Prokuroria kërkon arrestimin e pronarit të Agon Channel, Francesco Beccheti. Akuzohet për pastrimin e miliona eurove

8 Qershor 2015, 19:35Politika TEMA

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e pronarit të Agon Channel, Francesco Beccheti.

Prokuroria e Tiranës njoftoi ndërkohë sekuestrimin e aksioneve të disa kompanive të Becchetit, të dyshuara për pastrim parash në shumat e miliona eurove.

Pas lejes së dhënë nga gjykata, prokuroria thotë se rreth 60% e aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, ka bllokuar llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga Françesko Beketi, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini.

Këto persona, sipas organit të akuzës, janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

Prokuroria e Tiranës  sekuestron, pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si bllokon llogari bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, pas një hetimi të nisur në vitin 2014 në bazë të materialit referues nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një  herë”  dhe  “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe  287 të Kodit Penal.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë Tiranë është arritur të krijohet një situatë e qartë mbi mënyrën se si ka funksionuar kjo skemë.

Prokuroria e Tiranës konsideron si organizator të skemës shtetasin italian Francesco Beccheti, i cili, në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Condomitti, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare konçensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri. Sipas hetimit, koncensionari “KEG”, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Francesco Becchetit, ka kontraktuar për punime kompaninë “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Condomitti.

Nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre, në bashkëpunim edhe me shtetasit M.R dhe E. T. Ndërsa një pjesë të parave të përfituara nga manovrat financiare i kanë depozituar në disa banka.

Po ashtu, rezulton se kompania “Energji”, për të ardhurat që ka përfituar, duhet të paguante detyrimet tatimore. Sipas kontrollit nga Dega e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, rezulton se “Energji” duhet t’i paguante shtetit një shumë prej rreth 770 milionë lekë të reja detyrime tatimore, të cilat nuk janë paguar. Për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të “Energji” dhe pagesën e detyrimeve nga llogaritë e saj.

Për të shmangur tërheqjen automatike të parave në favor të Drejtorisë së Tatimeve në formën e detyrimeve të papaguara, koncensionari “KGE” i ka bërë pagesat për “Energji” nëpërmjet kompanisë “Cable System”, e cila kontrollohej në shumicë absolute nga Liliana Condomitti (nëna e Becchetit). Këto transferta, të cilat arrijnë në miliona euro, janë lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasja Pranvera Gjika, drejtuese në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçeduriale në kuadër të këtij proçedimi penal”, bën me dije prokuroria.

 

34 komente në “Prokuroria kërkon arrestimin e pronarit të Agon Channel, Francesco Beccheti. Akuzohet për pastrimin e miliona eurove”

  1. Arber says:

    Vetem hajdut ka ky vend. Ky Bekati do paguaj ca para dhe asgje sdo te ndodhe. Vetem nese e kerkon Italia tjeter pune.

    1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

      Te gjitha mediat ne shqiperi kan bere pastrim parash,duke fillu nga Klani i grupit Kryemafjoz,…….
      por Agon Channeli duket se ka kundra dhe qeverin aktuale te dyshes Rama Meta..

    2. mahmut troci says:

      Ishte pare ajo qe ata te Agon Chanalit
      jane profesioniste te njohur sa i perket
      korupsionit.E po kjo pike e zeze!Sonila
      dhe Sajmiri me gjithe Krasten te bejne moral!
      Mbylleni kete dreq kanali Tv.

      1. Socialisti i Zhgenjyer says:

        Po pse ta mbyllim mo zoteri? Agon channel u jep per te ngrene 500 familjeve shqiptare! Po atehere pse te mos mbyllim edhe klanin dhe te arrestojme Frangaj apo te mbyllim Top channel meqe na doli ai palla me palle nedore? Ju nuk e keni idene e lirise se fjales. Becheti mund te jete edhe spekullues por ti conin tatimet te shpia ne momentin qe nuk paguan taksat dhe jo te bejne hetime per arsye politike, sepse ky eshte nje hetim totalisht politik. Un jam socialist po kta qe jane ne pushtet nuk ja kane idene se ca ehste socializmi, kta jane nje bande mafjoze me keq se ata qe ishin para dy vjetesh. Turp te tju vije, dhe turp te te vije ty qe thua te mbyllin Agonin.

