Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ishte në qytetin e Librazhdit në një takim me qytetarët e kësaj zone për të mbështetur kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Kastriot Gurra.
Në takimin elektoral në qytetin e Librazhdit ishin të pranishëm, Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.
Bamir Topi ka vlerësuar figurën e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Kastriot Gurra. Drejtuar qytetarëve të Librazhdit që ishin të pranishëm në këtë takim, kryetari i FRD-së, Topi u shpreh se kishte një lidhje shumëdimensionale me këtë zonë, të cilën e çmonte sidomos për njërzillëkun dhe qetësinë që i karakterizon ato.
“Demokratet e vertete më 21 qershor do të votojne njeriun e duhur për drejtimin e duhur. Keni vlerësimet e veçanta të FRD-së”, theksoi kryetari i FRD-së Topi, duke shtuar se ndodhej aty për t’i dhënë mbështetjen maksimale kandidatit të ASHE-së për kryebashkiak të ri të qytetit të Librazhdit z. Kastriot Gurra.
Më tej ai u kërkoi qytetarëve të Librazhdit që të mos e neglizhojnë 21 qershorin dhe të votojnë e kandidatin e ASHE, Kastriot Gurra.
Ndërsa kandidati i ASHE për kryetar bashkie, Kastriot Gurra duke iu drejtuar qytetarëve të pranishëm në takim u shpreh se vota për të do të jetë votë për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Ai është zotuar para qytetarëve se do të punojë me angazhim maksimal në krye të bashkisë së re të Librazhdit për të zgjidhur të gjitha hallet dhe problemet që shqetësojnë prej vitesh me radhë qytetarët e Librazhdit dhe të gjithë zonave përreth tij.
Nqs ne Librazhd do konkuronte mikja ime, do tja jepja asaj voten. Hajde Dorela ne vendlindje, boll kontribove per Tiranen.
O gaz oketa po cne ti me hajdutet e ps mor burr?ta mori erzin bamiri fare…
Tope, tope, o papagallos,
Ky qenka i paturp fare. Une jam SOCIALIST por nje mbeshtetje te tille nuk e dua per PS se me duket sikur me ndot me mender jush ….! Ky haleja qe ka qene dhe president leshi,mbasi vodhi sa u dend me pera,mbasi i shau dhe i kerdisi Socialistet tani po u del ne krah ne Librazhd e ne …..! Tuuuuuuuurppppppppp.
Patriot.I paturp eshte ai qe e pranon ne koalicion pa pyetur per ju SOCIALISTET.Dhe sharjet e tua kthehen dhe jane fiks per qiramarresin e rradhes se PS-se KRYETARIN MAO alias EDI RAMA(kryetar leshi,hale dhe me zi se kaq)
Bamka ka hyre ne koalicion me Ramen vetem qe te mos i prishet rruga private qe te con tek sarajet.Hajt se po ja ni zanin sa te dale rezultati.Pasi ti prishet rehatlliku do bashkohet me partine e te zhgenjyerve me kryetar Tom doshin!
Po ky katundari iTiranes akoma do te meret me politike . Si mor nuk e kupton qe je nje i dale boje dhe krejt i pa afte .Gjate presidences tende drejtesia ka qene me e koruptuar se kurre, por ti je njeri ipa pergjegjshem, dhe pa dinjitet.I more pronat e tua apodhe duke abuzuar por te tjeret????