Basha në Vorë: Më 21 Qershor ndëshkohet me votë oligarkia

9 Qershor 2015, 12:46Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka drejtuar një apel shqiptarëve për të bashkuar votat, qofshin të majtë apo të djathtë, për të ndëshkuar më 21 Qershor atë që kreu demokrat e cilësoi si oligarkinë Rama-Meta.

Nga Vora, ku prezantoi kandidatin Fiqiri Ismaili, Basha theksoi ndër të tjera gjëndjen e mjerueshme në të cilën ndodhet vendi duke cituar faktorët që e kanë çuar aty dhe duke vënë gishtin mbi qeverinë si shkaktare të kësaj situate.

“Gjendja aktuale e vendit është e mjerueshme. Rritja e taksave në kohë krize, faturat e papërballueshme goditja selektive kërbaci blloku i gjobave ,burgu janë të gjitha që sollën këta sollën këta. 

 Zëri i bashkuar i shqiptarëve zëri juaj më 21 qershor është ligj mbi ligjet. Ka ardhur koha duhet të ndaloni ta dëgjoni ose ikni“, u shpreh Basha në fjalën e tij përpara banorëve të Vorës.

Le t’i japim fund këtij rrënimi dyvjeçar me votë. Kemi 25 vjet që jetojmë në demokraci, edhe pse demokraci me probleme, por një mësim të madh e ka dhënë populli gjatë kësaj kohe: kurrë mos i bëj llogaritë pa popullin, pasi ai është sovrani”, u shpreh Basha.

Më tej në fjalën e tij, kreu i opozitës premtoi punësim për banorët e Vorës, Bërxullit dhe Domjes.

Platforma jonë është puna e pandalshme. Prioritet do të jetë puna dhe punësimi. Duke ulur taksat dhe duke ndihmuar sipërmarrjen do i nxjerrim njerëzit nga mjerimi”, u angazhua Basha.

Në takimin e mbajtur  i pranishëm ishte edhe kreu i republikanëve Fatmir Mediu i cili gjatë fjalës së tij theksoi se po bëhet presion mbi votuesit dhe se e vetmja zgjidhje mbetet të largohet mafja që është bërë gangrenë për vendin

“Po bëhet presion mbi votuesit.Kam një thirrje ajo që po inponohet është një gangrenë është e dhimshme është një mafie që po tenton të marrë vëndin tonë prandaj duhet ti themi jo.

Jemi sot ktu për ti thënë ndal kujtëdo që  mendon se mund të cënojë integritenin tonë.

Do të jemi në krah të qytetarëve.21 qershori dita e qytetarëve të lirë.prandaj votoni Fiqiri Ismailin”, u shpreh Mediu.

27 komente në “Basha në Vorë: Më 21 Qershor ndëshkohet me votë oligarkia”

  1. Shqiperia 21 says:

    Ore,Po ky kaptine Patellxhoni perse nuk ndaloi nje dite ne Tirane, por u bo telef neper qytetet e tjera?! Do ja beja hallall edhe kete qe po ben, por vetem ne rast se do ju fliste atyre duke u dhene eksperiencen e tij si Kryetar Bashkie jo ate te te Fortit me ato faqet si petulla.

    1. ana says:

      si ke fytyre e del flet ti more per oligarki ku per te te vjet e gjymtuat Shqiperine ,apo kryeqyetit te saj qe si le as nam as nishan . Pos paske cipe ne faqe ti jo , dil jep shpjegim po ta mbajti ku shkuan tere fondet e projkteve qe gjoja do realizoje ne Tirane

      1. Eldorida says:

        Baca Sali dhe kukulla e tij loder Basha , se ne fjalimet e tij qe babuci jo basha … po flisni njehere per gerdecin , 21 janarin , sheshimin e ekonomise qe i bete shqiperise ne tete vite , late pa nje dore fasule ne maxhe ,,, turp juve vetem gjygji do ju bej derman , e te jua mbyll gojen njehere e mire

    2. Kristos Ksolidhis says:

      Jane zgjedhjet per ku populli vlereson punen e drejtuesve te qytetve z. Basha. Konkretisht ju per Tiranen premtuat shume por nuk bete asgje. Premtuat Tram premtuat karta studenti per qytetaret, premtuat krijimin e hapsirave te gjelberta, premtuat hapjen e qendrave rinore, premtuat hipotekat. Asnje nga keto nuk keni realizuar. Askush nuk ju beson.

    3. gjyshja says:

      Shqiptaret ende sot po vuajne pasojat e keqqeverisjes tete vjecare te vendit nga e djathta. Konkretisht, z. Basha flet per ulje te cmimit te energjise nderkohe qe e dime te gjithe se ne ç’derexhe u katandis sistemi energjitik ne Shqiperi si shkak i keqmenaxhimit tete vjecar. Ne vend jane ndermarre reforma ne cdo sektor, reformat kane koston e tyre per kete jemi koshiente, gjithsesi e rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare.

    4. afrimi says:

      Eja ne Tirane e bej ndonje pune pasi e ke braktisur kryeqytetin. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, afer Lanes nuk kalohet mban ere te padurueshme. Jane zaptuar nga makina te parkuara dysh korsite e bicikletave. Kjo eshte Tirana qe na la peshqesh z. Basha. Katandisi Tiranen ne kete lloj feje e tani shet dengla poshte e lart.

    5. adelina says:

      Leri keto more basha gjendja e mjerueshme ka pas ekzistuar qe ne kohen tuaj madje ka qene edhe me keq te pakten tani shanset per punesim dhe zhvillim jane te barabarta po ashtu investimet dhe projektet nuk kane munguar ne Vlore gjendja nuk eshte kaq e mjerueshme sa e deklaron zoti Basha, pastaj mos beje si shume kerkues se nuk i shkon se e dime te gjithe qe eshte eshte i afte te mos beje asgje.

      1. lisa says:

        ky s’eshte ne vete eshte e qarte qe jemi ne nje sistem oligarkik eshte normale qe do shpreheni keshtu se per vetem dy vjet e gjysem jane bere gjithe keto pune te mira jo vetem ne jug por ne gjithe vendit per kaq pak kohe eshte bere mjaftueshem sa eshte ndryshuar gjendja ne vend, tani perfeksioizmin nuk arrihet vetem me dy vjet e mira do ishte bashkepunimi me qeverine per te ecur me shume perpara nese i intereson opozites

    6. mario says:

      Shqiperia ne 23 qershor 2013 votoj per te larguar krimin nga qeveria duke sjell nje rilindje per gjithe shqiperine edhe kjo vote me 21 qershor do votojne per te vazhduar qe shqiperia te shkoje ne drejtmin e duhur ne cdo qytet shqiptare!

      1. liza says:

        fiqiri ismaili ska bere asgje per voren ka me shume se 3 mandate qe eshte ne ate post edhe e vetmja gje qe ka bere eshte vjedhja e fondeve edhe gjobat qe u ve gjithe bizneseve qe ndodhen ne vore. kjo nuk eshte oferta e re por vazhdimi i vjedhjes nga ky individ!

        1. bledi says:

          platforma jote eshte parazitimi ne krye te bashkise e ke treguar ne kto 4 vitet e fundit. kjo gje ka ndodh ne gjithe bashkite qe kane fituar te djathte. nje nder to eshte edhe vora nje nga bashkite ku operojne biznesetn me te medha ku fondet jane te shumta por qe kane perfunduar ne xhepat e fiqiriut!

    7. ridona says:

      Me 21 qershor ne do ju tregojme edhe njeher ju qe beni politike per interesa peronale se nuk do vazhdoni me te na hidhni hi syve sepse jeni kthyer ne nje makineri mashtrimi qe vetem kerkoni te manipuloni dhe asgje me teper.

    8. ridona says:

      Para se te dali me te tilla deklarata basha duhet te japi sqarime per shkaterrimin e tiranes sepse i ka rene totalisht besueshmeria si politikan sepse ka shume fjale dhe aspak aksion ajo cka i duhet vertet nje drejtuesi.

  2. toni says:

    basha dhe mashtrimet e veta te perditshme…ky duhet te ishte titulli per lajmin. ne fakt ka marr dhe nje njeri te akuzuar per gerdecin qe flet per mafie. ky eshte kulmi i imoralitetit. me e bukra qe prezantojne nje njeri qe ka kohe ne bashkine e vores dhe u kap me probleme serioze higjenike ne tregtimin e miellit

    1. geri says:

      po ke ftyr dhe del ti o bashe qe nuk ke dhen nje llogari te vetme se ca bere 4 vjet kryeabashkiak i tiranes. del dhe flet me ministrin me te korruptuar pas teje. se ne 8 vjet ishte pd ne pushtet vetem 2 ministra kan viktima mbi shpine, ti dhe mediu. jeni turp i kombit dhe te jeni te sigurt qe nuk ka njeri qe jep voten per tu vrare. do keni luksin e opozites edhe per ca kohe se e sigurt qe ky vend ka njerez sh me te mire dhe te drejte se ju per te qen opozite

      1. joni says:

        oligarkia kunat-xen u denua me vote para 2 vitesh. ti kte se kupton ose ben sikur nuk e kupton. je nje njeri qe nuk mban kurre pergjegjesi per braktisjen qe i bere tiranes, per gjithe ato premtime te pambajtura. je nje njeri qe vec vodhe dhe vazhdin te vjedhesh edhe ne castin e fundit tendera. mendoni gjithmone se do shpetoni? do ju vij dita qe te gjithe si shqup te shkoni para gjykates. mos u merzisni fare! sa per kandidatin qe eshte thjeshte vjehrri mediut e din te gjithe. prandaj mos na e shisni per nai burre te mire se dhe ai pjese e oborrit tuaj eshte dhe shiste miell qe ishte absolutisht jasht kushteve higjenike

    2. diora says:

      ky njeri nuk ka kufi kudo qe shkon po me te njejtat mashtrime sikur per vete beri namin ne tirane, pastaj cfare jane keto premtime qe s’kane piken e lidhjes me kandidatet e bashkive ky njeri po disinformon dukshem popullaten e thjeshte me premtime qe nuk jane ne dore te kandidateve por te shumices, fushata qe po ben opozita nuk eshte aspak e drejte pa argumenta me premtime boshe nuk shtyhet edhe per shume kohe keshtu me mashtrime do marrin nje super shuplake edhe kete radhe qe sdo e marrin veten per shume kohe

    3. Elma says:

      Basha dhe e djathta e kane humbur njehere e pergjithmone besimin e Shqipetareve nese vazhdojne ne te tille menyre te te berit politike ajo parti do vije gjithnje e duke u zvogeluar, akoma nuk kane kuptuar se duhet te reformojne partine.

  3. miri says:

    po si nuk foli njehere per keq qeverisjen e bashkise se tiranes ne keto 4 vite???? si nuk kerkoj njehere falje per premtimet boshe qe u beri qytetareve ne 2011????? si nuk u kerkoj nje here falje studenteve per karten e studentit???? para se te kerkoje voten neper shqiperi ky duhet te kthej njehere syte nga tirana te shofi njehere gjendjen e keqe qe e kantadisi ky njeri

  4. pjerini says:

    a more lulush qe nk fole iher persembari se je gjith ky palo burr.. me 21 qershor do denoheni per akuzat e papergjegjshme dhe te pa verteta ndaj maxhorances, ti je njeriu me negative i ketij vendi i pari qe duhet ndeshkuar je ti me burG!

  5. olgert says:

    kur flet dhe ky per oligarki e per padrejtesi, ky mendon se populli i harroj personat qe vrau ne mes se tiranes dhe minimumi qe mund te bente ishte te jepte dorheqje por nuk e beri sepse ishte fajtor i plote per ate krim dhe mendon se populli e harroj me kalimin e kohes por e ka gabim se asnje qytetar i shqiperise nuk mund ta harroj ate dite te zez.

  6. klesti says:

    sa here shof kete qe ben si i ndershem me vjen keq per kete vend. ky ka vendos slogan pun dhe dinjitet , ku eshte puna e ktij keto 4 vite ne drejtimin e tiranes ska bere asgje asgje asgje edhe une qe jam akoma ne studime do kisha bere dicka me vlere per qytetin, vlera e bashkis eshte 120 milion euro ne vite e ka si fond kur seshte bere asgje lind pyetja ku kane shkuar keto shuma maramendese parash? lulush mbylle gojen se te denoncuam dhe te futem brenda per krimet qe ke ber psikopat.

  7. erion says:

    o zot kur do te mar fund hipokritezia e ketij njeriu, ky nuk flet nje fjale persembari , askush nuk te beson me o lulush , me 21 qershor i vetmi qe do ndeshkohet je ti sepse shqiptaret po e shofin punen e ASHE dhe do e vlersojne perseri. pergatitu per 3milion shuplaka kete here

  8. beni says:

    njeri me ordiner se basha nuk do kete, pas gjithckaje qe i ka bere shqipareve u kerkon akoma voten???? ky duhet denuar me burg per vjedhjet dhe papergjejshmerine qe ka treguar ne detyra te ndryshme

  9. armiri says:

    te votojme ALEANCEN POPULLORE ,mjaft na genjyen partite e e medha

  10. arla says:

    Bravo Basha, per pune dhe dinjitet Shqiperia ne Bashkite e medha te vendit per ti hapur rruge qeverisjes se re europiane me ne Krye ty, e cila sdo vonoje.

  11. niku says:

    Ky vend ka nevoje per nje Kryeminister si ty, i uroj fitore kanditateve te zgjedhur neper Bashki per ti hapur rrugen qeverisjes se re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje