QKR legjitimon sekuestron mbi kompanite e Becchetit. Nën hetim lëvizja e 39 milion eurove dhe 770.423.159 lekë

10 Qershor 2015, 20:00Politika TEMA

QKR-ja  ka regjistruar sot vendimin e Gjykatës për masën e sekuestrimit të disa prej kompanive të sipërmarrësit italian Fraçesko Beketi, që vepron në Shqipëri.

Në çështjen: CN-085870-06-15, shkruhet se arsyet e hapjes se çeshtjes janë:

“Depozitimi i Shkresës Nr.8833 Prot (a.s), datë 9.6.2015, dërguar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë, për dërgimin e Urdhërit të Ekzekutimit të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.768 të datës 5.6.2015 për sekuestrimin e sendeve të luajtëshme dhe të paluajtëshme të shoqërive “Energji” shpk, shoqërinë “400”KW, shoqërinë “Fuqi” shpk, “Cable System” shpk dhe shoqërinë dhe shoqërinë “Agon Set” shpk, në raport me kuotat që zotërojnë shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis, Erjona Troplini. Depozitimi i Urdhërit Për Ekzekutimin e Vendimit për Caktimin e Masës së Sigurimit, datë 8.6.2014. Depozitimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 768 AKTI, datë 5.6.2015, ku është vendosur: Pranimin e kërkesës. Lejimin e sekuestrimit të sendeve të luajtëshme (llogari bankare etj.) e të paluajtshme, që shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotërojnë në raport me kuotat e tyre në Shoqërinë “Energji” shpk, Shoqërinë “Cable System” shpk, Shoqërinë “400 KW”, Shoqërinë “Fuqi” dhe Shoqërinë “Agonset”, deri në shumat 39.001.863 euro dhe 770.423.159 lekë, qe shoqëria “Energji” ka përfituar dhe transferuar tek Shoqëria “400 KW”, Shoqëria “Fuqi” dhe Shoqëria “Agonset” lidhur me proçedimin penal me Nr.1564, të vitit 2014, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Për ekzekutimin e këtij vendimi dhe administrimin e pasurive që do të seuestrohen, ngarkohen administratorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara” – shkruhej në vendimin e Gjykatës, të regjistruar në QKR.

1 komente në “QKR legjitimon sekuestron mbi kompanite e Becchetit. Nën hetim lëvizja e 39 milion eurove dhe 770.423.159 lekë”

  1. alti says:

    Qe te saekuestrohet pasuria e Bechetit per pastrim parash eshte veprim i drejte , por mos te harroj prokuroria, qe te filloje padi penale per ish kryeministrin Nano dhe ministrin Angjeli bashke me me Berishen dhe Rulin , qe
    dhane me kocension nje pasuri pubike per te ndertuar hidrocentralin e Kaivacit dhe asnje shqiptar nuk din se cfar ka ndopdhur me kete koncension kur kontrata eshte lidhur rreth 20 vjet me pare . Miliarda dollar kane ikur nga pasurite tona , ku u pasurua nje klase politike nga me te korruptuarat ne bote qe sot kane kurajon dhe dalin ne ” balle te politikes ” si ato shushunjat qe nuk u ngopen duke i pire gjakun Shqiptarteve , ku Nano hajduti kerkonte presidencen dhe kryekrimineli qe ka lyer duart me gjak Bertisha, kerkonte te mbante pushtetin per te ruajtur pasurite e tyre. Per te gjitha koncensionet qe kane dhene Nano dhe Berisha duhet te fillojne hetimet se jane antikombetare dhe nuk munmd te prishen se do te humbim miliona dollar cdemtime ne arbitrazhe per prishje te nje aneshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje