Mungesa e kanalizimeve që shkaktojnë përmbytje sa herë bie shi dhe pallatet pa hipoteka ishin dy nga shqetësimet kryesore për banorët e njësisë nr.8 në Tiranë. Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, dëgjoi problemet e banorëve të kësaj zone të qytetit dhe u premtoi atyre zgjidhje pas 21 qershorit.
“Gjithë dimrin unë e di se çfarë heq. Uji na vjen deri në shtëpi”, tha një banor i shqetësuar se i përmbytet shtëpia pas çdo shiu. “Kur bie shi, ka përmbytje. E gjitha kjo për një kanal 5 metra nga rruga kryesore. Ujin e kam nxjerrë me fshesë”, thotë një tjetër.
“Zgjedhjet në bashki janë për të bërë punë. Nëse njerëzit duan punë, ne jemi gati që t’i hyjmë punës dhe t’i rrimë te koka. Nuk ka mundësi të ketë një qytet ku kryetari i bashkisë i jep vetes leje të bëjë katin e 13, ndërkohë që njerëzve të lagjes së vet nuk i jep leje të zhvillojnë pronën e tyre”, tha kandidati Veliaj.
Ai shtoi se kur prezantoi programin për njësinë nr.8, foli konkretisht për zhbllokimin e hapësirave të zëna, pa asnjë tolerim. “E filluam me INUK-un, por bashkia nuk na mbështeti, madje nuk hoqi as mbetjet e ndërtimeve pa leje në mes të rrugës”, tha Veliaj.
Një banore shprehu shqetësimin për hipotekimin e pallateve, të cilat edhe pse u premtuan nga kryebashkiaku aktual, Lulzim Basha, 4 vjet më parë, nuk u bë asgjë. “Kam shkuar në bashki dhe na ka thënë që nuk kemi çfarë t’i bëjmë, duhet ta bëjë ndërtuesi”, u shpreh ajo.
“Në pallatet ku nuk është bërë hipotekimi, do ta bëjë bashkia. Luli premtoi para katër vitesh se do hipotekonte 400 pallate. Ligji e thotë qartë: Aty ku nuk është bërë kolaudimi dhe dokumentet teknike, duhet t’i bëjë bashkia. Kështu që, bashkia duhet t’i bjerë prapa investitorit sepse njerëzit s’kanë pse vuajnë për pronën e tyre. Meqë ke shkuar te bashkia dhe të kanë kthyer mbrapsht, më datë 21 qershor kthejmë mbrapsht bashkinë dhe marrim një kryetar tjetër”, u përgjigj Veliaj.
Gjithashtu, ai vuri në dukje edhe propozimin për t’i hapur për komunitetin të gjitha shkollat, në mënyrë që ato të vijojnë aktivitetin edhe pas orëve të mësimit.
DHE AI ESHTE GJERGJ BOJAXHI. .
Njerezit duhet te kuptojn se duhet te votojn per ate qe mbron me se miri interesat e tyre dhe qe na ka vertetuar se eshte njeri i punes dhe kam bindjen se i tille kandidat eshte Erioni. Programi dhe gjithcka tjeter kane vertetuar se eshte njeriu i duhur ne bashkine e tiranes.
Na duhet nje super kryetar ne fakt se pas 4 vitesh shkaterim duhet shume pune per ta rikthyer kete qytet ne gjendje normale dhe me sherbime ne funksion te qytetareve ndaj dhe vota ime eshte per erionin.
Erion Veliaj eshte kandidati i duhur per Tiranen. Kryeqyteti prej kater vitesh eshte lene ne meshire te fatit, mungojne edhe gjerat me minimale. Puna e mire e bere ne ministirne qe drejtoi eshte drejtues se Erioni do riktheje Tiranes pamjen qe i takon. Ka vizionin e qarte dhe energjine e duhur per tu rikthyer Tiranen qytetareve.
Puno per Tiranen ashtu si keni punuar ne ministri z. Veliaj. Puno me perkushtim per qytetin e 1001 halleve. Ne Tiranen e sotme mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zene nga shitesit informale nuk ke ku kalon, Lana mban ere te padurueshme, persa i perket investimeve ne qytet per to as qe behet fjale. Turp qe qyteti eshte katandisur ne kete derexhe. Besimplote se Erion Veliaj do jete prane qytetareve e do punoje me zell e perkushtim per to.
Gjate periudhes qe drejtoi ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj kreu nje sere reformash e mori nje sere masash. Reforma ne pensione, demshperblimi i ish te perndjekurve politike, iu dha fund abuzimit me ndihmen ekonomike, tani ndihmen e merr ai qe i takon, u hapen zyra te reja pune dhe ato ekzistuese u kthyen ne funksionale, u kthye ne trend arsimi profesional etj. Besojme shume se Veliaj do punoje ne te njejten menyre edhe per Bashkine e Tiranes.
Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur
na duhet nje kryetar bashkie qe punon nje kryetar bashkie i cili punon dhe nje kryetar bashkie i cili ka plane dhe programe konkret per zhvillimin e qyteti dhe punen ndaj tij.na duhet qe kryeqytetit ti kthehet vmendja e duhur qe ti rikthehet buzqeshja dhe jo si 4 vjet ku e zhyten kryeqytetin ne kabul.
po populli nuk mundte jete aq jo dashamires per veten ,e pane qe ne kater vite askush nuk u kujdes per asgje dhe per asnje , nuk ka me te voglin dyshim qe jane me po te njejta parime dhe e vetmja gje qe u intereson eshte karrigia dhe si te rrezojen qeverine po qe do ti vijne anash se populli eshte aq i zgjuar sa te dije te vleresoje
na duhet qe ti kthejme qytetit frymen e duhur dhe buzeqeshjen qe i ka munguar ne keto 4 vite.na duhet nje fryme ere dhe na duhet nje njeri qe punon dhe nje njeri i cili eshte per qytetaret dhe jo partite.plane konkret dhe prjekte te mirstrukturuar.na duhet nja zhvillim i metejshem.ta bejm tiranen serish metropol ashtu sic e gjeti basha dhe na e la fshat.gjithcka ka vemendjen e duhur dhe gjithcka do kete mbeshtetjen e qeverise per te realizuar cdo projekt per tiranen.
tiran ne 4 vite kryeqyteti i shqioperise duhet te ishte nje nga qytet me te zhvilluara ne shqiperi,praktikisht eshte metropoli i shqiperise dhe cfare ben basha?basha e ben tiranen si kandahari,tufa qensh puseta pa kapak dhe rruge pa drita.pra ky eshte modeli i shqupuit dhe ky eshte modeli kundravajtje.ky eshte modeli i bashes,modeli kundravajtje dhe modeli i dembelizmit.
kryeqyteti duhet te rilind pas 21 qershorit,basha ben fushate me premtime te cilat smund te realizoje duke premtuar uljen e dritave ,po si mundet nj kryetar bashkie te ule dritat?bahsa opo na ofron modelin e qeveriosje sic qeverisi bashkine e tiranes.basha thote votoni mua qe te shkojme ne te shkuaren.por jo ne do shkojme ne te ardhmen dhe do e bejme qytetin te zhvillohet.
basha thote me votoni mua qe ta cojme qytetin ne te shkuaren.me votoni mua qe cdo qytet ta bejme si tirona,pra thjesht te fleme gjume dhe thjesht te mos bejme asjge.dhe thjesht te mbushim xhepat,dhe te mos bejme asgje.basha thote mua dhe asnje tjeter se un do ju ul dritat.si mundet nje kryetar bashkie te uli dritat?basha po na ofron nje mundesi per te shkuar ne te shkuaren e tmerrshme ku kemi qene.
ne 21 qershor do te shkojme te gjithe ne drejtimin e duhur, do te votojne njeriun e duhur .besoj se te gjithe te vetdijshem qe tirana ka nevoje per shume punee perkushtim dhe veliaj e ka treguar gjthm kete.
erion vleiaj drejtimi i duhur per tiranen
Imagjinoni ku ka arrit indiferenca e nje kryetari bashkie, qe nuk beri asgje per lagjen e vet, aty ku eshte lindur dhe rritur dhe c’mund te prisnim te bente per pjesen tjeter te Tiranes, ose c’mund te presim sot qe t’i kerkoje llogari halimit per te bere pune per Tiranen. Ai ka pas ndermend vetem te mbushte xhepat e vet, duke perfituar nga lejet e ndertimit dhe fondet e bashkise. ka ardhur momenti qe t’i themi ndal politikes se rrenimit qe ofron pd-ja.
Veliaj gjate drejtimit te ministrise ka treguar shembullin se si institucionet i kthejne sherbimet publike ne perfitim te gjithe qytetareve, pa dallim bindje politike apo krahine dhe prandaj kemi besimin si per njesine 8 dhe te gjithe Tiranen do te beje per te gjithe pa dallim, per te rimekembur katrahuren 4 vjecare qe la Basha.
Une jam nje banor i njesise 8, e kam komshi lulin dhe ai ishte aq mosmirenjohes, saqe ne qe i kemi dhene buke kur ka qene ne nevoje, dhe nuk na hapi nje here deren e bashkise, nuk na beri as kanalizimet ne lagje, se per vete ishte jashte gjate gjithe kohes dhe jo me te prisja legalizimin. Jam i zhgenjyer nga Luli dhe nga PD-ja dhe kesaj radhe do te votoj majtas per Erion Veliaj.
Erion Veliaj do ti ktheje fytyren e merituar ketij qyteti te lene ne harrese , qyteti i cili deri metani ka funksionuar me maska . me po te njejta maska qe basha & co del e perrallis ne kohe fushate
Skeni pare asgje akoma votojeni votojeni Erionin, pastaj gjith per azil jemi!
Super mashtruesi i ka ngjajt Mentorit te vet Rama, qe vetem me mashtime dhe demagogji “vodhen” votat e shqiptareve qe erdhen ne pushten. Tani do bashkine a thua se po behet noi konkurs kush eshte mashtruesi me i mir. Posht Erion Velija
Ky eshte turp per vendin dhe PS-ne qe e nxjerrin per kandidat, jo me ta cosh ne mend me e votu.
Njerezit duhet ta kuptojne qe duhet te votojne ate njeri qe mbron me se miri interesat e tyre. Dhe kush mund ta beje me mire kete gje pervecse doktor Kosoves. Ai e meriton plotesisht voten tone.