        1. Argita_B says:

          Nuk e di nese Agon Channel goditet per arsye politike apo jo, po Bechetti ka vite qe ne aktivitetet e tij ne Shqiperi ka kaluar çdo lloj limiti. Impiàti i trajtimit te plehrave ne Shqiperi qe u perfol aq shume para disa vitesh mban emrin e Bechetit. Problemi nuk ishte impianti, po plehrat qe do te importoheshin nga Italia e d te trajtoheshin ne Shqiperi. Plehrat ne Itali kontrollhen nga mafia, dhe kete e dine dhe me injorantet pasi flitet shpesh neper media.
          Agon Channel nuk u hap ne Shqiperi per te informuar shqiptaret si medie, po per te mbrojtur bozneset e Bechetit, kete e kupton dhe bufi.

          1. Socialisti i Zhgenjyer says:

            Argita i di shum mire pisdhiqet qe benn Becchetti me plehrat por ketu po flasim per fatet e nje televizioni qe ka punesuar 500 vete nuk me intereson se per car motivi e ka bere tv ai eshte puna e tij. per mua mjafton qe tv te jene te kontrodhuara nga censura per te mos trasmetuar vulgaritete po r per te tjera tv eshe, dihet qe tv-te kane politikat e tyre ashtu si Frangaj qe trasmeton gjith diten telenovela turke e na e ka kthyer mentalitetin si me qene ne Turqi, po ju me turqizmat jeni te kenaqur nuk shifni evropen por shifni undjen e keni mendjen tek baba
            nejse vari lesht mendoje si te duash. Per mua eshte sulm politik, ti mendoje si te duash.

    3. Sinani says:

      Hahahahahahaha Ec aty rusia e putin e katandise kete vend o karagjoz i rilindjes Asnje kunder teje hahahahahahaha rrofte shoku Enver hoxha dhe gazetat lepirashe e tija

    4. Fatosi says:

      Mos, na fiku, po kontrates milionere te Tos Qorrit si do t’i veje halli???
      Ku do te shkoje te llape tani moralisti, pasi hengri çorben e kryemafiozit te Klanit dhe ketij italianit, s’i mbetet veçse syrgjyni ne Itali, kollovar tek e shoqja.

    5. niku says:

      I lini njerzit te lire, se po nderprisni te gjitha burimet valutore te vendit, pse jeni kaq te etur per ta varferuar ket vend,po e coni cdo gje ne nivelin zero, me rilindjen asnje nuk fiton.

  2. Tirona says:

    Moos! Uh, sa me dhembi. Sonilaaa, c’na bere! Saimiiir, ku jeee?

  3. qytetar says:

    Kur te arrestohet Frangaj atehere do tju duartrokas.

    1. ilo says:

      O Prokuroria po nuk jeni icik heret per ta kuptuar qe eshte pastrim parash????
      po normal se si mund te pagush 20 mije euro ne muaj per 5 min k…lliqe qe thote Lubonja…..po nejse me mire vone se kurre.

      1. sit... back..and relaks → says:

        sic dhe thashe para ca kohesh kur lubonja nderroi bordero.

  4. Lym Veliaj says:

    Keta bandidat lokale nuk i prekin…

  5. astrit says:

    Qysh diten e pare qe eshte krijuar Agon Channel dhe filloi te marre pseudogazetare si Saimir Kodra me 12 mije euro ne muaj, kam thene se ky kanal do te falimentoje shpejt.

  6. Beni Bo says:

    Bravo prokurorise per hetimet qe ka bere ,eshte kthyer Shqiperia ne nje shosh per pastrimin e parave ,keta mafiosa nok mbine sot por i kane rrenjet qe ne kohen krye kriminelit dhe tradhetarit sali ram berisha ,Bravo shtetit shqiptare qe i ka kthyer besimin shqiptareve te shteti ,Lufte te ashper kunder krimit ne cdo forme qe ai shfaqet ,

  7. fieraku4u says:

    PO TANI KU DO SHKOJE TE PUNOJ SAJMIRI I CA THU…QE KUR IKU NGA FIKS FARE NUK LA ME GOMARLIQE PA THENE.

  8. Rroku says:

    Adi krasta parimori ckemi? Paske ngrene mafien kto vite dhe stu mbyll goja per top chanelin. Maskara djale mbete ne kete bote, sherbetor i neveritshem……..

  9. Genti says:

    E paska marr vesh bosi dhe ia paska fut vrapit!

  10. Likja says:

    Po Like Floriri sa miljona ka futur ne xhep nga kjo loje e felliqur? Germoni dhe si kryelojtare do te gjeni Monen e Kryemedhenjeve.

  11. razo says:

    90% e midiave ne shqiperi jane pastrim parash me nje ndryshim te vogel me TCH qe perpiqet te krijoj disa te ardhura vete. Lavatricja me e madhe eshte KLAN e pas saj OraNews,ABC news, Balkanweb, Shqiptarja e me rradhe… Mos te flasim pastaj per gazetat qe jane histori me vete.

    Shqiperia do behet kur shteti tu mbledh koqet ketyre shkerdhatave ne Tirane me burra e gra qe ngelen te pa ngopur.

  12. sovjetiku says:

    Po top chanel??????apo ka pastru leket e ed rames….dhe squhet.????

  13. g says:

    Kush e ka radhen next: Klani, news 24, vizion plus, etc…

    Mga ana tjeter pavaresisht burimit te parave qe nuk cudit askend, shume njerez te pafajshem do ngelen pa pune dhe ekonomise i behet keq.

  14. lauresha says:

    Asgje nuk do te ndodhe,do shpetoje dhe ai si te tjeret se mafia triumfon gjithmone, dihet ajo, kur i mori gazetaret ne fillim u pagoi leket per nje vit rresht dhe shume e shume gjera te tjera, nga kane dale ato leke, dihet si drita e diellit, ne kurriz e ha populli eshte cdo gje. Eshte e kote te diskutojme me njeri tjetrin, flluska sapuni jane.

  15. Lulush Bytheci says:

    Ore po ata te Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave cfare bejne??? Ku eshte Gazheli??? Fle gjume apo i ka futur ndonje qofte me raki se po ndihet era e hudhres deri te oborri i Krieministrit. ha, ha, ha….

  16. Toni says:

    Mos cna bere se une po prisja edison ypin me shkrimin alla ciljete ose alla taci oil

  17. Tani says:

    Cdo invesitor qe vjene ne shqiperi I vene emrin pastron para kjo tani kuptohet lufte mediash per fushat

  18. berto says:

    O [email protected] Top chanell eshte nona e gjthe ketyre pislleqeve.vjedhin pothuajse cdo vit emigrantet nepermjet abonimeve te digitalb.mjarton te shikosh se nga e ka zanafillen ky pseudo kanal(tan dhe vajdin drogaxhiu)e kupton se cfare kanali eshte.

  19. sadi says:

    ca beni mor legena ,e dermuat shqiperin, mee keto pune eshte ndertuar amerika ,eurot e tija ishin per ne, me mijera njerez udhetonin ne shqiperi ku konsumoheshin me mijera euoro.shqiptare te pagllendur keshtu kemi qene ,keshtu do jemi

  20. LSI-a kangrena e politikes ne Shqiperi says:

    Ja dhe dora e Ilir Metbllokut,nje jave mbas vidios te programit CA THU ku shikohej qarte si bliheshin votat nga LSI-se ,hajde drejtesi hajde.
    LSI-A plage e pasherushme per shqiperine,eshte e çudititshme qe mbas disa fakteve te vertetuara ku LSI-a eshte protagonistija kryesore ,si
    Drejtoresha e arsimit ne Lushnje.
    Pedofli i Sarandes.
    Akuzat e Tom Doshit.
    Skandali i rimbursimit te Ilaçeve.
    Mjaftojne vetem keto Kater fakte qe LSI-a e Ilir te mos ekzistoje me,por sikurse Shqiperia eshte vend i çudirave qe per Euri kane shit nderin e Familjes.

  21. Mario says:

    Francesco Becchetti eshte Drejtor Bordi i nje skuader futbolli ne Londer ekipi quhet Leyton Orient shikojeni vete website

    http://www.leytonorient.com/club/whoswho/

  22. Mira says:

    Po e mbyllin se gjoja Italia …… kishte kerkuar qiqra ne hell.

    Me te vertet mendoni o kafshe prehistorike mafioze RAMA_SKIZOFRENI KALAMA dhe META HAJDUTI ME ORDINER FSHATAR se po iu besojme. Arsyeja eshte e qarte.

    Po ua nxirrte prapaskenat ne shesh. Po iu afrohet fundi i sundimit mafioz

    Ngrihuni o njerez dhe shporrini edhe keta hajdut ashtu sic bem me salen.

  23. Al says:

    po te jete e vertete ti bien kokes! tia marrin leket qe u ka borxh nje me nje e ta lene ca kohe aty brenda ta bejne shembull. televizionin nuk ka pse ta mbyllin, le te hane mut ata qe jane atje. Ama ata njerez qe jane punesuar atje te mos e humbin punen.

  24. Ka mundesi qe edhe keta , si shume te tjere te shpetojne pa u lagur ! Eshte ajo shprehja se kush din te vjedhi , din edhe te fshehi . Me nje shume parash nen dore Ilir Metes dhe fap do dali pa u lagur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje