“Toka juaj është mjaft pjellore, bashkë me ato të Manzës, Sukthit dhe gjithë fshatrave të tjerë. Ne do bazohemi tek toka dhe deti në zonën tuaj për rritjen e mirëqënies, zbutjen e varfërisë dhe rritjen e punësimit”.
Kështu ka deklaruar kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako në një takim me banorët e Katundit të Ri.
Dako është shprehur në këtë takim se gjatë 20 viteve në zonën tuaj nuk është bërë asgjë për të mbështetur fermerët, prandaj ne do të realizojmë pastrimin total të kanaleve kulluese dhe vaditëse.
“Ky nuk është thjesht një premtim elektoral, sepse pas 21 qershorit pastrimi dhe mirëmbajtja e kanaleve të tilla do të jetë detyrë funksionale e bashkisë.
Sigurisht për të bërë efektin e duhur kjo punë, do të realizohet edhe vënia në punë e 18 rezervuarëve që nuk funksionojnë, por së pari ne vëmë në punë rezervuarin e Tarinit, pasi ai prek më shumë toka për vaditje. Rezervuari i Tarinit është gati për fermerët në fillimin e vitit të ardhshëm“, tha Dako.
Dako e sheh mjaft të rëndësishëm edhe krijimin e inspektoriatit të mbrojtjes së tokave bujqësore, si një strukturë që do të merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për problemin e tokave, zhbllokimin e parcelave, dhe piketimin e rrugëve për lehtësimin e punës për fermerët.
Kryebashkuaku Dako tha se modelin e zhvillimit të qytetit të Durrësit do e shtrijnë në tërë zonën rurale, ndërsa fermërt do të orientohen se cfarë është më me leverdi për të kultivuar, sepse sic u shpreh ai “fermerët duhet të orientohen sa më shumë drejt produkteve bio ”.
Për zonën që merret me bujqësi do të jetë në dispozicion një shkollë e re profesionale për bujqësinë, e cila shumë shpejt do të jetë gati së bashku me 14 shkolla të reja me jo më pak se 5000 metra katror sipërfaqe secila. Duke qenë një zonë afër bregdetit, Dako tha se zona juaj do të marrë shumë shpejt një zhvillim të madh ekonomik, pasi zona turistike e gjirit të Lalëzit është mjaft e përshtatshme për ndërtimin e resorteve turistike.
Dako ka zhvilluar edhe një takim tjetër me banorët e fshatit Shënepremte ku ka deklaruar se investimet në këtë zonë do të jenë të tilla sa nuk janë bërë për 25 vjet me radhë.
“Me zhvillimin ekonimik të kësaj zone do të sigurohet e ardhmja juaj dhe e fëmijëve”, shtoi Dako.
Komunat jane lene gjithmone pas dore, jane mjaftuar t’ i genjejne fshataret me nje thes miell para zgjedhjeve, se kryetaret e komunave zakonisht kane qene te paret e fshatit, plaku me i vjeter qe i njeh te gjithe per te marre votat, por jo njerez te afte per te drejtuar dhe me reformen e re territoriale, qe komunat kalojne nen administrimin e bashkise, qe ka kryetare te afte, menaxhere te mire do te kete politika rurale per te permiresuar edhe jeten ne fshat.
Dako deri me sot ka bere nje pune te mire per integrimin e zonave periferike te Durresit te te ardhurve me qytetin, duke mos bere dallime ne sherbimet publike dhe kemi besimin se do te integroje shume mire edhe politikat per fshatin me ato te qytetit.
Qe te drejtosh dhe menaxhosh si duhet bashkine, duhet te njohesh mire potencialet qe ka cdo zone, duke hartuar politika konkrete, qe i japin zgjidhje reale problemeve te qytetit. Dako eshte nje njeri i perkushtuar, qe jeton me problemet e Durresit dhe qe premton se do te beje pune te mire edhe me zonat rurale tani qe jane ne kompetence te bashkise.
me ne fund me reformen territoriale vemendja ktheht nga fshati.kjo reforme duhet te isht bere shume kohe perpara qe dhe fashati te kishte mundesi zhvillim .me ne fund drejtiomi duhur dhe per fshatin.dako eshte i vetmi njeri i cili mund kur arriti te bej shume per durrsin ne kohen e pd,tani qe ka dhe pushtetin ne kiohe te ps do bej edhe me shume per durrsin.
reforma territoriale i jep vemendjen qe i takon dhe meriton fshati.fsahti me ne fund eshte nje territor i cili duhet pare dhe rishikuar sa me shume.me dakon ne krye te gjitha fshatrat e durrsit do zhvillohen me shume.kjo eshte prova reale se ksuh punon dhe kush nuk punon.kjo reforme eshte nj test per kryetaret te cilet jan per popullin dhei kane sherbyer gjithmone me pasion popullit.me fakon ne krye durrsi do zhvillohet akoma dhe me shume.dako per kryetar bashkie dhe jo grida modelja.
me ne fund vemendja per fshatin dhe sesi mund ta zavhillojm fshatin.reforma territoriale me ne fund nje refome e cila i jeop fshatit ate qe nuk i eshte dhene prej vitesh.i jep fshatit vemendjen qe i ka munguar ne 24 vjet.me ne fund nje reforme e sukseshme qe do i kthej qytetarve vemendjen e duhur duke i dhene te gjithve ate qe meritojne.
bravo dako per cdo gje qe po ben per durresin dhe per gjithe fshatrat qe e rrethojne. fitoreeeeeeeee