Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova e konsideron transparencën si celësin e suksesit për realizimin e projekteve në Tiranë, që sipas tij do të garantojnë punësim dhe mirëqënie për qytetarët.
“Kam pasur gjithmonë një tavolinë xhami të vogël aty ku punoj, në simbol të transparencës. Ky është kyçi i suksesit për çdo lloj projekti në Tiranë. Brenda muajit dhjetor plani urban i integruar për Tiranën e madhe të ndërtuar nga politika do t’i shërbeje që çdo banor i Tiranës të ketë të njëjtat kushte shërbimi në të gjitha drejtimet”, tha Kosova.
Kosova ishte i ftuar në forumin ekonomik të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor, ku gjithashtu ishin të pranishëm edhe Erjon Veliaj, kandidati i ASHE, si dhe 4 kandidatët e tjerë të përfshirë në garë Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri, Arben Tafaj dhe Dhimitër Muslia.
Nën moderimin e gazetarit Armand Mero, Kosova u përgjigj për projektet e tij strategjike për zhvillimin ekonomik.
“Kam kënaqësinë që flas me investitorët më të mëdhenj që janë dhe taksapaguesit më të rëndësishëm të vendit tonë.
Unë ndaj bindjen që menaxhimi është një talent që lind dhe zhvillohet, është një talent individual që unë kam treguar që kam ditur ta vë në jetë në të mirën më të mirë të mundur për qytetarët. Nuk ka qenë problem vëmendja e bashkisë së Tiranës në 2011 por ecuria e provoi që punësimi është kryefjalë e çdo problemi në çdo familje, prandaj që nga bashkia aktuale por aq më tepër në vizionin tim përqendrimi i punës do të jetë si të hapim më shumë vende pune.
E kam theksuar pavarësisht uljes së tarifave dhe taksave në bashki, në krye të bashkisë do të ketë ulje 30 % të të gjitha taksave në varësi të bashkisë, atë nismë të mirë që bashkia e Tiranës ka nisur me fondin e garancinë 5.2 mln $ për bizneset, kam premtuar se do ta çojmë në 15 milion euro gjatë mandatit tim.
Jam i hapur për çdo lloj ide që bizneset do kenë për bashkinë e Tiranës në mënyrë që biznese të fuqishme të përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve”, tha Kosova.
Kosova tha se do të kërkojë ndryshime në ligj për të rritur autonominë e bashkisë. Kjo sipas Kosovës, për të pasur në dorë përgjegjësinë për çdo cep të Tiranës.
“Jo si një qyp me flori po si qyp me mundësi”, Kosova.
Në vijim kandidati i PD për Tiranën shtoi se nëse fiton zgjedhjet e 21 Qershorit, puna e tij nuk do të nisë nga zero.
“Unë s’jam me parimin që historia nis me mua. Unë do të vazhdoj projektet e mira që ka Tirana, do të diagnostikoj ato projekte të mira në letër, por që s’janë zbatuar ashtu sic duhet në terren dhe nuk i shërbejnë plotësisht qytetarëve.
Pra do të shoh jo vetëm cfarë është bërë në 4 vitet e Lulzim Bashës, por edhe në 11 vitet e Edi Ramës apo edhe më parë“, tha Kosova.
Mister BOTOX i PD.
Per mua do nise nga zero po por jo me ju. ju jeni shymbylltyra e keqe e ksaj e bashes edhe nuk besoj qe qyttetaret e tiranes do ju zgjedhin juve qe tirana te vazhdoj te flej gjume duke vazhduar te humbin edhe ato pak bukuri qe i kane mbetur !
Kam degjuar me vemendje te gjithe intervistat qe ke dhen edhe me duket absurde qe te krahasosh bashkine me maternitetin. te mburresh se je administrator i zoti se ke administruar nje godine me 3000 m2 siperfaqe nuk te ben histori suksesi! per mua ti personalisht je i njejti kallup si basha edhe berisha qe me shume e shkatruan tiranen edhe shqiperine sesa e rregulluan ate!
ah zoti kosova ty te morren me qafe qekur te ben kandidat, eshte nje humbje e padiskutueshme e PD ne tirane,basha nuk ka bere asgje ne krye te bashkise. ka vjedhur fonde. ka shperdoruar fonde publike. nuk e kuptoj xhanem pse nuk del basha me ty neper fushat???? pse fshihet????? u keput ne cdo qytet te shqiperise duke shkuar duke sajuar cdo lloj rrenash dhe nuk vjen ne tiran ti thoje ketu para tiransve
Ah hajdut I ndyre ti more!! Na trego pak si I ke “administruar” punesimet ne maternitet? Ah po, ke mbledhur familjare e dashnore bashke, si familje te madhe. Po perse valle? Per ti mbajtur nen presion te mos ngrene kryje apo se te Kane “ujitur” mire me miliona?! Ti Je plehre o halim Jo administrator! Ishalla te te dalin te keqijat qe ke bere! Ptuu, qelbesire njeri!
Me nje vizion te qarte dhe nje mendje te kthjellet sic e keni ju Dr Kosova, persim qe Tirana ti shtohen edhe me shume mundesit dhe potencialet. Me vjen mire per misionin qe keni marre persiper dhe jam mese i bindur se do ja dilni ashtu sic keni bere edhe ne detyrat qe keni pasur. Suksese
Z. Kosova Ju keni nje program te qarte per te gjith tiranen. Programi Juaj eshte i duhuri per tiranen. Me ju ne krye te bashkise te tiranes dhe programin tjuaj me te cilin do të përmirësohet higjienën, edukimin, do të rregulloni rrugët dhe trotuaret, do te mbroni shtresat në nevojë dhe do të ulni taksat jo vetëm për familjet por edhe për bizneset në mënyrë që të krijohen më shumë vende të reja pune. Ky eshte programi qe i duhet qytetit tone
Nuk arrij ta kuptoj sesi shqiptaret konceptojne energjine vetem ten rinia… Energjia eshte Kudo Ku ka sinqeritet dhe vullnet per te punuar, mbi te gjitha tek njerez te ndershem si doktor kosova… Fitore doktor…
Me nje vizion te qarte dhe qellime te percaktuara me se miri jeni kandidatura ideale zoti Kosova. Do ia dilni me sukses. UrIme zoti Kosova.