Në një editorial të datës 17 prill në gazetën TemA, drejtori i gazetës Mero Baze, ndërsa i bën një portret të pautorizuar Halim Kosovës, ku ka bërë publike i pari faktin se Kosova u propozua më 2007 si kandidat për president, por Berisha e refuzoi si “ortak me Tom Doshin”, për shkak të një biznesi në farmaceutikë që kishin bashkë.
Baze ka shkruar :
“Kulmi i afërsisë që Berisha dëshmoi për të ishte viti 2007, ndërsa negociohej për president të Republikës. Në pauzën mes refuzimit të emrit të Arian Zaimit dhe boshëllëkut që pasoi, Halim Kosova ishte emri që u përzgjodh për president nga Berisha në një qark të mbyllur. Për një moment u duk se gjithçka u zgjidh. I vetmi që e kishte pranuar, por dhe që dukej se ishte i pasigurtë për pranimin, ishte vet Sali Berisha.
Unë pata një bisedë telefonike me doktor Kosovën dhe dukej se ai e ndjente hezitimin e Berishës, dhe donte të dinte shkakun. I premtova se do pyesja. Në mendje më shkoi miqësia e tij me Fatos Nanon dhe dyshimet që Berisha kishte në këto raste, edhe pse me Fatos Nanon i kishte rregulluar punët shumë mirë.
Por, Berisha më dha një arsye që për një moment mu duk shumë jo bindëse.
-Është ortak me Tom Doshin, më tha. Ka investuar lekët tek industria e tij e ilaçeve. S’e bëj dot.
Mu duk në fillim, si nga ato shpikjet e Berishës për të hequr qafe dikë dhe më erdhën në mend refuzimet e tij dy herë për Bashkinë. Në të vërtetë, as unë nuk ia thoja dot, pasi ishte diçka që Berisha herë dukej sikur e kishte informacion, e herë paranojë. Më pas kur fola me Tom Doshin, u binda që kishin vërtetë një histori biznesi bashkë, por jo publike. Vetë Doshi kishte dhënë shenja tronditje për largimin nga PS-ja dhe po kërkonte hapësirë për të qenë luajal me Berishën. Disa ditë më vonë ai votoi Bamir Topin si president dhe historia e doktor Halimit si kandidat i dështuar, u harrua.”
Artikulli i plot është në faqen e gazetës TemA
http://www.gazetatema.net/web/2015/04/17/halim-kosova-nje-portret-i-paautorizuar
Debati ui rihap këto ditë kur Meta, Berisha e Rama e konfirmuan këtë fakt.
Pra rikonfirmohet tashme plotesisht qe Halim Kosova eshte pranuar per president nga Edi Rama. Kurse tani Rama thote qe Halimi s’ben as per kryetar bashkie. Si gjithmone Rama nje mashtrues i rendomte. Une nuk e votoj Halimin por as kandidatet kukulla te Edi Rames. Me mire Bojaxhi sesa kukullat e Rames qe i ka dale boja .
imagjino kulmi,halim kosova [president….do tregonte shum sekrete se sdo dilte ne tv vetem nje or sic del tani
Pse habitesh o Andrea.Presidentete e ketyre 25 viteve mos kane qene burra me te mire se Halimi?
Lajmi nuk thot kete qe thua dhe e kupton ti.Lajmi thote qe Kosova ishte nje nga te propozuarit e Berishes qe ju paraqit opozites se asaj kohe sepse kerkohej konsensus edhe nga opozita.Konsensusi nuk u arit as per TOPIN e jo me per Kosoven i cili ishte nje nga shume te propozuar nga Berisha, dhe per rjedhoje u zgjodh Topi vetem me votat e PD. Se si i lexoni dhe si i kuptoni lajmet eshte me gjith men per tu cuditur, mjere ju
Nuk ka asnje logjike per te thene mashtrues ketu… Rama nuk e ka share asnjehere doktor Halimin si njeri e si profesionist… Por nuk eshte njelloj si te jesh president dhe si te jesh Kryetar Bashkie… Kur e ben president edhe Nishani, kushdo mund ta beje, madje edhe nje 70 vjecar si Moisiu. Kurse Bashkia do kellqe.. Vec kesaj atehere nuk diskutohej qe te ishte president nje nga opozita apo pozita se PD ishte ne POzite, dhe e vetmja gje qe i kishte mbetur Edi Rames ishte te jepte konsensus per nje te PD dhe ky me mire se Kosova nuk mund te ishte askush tjeter…. Kjo eshte logjika e thjeshte pa tendenca partiake… Ah ne se do analizosh si partiak… atehere nuk ka me logjke…
Nuk thua shyqyr qe nuk u be president Halimi sepse sot do te ishte “Lavire Bulevardi”.
Doktor halimi paska passer fat nese shikon cfare ndodhi. Por per sistemin e drejtesise do kish qene me mire doktor halimi president, mbase nuk do kish futur leket per transferime dhe emerime.
Nqs berisha do i jepte ok propozimit te rames, dmth halimi for president, halim kosoven do e kishe jo vetem president por edhe kryetar te gjyqesorit. Pra rama ka goxha konsiderate per halimin pamvaresisht asaj qe thote ne fushate. Tani kjo u be si ath kur ishin te vegjel e luanim luftash, ca beheshin balliste e ca partizane po ne fund te gjithe ne nje canak hanim. Fjala politike ne shqip perkthehet te luash popullin ne bithe.
kjo eshte e bukur fare nuk e ka pranuar berisha konkurrimin e tij,kjo tregon sa e mbeshtet berisha ate
Ku ka perfunduar figura e presidentit te Shqiperise,pazar zagaresh!
Me duken me dinjitoz, ata njerez qe rine te WC publike e kapin ndonje lek ne pjate. Eshte statura qe u jep varferia, e cila kurr arrin ne kocke i kthen te varferit ne krijues te historise se re, ne heronj kombetar.
Jo,per president Halimi ben me mire se Nishani qe eshte nje gomar i teri,por per Kryehajdut bashkie nuk ben,duhet te jete si Erioni pa cipe dhe prostitute patriotike.
Ceshtja themelore eshte nje tjeter.Si u propozua Erjon Velija per kandidat per Kryetar Bashkie perpara Pandeli Majkos.
Aq me teper kur u paska dite kush na paska qene Doktor Halim Kosova.
Te propozosh Erjonin per kandidat konkurent me Halim Kosoven ne keto kushte eshte njelloj sikur te perballesh bicikleten me trenin.
Erjoni po rezulton si nje cope djathe Zvicre,qe ka me shume bira se djathe.
Meta e beri drejtor,Nano e beri per se dyti drejtor,Rama desh ta bente president.Per te gjithe keta Halimi ishte nje menaxher i shkelqyer derisa u be deputet i PD.Me kete justifikim e shperblenin Halimin me poste shteterore per nderet personale qe ju kishte bere.Benin sikur nuk e dinin atehere se Halim Kosova ishte nje ekstremist pedeist.Sot pa pike turpi Rama,Meta dhe mediat e tyre flasin dhe shkruajne perdite qe dr.Kosova na qenka i manget,pa nivel e madje edhe abuziv kur drejtonte Maternitetin.
Dr.Halimi ndoshta nuk duhet votuar per problemet karakteriale te tija,se sa per plehrat e sharlatanet drejtues te se majtes,Rama e Meta,ai duhet te marre te gjitha votat e socialisteve.
xhaxhi mero ju mendoni se te gjith njerezit qe takon te thone te verteten dhe nuk te genjejne.
a tka than Toma se sa firma morri nga deputetet per Halimin president me porosine e Rams ?
a tka than Toma se perse e grisi ne nji lokal tek stadiumi dinamo listen me mbi 30 deputete ?
a tka than Toma se kush dhe si ja dhan votat kongrsment socialist Rames per kryetar partie ?
a tka than Toma se kush e mbjti Ramen tmos jepte dorheqje nga kryetar partie kur humbi zgjedhjet ?
a tka than Toma se kush e rrezoi Pandeliun dhe i hapi rrugen Metes ne pushtet ?
a tka than Toma se kush asht Tan lepri dhe marrdhanjet e tij me Meten e Ramen ?
xhaxhi mero Toma ste ka than asnjiher te verteten. ti shkoje dhe te paverteten i thoje Saliut. prandaj Sala nuk te besoi ma. ma teper besonte fariun. mos beso ma se nuk te besojn ma o xhaxha.