Kosova: Fushatën ma drejton Basha, kurse Berisha më këshillon  

9 Qershor 2015, 14:05Politika TEMA

 

Kandidati i Partisë Demokratike, Halim Kosova, deklaroi dje në emisionin “Opinion” se, pavarësisht se nuk dalin së bashku në takimet me banorët, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë të përfshirë në fushatën e tij për kryetarin e bashkisë së Tiranës. I pyetur nëse fushatën e drejton ai vetë apo nga të tjerë, Kosova tha se fushatën e drejton Basha, me të cilin ka kontakte të vazhdueshme. Më tej, ai sqaroi se me kryetarin e PD konsultohet për çdo gjë disa herë në ditë.

Por, teksa shprehu vlerësimin për ish kryeministrin Sali Berisha, si një njeri me përvojë në fushata, Kosova tha se çdo mendim që i jep Berisha është shumë i vlefshëm, aq më tepër për të që kandidon për herë të parë në një pozicion kaq të rëndësishëm. “Bisedat që ne bëjmë dhe orientimet që ai më jep, por edhe kritika nëse unë bëj diçka që nuk duhet, janë shumë të vlefshme për punën time dhe një pjesë e mirë e suksesit tim janë dhe këshillat me të”, deklaroi Kosova dje.

7 komente në “Kosova: Fushatën ma drejton Basha, kurse Berisha më këshillon  ”

  1. TJ says:

    Eshte interesant, te shohesh udheheqesit e rinj dhe te vjeter te PD-se?!Ashtu si Enveri i zhduku te tere ,Berisha beri po ashtu!Enveri solli Lenkat dhe Palet,Berisha solli Jozefinat,Pamelat apo Halimrat, Palokat apo Bashen dhe tani Halim Kosoven! Ashtu sic jane komuniste Enveri dhe Berisha,keshtu jane te ngjashem berishianet! Mungese intelekti,mungese pavaresie,perverse deri ne kocke!Te gjithe te semure nga “sindroma e Stokholmit”! Ashtu si komunistet e Enverit thoshin “te rroje Partia”,ashtu dhe berishianet thone te rroje Berisha! Por motivet jane te ndryshme! Berishianet jane te zhytur ne krim dhe korrupsion ndersa te Enverit ishin armiqte personale te tij! Pa u larguar enverizmi berishian nuk mund te vendoset shtet ne Shqiperi! Lus nderkombetaret te ndihmojne qe sistemi i drejtesise te vendoset edhe ne vendin tone!

  2. Lala says:

    Shkurt e thene qeke “BJGE “

  3. nertila says:

    Dr.Halimi eshte njeri i fjales dhe i punes. Eshte nje person qe iu ka sherbyer me perkushtim dhe pergjegjesi te plote qytetarve, dhe do vazhdoj te beje te njejten gje kur te jete kryebashkiak. Kjo eshte arsyje pse meriton besimin tone.

  4. toni says:

    Fisnikeria dhe pergjegjshmeria jote te shpallin fitmitar qe tani, fakti i te treguarit qe ke qene adminstraor i sukseshem ngjall besimin se Tirana do shkoj drejt zhvillmit me ty Dr. Kosova, perkundrejt alternatives pa alternative dhe rrenimit te Veliajt.

  5. eri says:

    Dr. Kosova njeriu qe i duhet drejtmit te tiranes per Pune dhe Dinjitet. Eshte nje intelektual i denj per te vazhduar punen e zotit Basha per te vazhduar ndryshimin e tiranes. Me Dr. Kosoven ne krye te Bashkis Tirane, qyteti jone do vazhdoj te zhvillohet dhe te eci perpara

  6. hyjra says:

    Njeriu ideal per postin e kryetarit te bashkise. Fitore dhe shume pune zoti kosova. E meritoni te beheni kryetar.

  7. fatjon says:

    Krenar per nje kandidature si ju zoti Kosova! Njeriu me vizion qe do ndryshoje Tiranen dhe te ardhmen e saj! SUKSESE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje