Mamaja e Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, qendron prapa dhjetra kompanive që ka hapur i biri gjatë viteve të fundit.
74-vjeçarja është bosja e kompanisë së madhe “Construzioni srl”.
Ajo kontrollon edhe “Agonset Britania e Madhe”.
Condomitti ka 40% të Agonset Albania dhe 90% të Agonset Italia.
Brenda Agonset Italia është edhe Hydro S.r.l., shoqëria që duhet të ndërtonte centralin hidroenergjetik në Kalivaç.
74-vjeçarja jeton pjesën më të madhe të kohës në Londër, ku drejton edhe klubin e Leyton Orient.
Ky klub u ble nga Beccheti për 12 milion dollarë, por në drejtimin e italianit ra një kategori më poshtë.
E megjithatë, ai ka thënë se nuk e ka problem ta falë klubin, edhe pse ka shpenzuar një shumë të tillë.
“Me Francescon themi se ka pasur gjithmonë një ndjenjë sepse shohim gjërat në të njëjtën mënyrë, kemi të njëjta gusto.
Arrijmë në gjykime të përbashkëta, për gjerat. Por edhe ndeshemi fort sepse kemi dy karaktere të fortë…pastaj me Francescon nuk është e thjeshtë!
Me karakterin e fortë që ka nuk është e lehtë me të, më respekton si nënë por duke punuar gjithmonë bashkë, ai bëhet koleg, një asistent”, tha Condomitti në një reportazh të transmetuar nga Rai 3 dy muaj më parë.
Tashmë Condomitti është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe për të ka një urdhër arresti për pastrim parash.
74-vjeçarja për më tepër ka 7.7 miliard lekë pa paguar, detyrime tatimore.
O tema, pse copy paste? ku i keni investigimet tuaja apo vetel llogje kavaje, thashetheme e themethashe?
kot se blene Vllaznine keto… te pakten do kishim pare nje here, nje kampionat hajer edhe ne
74 vjece por duket super pidh
Mami erjonit duket lojtare e vogel para kesaj….