Erdogan, ”sulltani” i tronditur

8 Qershor 2015, 14:38Politika TEMA

Sa i adhuruar aq dhe i urryer, ai mbretëron që prej 13 vjetësh në Turqi. Presidenti islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan pësoi dje në zgjedhjet legjislative dështimin e parë serioz politik, që kompromenton ëndrrat për të dominuar me të drejta të plota në vend.

Në moshën 61-vjeçare, Erdogan mbetet shumë larg udhëheqësit shumë popullor dhe shumë karizmatik të vendit të tij që prej kohës së Mustafa Kemal Ataturkut, babai emblematik i Republikës laike. Por dëshira e tij për të krijuar një ”superpresidencë” me imazhin e paraardhësit të tij duket shumë e largët.

Që prej zgjedhjes së tij në muajin gusht, presidenti nuk ka ndalur për t’i rimarrë barrën e vendit pasardhësit të tij në krye të qeverisë, kryeminsitri, Ahmet Davutoglu duke ndryshuar Kushtetutën për të riforcuar pozitat e tij.

“Zgjedhësit turq i kanë treguar hapur se ata nuk mund të kalojnë në një regjim presidencial”, theksoi dje në mbrëmje analisti politik, Seyfettin Gursel për stacionin televiziv CNN-Turk.

I njohur për oratori dhe për daljet herë herë brutale kundër shtypit apo kundërshtarëve të tij, ish-kryetari i Bashkisë së Stambollit, ka kaluar nga islamizmi politik, para kthimit të tij në ”demokracinë konservatore”, ashtu siç e ka cilësuar vetë ai partinë e tij Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), në pushtet që prej vitit 2002.

Një evolucion që nuk e bind opozitën laike, e vendosur për parimet e Republikës Ataturke, që e akuzon se po kërkon të islamizojë shoqërinë turke, të paktën do të shoqërojë një evolucion të tillë.

Konsideruar gjatë mandatit të parë si reformatori kryesor, i cili kërkon demokratizimin e shoqërisë turke përballë influencës politike ushtarake, ai ndërmori në vitin 2005 fillimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, që sot ndodhen në pikën e vdekjes.

Ardhur në krye të qeverisë në vitin 2003 mbi rrënojat e një krize të rëndë financiare, Erdogan u përshëndet nga mbështetësit e tij si njeriu i mrekullisë ekonomike dhe reformave që çliruan maxhorancën fetare dhe konservatore të vendit nga dominimi i elitës laike dhe ndërhyrjet politike të ushtrisë.

Ai u përshëndet gjatë mandatit të dytë (2007-2011) për rimëkëmbjen e ekonomisë, pavarësisht krizës globale. Në vitin 2010, Turqia regjistroi një rritje ekonomike me 8,9 për qind e barabartë me atë të Kinës.

Por, pas një fitoreje të partisë së tij në zgjedhjet legjislative të vitit 2007, një numër analistësh denoncuan tek Erdogan tendencat populiste dhe autokratike dhe vullnetin për të orientuar diplomacinë turke drejt Lindjes së Mesme, veçanërisht drejt Iranit, në dëm të Evropës dhe aleatëve tradicionalë të NATO-s, ku bën pjesë dhe Turqia.

Prej dy vjetësh, ai është bërë gjithashtu figura më e kritikuar në Turqi, këtë herë nga ata që e kritikojnë për devijimet e tij autokratike dhe islamike.

Luksoz, gjigant dhe ekstravagant, pallati prej 500 milionë eurosh në të cilin ai u vendos vjeshtën e kaluar është bërë simbol i “megalomanisë” dhe korrupsionit.

Një sulltan i ri 

Rritur në lagjen popullore të Kasimpasas në Stamboll, arsimuar në një gjimnaz fetar, shitës në rrugë, “Tayyip” ëndërronte të bëhej futbollist, para se të hynte në politikë në lëvizjen islamike.

Ai merr postin e kryeministrit në muajin mars të vitit 2003, disa muaj pasi AKP erdhi në pushtet dhe amendoi ligje që ishin të ndaluara që prej vitit 1997 të aktivitetit politik.

Ndërkohë që ai ishte kryetar Bashkie i Stambollit, Erdogan recitoi gjatë një mitingu një poemë me konotacione islamike që i shkaktuan atij dënimin me katër muaj burg dhe humbjen e të drejtave politike.

Fillimet e tij në në militantizmin islamik datojnë në vitet e universitetit, kur ai u përfshi në lëvizjen e Necmettin Erbakan, këshilltari i tij politik, i cili vdiq këtë vit.

Ky i fundit u bë në vitin 1996 kryeministri i parë islamik në Turqi, para se të rrëzohej një vit më vonë nga pushteti nën presionin e ushtrisë dhe mijëra laikëve.

zgjedhur kryetar i Bashkisë së Stambollit në vitin 1994, Erdogan fitoi një popullaritet të lartë në saj të efikasitetit të punës së tij në shërbimet bashkiake.

Por, dorëheqja e kërkuar me forcë në vitin 1997 nga Erbakan dhe ndalimi i partisë së tij e nxitën Erdoganin dhe mbështetësit e tij ”modernistë” të rishikojnë vizionin e tyre politik.

Pas daljes nga burgu, ai konfirmoi gjithashtu se ishte tërhequr nga e shkuara islamike duke shprehur perspektivën e tij për vlerat properëdimore dhe laicitetin.

Ai mbetet padyshim një mysliman i devotshëm, që nuk pi alkool dhe bashkëshortja e të cilit dhe vajzat mbajnë perçe

14 komente në “Erdogan, ”sulltani” i tronditur”

  1. Toni KS says:

    Kurre tronditja mos iu ndalte.

    1. Pilo Lala says:

      Erdogani eshte miku i madh i Shqiperise.
      Greket do jepnin jeten te rrezonin Erdoganin.

      1. Toni KS says:

        Diktatoret nuk jane miq te askujt. Miku nuk kerkon te ta nderroje historine me shantazhe apo te ti shnderroje qytetaret ne bisha terroriste dhe ti qoje neper shkretetira ti lene kockat.

  2. hirushja says:

    O pozita gjithmon eshte ne sulm ,mizen e ben buall . Turqia nen drejtimin e Erdoganit ka pasur nje zhvillim te madh . Rendin e ka ne rregull . Nuk ka qeveri ne bote Ideale.

  3. panajot barka spiun i greqise says:

    po te pakten nuk e la ne borxhe si qeverite shqiptare e greke qe e lane popujt e tyre ne borxhe qe sa lindin nje femije apo greqi lind me borxh dmth do paguaj per borxhet e poltikanve te tyre

  4. Vini says:

    Un i krishtere jam po puna me ka lidh me Turqine qe nga 92 .Nuk ka goje dhe kundershtari i tij me i forte se ca zhvillimi ekonomik i solli vendit ky lider .. Eshte demagog natyrisht dhe llafazan por pun ben dhe populli pavaresiht se kalun 13 vjet ne pushtet prap e votoi 41%. Mendoj qe dhe Shqiperia ka nevoje per nje lider te tille populist se demokraci ne varferi smund te kete kurre

  5. taso kume says:

    NE aspektin ekonomik ka patur nje ritje deri ne 7% qe vinte direkte pas KINES,por grupet antiTURKE e sabotuan nen flamurin e demokracise dhe te drejtave te njeriut,dhe dihet kush jane qe nga FRANCA, SLLAVET,GREKET DHE HEBRENJTE E AMERIKES ME IZRAELIN,PAS AMERIKES, TURQIA eshte aleati jone me kryesor strategjik dhe nuk eshte ne interesin tone qe TURQIA te filloje “pikjaten” pavarsishte nga feja kur flitet per ntegritetin toksore te SHQIPERISE duhet te bejme aleate dhe djallin vete ,se vete jemi shume te brishte.

    1. Teli says:

      Rritja ekonomike e Turqise nuk eshte rezultat i politikave te Erdogut por, ka vetem nje baze: kontrabanden me naften Iraniane, duke perfituar nga sanksionet qe perendimi i kishte vendosur Iranit. Me keshille te Gylenit ShBA vendosi ta privoje Dogun nga kjo kontrabande te cilen Dogu po e shiste si sukses te tijin ekonomik, duke i hequr sanksionet ndaj iranit. Dhe fap rritja ekonomike e turqise zbriti nga 7 % ne 2 %. Kjo renie ekonomike i parapriu es edhe renies politike te dogut qe me sa duket ka filluar.

  6. Ajaxs says:

    I thoni Erdoganit te mbaje fjalen; Te ndertoje xhamin me te madhe ne Evrope se per kete kemi nevoje.

  7. shqiptar says:

    me mire erdogan se sa kolonel shemtirsija e tij janullatos qe me kengen ne ushtrine greke e kane me gjak shqipatresh e zorre shqiptaresh nuk e di sot ne ushtrine turke te kendojne kenge do tu pime gjakun shqiptareve edhe amerika i hodhi bomben atomike japonise sot i ke aleate te medhenj kundra kines

    degjojeni kengen e kombit bastard greko vllah bullagr turk arvanitas..e kendojne vit per vit ne parakalime

    https://www.youtube.com/watch?v=V9j8a7a65Ys

  8. Treviso says:

    Nuk eshte Herdokan mik i shqiptareve, por eshte populli turk mik me shqiptaret.

  9. A says:

    Nga keto zgjedhje TURQIA dhe populli turk dolen me nje fitore te shkelqyer ku triumfuan edhe njehere mesimet e MUSTAFA QEMAL ATATURK, per nje TURQI moderne, te emancipuar, te kulturuar, te qyteteruar evropiane.
    Ne lidhje me REXHEP TAIP ERDOGAN, pamvaresisht ne drejtim te ekonomise beri pune te mira dhe ngritje te ekonomise, kurse ne drejtim te arsimit, te kultures, qyteterimit dhe emancipimit kerkonte me u kthyer mbrapa.
    Ne menyre te vecante femren e shikonte si prone te mashkullit, qe nuk ka nevoje per arsim, kulture dhe emancipim, vetem per kenaqesi seksuale dhe fabrike lindje femijesh.
    Edhe ne familjen e tij gruan dhe vajzen e kishte detyruar te vishen me ferexhe. Por e bija kerkonte te vazhdonte studimet ne Evropen perendimore dhe tu largonte nga Turqia.
    Humbja ne keto zgjedhje e REXHEP TAIP ERDOGAN eshte nje grusht per gjithe muslimanet islamiket injorant taleban ne pergjithesi dhe ne vecanti per muslimanet injorant qe jetojne ne territoret e kombit shqiptare ne vecanti.
    Pamvaresisht te ketyre situatave interesi jone si shqiptar eshte qe Turqia te jete nje shtet i forte nga ana ekonomike, pa lene ne harrese modernizimin, luften kunder injorances fetare islame, emancipim, arsim, kulture.
    Sa per punen e xhamise edhe neqoftese ndertohet te ndertohet larg ndikimeve te arkitektures arabe islamike, por nje xhami me arkitekture moderne evropiane, sic jane ndertuar ne Tirane dy katedralet e krishtera ajo katolike dhe orthodokse. Tung.

    1. specialisiti i midhjes dhe peshkut says:

      Po kush doli i fituar nga keto zgjedhje ore gjytyrym!!!
      Ku e ke partine e Mut…stafa Qemal Ataturkut dhe ata psedudo modernistet qe ti flet.

      AKP megjithe luften e madhe mediatike nderkombetare kudra, si dhe skenareve me te keqia te mundshme ndaj qeverisjes se tyre serish moren 41% te votave duke patur vetem nje renie vetem me 8% nga viti 2011.

      Sa i perket shkollimit te femrave shko dhe dil nje shetije ne Turqi dhe do e kuptosh. Flet per qyteterim apo emancipim, kush eshte qyteterrim apo emancipim porno bigbratherat qe na mbyten ne te gjitha televizionet tona kombetare.

      Flet per lufte kunder injorances fetare islame!!! Çfare nenkupton me kete? Qe te gjithe duhet te kemi bindjet e tua fetare qe te quhemi te emancipuar, kulturuar dhe qyteteruar? Sa per Erdoganin, beri te munduar ate qe ata pseudomodernistet e Mut…stafait tend kishin dekada qe ja kishin perdhosur pa te drejte pupullit Turk “Identitetin” dhe “Krenarine”.

  10. Uji i ftohte says:

    Pune qeshkeku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje