PD bojkoton zgjedhjet në Kurbin/ Paloka: Nuk kemi kandidat

9 Qershor 2015, 20:38Politika TEMA

Partia Demokratike do të bojkotojë zgjedhjet për Bashkinë e Kurbinit. Vendimi është marrë nga kryesia e degës së PD-së, ku gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari demokrat Edi paloka.

Vendimi është marrë pasi Kolegji Zgjedhor dhe më pas KQZ kanë zyrtarizuar si kandidat të PD për Kurbinin Artur Biba, megjithëse ai ka paraqitur dorëheqjen.

Paloka tha se në kushte të tilla PD nuk ka kandidat dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

PD i ka drejtuar një apel qytetarëve të Kurbinit që më 21 Qershor të bojkotojnë procesin.

Pas dorëheqjes së Bibës, PD propozoi si kandidat të sajin Ilir Pjetraj, por kandidatura e tij nuk u pranua nga KQZ për shkak të shkeljes së afateve ligjore për regjistrimin e kandidatëve.

7 komente në “PD bojkoton zgjedhjet në Kurbin/ Paloka: Nuk kemi kandidat”

  1. teona says:

    PD po gjen lloj lloj menyrash per te bojkotuar zgjedhjet se e dine se jane te humbur, keta nje dite duhet te perballen me realitetin qe jane te deshtuar dhe politikat e tyre te perbaltjes dhe te dhunes nuk i sherbejne askujt dhe nuk e cojne asgjekundi.

    1. Andos says:

      Kishit vellain e Mehill Fufit i cili diten e zgjedhjeve te vitit 2013 vrau nje nga komisioneret e LSI. Vellai i Mehill Fufit te cilin ju e kandiduat ne Kurbin eshte me precedent kriminal prandaj edhe u dogj, me siguri ka dhene urdher ambasada e SHBA ne Shqiperi.

      1. ketrin says:

        Paloqja me shoke duket se kane fillu me zbrit me kembe ne toke dhe po e shohin se zgjedhjet do i humbin e tani duan te gjejne justifikime per te sabotuar zgjedhjet, se nuk e pranojne dot realitetin e nje disfate te dyte plebishitare. Jo o paloqe, nuk e ndal dot kalvarin e rilindjes edhe te qyteteve, cfaredo qe te beni.

  2. jola says:

    PD po kerkon te terhiqet nga sa pa u turperuar fare , e tani po gjen justfikimi sikur ska kandidat brrockulla ,, as here afrojne zgjedhjet do e nxjerin nje temena kta minjte

    1. Devolliu says:

      Pas ca ditësh Saliu i Viçidolit do të urdhërojë: ” Të bojkotohen krejt zgjedhjet pasi po ushtrohet terror nga falangat e kuqe”. Dhe SHQUPI, pa një pa dy, do të zbatojë urdhërin e KRYETARIT.
      Ka ik për lesh SHQUPI.

  3. genti lac says:

    terhiqu dhe ti palok k…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje