INTERVISTA/ Flet nga arratia Francesco Beccheti: Ai që ka menduar të na trembë, të bëhet gati për rezultatin e kundërt

9 Qershor 2015, 23:03Politika TEMA

Pronari i Agon Channel, Francesco Beccheti, ndaj të cilit ka një urdhër arresti nga prokuroria shqiptare, ka folur për herë të parë për pubikun.

Ai ka dhënë një intervistë për për agjencinë italiane “AdnKronos”.

Beccheti thotë se nuk do të ketë asnjë tërmet për Agon Channel.

Sipas tij, “ai që ka menduar të na trembë të bëhet gati për rezultatin e kundërt”.

A është ky mandat-arresti një një hakmarrje shqiptare për zërin kritik ndaj qeverisë?

Po. Është një hakmarrje edhe pse Agon nuk bën politikë, por jep vetëm informacion.

Cila është përgjigjja juaj për akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe pastrimit të parave?

Nga dokumentat, thuhet se akuza e pastrimit të parave është vetëm një dyshim në lidhje me tre transferta të kryera rreth një vit më parë, të bazuara në letër-porositë që nuk kanë marrë përgjigje. Këto elementë janë të pamjaftueshëm për të hapur një hetim dhe aq më pak të justifikojë lëshimin e një mase për kufizimin e lirisë. Në çdo rast unë nuk kam ricikluar kurrë para dhe në çdo moment jam i gatshëm të tregoj me prova burimin e të gjitha fondeve të transferuara në shoqritë e mia. Kjo është ajo që duhet të bënte prokuroria në dy vjet hetime dhe që nuk e ka bërë.

Po për akuzën e evazionit fiskal për më shumë se 5 milion euro dhe që hetuesit thonë se ato shkuan në kompanitë e tij të tjera në Shqipëri ose përfunduan në llogaritë e tjera bankare?

Kompanitë e Grupit nuk kanë shmangur kurrë taksat. Kalivaç GGreen dhe Energji Sh.p.k janë kreditore në shtet me 10 milionë euro, Kompanitë e tjera dorëzojnë te taksat 5.000.000 €, por nuk janë të sigurt se si unë kam shmangur taksat.

A ishte kjo ishte një tërmet për TV e tij, madje edhe disa nga bashkëpunëtorët e tu u arrestuan?

“Nuk ka tërmet për Agon Channel. Ai që kishte menduar për të na trembur, është duke marrë një rezultat të kundërt”.

A është e përfshirë nëna juaj?.

Nëna ime ka punuar gjithmonë dhe ka mbajtur poste të larta operacionale. Është me siguri jashtë akuzave që i bëhen. Kur duan të të lëndojnë të godasin edhe të afërmit.

Hetimi do të përfshijë edhe skuadrën Leyton Orient?

Jo. Në mënyrë kategorike.

Bllokimi i aseteve do të thotë mbyllje e Agon?

Unë nuk do të thosha kështu.

Çfarë ju vjen t’u thoni punonjësve të Agon?

Janë ata që më kanë thënë për të ecur së bashku përpara.

Përse vini vërdallë me truproja?

Sepse jam kërcënuar me jetë. 20 vjet më parë në Itali, pothuajse të gjithë investitorët lëviznin me makina të blinduara dhe me eskortë.

Cila do të jetë lëvizja juaj e ardhshme?

Nuk do të tregoj sot atë që do të bëj, por megjithatë kam kontraktuar një kompani avokature kombëtare ICSID kundër qeverisë shqiptare për dhunimin e rëndë të investimeve në Shqipëri.

Kur do të ktheheni në Shqipëri?

Kur të konsiderohem i mirëseardhur, siç jam trajtuar për 25 vite. Unë isha aty edhe gjatë luftës ndryshe nga ndonjë kryeministër apo ministër që vinte rrotull nëpër Europë.

Caprarica tha se bëri mirë që iku sepse ishte e pamundur të punohej?

Jam i lodhur me doktor Caprarica që predikon mirë dhe dhe vepron keq. Dua vetëm të nënvizoj se qendra jonë në Lugano dhe me llogari në Montecarlo na ka kërkuar të firmosim një kontratë me një kompani të sapohapur në Shqipëri në emër të bashkëshortes së tij.

14 komente në “INTERVISTA/ Flet nga arratia Francesco Beccheti: Ai që ka menduar të na trembë, të bëhet gati për rezultatin e kundërt”

  1. Dajti says:

    Lloj lloj mafiosi vjen ne Shqiperi,merren me lloj lloj punesh dhe hiqen si vlera shoqerore ne TV e tyre. Eshte histori e vjeter.

  2. Mondi says:

    Ik mor Bechet se ke dale faqekuq ne Itali dhe Angli e jo vetem ne Shqiperi. Mafia Italiane

  3. g says:

    titull idiot

    Po ky nuk eshte shqiptar dhe eshte arratisur.

    I biri i botes eshte italian, dhe si rruhet fare per idiotet e shqiperise!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Jashte vendit bilbilos mire zotrote..Si nuk konsiderohesh I mireseardhur more qafir.. Pse nuk ndenje per ballafaqim paraprak me prokurorine por ja mbathe nga syte kembet?!?! Morra si puna jote kane pire gjakun plot 25 vjet dhe Ti je pjese e saj si politikanet..

  5. Bojqilli si lesht e Gita dhise says:

    Biznes me plaken… Hahaha.. Italiono leni kto gjona se dukesh qe ne surrat se cfare investitori je. Edhe avionin personal e ke sterre te zi, pa permend dashurine e monstrave Berishaj per ty, dhe dihet shpellaraptoret e Vicidolit duan vecmas te ngjashmit

  6. Dibrani says:

    Becchetti po te jet korrekt me shtetin nuk ka pse fshihet.

    nje njeri i pafajshem i derrzohet shtetit ,…nuk arratiset

    E dyta Shteti Shqiptar duhet arrestoj ate,… atje ku ndodhet dhe ta ekstradoje ne Shqiperi

    Me vjen cudi qe ai akoma eshte ne gjendje te lire

  7. zarachini prej kurbini says:

    lugano,,…zvicer…mafje…pare t pista bankash …montekarlo…parajs taksash…
    ky taljoni qenka ujk i vjeter i shpellave klasike evropse.
    t jesh n zvicer e t mos bejsh krime bankare pastrime paresh,mcefje taxash…esht sikurse me shku ne pidhtore(bordello) dhe mos me pallu vidh porse me dal i virgjen prej anej!!!
    me ken n montekarlo e me pagu taksa osht i me shku n kavaj e me pagu per me thith ajer.!!!

    o ca qef i moth
    osht demokracija
    vec kush osht rrot cari
    jep ke qeverija!

    se n demokraci
    vecse tuj shkerdhy
    leket nji nga nji
    behen dy nga dy

    kush osht demokrat
    han e cin pernat
    kush asht demokrate
    vec shtrihet n krevate

    sa te jet sali bidoni
    hani pini dhe kendoni
    sa te jet lul manekini
    hani pini edhe cini

  8. Dashi says:

    AGON CHANNEL, i cili bente emisione vetem per Bexhetin dhe stafin e vet. Nuk e sheh asnje shqiptar. Nuk e di pse mund te hakmerret qeveria me nje qe nuk ka asnje ndikim ne jeten e shqiptareve.
    Megjithate Bexhet, hajde ketu, pse rri fshehur kur nuk ke faj.

  9. o cu kenaqa says:

    Aman Sonila se na trembe.

  10. Ajaxs says:

    Per probleme te tilla nuk duhen dhene mendime. Te shofim fundin e gjyqit dhe pastaj te japim mendime. NJe gje e dine te gjithe se kapitalet nuk vihen kurre me djerse te ballit.

  11. mondi says:

    LEJE presionin ti po hajde paraqitu ne prokurori legn hajdut.

  12. A.R says:

    Qeveria shqiptare duhet te perfaqesohet nga nje studio juridike shume eksperte per te gozhduar mafiozin romak qe na u dhurua si gjithmone nga banda e Berishoviçeve!
    Nese e merr lehte kete gje, duke kursyer me avokate dy lekesh, do ta pesoje keq – siçe e pesoi Deutsch Bank qe i dhuroi mafiozit romak, jo pak por 159 milione €uro!
    Gjithashtu, keshilla ime personale eshte qe te hapet nje fill dialogu dhe shkembimesh te materialeve hetimore me programin e famshem REPORT te Rai 3, pasi stafi drejtues i ketij programi tejet serioz, i drejtuar nga ekspertja Milena Gabanelli, mund te jape nje ndihme te vyer per ta rrezuar kete perbindesh te riciklimit dhe aferave korruptive; ndryshe do te perfundoje keq dhe per keq kam parasysh nje tjeter fitore me demshperblim marramendes per sipermarresin mafioz te ardhur nga Italia. http://www.report.rai.it/dl/Report/extra/ContentItem-45741a45-e0a2-4c6a-ac54-659d60e2e5b1.html

    KUJDES, KUJDES, KUJDES, kete radhe procesi eshte i gjate dhe shume delikat, ndaj duhen eskperte serioze e me eksperience!

    Andrea Radi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje