Kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj zhvilloi një takim me sipërmarrjen e kryeqytetit, ku theksoi se Bashkia e re do të ketë një fond për nxitjen e punësimit.
Veliaj tha se Bashkia e re gjithashtu do të bashkëpunojë me sipërmarrjen, ndërsa shtoi se gjatë 4 viteve Lulzim Basha si kryebashkiak, nuk ka mbajtur premtimet.
“Premtoi uljen e taksave dhe tha se kemi ulur 60 taksa, por realisht është ulur vetëm një taksë, ajo e leshit, të cilën e paguante vetëm një person që ngjyroste leshin në bacen e tij“, theksoi Veliaj.
Veliaj, deklaroi të enjten përballë biznesit në kryeqytet, se sipërmarrja do të jetë aleat i tij për rritjen e punësimit, si një nga problematikat kryesore në vend, ndërsa premtoi krijimin e Këshillit Ekonomik të Bashkisë, instrument që do të ndihmojë për hartimin e politikave dhe projekteve të Bashkisë.
Gjatë debatit të zhvilluar paradite në një aktivitet të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Veliaj tha se asetet që janë në varësi të bashkisë do t’i kalojnë biznesit në përdorim, në mënyrë që të rritet punësimi.
“Është detyrë e bashkisë që asetet që rrinë kot t’i vërë në dispozicion atyre që bëjnë punësime masive, në mënyrë që të ndihmohet në punësimin e sa më shumë njerëzve”, tha Veliaj.
Duke akuzuar kryetarin aktual se po lidh kontrata të minutës së fundit, Veliaj premtoi rishikimin e tyre dhe anulimin e çdo kontrate të paligjshme.
“Do të bëjmë një audit të punës së Bashkisë në 4 vitet e fundit. Do të vendosim një standard. Kush kapet me shkelje, do të dënohet. Nuk do të zbatojmë kontratat e minutës së fundit”, deklaroi ai.
Edhe pse deklaroi se nuk donte të politizonte debatin, kandidati i ASHE-së tha se funksioni i parë i bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, në mbledhjet e të cilit ai tha se nuk do të mungonte asnjëherë, do të jetë zgjedhja, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme që fiton qartazi një mandat nga publiku për të drejtuar Bashkinë, pasi ende qytetarët, sipas Velisë nuk e kanë të qartë nëse kryetari aktual është i zgjedhuri i tyre apo jo.
Si funksion të dytë, Veliaj renditi mbledhjen e të ardhurave, pasi sipas tij, aktualisht bashkia në vitin e saj më të mirë mbledh vetëm 50 % të planit të asaj që vet miraton.
Ndërsa si detyre të tretë të saj, Veliaj përmendi investimin, ku mori angazhimin se do të rikuperonte edhe mungesën e investimeve nga ana e bashkisë gjatë 4 viteve të fundit.
“Bashkia e Tiranës në 4 vite nuk ka sjellë asnjë projekt për të përfituar nga fondet e zhvillimit. Do të kompensoj edhe fondet që Tirana s’ka aplikuar këto vite. Derisa paguan 1/3 e taksave ka të gjitha të drejtat të përfitojë edhe 1/3 e investimeve”, deklaroi Veliaj.
basha eshte thjesht dhe vetem i deshtuar. eshte turp qe nje njeri i tille nejti 4 vjet si kryetar bashkie. asnje premtim nuk mbajti. ai vazhdon dhe bertet qe do uli taksat, nderkohe paska ul vec taksen e leshit. sa turp, taman ajo shprehja kryetar leshi
po te ishte per bashen xhamia do ishte bere me kullen 25 katshe ngjitur. shyqyr u nderhy dhe u ndryshua ai projekt. sa per taksa basha premtoi edhe se do u ulte cmimi i bukes me 10 lek ne tirane por mesa di nuk ka asnje furre qe ta kete ulur. eshte turp per qytetaret e tiranes qe kan nje njeri te tille ne krye te bashkise.
Basha flet kaq shume per taksat sot, qe do t’i ule, por eshte ende kryetar dhe nuk ben perpjekje as per hir te fushates, se mire 4 vjet qe nuk e cau koken. Ai jo qe nuk uli, por shtrenjtoi taksat e bizneseve, taksen e gjelberimit, pastrimit, te shtepive, te parkimeve, etj. As Luli dhe asnje tjeter nga PD nuk eshte angazhuar ndonjehere seriozisht per te bere ndonje pune per kete vend dhe prandaj ne duhet t’i tregojme vendin ne keto zgjedhje.
Cdo pune e bere pa perkushtim eshte pune e bere keq, basha ka qene shume i perkushtuar ndaj interesave te partise, ai e harroi deren e bashkise, edhe lejet e ndertimit qe firmosi, ia conin shkresat ne zyren e shqupit. Por vetem pak dite na ndajne nga makthi i quajtur Tirane qe la Basha gjate ketyre 4 viteve, per te hapur nje kapitull te ri per Tiranen me Erionin ne krye.
Kryebashkiaku aktual eshte totalisht nje deshtak. Ka ardhur ne krye te bashkise me vota te vjedhura. Do mbahet mend si kryebashkiaku me deshtak qe ka njohur Tirana. Te vetmet gjera qe beri ishin dhenia e lejes se ndertimit per nje kat shtese ne menyre te jashtligjshme vetvetes si edhe tentativa per te kryer masakren mjedisore poshte diges se liqenit me ndertimin e nje kompleksi pallatesh.
Ne krye te qytetit prej kater vitesh kemi nje pertac te quajtur Lulzim Basha i cili premtoi shume per qytetin mirpo sot pas kater vitesh shohim se nuk eshte realizuar asgje, asgje. Disa nga premtimet boshe ishin kartat e studentit, krijimi i hapsirave te gjelberta, hapja e qendrave rinore, etj. Ka ardhur momenti qe kryeqyteti te drejtohet nga nje person qe mendon per te.
Po more idiot ashtu eshte qe Basha nuk ka bere asgje ,ose ka bere shume pak ,POR TI MORE I MJERE U PREZANTOVE SHUME SHUME DOBET NE INTERVISTE TEK OPINIONI . NUK JEPJE NJE PERGJIGJE . FLISJE VETEM JASHTE TEME ,DUKE LAVDERUAR VETEN SI BELLULI DHE DUKE LAVDERUAR KAPITENIN TEND RAMEN, SI BUTHELIPIRES QE JE ,SE AFTESI TE TJERA NUK KE . JE VETEM NJE AKTOR, MASHTRUES .
MJERE SHQIPERIA CFARE POLITIKANESH KA .
O ZOT KY IDIOT DO TE JETE KRYEBASHKIAK .
ke te drejte ,duhej te hiqte dhe taksen e fiqve.
Basha iku tashme dhe eshte e turpshme te merresh me ate qe po iken.
Ai spo kandidon me dhe Veliaj smund ta perdori per etalon.
Ne presim nga Veliaj qe te permiresoje gjerat. Gjasat jane qe ai te
fitoje e mos na beje geri veri.
Te shohim se cdo katandisi, se tashme po e shikojme se cpo bejne
funksionare te larte qe jane dhe anetare te asamblese se partise.
Jane tu vjedh miliona euro vetem te fondet e rimbursimit te ilaceve.
Mendoni se cpo behet ne sektore te tjere, si energjia, rruget, arsimi,
bujqesia, financat e terri e verri.
Na keni ca trapin e po vjen dita tu hyme me dhune ne parlament, e tju
nxjerrim te gjitheve qe jeni aty.
Po more idiot po. Basha duhet te hiqte edhe taksen e fiqve qe te quhej se kishte bere progres ne punen e tij si kryetar bashkie. Po ty te ngeli more te hedhesh balte m,bi figuren e Bashes? Ty…? Qe s’di te besh gje tjeter pervecse te mashtrosh,te genjesh, dhe ti lepish b… Edi qenit. Turp per Shqiperine ca politikanesh mban mbi dhe.
Te ka mbire leshi ne goje o Erion. Ngele duke genjyer vend e pa vend dhe tani ngele duke fol vetem per lesh. Turp te te vije qe s’u bere kurre njeri ti.