Veliaj me banorë të njësisë 9: Të luftojmë për çdo votë, që çdo banor i kësaj lagjeje, të vijë në drejtimin e duhur

10 Qershor 2015, 12:00Politika TEMA

Në këto 4 vjet Tirana ka humbur shumë kohë, ndaj kemi nevojë të trokasim në çdo derë, për çdo votë, për ta çuar qytetin tonë në drejtimin e duhur. Me këto fjalë i është drejtuar kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, një grupi të rinjsh nga njësia nr. 9 në kryeqytet, duke theksuar se në 21 qershor do të fitojmë në 24 zonat administrative.

 “Nga sot, kemi edhe dy javë për të bërë një fushatë spektakolare, për të trokitur në çdo derë dhe për të takuar çdo njeri të lagjes. Vërtet jemi në qeveri në Shqipëri, por në Tiranë dhe në njësinë nr.9 jemi në opozitë, ndaj duhet të luftojmë si në opozitë, për çdo votë, për çdo njeri, për çdo banor të kësaj lagjeje, që të vijë në drejtimin e duhur. I kemi vënë një qëllim vetes, që do të fitojmë jo vetëm 11 minibashkitë, por edhe 13 komunat, për të pasur një rezultat 24 me 0 në Bashkinë e re të Tiranës”, deklaroi Veliaj në takimin me të rinjtë, i shoqëruar nga deputeti i PS, Sadri Abazi dhe ministri Bledi Çuçi.

Veliaj tha se banorët e Tiranës e dinë se sa shumë punë janë lënë pa bërë në këto 4 vjet, prandaj pas 21 qershorit bashkia e re duhet të ecë shumë shpejt. “Në këto ditë që kanë mbetur, dua që secili prej jush të marrë detyrën e vet, të bëjë fushatën e tij, të shkojë në çdo derë sepse media më e mirë është kur një njeri i përkushtuar i Partisë Socialiste takon një njeri tjetër dhe e sjell në drejtimin e duhur”, tha ai.

Duke prekur çështjen e legalizimit dhe hipotekimet e pallateve, veçanërisht për njësinë nr.9, Veliaj deklaroi se “në këtë lagje ka shumë pallate që kanë probleme me hipotekat. Ne filluam me disa hipotekime, por ju e dini fare mirë se ligji thotë që kur një investitor ka qenë i papërgjegjshëm dhe ka lënë pa hipotekuar një ose një ambient banimi, është detyra e bashkisë që të bëjë edhe kolaudimin, edhe raportin teknik”, shpjegoi ai.

Më pas Veliaj u takua me banorë të zonës, të cilët i shprehën shqetësimin e tyre për zënien e hapësirave publike dhe mungesën e parqeve për fëmijët. “Kalamajtë nuk kanë ku luajnë, na i kanë zënë me tavolina dhe karrige, nuk lënë asnjë të kalojë. Kemi marrë disa herë Policinë Bashkiake, por asgjë”, u shpreh një banor.

Gjithashtu, kandidati Veliaj preku edhe çështjen e ndërtimeve, duke ritheksuar se lejet që janë dhënë para moratoriumit, do të rishihen. “Lejet që janë dhënë para se të bëhej moratoriumi, kur u ndërrua pushteti, e që këta menduan se u bë shesh për përshesh dhe gjetën terren, do t’i shoh të gjitha. Në këtë lagje, mezi gjendet pak terren për të ecur në rrugë”, tha Veliaj.

18 komente në “Veliaj me banorë të njësisë 9: Të luftojmë për çdo votë, që çdo banor i kësaj lagjeje, të vijë në drejtimin e duhur”

  1. Janaqi says:

    Tirana per fat te keq ka kater vite pa kryetar Bashkie. Lulzim Basha realisht ka rene ne letargji totale. Energjia dhe vizioni i qarte qe Erioni ka per Tiranen jane te domosdoshme qe te realizohen. Ka ardhur momenti qe Tirana te shkoje vertet ne drejtimin e duhur. Ne qytet mungojne edhe gjerat me minimale si kazanet e plehrave apo kapaket e pusetave. Per investime as qe mund te flitet.

    1. Andosi says:

      Puno per Tiranen e lene ne harrese z. Veliaj. Na u premtua shume ne vitin 2011 mirpo shohim qe nuk eshte realizuar thuajse asgje. Premtimet ishin nga me te ndryshmet, nga kartat e studentit te Trami, nga krijimi i hapsirave te gjelberta tek hapja e qendrave rinore, nga hipotekat tek ndertimi i parkingjeve nentokesore etj. Asnje nga keto premtime nuk eshte realizuar sot.

      1. soriano says:

        Erion Veliaj do ti ktheje fytyren e merituar ketij qyteti te lene ne harrese , qyteti i cili deri metani ka funksionuar me maska . me po te njejta maska qe basha & co del e perrallis ne kohe fushate

        1. alahama says:

          I vetmi kandidat qe del e ben fushate me projekte konkrete , jep zgjidhje reale per problemet qe shqetesojne banoret e zones perkatese. per kete kane nevoje populli jo per barsaleta e per sekrete si ben kundershtari

          1. elisa says:

            besimplote qe veliaj do ti riaktivizoje dhe zoant e lena ne harrese, fashatrat perreth tiranes. po ne fakt problemi eshte qe ne kater vite eshte kthyer e qendra e qytetit , tirane brenda ne nje katrahure qe nuk merr vesh i pari te dytin

            1. orela says:

              Nje lider i vertete , shpresedhenes per Tiranen e harruar . Ka hyre ne kete gare me nje plan elektoral te qarte e ide te qarta per ndryshime reale.

      2. aliona says:

        po te krahasojme kandidatet qe garojne per bashkine e tiranes eshte e dukshme qe erioni ben diferencen percjell shume pozitivitet dhe shprese, kater vjet ishin te pamjaftueshem per te per te punuar me seriozitet edhe qendren e tiarnes tani per fushte e shtruan dmth kater vjert as dy pllaka nuk ishin ne gjendje te shtronin, erioni vetem ne dy vjet ne krye te MMRS tregoi aftesine dhe serizoitetin qe ka ne pune per te bre gjera pozitive. Qytetaret jane te afte ta bejen kete dallim dhe do votojne programin e kandidatin qe ofron me shume do votojnen erion velaij si te vetmin kandidat qe premton ndryshime reale nuk ofron mashtrime

      3. cungu says:

        po ti mor velo po lufton me votat e popullit per te zene karrigen e bashkise per interesat e tua se te kan ngel kantieret e ndertimit hapur.ti nuk do besh asgje pervec se te ngresh perandorine tende te korrupsionit.nuk je per pune .si mund te te votoje ty nje qytetar kur njerezit vuajn per buke,vuajn per drita se nuk kan me ca ti paguajn.vuajn per para sepse kur shkojn ne dyqan nuk kan cfare blejne se jan rrit cmimiet per ushqimet sa thua qe jetojme ne mes te europes.edhe nje perkrahje sociale ua hoqe.ca mund ti besh ti nje qytetari qe ska nje cati ku te fuse koken .ca shembulli te mire mund ti japesh ti nje qytetari kur skeni bere asgje per ta.

    2. Kreatix says:

      Qyteti eshte braktisur prej kohesh. Shpresojme shume qe Erion Veliaj te beje pune te mire per Tiranen ashtu sikurse beri ne MMSR. Gjate nje viti e gjysme ne krye te ministrise beri te mundur marrjen e nje sere masash e kryerjen e disa reformave. U krye reforma ne pensione u hapen zyra te reja pune u kthye ne trend arsimi profesional.

    3. Renata says:

      Tiranes i duhet njerez me energji dhe qekane dhene prova se dine te bejn pune dhe te mbajn premtimet dhe fjalen e dhene ndaj dhe vota ime sikunder vota e shume qytetareve te tiranes do te shkoje per erionin dhe skuadren e tij.

    4. fiona says:

      jam nje qytetare e njesise 9 dhe mbeshtes erioni ne kete gare duke i uruar fitore per bashkine e tiranes, ne keto kater vjet ne kete njesi nuk eshte pare asnjehere dora e bashkise qofte edhe per rregullime minimale, ne kete njesi jane ende investimet qe e ish- kryebashkiakut edi rama ne keto kater vjet nuk eshte bere absolutisht asgje as ndonje investim minimal ne kete njesi e djathta i ka votat e humbura edhe ate pak mbeshtetje qe kishin e kane humbur me indiferntizmin dhe braktisjen e kesaj njesise

      1. xheni says:

        jo vetem njesia nente por edhe shume njesi te tjera ne tiarne besojne ne programin dhe kandidatin veliaj eshte figura e veteme qe percjelel shprese per ndryshim dhe zhvillim. Ky kater vjecar ishte shume i varfer sa i perket investimeve projekteve per tiranen shume i varfer sa i perket interesit te bashkise per problemet e kryeqytetit nuk mund te lejojme qe edhe kater vite te tjera ti kalojme nen administrimin e personave qe na mashtrojne qe nuk ofrojne asnje zgjidhje per problemet se si mund te permiresohen ne karet vitet e ardhshme, zgjidhjen e vetem e shoh vetem ne programin e erion veliajt

    5. hana says:

      Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur

  2. eljo says:

    jo vetem ne tirane por ne te gjithe shqiprine te gjithe qytetaret dine te dallojne punen kundrejt fjalve qe flasin ata te pd. per sa i perket zotit veliaj e ka te sigurt fitoren sepse kundershtari i tij kryesor nuk jep shpres per asgje ai duket qartas qe do vazhdoj si lulushi duke fjetur gjume.

    1. Elma says:

      Erioni eshte kandidati i denje per qytetin e tiranes sepse ka nje program konkret dhe te detajuar per qytetin. Programi eshte ai qe na verteton per nje ndermarje serioze te puneve ne qytet dhe ky eshte nje lajm i mire per cdo qytetar qe ka vuajtur mosberjes e puneve ne 4 vite.

  3. erges says:

    fitora e erion veliaj ne tirane eshte e sigurt sepse ai ka shprehur plane dhe gjera konkrete dhe duke vlersuar punen e tij te me parshme si nje njeri teper energjik dhe pozitiv ai eshte i vetmi per ta zgjuar tiranen nga gjumi letargjik i ketyre 4 viteve te bashes!

  4. lino says:

    Erioni eshte njeriu i duhur per tiranen me energjine dhe punen qe e karakterizon ai mund ta beje tiranen si gjitha kryeqytetet e europes. Ai ka plane konkrete per ta cuar perpara Tiranen dhe fitorja eshte e padiskutuar mbi te gjitha nje fitore e madhe.

  5. fjorentina says:

    Nese jeni ju drejtimi i duhur mjere ne… Mjere ne qytetaret e Tiranes me cfare drejtimi do ecim nese zgjidheni ju kryetar. Atehere po qe na erdhi vertet fundi se nuk kemi si te shohim hajer me nje njeri mashtrues e genjeshtarsi puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje