Mediat: Mbështetësi i Elvis Rroshit rreh 8 policë dhe lihet i lirë. Policia e mohon: U arrestua në vend

8 Qershor 2015, 15:42Politika TEMA

Në disa media gjatë ditës së sotme është raportuar se një mbështetës i Elvis Roshit, pronar lokali dhe disa klientë, kanë dhunuar 8 punonjës policie gjatë finales së Champions League.

Dhe, sipas këtyre raportimeve, ata nuk janë arrestuar, pas një urdhëri nga lart.

Por, policia thotë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Në një reagim për shtyp, Policia e Shtetit thotë se pronari i lokalit që është konfliktuar me një oficer policie, dhe jo 8, është arrestuar në vend.

“Lidhur me shkrimin e publikuar në media online, në datë 08.06.2015 ju sqarojmë se:

Në qytetin e Kavajës më datë 06.06.2015 ora 23.00 në lagjen nr. 3 në një lokal, Specialisti i Policisë së Rendit Inspektor S.B mbi bazën e detyrave të dhëna për kontrollin e lokaleve me qëllim parandalimin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, gjatë zhvillimit finalës së Champions Lige në futboll, konstatoi zhurmë të lartë.

Punonjësi i policisë i kërkoi shtetasit Erturul Bishqemi pronar i lokalit dhe të birit A. B.,  që të ulte nivelin e muzikës.  Specialisti i Rendit, njoftoi ndërkohë Shefin e Komisariatit të Kavajës, i cili urdhëroi të veprohej konform ligjit.

Në këtë moment pronari lokalit fillon të debatojë me Specialistin e Policisë së Zonës dhe u konfrontua me të. Në këtë moment edhe shtetasi A.P., klient në lokal ka filluar të fyeje e të ofendojë Specialistin e Policisë.

Patrulla e Policisë ka ndërhyrë, e thirrur për t’i shkuar në ndihmë të efektivit të Policisë duke bërë shoqërimin e shtetasi Ertugrul Bishqemi. Një Patrullë e dytë ka ndjekur shtetasin A. P. duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në Komisariat.

Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasit Ertugrul Bishqemi për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë” , parashikuar  nga neni 274  dhe 236/2  të Kodit Penal.

Ndërsa shtetasi A. P. ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 242 të Kodit Penal. Për këta shtetas janë referuar materialet kallëzuese pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë”, thuhet në një deklaratë të policisë.

13 komente në “Mediat: Mbështetësi i Elvis Rroshit rreh 8 policë dhe lihet i lirë. Policia e mohon: U arrestua në vend”

  1. qytetari says:

    Rilindje=Bojm si dum vete.

    1. True detective says:

      Kur e ke emrin Ertugrulul Bishqemi çdo gjë është e mundur. Punë kavajsish…

    2. Thomaidha says:

      Lajme nga FRONTI I LUFTES:
      Dje ne mbremje nje batalion TANKIST i Divizionit 25-te te Korpusit te 10-te te Ushtrise se Kuqe te komanduar nga gjeneral armate Elvis Roshi nga Kavaja,sulmuan ne frontin jug-lindor te mbrojtur nga Divizionet e Policise Ramiste,prane STALINGRADIT duke i shpartalluar ato perfundimisht!
      Mbeten te VRARE 2500 police,te plagosur 5000 te tjere dhe u zune mijra arme te lehta e te renda!
      U zu rob edhe FEL MARESHALLI Fon Poulus komandant i Divizionit te Policise,qe pas kesaj dhga nje interviste per radion KAVAJA E LIRE per deshtimin e betejes nga ai dhe TURPIN E KOMANDES EPRORE te MARESHALLIT VON Salus Berishus,qe nuk diti te sqaroje situaten dhe te marre vendimin e sakte per kete beteje!!!
      Njoftohet se MARESHALLI BERISHIUS pas humbjes se kesaj beteje VRAU VETEN NE HALEN E ZYRES SE TIJ NE PREZENCE TE QENIT TE TIJ BESNIK!!!

  2. Alban says:

    Avash o tema se e bete ate mbeshtetesin sikur me qen Rambo , hahahahah me serioz ju lutem , lejani humorin RD

    1. Prec Ulaj says:

      Tamam, duket brumi i prishur qe vjen nga SHQUP, eshte i thartuar.
      Lajmet e Berishes dhe RD jane genjeshtra.

    2. Parku says:

      U merzite ti zogu rilindjes….te turperuan cunat e elvisit ua mami unmerzit albani

  3. hirushja says:

    Duket qe u paska hyre frika ne palce nga fitorja e Elvis RRoshit saqe mezi presin ta bejne qimen tra .Kujtojne se kane harruar kavajasit si u prekeshin te drejtat me elementare ne kohen e zeze te PDerave saqe u futeshin hajdutat ne shpi dhe nuk i mbronte njeri.Aq retarded jane saqe per veprimet e cdo qytetari ne kavaje u shtojne dhe emrin e Rroshit a thua se Elvisi po kandidon per mesues te edukates morale dhe ky tipi i paska dale nga rreshti.Suck it in loosers. Elvis RRoshi fiton prap ksaj rradhe.Kavajasit nuk e kan ate komoditet tu vidhet prap direkt pas zgjedhjeve ate cfare kane paguar me taksat sic u vodhen per vite me radhe nga enjejta bande e PD qe po kandidon per te vjedhur se ua jan mbaruar parate sic duket dhe nuk kane intelengjen dhe edukaten ta fitojne ate me djersen e ballit.

  4. Pelasgian says:

    Po ku kan nder e bole kto barkderra..kto jan si ato balat e rrugve qe rrahin ato fakirat gjynafcare.

    Qe ktu shikohet servilizmi tipik i shqipkarve!

  5. hirushja says:

    Duket qe u paska hyre frika ne palce nga fitorja e Elvis RRoshit saqe mezi presin ta bejne qimen tra .Kujtojne se kane harruar kavajasit si u prekeshin te drejtat me elementare ne kohen e zeze te PDerave saqe u futeshin hajdutat ne shpi dhe nuk i mbronte njeri.Aq retarded jane saqe per veprimet e cdo qytetari ne kavaje u shtojne dhe emrin e Rroshit a thua se Elvisi po kandidon per mesues te edukates morale dhe ky tipi i paska dale nga rreshti.Suck it in loosers. Elvis RRoshi fiton prap ksaj rradhe.Kavajasit nuk e kan ate komoditet tu vidhet prap direkt pas zgjedhjeve ate cfare kane paguar me taksat sic u vodhen per vite me radhe nga enjejta bande e PD qe po kandidon per te vjedhur se ua jan mbaruar parate sic duket dhe nuk kane intelengjencen dhe edukaten e punes ta fitojne ate me djersen e ballit.

  6. Luan says:

    Artikull koti. Tete policen edhe te ngordhur te ishin se lodhet nje person duke i goditur !!!

  7. hirushja says:

    Aha na qenka mbeshtetesi i Elvis Rroshit.Dhe na paska rrahur jo pak por 8 police.Duket qe u ka hyre frika ne palce nga fitorja e padiskutueshme e rroshit dhe shkruajne banalitete qe nuk i mban kandari.A thua se RRoshi kandidon per mesues i edukates morale dhe ky i ka dale nga rreshti.Gazetare diletante qe perpiqen te fitojne kredibilitet duke zhgarravitur idiotlleqe per cilindo qe u del perpara a thua se kavajasit nuk i njohin dhe nuk i kane provuar palet qe kandidojne.

  8. Ajaxs says:

    I plasi kavajes se kush do fitoje. Ai qe fiton behet Milioner shume shpejt.

  9. delfin bregu says:

    Edhe supermen te kishte qene apo “big show” nuk mund te vinte perpara 8 police (mos kane qene 80 se 8 duken pake!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje