Dako: 3.5 milionë euro investime për plazhin, projektet nisin në shtator

10 Qershor 2015, 11:21Politika TEMA

Kandidati i ASHE-së për Durrësin Vangjush Dako ka inspektuar nga afër investimin që ka nisur në zonën e Plazhit për mbylljen e kanalit të hapur.

Investimi ka nisur tek Ura e Dajlanit dhe do të shtrihet në një gjatësi prej 1 km për pastrimin e tij, vendosjen e tubacioneve prej betoni për ujërat e bardha dhe të zeza.

Dako në bashkëbisedim me banorët e kësaj zone ka deklaruar se për një muaj mbyllet plotësisht kanali i hapur, ndërsa më pas nis puna për ndërtimin e rrugës sipër tij. Kanali në fjalë prej vitesh ka qenë shqetësim i banorëve të zonës së Plazhit, por në përfundim të projektit zona do të ketë një përmirësim të dukshëm në lidhje me infrastrukturën e saj. Tombinot që po vendosen në mes të kanalit do të përcjellin ujërat e shiut dhe ujërat e zeza të zonës së banuar nga rruga kryesore Ura e Dajlanit-Plepa në drejtim të shinave të trenit. Më pas ato lidhen me kolektorin kryesor të ujërave të zeza tek Ura e Dajlanit dhe përfundojnë në impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Shënavlash. Pas mbylljes së kanalit rruga e re do të ndërtohet me dy korsi, nga 3 metër secila dhe trotuare nga të dy anët 2 metra të gjerë.

Kryebashkiaku Dako ka ecur në këmbë nga zona ku ka mbërritur investimi deri në rrugën “Andon Boshnjaku”. Para banorëve Dako ka thënë se në muajin shtator nisin punimet për një investim tjetër të rëndësishëm të kësaj zone.

“3.5 milion dollarë nga ka dhënë qeveria shqiptare për një projekt të rëndësishëm për zonën tuaj dhe në shtator nisin punimet. Të gjithë daljet drejt detit do të rikaulifikohen dhe aty do të ndërtojmë rrugë, shëtitore, parqe, lulishte dhe kënde lojërash për fëmijët”, tha Dako.

Projekti në fjalë ka parashikuar që përgjatë rrugës Ura e Dajlanit-Plepa të ulet edhe numri i automjetev që do të lëvizin në këtë aks. Pas përfundimit të rrugës që po bëhet sipër kanalit të hapur, në segmentin nga Ura e Dajlanit deri tek Canal Grande rruga do të funksionojë sic është aktualisht, ndërsa nga aty deri tek Iliria, rruga do të ngushtohet. Lëvizja e automjeteve do të funksionojë vetëm në gjysmën e saj, ndërsa gjysma tjetër do të përdoret tërësisht si shëtitore për banorët e zonës dhe turistët në sezonin veror.

Zona e plazhit do të përfitojë edhe dy investime të tjera të rëndësishme gjatë kësaj vjeshte. Në muajin shtator nisin punimet për ndërtimin e rrjetit sekondar dhe tercial të ujërave të zeza, investim i Bankës Botërore me vlerë 4 milion euro dhe që shtrihet në zonën nga Ura e Dajlanit deri në Shkëmbin e Kavajës. Nga ana tjetër ndërmarrja e Ujësjellës Kanlizime pret akordimin e fondit për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm për zonën e Plazhit, pasi projekti ka përfunduar para një viti dhe është miratuar nga qeveria.

9 komente në “Dako: 3.5 milionë euro investime për plazhin, projektet nisin në shtator”

  1. Agim says:

    Po ku ishe deri tani more z. Vangjush qe u kujtove te fillosh investime ne shtator kur dhe sezoni veror ka mbaruar. Besoj se populli i vlores do mendoj kthjellet e nuk do bej te njejtin agim qe ka bere deri tani.

    1. Janaqi says:

      Vazhdo punen e nisur z. Dako ke votat e durrsakeve. Me mbeshtetjen e qeverise qendrore investimet ne qytetin e Durresit do jene edhe me te medha, padyshim edhe me punen e perkushtuar te z. Dako. Me investimet qe jane kryer ne Durres numri i atyre qe do vizitojne qytetin qofshin te huaj apo vendas ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. Zgjidhja e problemit te ujerave te zeza sa i perket pallateve ne bregdet eshte nje pune tejet pozitive.

    2. diora says:

      vleresoj shume vendosmerine e kryetarit Dako per te pastruar plazhin e durresit duke e kthyer ne nje plazh te paster dhe me te frekuentuar nga pushuesit me deshire dhe pune kjo gje behet e mundur dhe do ishte nje arritje e madhe rikthimin e bregdetit te durresit me te paster dhe me te frekuentuar nga pushuesit vendas dhe te huaj

      1. ada says:

        super projekt ka vangjush dako per bregdetin e durresit po jo vetem edhe brenda qytetit ka bere nje transformim te madh duke bere ndryshime te ndjeshme ne shume lagje ne qendren e qytetit, permiresimi i bregdetit dhe kushteve atje do e bente plazhin me te pelqyeshem dhe me te frekuentuar nga te gjithe nuk ka asnje dyshim qe nen drejtimin e dakos durresi eshte ne drejtimin e duhur do fitoje se ka gjithe mbeshtetjen e qytetareve durrsak, deri me sot nuk kam degjuar ndonje plan konkret nga kandidatja grida duma per rregullimin e plazhit te durresit ndaj personalisht do votoj kryetarin dako per me shume zhvillim dhe mireqenie

    3. helios says:

      Forca Dako do fitosh edhe kete here ne gjithe keto vite ke dhene me te miren per durresin ndaj dhe qytetaret do ta shperblejne duke te besuar edhe nje here bashkine e durresit, vetem nen drejtimin tend qyteti ka me shume shprese per tu zhvilluar dhe permiresuar nuk besoj aspak ne programin e grida dumes e cila po premton shume por asgje nuk ka per te ndryshuar ne durres me griden nuk ka per te bere asgje do justifikoje paaftesine e saj njesoj si basha duke akuzuar qeverine per bllokim fondesh nuk mund te shtyhet per shume gjate me griden nuk kam besimin qe do punoje per durrsin.

  2. Eric says:

    Keshtu i lene keta gomeret ne shtator! Po pse si bere me pare o gje e trashe! Ky do largusr me shqelma se duket gjeja me e trashe e rilindjes

  3. anonim says:

    Durresi dhe Durrsaket gjithmone kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte dasshur te caktojne drejtuesin e qytetit te tyre. Qytetaret e Durresit edhe kesaj radhe do votebesojne Vangjush Dakon me qellim qe investimet e nisura ne Durres te dergohen deri ne fund po ashtu te shtohen edhe investime te reja. Projketet e shpalosura nga Vangjushi kane teresisht mbeshtetjen e popullit te Durresit.

    1. feja e shqiptarit eshte bere lepirja e ...arit says:

      bravo anonim. edhe pas 50 vitesh vangjush dakon vazhdoni te votoni. dele

  4. Mandi says:

    Lideri dhe politikani me i mire qe Durresi mund te kete. E ka treguar per 8 vjet sa i zoti eshte dhe projektet e tij per te ardhmen duken teper premtuese per te ardhmen e Durresit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje