VIDEO/ Dy kandidatë e Tiranës shtrëngojnë duart (BATUTAT mes Veliajt, Kosovës e Jorida Tabakut)

9 Qershor 2015, 11:58Politika TEMA

Erion Veliaj dhe Halim Kosova kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin duke lënë për një moment akuzat dhe deklaratat e fushatës.

‘Takimi’ i shkurtër ndodhi në momentin që Veliaj po ngjitej në skenë për të prezantuar programin e tij në konferencën “Sfidat dhe mundësitë për Tiranën”, ku dy rivalët për kreun e bashkisë së Tiranës  mes buzëqeshjeve shkëmbyen disa fjalë.

“Mbaje mikrofonin afër se mezi dëgjohesh, që ti përcjellësh qartë mesazhet”, mësohet ti ketë thenë Halim Kosova rivalit Veliaj ndërsa ky i fundit i e ka falënderuar për vënien në dijeni të problemit.

Po ashtu Veliaj ka shtrënguar duart edhe me deputeten e PD Jorida Tabaku ku dhe janë shkëmbyer  disa batuta.

Ky është takimi i parë mes dy kandidatësh për Bashkinë e Tiranës gjatë fushatës elektorale që prej vitit 2000 ku Edi Rama u përball në debat me Besnik Mustafajn.

 Batutat gjatë takimit

Halim Kosova: Si je, mirë?

Erjon Veliaj: Si të shkojnë punët?

Halim Kosova: Dëgjo një minutë. Që të mos heqësh sikletin që hoqa unë atë mikrofonin mos e vër në vesh, por mbaje në dorë.

Erjon Veliaj: Unë improvizoj gjithmonë.

Veliaj i jep dorën Jorida Tabakut

Erjon Veliaj: Jorid si je ti?

Halim Kosova i flet sërish Veliajt

Halim Kosova: Ke fillu të më ngjash.

Jorida Tabaku: Edhe improvizon, edhe sajon. Hajde…

Erjon Veliaj: Se di, por te lagjja jote kam thënë të vërtetën.

Jorida Tabaku: Jo jo. Te imja jo njëherë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

26 komente në “VIDEO/ Dy kandidatë e Tiranës shtrëngojnë duart (BATUTAT mes Veliajt, Kosovës e Jorida Tabakut)”

  1. ana says:

    Erioni eshte nje ri me karkter pozitiv dhe bote te hapur , di te respoktejo me te vjetrit qofte ky fundit rivali i tij … Shtrengimi duarve mes tyre eshte nje gjest per tu vlersuar .

    1. madni says:

      Erioni e ka treguar ne me shume se nje rast qe eshte njeri qe ka pozitivit edhe respekt per njerzit. edhe kte e tregon edhe ne kte foto me halimin qe sa do qe e ka kundershtar prap po e rrespekton!

      1. bledi says:

        Tirana ka nevoj per nje kryetar bashkie si veliaj. eshte energjik me vullnet per te punuar edhe kte gje e ka treguar ne shume raste. kjo foto tregon te respektin qe ai ka per njerzin rival apo miq qofshin ato!

        1. talo says:

          Erion Veliaj eshte nje nga politikanet me pozitiv e mendjehapur qe ka politika shqiptare. me pa me te voglin dyhsim qe kjo eshte nje sjellje qe i vjen natyrshem. gjest per tu vlersuar ?

        2. XUME PROTOPAPA says:

          I VETE GJUHA TEK DHEMBI I KRIMBUR

          Aty i rreh mendja dite e nate, tek Pazari i Ri, ku nje te shtune te gushti pervelues te 87-tes, filloi karrieren e shitesit te fiqeve me qese te bera me faqet e abetares. E pastaj gojet e ligeta e quajne mosmirenjohes, premtues tollumbacesh me shkumbe sapuni te fryra sa me nuk ka.
          Se ne fund te fundit turistet do joshen mu prane qoshes ku zuri rrenje per here te pare, kryebashkiaku i betejave madhore me qiqra ne hell e kunguj te shumeperdorueshem, i skenave dekameroniane aty ku minjte mprehin dhemballet, ne basifondet e Tirones qe qe nje here e nje kohe.
          Pse jo mund te ndalen te admirojne pllaken perkujtimore te kryebashkiakut nga Qelbesira (Ura Vajgurore), me germa kapitale te skalitura ne mermer lapardhaje: “KETU LINDI KARRIERA E ERIT TE VOGEL”.

          Kur akoma vishej me pantallona ushtarake, me thaket e shpupurisura nga te preret me gershere e ne vend te rripit i mbante lart te lidhura me spango, dimreve te acarte mbulohej me jorganin e kuqte te bere gati i zi nga lyra e zhiglat e derrit qe gelonin edhe poshte jastekut. Flinte i galucuar i gjori Eri surrat shosha (ja ngjiten nofken pas lijes se qenit qe kaloi ne femijeri), nuk shtrihej me gjate se fundi i jorganit te qelbur.

          Sot ne kohen e vilave ultramoderne e dasmave perrallore, me skenare keshtjellash mesjetare e kristalesh swarovskiane, do ja nxije jeten Tirones e tironasve, me borxhe qe as Erdogani nuk ka enderruar ti marre ndonjehere. Me borxhe tre kater here buxhetin e Tirones, do ngreje katedrale ne shkretetire per hir te turisteve qe mezi presin te degjojne fillimin e marshit drejt mrekullise ediramiste, sapo te bjere topi i pare nga sarajet e Surrelit atje lart ne Dajt.

          Eshte mbreselenese fantazia e Erjonkes newyork-eze, me “Central Park”-un te ndertuar mu ne mes te Tirones. Me hir e me pahir do ti shndroje tironasit ne amerikane nga New York-u. Urat (e Lanes) i kemi, Rockefeller Center (pallati i Toptaneve) e kemi, i mungonte vetem parku ne qender, se ate qe kishim e zune qe me nate Linda e miqte e saj per te bere nje pallat me plot pese kate.

          Harron kjo zgerlaqje sorosiane qe Tirones si gjithe Shqiperise, i mungojne sot ato qe ne gjuhen migjeniane i kemi quajtur CENTRAL BARK (thare)!

          1. Jola says:

            Xume, me lot kam qesh! Jorida je njish, ka qe ne gjimnaz qe i vjen plasje Erionit qe ste vinte dot as te gishti i kembes. Po pse nuk e hap gojen mi goc, se o di ti historira te atij mo …

      2. Kristos Ksolidhis says:

        Ti jepet fund praktikes se sharjeve e akuzave boshe. Kjo sjelle e rivaleve Veliaj e Kosova eshte ajo qe duan te shohin shqiptaret. Elementi qe bashkon z. Kosova dhe z. Veliaj eshte ky i shikimit te kundershtarit thjeshte si kundershtar politik, jo si armik. Sa i perket alternativave, ndryshojne shume. Gjithsesi qytetaret me 21 qershor do bejne zgjedhjen e tyre. Me afer udhes duket kandidati Veliaj i cili ka aftesine e duhur per te drejtuar Tiranen.

    2. toni says:

      bravo te dy kandidateve per qytetarine. megjithse njeri flet per zgjidhje dhe tjetri per barcaleta, kete do ta vendosi vota e qytetareve, por te pakten nuk kemi lum balte dhe ofendimesh. ne fakt veliaj kur te fitoi mund ta ftoj kosoven per ate kafen qe ka aq merak te pi na bashki.

      1. Elma says:

        Nuk kam asnje dyshim qe kjo gje do te ndodhte mes dy kandidateve dhe pse nuk jane pamje qe i shikon shpesh mes rivaleve politik por erioi eshte njeri pozitiv dhe per kete e vlersoj me se shumti.

    3. Janaqi says:

      Respekt. Shembull e sjellje te nje politike perendimore. Eshte per tu pergezuar fakti qe ne Tirane po kryhet nje fushate konstruktive, ka marre fund fushata e shpifjes dhe e perbaltjes. Me vjen mire qe z. Kosova nuk perdor gjuhen e Sali Berishes ne kete fushate. Sa per z. Veliaj, ai kurdohere ka pasur nje qasje korrekte ndaj kundershtareve politike.

  2. Teuta says:

    Bravo te dy kandidateve, shprese per paqe dhe ecje perpara. Le te fitoje kush ta meritoje por qytetaria ka vlera sidomos sot kur ato po minimalizohen. Bravo.. te dyve per qytetarine, le te jete kjo sjellje mesazh i qarte.

  3. Iliri says:

    Idealja do të ishte integrimi i Halim Kosovës në ekip si Drejtor i Shëndtit p.sh. Me këtë PS-ja do të tregonte se është parti me vlera europjane … ku edhe synojnë të hyjnë. ?

    1. kaoosh says:

      po mjaft e ka kliniken e tij private dr halimi cdo drejtor ai kur paret i vene pa u lodhur dhe telashe

  4. Sokrati says:

    Edhe ky xhest i dy kandidateve per Bashkine e Tiranes,tregon se edhe Politika ne Shqiperi po rilind. Tregone se idete per rrgen e zhvillimit mund te jene te kunderta ,po kurre nuk ndikojne ne urrejtejen midise atyre qe shfaqin mendiet. Pershendetje e dy kandidateve . Le te mesoi Saliu se si trajtohet kundershtari………

  5. Siguria says:

    E kuptoni ku jemi akoma??Takohen dy kundershtare te nje gare dhe perben lajm te bujshem!!Po pse kush i ka pjelle te dy keta ndonje jashtetokesor.Nje gje te ben pershtypje te vetmin qe ska share e perbuzur Rama eshte doktori.Po te ishte sjelle si me te tjeret as Eri sdo e merte guximin ti jepte doren

  6. Kapter Ramiu says:

    Bravo te qofte o Erion. Per njerez te tille ka nevoja demokracia shqiptare.Nuk kemi nevoje per shpellare qe dine vetem te ulerasin.
    Bravo o kryetar i ardheshem.

  7. Mark Gjonaj says:

    Erion une jam i majte, por dije se Halim Kosova nuk ka gje te perbashket me axhenden e PD-se, ke nje konkurent te fort qe Tirana e don shume ate lloje fushate, ai nuk i largohet sofres e gju me gju me tiranasit, ndonse Sofra si mjet i lashte eshte larguar nga shtepite tona. Prandaj premtoni ato qe do beni dhe qe ne fillim nisjani punes dhe per cdo objekt te perfunduar, mblidhni dhe raportoni popullit se kjo eshte fjala e mbajtur dhe jo largimi si Lul Basha qe nuk mund te dale me ne ballafaqim dhe ka dhe pretendime te behet kryeminister! Une dua qe te fitoje e majta thelle, bindshem dhe pa vene dore ne vota. Urime dalshi faqebardhe!

  8. silvi says:

    bravo të dyve bravoooo…shyqyr që nuk pam diçka me ta futme..

  9. emigranti says:

    Tani e adhuroi Halim Kosoven . Por vetem fakti qe ka punuar me berisheserbin i heq shume pike. Te kesh qene minister i Saliserbit eshte si nje mut ne mes te biografise se mire Erioni do te fitoi 68, 74 % te votave ne Tirane.

  10. dikushi says:

    OOO Xume bukur e mbjtke mend cfar paske hequr vete o i shkrete.
    Tani duhet te jesh rehat se i ke sherbyer felliqesires se kombit
    sali,po mos u bej merak se do te dali emri dhe ty ndonje dite..

    1. XUME PROTOPAPA says:

      Une nuk te permenda o krimb varrezash te heronjve dylberashe. Sa femije romesh ke mbajtur ne krahe duke i ferkuar topet, siç ben shpesh mikesha yte Erionke? Ty te ushqen me therime krundesh kampioni i shtijes se fiqeve kakareçe, te tjeret qe sot bien te flejne me barkun bosh, do vrasin vehten me vone nga pasojat qe do sjelle ky bythleshmbushuri yt.

      Si duket je rritur ne pyll, ku bari eshte falas e per dyshek ke nje dore gjethesh te rena nga lodhja. Mos harro ti kerkosh sat’eme te beje seks me kulluf se vaj halli e do te te infektoje edhe ty me HIV-ne qe aq shume e permallon heroinken tende. Pusht!

      1. sefer ziu says:

        Po ky xume nga ka dale. Do kete dale nga organe te tjera se kur gjithe komentet jane persembari duke pergezuar te dy kandidatet, ky kerkon te qelbe ambjentin. Per te mos ngrene me sy, duhen dhe keta lloje se ndryshe do te visheshin te gjithe me nje kostum; <<<<<<<<<i pergezoj dy kandidatet, populli i Tiranes le te vendos. keshtu ka lezet, po rilind politika dhe po jup nje mesim pendues atyre te vjeterveqe ashtu si jane nga mosha ashtu dhe nga mendimi, megjithese mosh nuk perben faktor per te gjithe, por karakteri

  11. Te njejten gje duhet te bejne te gjithe politikanet shqiptare pasi tregon zgjuarsi dhe civilta,nje bravo te madhe per te dy
    Kandidatet per Kryebashkjak ne Tirane.

  12. klajdi says:

    Populli sot beson tek z. Kosova dhe jo ne pallavrat e Erit qe nuk e di se ceshte puna administrative vec se ka hap ca zyra pune per militantet e Ps . Ky eshte suksesi qe Edi Piktori e shpalos per Erjonin. Boll me me me fjale dhe aktrime ka ardhur koha qe te besojme te njerzit qe jane te ndershem dhe fjal pak.

  13. dori says:

    Oferta juaj Dr. Kosova që është integritet, ndërshmëri, transparencë, punë pa ndalim, shërbim ndaj secilit qytetar të Tiranës eshte ajo cka ne na jep me shume besim qe me ju ne krye te Bashkis Tirane, Qyteti jone do vazhdoj te zhvillohet dhe te eci perpara. Urime Dr. Kosova për Punë dhe Dinjitet

  14. antikamunist says:

    Mos ja fusni kot or votues te sal lulushit.Halimi slloganin e fushates e ndryshoi ne mes te fushates ,perralla dhe barcaleta ,se e kuptoi qe humbja do ishte katastrofike.Nejse ,halimi mund te konkurroje me bojaxhiun per postin e kryetarit te shqupit .Pas humbjes besojme se do largohet grupi ekstremisto fanatik qe kryeson sot peden ,baca dhe luli i vocerr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje