Dr. Halimi: Së shpejti në xhiro me një Harley Davidson ( dhe një episod nga gjumi me gruan)

10 Qershor 2015, 12:38Politika TEMA

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është i pakursyer kur vjen puna tek jeta e tij. Ai tregon çdo gjë, nga hallet e pacientëve, tek të vetat, e deri tek zgjidhja që do i japë trfikut në Tiranë duke sjell uljen e çmimit të taksive, kështu që njerëzit mos të përdorin më makinat private por taksi.

I ftuar në emisionin OKTAPOD të Turjan Hyskës Kosova ka treguar se së shpejti do të dalë rrugëve të Tiranës me një motorr  Harrley Davidson, të cilin thotë se e ka pasur që nga viti 1988.

Biseda e plotë për motorrin

Turjan Hyska: Kur është hera e fundit që keni hipur në urban? Na trego ndonjë histori të rinisë me urbanin, se urbani atëherë ka qenë present në jetën tuaj.

Halim Kosova: Turi, të falenderoj njëherë për ftesën dhe për këtë gjetje origjinale se nuk e kam parë ta ketë bërë ndonjë television tjetër.
Në qoftë se është punë për t’i hypur ndonjë gjëje, unë kam qejf t’i hipi “Harrley Davidson”-it!

Turjan Hyska: Vërtetë? Ke passion për motorrat?

Halim Kosova: Jo, po “Harrley Davidson”-in e parë e kam pasur unë në Shqipëri, pa dashur, me një fjalë.

-Turjan Hyska: Dhe si është historia?

Halim Kosova: Në ’88 kam pasur mundësinë që ta marr. Por, 25 vite pa lëvizur, sado që “Harrlëy Davidson” prapë kishte nevojë për ca riparime, dhe madje mund ta shifni dhe te dyqani ku po rregullohet, pra po vihet në punë. Që para se të dilte emri, më lindi dëshira dhe kur e shihja aty në garazh pse mos e vija edhe njëherë në punë, edhe besoj shumë shpejt do të më shihni të qarkulloj… Çdo “Harrley Davidsson” shife, kur të heqi atë kaskon se mund të jem unë poshtë kaskës!

Turjan Hyska: Kështu si po del, gjatë fushatës do të dalë që keni qenë edhe Supermeni. Se tani, që ju keni hipur në “Harrley Davidson” qe… E para njëherë e bëmë lajmin pa filluar intervistat. Nesër i ke gazetat: Kosova me Harrley Davidson.

Halim Kosova: Shif të them dhe diçka tjetër. Më qëlloi që të ndihmoj në lindje presidentin e “Harrley Davidson”-it në Shqipëri. Dhe duke bërë bisedë kështu, më tha që kemi porositur një kostum, një veshje specifike, dhe në qoftë se di t’i hipësh motorrit, ndoshta nndonjë ditë mund të vish me ne. I thashë; si do t’i hipi mototrrit, unë kam pasur i pari “Harrley Davidson”, ti më thua… Më tha “s’ka mundësi”! Si ore s’ka mundësi?! E kam në garazh. Aman ore tha, ne kemi të dhëna që e ka pasur dikush, po s’po e gjejmë se cili është ai.

Turjan Hyska: Po kush ta dha “Harrley Davidson”-in?

Halim Kosova: Kam qenë për specializim…

Turjan Hyska: Të pëlqeu?

Halim Kosova: Absolutisht po! Por ishte e vetmja mënyrë që ti mund të merrje për të udhëtuar, sepse atëhere nuk lejoheshin gjërat e tjera dhe motorri me ndonjë arsye të vogël ishte e mundur t’u merrte, kështu që…

Turjan Hyska: Për urbanin nuk më tregove, kur ke hipur për herë të fundit…

Halim Kosova: S’po më kujtohej ekzakt, prandaj i bëra pak bisht, por ndoshta para nja 25-30 ditësh.

Turjan Hyska: Për fushatë?

Halim Kosova: Sigurisht për fushatë! Për urgjencat që kam pasur unë, edhe autobusi më duhej mua për të shkuar në urgjencë!

Më tej DR. Halimi ka treguar edhe për emocionet kur Basha i komunikoi që do të ishte ai kandidati i PD-së për Bashkinë Tiranë. Këtu Dr. Halimi ka ndarë diçka mjaft intime nga raporti me gruan e tij. ja ç’thotë ai:

Turjan Hyska: Personi i parë që ju ia thatë pasi morët njoftimin nga zoti Basha?

Halim Kosova: Njëherë… në mos gabojmë Erjon Cula, ishte një nga njerëzit më aktivë që është te njësia 5, më aktivin që unë kam pasur rastin ta njoh edhe kur kam qenë deputet në atë zonë. Ai po më priste poshtë dhe do s’do, rastësia e solli që një nga njerëzit që më ka ndejtur më afër më qëlloi tamam përkrah në momentin që unë dola nga zyrat e Partisë Demokratike me këtë lajm. Së bashku pimë një kafe. Kuptohet që sapo u ula mora bashkëshorten në telefon dhe i thashë që “kshu kshu” është konfirmuar.

Turjan Hyska: Çfarë tha bashkëshortja?

Halim Kosova: Absolutisht “Urime”!

Turjan Hyska: Përse nuk e përfshini atë në fushatë? Nuk e kam parë në takime.

Halim Kosova: Kush tha? Kush tha që s’e kam përfshirë? Po takimet me gruan i bëj në shtëpi unë, pse do t’i bëj në rrugë?

 Turjan Hyska: Ju e dini shumë mirë që shpeshherë nëpër fushata të gjithë liderët apo kandidatët si ju e përdorin këtë!

Halim Kosova: Po s’jam lider unë! S’jam lider unë! Po çfarë pune ka bashkëshorjta ime mor vlla?

Turjan Hyska: Po them për t’ju shtuar pikë! Që përkrah një burri të suksesshëm rri dhe një grua goxha e zgjuar.

Halim Kosova: Po është, po në shtëpi. Përse do jetë me mua? Unë them që kush e merr me vete është falls. Unë kështu mendoj. Ka mënyra të tjera se si mund të bashkëpunojë një çift, nuk është puna që tit a marrësh kështu e të dalësh.

Turjan Hyska: E morrët lajmin dhe vendosët ta pranonit. Keni bërë ndonjë staf tuajin, apo pranuat stafin e partisë demokratike? Pra, disa njerë të besuar në staf janë njerëz të përzgjedhur nga ju, apo ju kanë thënë që do punoni me “filanin, filanin, filanin”? Stafi është shumë i rëndësishëm!

Halim Kosova: Turi, se ti je beqar. Të të them disa gjëra, kur je burrë i martuar. Kur mer lajmin, do të shosh në shtëpi. Unë shkova afërsisht në orën 12 të natës. Dhe kur shkon në shtëpi, do të shkosh në krevat. Dhe kur shkon në krevat fle me gruan.. Dhe pasi biseduam e ja thashë më me hollësi atë që më kishte ndodhur në darkë, atehere bëmë sikur na zuri gjumi. Mirëpo ishte një lajm që nuk mund të kalohej aq kollaj, kupton? Dhe fillova unë, kthehu këtej, kthehu andej, kthehu këtej… Dhe nusja ime në fakt e ka gjumin kështu; “paf’ sa vë kokën, fle. Dhe e kam stërvitur në fakt, se nuk ka pasur mënyrë tjetër me punën që kam pasur unë, që është zgjuar kushedi sa herë gjatë natës. Dhe kështu si nëpër gjumë, në mos gaboj ishte ora 3, 3 e gjysmë, më tha mua: Po mirë more burrë, ça ke që “vër vër vëër” po luan në krevat, s’po më lë as mua, sado të rëndë e kam gjumin…”. Eh mi nuse i thashë, paska qenë e shkruajtur që të mos flej njëherë rehat në jetën time, por gjithmonë të jem kështu në shërbim të njerëzve. Dhe njëherë që kujtova siku e mbylla këtë lloj jete intensive, “tak’ doli një gjë tjetër, por që me shumë kënaqësi e kam pritur, sepse nga çdo lloj pagjumësie, nga çdo lloj mendimi që ti ke për të zgjidhur ca probleme, kuptohet që përfiton një grup i madh njerëzish, në varësi të asaj që ti i ofron! Kështu që thashë: Hajde se do kem kohë për të fjetur në ‘dynjanë’ tjetër, kështu që këtë ‘dynja’ po e shfrytëzoj për punë./j.h

38 komente në “Dr. Halimi: Së shpejti në xhiro me një Harley Davidson ( dhe një episod nga gjumi me gruan)”

  1. Edi says:

    Voten time e ka ne xhep. Eshte i besueshem, origjinal dhe sh i thjeshte. Mbreme Erion Veliaj ma hoqi edhe ate fije dyshimi qe kisha. Eshte e pamundur ti besoj edhe nje fjali te vetme.

    1. BIMBASH says:

      Koqe kandari si Halimi je dhe ti…

      1. translate says:

        Po, ç’kaskë thua o i mjerë!
        Kokore, i thonë në shqip!

      2. velo fiku says:

        me doktor kosoven mos u merrni se ua ka dhene provat .eshte me i ri se eri .po e tregon cdo dite e me teper se eshte i denje per kryetarin e ardhshem te bashkise se tiranes.njeri me moral,i thjeshte ,kurajoz dhe punetor.flet me maturi dhe bindje.ka besim se mund te ndryshoje per mire jeten e qytetarve .eshte nje krenari per qytetin tone.dhe tirana do ta shperbleje me vote.qente e uritur per pushtet mbeten shume mbrapa .erioni ti fshije buzet pas dere se nuk ka me para te fituara pa djerse.

        1. ivan i madh says:

          E mor Veli me duket se ti dhe Limka po shekoni endera me sy hapur mire ti aq grame ke po ky xholi Limke qe heq veten te zgjuar kaq poshte ra sa tallet kopili i Sales,Lulushi .Po kaq e ka lene mendia Limken sa haron te beje analize aritjet e Lulushit ne krye te bashkise ci di ky dhe ti bashkine maternitet qe duan as duan do te vine te lindin se skane nga ja mbajne .Prandaj te dy mbajeni me shkumbe se do ta fitoni bashkine.

    2. 05062015 says:

      po pra jepja voten,halimi e tha qarte “kam qene me specializim jashte” , kush dilte ne kohen e kumunizmit jashte, vetem sahanlepiresit e sistemit.

    3. Taulant/Tirane says:

      “Kur shkon ne shtepi,do shkosh ne krevat.Dhe kur shkon ne krevat,fle me gruan”-NARD NDOKA

  2. mimi says:

    Cdo dite lexoj budallalleqe te ketij njeriu.Une e njoh personalisht Halim Kosoven.Eshte njeri mendjemadh,fodull dhe natyrisht me kryesorja eshte komplet budalla.Kam punuar me te per shume vite.Njeri cinik.Si doktor kur lindjet ishin me probleme ky nuk dinte si te vepronte.Sa per zarfe qe ngeli duke thene nuk kam marre,ka marre sa i ka luajtur fene.Por ka dhe nje cilesi tjeter ky njeri.Eshte shume xheloz,nuk do te shohi njeri mire,nevrikoset behet bishe po degjoi dhe po pa miq te tij qe jetojne mire.Prandaj ai e di dhe shpirti i tij sa te veshire e ka ne kete fushate se po shtiret pa fund.Dhe ngaqe po shtiret gjithashtu dhe po flet shume.Duke qene i pazgjuar duke dashur te beje popullorin po nxjerr nga goja budallalleqe cdo moment.Prandaj une ndjej neveri sa here e shoh kur perpiqet e perpiqet por hic nuk ja arrin dot cdo dite e me shume po le nam.Sot na doli se paska motor Harley.Genjen,genjen,genjen.Budalla komplet.Genjen kot per tu dukur mashkull trendi.Ky qe vetem trendi nuk ka qene kurre.Pastaj me vjen dhe pak keq per te ziun se po lodhet shume,e torturoi veten gjithe diten duke bere teater.

    1. Tom says:

      Mim,je i(e) para qe flet per paaftesine e Halimit,kur e verteta per shume e shume te tjere eshte ndryshe.Ka mbaruar me rezultate te shkelqyera shkollen dhe nga gjithe koleget qe e njohin profesionalisht,i hiqet kapelja.Per cfare e kane vleresuar deri pak kohe me pare te gjitha krahet politike?
      Apo kur u bashkua me partine qe ti nuk e honeps,eshte i paafte?!
      Profesionalizmi eshte nje gje tjeter dhe krahu qe perfaqeson nje gje tjeter.
      Edhe une e njoh,por di qe e vleresojne maksimalisht per profesionin,pavaresisht se zgjodhi PD-ne si mohohet mundesia per te bere gjera te mira per popullin e Tiranes.Nuk eshte e ndershme te shpifesh,vetem sespse nuk mbeshtet krahun qe ai perfaqeson.

      1. ada says:

        Cdo fjale e MIMIT eshte absolutisht e vertete..Kush e njeh Halimin e verteton. Halimi te ndroj pantallonat me pensa pastaj te thote qe kam motor se nuk ka lidhje fare..Mund ta kete pasur per ta shitur mbase kur sillte makina te vjedhura nga Zvicra…

    2. sovjetiku says:

      O mimi meqe e njihke personalisht doktor halimin ver emrin e vertete tendin qe ta besojme ate qe thua.ose ndryshe je thjesht nje llapaqen fushate.

  3. vizioni i Bashes says:

    Thjesht, “anon pak nga e lehta”…!

  4. terbaci says:

    une mendova se do thoshte,kur vajta ne krevat nga gezimi i futa edhe nje te qire

  5. eli says:

    Nuk kuptoj si mund ta votojne kete njeri trupeshk… kandidati me i dobet qe na kane pare syte. Edhe kryetaret e komunave jane shume here me te zgjuar se ky. Shume njeri i trashe,edhe ne profesion thone qe eshte i trashe,por eshte pompuar gjithe jeten nga politika.

    1. Tom says:

      Sepse ti historikisht je ngopur me mashtruesa,qe premtojne ta zbresin Henen ne toke dhe “forca e zakonit”,kerkon po prape nje te tille.Eshte si ato perrallat e bukura,qe edhe pse e di se sjane te verteta,prape kerkon ti degjosh.Voto anen tjeter,se ka fantazine me te zhvilluar dhe mesa duket ta mbush mendjen,pavaresisht se dote jete fatkeqesi.

  6. N says:

    CDO gje tha Halimi, vetem si do punoje me Tiranen harroi ta thoshte. Edhe historite I ka pa pike, pa presje. Niveli intelektual I tij le shume per te deshiruar. Lodhem shume se mundohem te kuptoj cfare thote, po eshte e pamundur.

    1. Po says:

      demek e ben nje perpjekje per ta kuptuar, e kush pale ti trupeshk

  7. Tarras Zhapkoqi says:

    “Nuk qenka dhe aq budalla sa duket, jo”!

  8. Rilindasi says:

    Pamvaresisht brockullave qe mund te thuhen nga militantet partiake une do te preferoja me mire nje person qe s di te flase bukur por qe qe ne jete ka treguar seriozitet, humanizem e ndershmeri se sa nje individ te klonuar qe pa punuar asnje dite ka vene miliona te deklaruara e pa deklaruara. Mendoni se cdo te beje kur te kete edhe nje funksion ku interesat jane te panumurta.

  9. Petro says:

    Halim Kosova,qose e perdorur dhe qe flet roma per toma.O njerez,a e dini qe para 90-tes per specializim jashte shtetit shkonin vetem ata qe filtroheshin nga sigurimi i shtetit te Enver Hoxhes?M e bukra do te te bej edhe budalla.Kam pas harly qe ne 1988-thote.A e kuptoni qe ky eshte pjese e asaj pjelle qe nxori Berish,Nano Islam e te tjere me radhe?Turp qe njerez si keta,qe kane bo qejf qe ne kohen e diktatures e deri me sot,rrijne e tallen akoma me kete popull duke dale si democrat por nderkohe asgje nuk i lidhe me konceptet demokratike.Mos coni voten dem.Kuptojeni mire se car ka qene sistemi enverist.Kuptojeni mire qe demokratet e sotshem e shume te tjere jane vemje te sistemit enverist.Ky per specializim?O zot,e thote edhe me mburrje.Edhe njehere,vetem ata qe kishin lidhje me sigurmin e shtetit shkonin e dilnin jashte shtetit per specializime para 90-tes.Kini kujdes!

    1. sovjetiku says:

      O petro ….cpo na thua?njerezit e zot dhe super te afte i mbijetojne cdo diktature qofte dhe asaj diktature te qelbur si ajo e hoxhes.pastaj viti 88 ka shume ndryshim me vitin 78.diktatures i kishin rene dhembet pertoke…

      1. Petro says:

        Jo mor jo,se ata te zotet u ropen ne kohen e diktatures mos na hap barkun me brockulla.I mbijetoi sepse ishte pjese e sistemit.Po ta perseris edhe njehere,kush bente specializime jashte shtetit ne ate kohe,edhe ne 88,duhet te filtroheshe nga sigurimi i shtetit dhe te ishe ne liste.Sa per dijeni diktatura nuk i kishte dhembet pertoke.Ti ke dhe sot vemje te asaj kohe qe dalin e bejne sikur jane ata qe shpiken Demokracine.Personalisht nuk i duroj dot keto figura qe te kthejne ne kohe dhe flasin sikur po pijne ndonje raki dhe tregojne barcaleta pjanecesh te qebabtorja lagjes.Nuk mund te perfaqesohet keshtu nje qytetar.

  10. Rilindasi says:

    Pamvaresisht brockullave qe mund te thuhen nga militantet partiake une do te preferoja me mire nje person qe s di te flase bukur por qe ne jete ka treguar seriozitet, humanizem e ndershmeri se sa nje individ te klonuar qe pa punuar asnje dite ka vene miliona te deklaruara e pa deklaruara. Mendoni se cdo te beje kur te kete edhe nje funksion ku interesat jane te panumurta.

  11. intelektuali says:

    E keni degjuar ate shprehjen “Sa te mendohet i mençuri budallai ka mbaruar pune”Keshtu eshte dhe puna e zgjedhjes se tij.Po kur hiqet si i ndershem pale.Me ndershmeri nuk behet klinika 5-kateshe dhe paleje.Nje i ndershem nuk nderton as nje kat pa leje se i dhimbsen leket.

  12. EDI RAMAA says:

    Tom i nderuar! Meqe eshte hera e pare qe degjon se dr. Halimi eshte i paafte, degjohe edhe per here te dyte nga nje mjek qe e njeh Halimin shume mire: TOTALISHT I PAAFTE.Ka marre ne qafe sa e sa gra qe me paaftesine e tij sot jane me femije me probleme serioze qe po ti kishte kapur dr. Halimi qe ne muajt e pare te shtatzanise do ti kishte ndryshuar jeten. Sa per mesataren ne shkolle te larte po te kete guxim te na e tregoje diplomen e notave dr. Halimi dhe tw shohim a ke mesataren mbi 6.5.

    1. Tom says:

      Nese eshte ashtu sic thua ti,perse e vlereson cdo moment adashi yt,”por ska moter tia jape per grua”?
      Perse Meta donte ta zgjdhte President?
      Perse e vune drejtor dikur dhe ne menyre konstante te gjitha krahet e mbanin si Etaloni i te aftit ,te mirit dhe te ndershmit?
      Sikur s`dalin llogarite,adashi i te parit te qeverise!

  13. Agim Cani says:

    ..c’tu desh o halim qe u bere gazi i botes ne kete moshe…medioker…une besoj se nuk ke lexuar asnje liber…prepotent…i pa edukate…mjek pa principe…po tallet bota me ty o Halim…i nxore veglat e grave ne cdo miting…

  14. plaku dhe deti says:

    po avionit do ti jape Halimi? Se me memndjen qe ka duhet te dije per ta ngritur, por s’ka piste per ta ulur

  15. Andrea says:

    zoti kosova, a mund ta thuash diten kur vajte e more motorrin tek garazhdi ne vitet 88 e more vete apo te ndihmoje dikush. mund ta thuash emrin e atj djali qe te ndihmoi. dhe ta mbajti aq kohe deri sa ti gjete rastin dhe e ngarkuam ne nje makine. me rrespekt. Andrea.

  16. enter''" says:

    Kokerr idioti

  17. nertila says:

    E si mund te mos e votosh kete njeri! Eshte kaq i drejteperdrejt dhe i thjeshte dhe shume i vecante nga pjesa tjeter e politikaneve.Habitem nga komentet e mesiperme, se si mund te shprehen ne kete menyre per nje njeri zotni si Halimi Kosova, te cilin e respekton nje SHqiperi e tere!

  18. mimi says:

    per Tomin dhe per sovjetikun.Une jam nje grua,jam nje nene dhe emrin nuk mund ta nxjerr sic nuk e nxjerr askush ketu.Une nuk para bej komente por ky njeri po kalon cdo cak dhe sot nuk durova dot pa shkruajtur.Kam shkruajtur pak.Shoqes sime te ngushte nga ky palo doktor i vdiq foshnja.Ne shtatezani e ndiqte Halimi kur asaj i filluan dhimbjet pasdite Halimi ishte ne shtepi dhe dha urdher te prisnin ate qe te vinte(se natyrisht donte zarfin)dhe erdhi te nesermen ne oren10 paradite.Gjithe naten ajo e kaloi me dhimbje dhe foshnja vdiq.E di qe jeni dyshues por kjo eshte e vertete.Ju betohem.Per kete njeri kam kaq shume gjera per te thene sa nuk e keni idene.Dhe une nuk i perkas asnje Partie ta dini por dhe ti japim vlera nje idjoti kjo eshte tmerr.Dhe sa per anen profesionale Halimi patjeter qe ka pritur shume foshnje ,tere jeten ja ka marre doren.Eshte e thjeshte e ka bere me qindra here.Por sapo ka ndeshur ne nje lindje me probleme aty ai ngecte,nuk i jepte dot drejtim.Me besoni kur them se e njoh mire,nuk vlen dy lek as si mjek as si njeri.

  19. eli says:

    Ky po u be kryetar do ta tallin dhe vartesit dhe punonjesit e bashkise. Kujton se eshte maternitet bashkia. Maternitetin ne fund te fundit e menaxhon shteti dhe ministria.

  20. DEMI says:

    ishalla fiton ky Halimi . qe te shikojm ndonje investim ne ketej nga rrethet , se po fitovi ai Erioni I mori ter leket e qeveris per tiranen. po ky halimi ca besimi fetar ka , duket si musliman I mire ,deri sa nuk e perfshin gruan neper mitingje , do jet njeri me parime .

  21. pip says:

    ne qofte se idiotsite qe nxirren nga goja e te ashtuquajturve politikane shqiptare do kishin formen e nje piramide,ne majen e saj do qendronte ky debili.

  22. kolonjari says:

    Ky doktor Halimi flet sikur ka shpetuar dynjane.Harron se ne mjekesi meritat jane te kolektivit dhe jo individit.Une qe po shkruaj jam mjek dhe nuk e vleresoj nga me te miret ne specialitetin e tij.Kurse per drejtimin perveç se e ka mjele shtetin, asgje me shume.Degjoni si flet ne fushate dhe mendoni si ka drejtuar.Se fundi thote se i keputet shpirti per popullin.Hipokrizi,sepse ne kliniken e tij çmimet jane nga me te lartat.Po si e ndertoi ky zoteri kliniken qe vleresohet rreth 3 milion euro apo i besohet genjeshtres se tij se ja fali miku nga Zvicra ??!!!.

  23. Agimi says:

    Komenti I MIMIT eshte me se korrekt.Eshte thjesht nje fodull,medjemadh,por me falni dhe nje koqekanari..Si mund te kandidojne njerez te tille per te marre fatet e 1 million vetave ne dore.Mjere ky vend ne dore te kujt bie.Ai nuk e ka haberin se cfare do te beje.

  24. kiara says:

    Po frikesohen zoti Kosova. Qente po frikesohen se e mesuan qe humben. Humben dhe madje shume rende. Suksese zoti Kosova. Suksese per kete mision kaq human.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje