KQZ akrediton vëzhguesit, SHBA do të ketë 26 të tillë

9 Qershor 2015, 14:35Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi të martën procesin e akreditimit të vëzhguesve, vendas dhe të huaj, që do të monitorojnë zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Kështu, në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi kërkesën e paraqitur nga organizata “Vlora New Generation” për akreditimin e 16 vëzhguesve afatshkurtër, si dhe kërkesën e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) për akreditimin e 102 vëzhguesve afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor.

KQZ akreditoi gjithashtu dhe një numër vëzhguesish të huaj, përfaqësues të selive diplomatike të akredituara në Tiranë. Kështu, institucioni zgjedhor miratoi kërkesën e Ambasadës Amerikane në Tiranë për akreditimin e 26 vëzhguesve afatshkurtër dhe të 36 përkthyesve; kërkesën e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë për akreditimin e dy vëzhguesve afatshkurtër dhe të një përkthyesi, si dhe kërkesën e Ambasadës Çeke në Shqipëri për akreditimin e tre vëzhguesve afatshkurtër dhe të dy përkthyesve.

1 komente në “KQZ akrediton vëzhguesit, SHBA do të ketë 26 të tillë”

  1. Lala says:

    Shqiperia nuk ka pase kurre shtet ne krye te parise shqiptare kane qenen njerez te peshtire ” antipopull” ku virtyti i burrerise nuk eshte shquar tek askush . Virtytin e burrerise duke mos e pase ja kane kerkuar ketij populli me folklorizma . . Amerika eshte shpresa qe ay popull te nxjerre ajken e vete ne krye

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje