do te ishin te gezuara sikur te behej nje linje e tille ne ate vend sidomos qytetaret qe nuk duan te perdorin autobuza pasi ndotin ambientin. Mendo dhe pastaj fol, shiko une jam thjesht 16 vjec dhe prap arrije te gjej nje ide me te burkur sesa e jotja.
Ka te drejte zoteri sepse ne kohen e PD-se u be Tirana beton i gjalle, shife lanen si ka qene para se te vine Edi ne bashki, e gjithe zona kishte ndertime pa leje, bile me mbahet mend qe ishte pikerisht vete Edi Rama qe shkone shtepi me shtepi dhe i thoshte njerezve qe duhet te largoheshin dhe duhet te lironin zonat publike, nderkohe ky zoteria kety mendon ti fusi nje beton ose asfalt te mire te vetmes zone te gjelber qe ka Tirana brenda ne qytet.
Lana eshte nje lume qe duhet mbrojtur, duhet pastruar, duhet zbukuruar dhe mbi te gjitha duhet gjelberuar, e nderkohe Halimi do ta shkaterroje fare? Po me gjithe ato miliona lek qe do beni beton dhe asfalt perse nuk i mbillni dhe ti beni lule e fidane? Perse nuk mendoni per popullin por mendoni per menyre me te thjeshte per te vjedhur leke nga fondet e popullit.
Po kjo eshte skandaloze, ca po kerkon te beje ky o njerez? Qiqra ne hell? Po nuk e lejon njeri dhe e dini perse ? Sepse Tiranen nuk e ka te fituar dhe as qe do e kete ndonjehere… Te paskan zhvilluar mire Basha e Berisha o Halim Kosova, turp tju vije po dhe kte fjale ju nuk e njihni
PO ky eshte kot fare.cdo dite nga nje budallalluk.po ky se fiton ne bote mo se eshte injorant
po ik mor legen, se na mbytet ne beton ju te pd-se. edhe ribetonizimin e lanes kemi mangut.
praa nuk kalon dot nje dite pa dale halimi dhe pa thene ndonje budallik te tille…ktej del dhe e pranon qe Basha nuk ka bere gje per Tiranen ktej shkon dhe flet perralla si puna e tramit te Bashes,edhe do te shkeputet nga Basha edhe shkon e merr shembullin e tij me idiotlliqe te tilla..po nejse eshte e kote se kta te PD njesoj jane, nje ide u ka skalitur PD-ja dhe nuk ndahen dot nga nga ai mentalitet.
Eshte e tmerrshme se si keta te djathtet s’mund te ndalen me planet e vandalizmave ndaj Tiranes, a nuk u dhimbset qyteti i tyre, a jane njerez normal apo si? Cdo njeri normal ne kete bote, do te donte ta bente vendin e vet me te mirin e me te bukurin, nuk do ta shkaterronte e ta betonizonte.
Halimi e thote dhe me mburrje planin per masakren e radhes ne Tirane, ne vend qe te mendoje per nje plan si ta mirembaje te paster e pa ere, kur eshte nje nder gjerat qe natyra dhe kryetari i bashkise ne ato kohe Rama ka bere me mire per Tiranen. Turp e faqja e zeze per keta grykes, qe gjejne menyra vetem si te kenaqein klientet e partise, e jo si t’i sherbejne qytetareve.
pra Halimi po thote qe hajde i heqim dhe ato pak gjera te bukura qe ka Tirana,hajt ja shkaterrojme gjelberimin dhe te gjitha parqet e mundshme,ja heqim dhe lumin dhe bejme parkime per makina ndertojme akoma me shume se pak ndertesa kemi gjer tani ne Tirane!
dhe ne mes te rrugeve te ku kalojne makina te veme dhe ca makina te tjera..
ahh ku do voten dhe ky.
Pse nuk behet pa cenuar gjelberimin e duke mbyllur pjesen qe qelb ere fekale?Pastaj do ta shikoj me kujdes ka thene nuk tha do ta bej.
po kush specialiste ta thane me cop budalli?!
ata qe duan ta betonizojne sa me shume Tiranen? ata qe duan te perfitojne nga parkimet? ata qe kane interesa me bashkine?
kushdo qofte eshte e sigurt qe eshte dikush i paafte dhe qe vetem per Tiranen qe nuk mendon se nuk mund te thuash hajt ti hedhim me shume beton nje Tirane te mbushur cep e me cep me beton !!
ca thuj mo vlla???? tirana nuk ka me nevoje per betonizime, sot tirana ka nevoje per hapsira te gjelbra, per lulishte, parqe ku te luajne femijet dhe jo beton. i mjeri ti qe nuk ke asnje vizion per tiranen. vetem erjon veliaj do ta bej tiranen sipas standarteve europjane. Ai eshte drejtimi i duhur dhe jo ti kosova. Te mori me qaf lulushi me kandiditim tend per kryetar bashkie
po mir ky e degjon veten ca thote?? i lexon mire me vemendje ato qe i japin te gatshme apo thjesht i meson permendesh??
po ktej thote qe do ndalojme betonizimi e metejshem te Tiranes ktej thote do mbulojme lumin e lanes me beton..
hajde merre vesh Halimin dhe hajde leri ne duar nje bashki si e Tiranes,si e kishte bere!
Qente le te lehin,karvani ecen perpara! Jeni njeriu ideal per Tiranen.Me fund dikush qe e vlereson voten. Urime dhe suksese zoti Kosova!
Unë them që ta mbylli dhe të kalojë tramin mbi te se e ka shumë për zemër.
Unë them që ta mbylli dhe të kalojë tramin mbi te se e ka shumë për zemër.