Kush e riktheu Sali Berishën?

8 Qershor 2015, 09:21Politika TEMA

Nga Sokol Balla*

Kjo fushatë ishte e “thatë dhe e bardhë”, deri para një jave. Të gjithë ne, duket se ishim të lumtur me këtë. Duke filluar nga gazetarët që gogësinin në vapë, ndërsa mernin me përtesë emailet apo kasetat, për t’i montuar. Sfida e vetme: respektimi i minutazheve sipas një parimi idiot të par conditio-s, i cili po dëmton mediat dhe transparencën dhe llogaridhënien e kandidatëve në këto zgjedhje.

Kjo kishte bërë që fushatë të ishte e vakët dhe mediat kryesisht online, të merreshin për turpin e tyre, me fustanin e një gruaje, që ata mendonin se ishte kandidate për kryetare bashkie. Të gjitha sondazhet, vazhduan dhe dhanë një avantazh të thellë të së majtës dhe koalicionit të saj pragmatist, ndoshta e vetmja arsye e thellësisë së pashpjegueshme të avantazhit të qeverisë, që pas gati dy vitesh, duhet të ndjente disi erozionin e saj.

Ndaj, një rikthim i Sali Berishës, retorikës së tij të ashpër dhe akuzave konkrete, siç ndodhi javën e shkuar, duhet të ishte e pritshme, si një lëvizje e opozitës, që deri dje kishte luajtur me taktikën e kompanive guacka (shell companies): Basha fshihte Doktorin në fushatën kombëtare, Halim Kosova fshihte Bashën në fushatën në kryeqytet.

Basha po bën fushatë misionare, ashtu si në fakt i takon një kryetari opozite në çdo palë zgjedhje. Ai me të drejtë kishte shmangur Berishën, pasi në fund të fundit, ky ishte basti i tij i parë elektoral. Halim Kosova po bën atë quhet: të fshehë kryetarin në ikje të bashkisë, që është i partisë së tij, me një rekord të varfër pozitiv arritjesh në katër vitet e shkuara. Berisha gjithashtu megjithëse me zorr, po i respektonte këto pozicione.

Por a është rikthimi i Berishës pjesë e strategjisë së opozitës, për intensifikim të fushatës negative përmes një veprimi dinak me Berishën, i cili nuk ka se çfarë humb dhe luan me imazhin e të qenit “jashtë kontrollit” të lidershipit faktik të PD, apo një kërcim dëshpërues i vetë ish-kryeministrit, në një fushatë që reflekton vakët kryetarin e ri Basha? Kam frikë se më shumë se këto dy variante, Berishën në fushatë e ktheu vetë maxhoranca.

Dhe nuk e ktheu sepse Basha nuk po di si të ndezë pishtarin e turmave, as sepse si në çdo fushatë, java e tretë është java e sulmeve. Nëse sondazhet tregojnë të vërtetën, atëherë përse ishte e nevojshme, që kandidatët e saj, të nisnin patjetër një fushatë agresive? Nëse avantazhi është i thellë në Tiranë, përse duhej sulmuar kaq shumë dhe direkt kandidati Kosova, i cili sulmin më të ashpër e ka tek kafja që do të pijë patjetër me Ramën? Kur rekordi i arritjeve të Bashës në bashki ishte kaq i ulët dhe negativ, çfarë nevoje kishte të sulmohej ai personalisht për shtëpinë e tij?

Nëse sondazhet tregojnë të vërtetën, ky lloj nervozizmi ishte i panevojshëm. Fushatat negative, janë një mjet efikas, por përdoren vetëm kur sondazhet tregojnë se kandidatët janë afër, ose avantazhi nuk është i sigurt. Kam frikë se Luanin nga strofkulla, me dosje dhe zarfa plot akuza që deri dje, nuk po i përdorte dot, i nxorri kjo lëvizje e gabuar taktike e të majtës në pushtet, kryesisht PS. Nga gjuha e ashpër nuk përfiton askush. Bile as Berisha. Por aty luan në territor të tij, dhe nëse ai nuk shënon pikë për vete,e sigurt është që dëmton kundërshtarin.

Unë nuk vë dot bast patjetër se javën e ardhshme, sondazhet do të tregojnë një zbritje të kuotave të PS dhe rritje të PD, por jam shumë i sigurt se sulmet negative, në shumicën e rasteve i shtojnë pikë kundërshtarit tënd. Fotot e Ramës i betonuan atij fitoren, ndërsa reklama Basha Transformers në 2011, konsolidoi votën e të djathtës për benianimin e Berishës. Jo sepse i bindi, por sepse u bindën se vota kundër tij, do të ishte vota kundër Berishës. Ashtu si edhe sivjet, e majta atëherë, e trullosur nga gjetja grafike, harroi të llogariste mire efektin.

Dhe tani Berisha nuk ndalet me. Ne parlament, emisione, facebook, kudo. Ai do jetë tashmë sërish në rolin e lokomotivës së fushatës. Të majtë e të djathtë, në këtë garë ku rezultati dihet, tani do presin me kërshëri gallatën e radhës në ekran.

Dhe kam Frikë jo vetëm se Shqipëria humbi një shans, për një fushatë të “bardhë dhe të thatë” si në perëndim, por për me keq, se ndoshta nuk mund ta ketë kurrë atë. Mikrobi i sherrit qenka ngjitës. Atë e merrke, së bashku me pushtetin.

*Javanews.al

57 komente në “Kush e riktheu Sali Berishën?”

  1. LORA says:

    Cic-mic,e kapi se kapi,e leshoi apo jo,,,,,analize tipike e shterpezuar,ku qytetari nuk duket gjekundi.Fatalitet mediatik.
    Sa per brekedhjerin ,pyetja e Balles nuk qendron,,,,sepse mortja brekedhjere ka qene perhere aty,ne ushtrimin e te vetmes dhunti te tij, gangsterizmin;here ne skene e here ne prapaskene.Dhe do te jete aty duke shkumezuar, nese ndeshkushmeria e shtetit te se drejtes vonon akoma.

    1. KOMBI says:

      Eshte e pamundur te qendroje pasiv, do vazhdoje te shpife e te vjelle vrer deri ne momentin kur ne kete vend te vihet drejtesi moment ne te cilin ky njeri do perfundoje pas hekurave. Populli nuk harron se kjo monster dogji vendin ne vitin 1997, vrau 26 njerez te pafajshem ne Gerdec, vrau 4 protestues te pafajshem ne bulevard, shkaterroi kete vend, kreu aktin e tradhetise kombetare teksa i shiti nje pjese te detit shqiptar Greqise. Pjellen e keqe do duhet ta durojme edhe per ca kohe.

      1. XhaBarka says:

        Tani te presim pergjigjen e Saliut per Sokolin…
        Te shohim sa seksuale do te jete…

        1. Lili says:

          Po pikerisht e majta ka nevoje per Beri sheh,prandaj tréma i kushton nje artikl!taktik tipike komunist abc-je e agit prop! Edhe ketu tregohet ma mire pazari i tyre:fuqizojne njeri tjetri,qe mos te laine hapesire per force tjeter edhe cdo here de le in fine kishe vija ndarse’komunist-antikomunist’ me te vlen komunist 24 karat sundon déri sot déri ne médiat! Ju mungon Kaq shume gazetareve edhe kur populi e ka harruar ?vetem me berishen mundeni me bâ ‘clash’ shoqerine shqiptare prandaj nuk mundeni pa tete ju gazetaret:berisha ketu,shkelzin atje,armina ..mjaft me!
          Pa keto’clashes’artificiale,nuk do keni si te konfrontoni e hasmeroni popullin e ju te dillni, ju ‘opinionistet’, mbi pallet? Menyre infantile e te qenit dikushi, kur nuk keni débate e projeke shoqerore ma dobipruese per qytetaret e shoqerine!Po duhet gazetare ne nivel per me detyruar politikanet me qene ne nivel te punes qe kerkohet ne perfasimin e popullit,Kurse ne shqiperi kemi bythlepirsa te politikaneve, horra te gjithe bashke ..pra mos u cuditni nga mocali ku jeni si komb me keto dy pushtete ne Duarte e njerezeve pa nivel.!
          Shqiptaret i Kane thane jo Berishes,edhe as nuk e permendin me .Bile edhe Kane me varroz ne keto zgedhje me voton e tyre,o gazetat,po edhe do t’i thone jo te mjates se qytetaret Jane ma ne nivel se ju o gazetat,qe jeni kotsira ne njeten publike,pa asnje ndikim sot se épi servilizmit tuaj!
          Edhe tréma eshte sot nje nga rastet ma flagrante,qe as nuk e lexojme me pos per komentet e publikut!

    2. Majlinda says:

      nuk e kuptoj pse zbuten analizat kur kane te bejne me Berishen, ai kriminel nuk ka rreshtur kurr se shari, shpifur, apo manipuluar ngjarjet, dhe kjo qe ben Balla tani eshte kot fare, duket vetem sikur i hedh pak me shume benzine zjarrit, media i prish fushatat, por me keq ne cdo fushat, me i keqi ka qene gjithmone berisha, dhe mediat kete nuk e analizojne, por bejne nje analize kundra-verse. Analiza qe ben Balla eshte pa kuptim ne raport me berishen, ai ka qene aktiv gjithmone, i heshtur apo i zhurmshem, por gjithmone shpifarak dhe i keqi i Shqiperise.

    3. Te Lumte z.Sokol Balla per ke shkrim-analize, ((jam nje cun Tirone i ikur meprinderit dhe pjesen mete madhe te fisit me Ambasaden Italiane ne Korrik 1990, e pas pak muajve ne Amerike)). Kam ikur 24 vjecar dhe tani qe jam Prof.PhD. ne nje nga Universitetet me ne ze te US., sic eshte SUL-LA-CA. me duhet te them ate qekam degjuar prej shume vitesh dhe sefundi ne nje nga ambjentet VIP mene ze te Drejtesise dhe Inteligjences Amerikane: — per sa kohe do jete ne kete jete Sali Berisha…dhe te lire femijet dhe bashkepunetoret e tij ne Parti dhe Pushtet (te kohes se tij ne Pushtet), Shqiperia dhe shqipetaret do te vuajne ne te gjitha drejtimet, sepse Ai dhe pasuesit e tij biologjik dhe politik jane vertete e keqja me e madhe qe la nga pas PPSH dhe Sigurimi i Shtetit–.
      Sinqerisht si njeri i fushes se drejtesise (Prof. i ceshtjeve-penal) me grade-shkencore tashme maksimale (ma prano me modesti kete, por eshte fakt), ndjehem vertete shume keq qe vend yne eshte ne kete gjendje pikerisht prej nje apo dy emrave dhe taborreve te tyre militante, qe jane kryesisht shume kriminale ne cdo drejtim e qe po mbajne peng Shqiperine dhe shume larg Europes dhe botes Demokratike perendimore. Pikerisht kete do Berishizmi dhe kush e ndihmon ate qete jete kaq kriminel ndaj popullit dhe vendit te tij, sidomos Fatos Nano, qe kane vjedhur aq shume sa Sherbimet Inteligjente e thone pothuaj “hapur” Berisha and family jane Miliardere ne Dollare apo EURO. Ku nuk harrojne te thone se Berisha me familje biologjike, politike dhe krahinore kane vrare aq shumeper afro dy-dekada, sa perqindja mund te krahasohet me rregjimin 45 vjecar te Enver Hoxhes, por edhe me shume edhe pse ne kohe me pak se gjysma e kohes se se Enver Hoxhes ne pushtet.
      Edhe nje here Faleminderit z.Balla dhe padyshim z. Baze per sa ju ndjekim dhe ju ndjekim shume…

      1. Tradita says:

        Nese vertete je me grada dhe tituj te cilat i shkruan ne kete koment,jam i bindur se niveli yt intelektua le shume per te deshiruar. Nje koment i tille mund te behet vetem nga nje nje i paditur per situaten ne Shqperi. Ti thua se ke degjar njerez qe flain keshtu per Berishen, por politikisht mund te flasin per Thecerin ne Angli, Bushin ne Amerike, Berluskonin ne itali, Helut Kolh ne gjermani, Sarkozi ne France apo gjetke. Kundershtare politike ka kushdo. Nje gje nuk mund ta erresoje askush, sikur te tere taborret majtiste te perpiqen:Sali Berisha eshte nje figure madhore e Shqiperise Postkomuniste dhe historia do te shkruaj me germa te medha per punen e tij.

        1. sefer ziu says:

          Mosn ç’na the.Figura e berishes do te gedhendet ne vorrezat e Sharres ose te Kombinqtit menjehere para vdekjes qe ta shikoje dhe vete si doktor Adhamudhi..;

      2. koco says:

        Nuk e kuptoj perse nxiret ne mediat e shkruara dhe vizive kjo fytyre e uryer , ky monster e perfaqesues e pergjegjes i krimit , korupsjonit , papergjegjeshmerise , pa nenshkueshmerise te ketij intriganti , anti shqiptar i njemije e nje te zezave .

      3. Po,Po says:

        Bindja e krijuar tek nje pjese e mire e shqiptareve eshte qe,Familja Berisha eshte e zhytur teresisht ne gjirizin e sherbimit sekret serb dhe e ka ate konsulent ne cdo hap qe hedh,gje qe e ben ate shume te rrezikshem per mbare shqiptaret.
        Po te shikohet me kujdes,po ai skenar,vijon edhe me pasardhesin e Berishes,z.Basha qe e nisi karrieren e tij politike si kamarjer ne nje vend kyc,sic eshte porta e vetme ajrore e Shqiperise me boten(Aeroporti Rinas). Me pas u dergua e shkollua ne Perendim,nen legjenda profesionale tipike spiunazhi,u vu ne prova te veshtira ne Kosove e Shqiperi,duke e kompromentuar rende dhe,mbasi “u poq”,po e servirin per ta vene ne krye te vendit,nen kujdesin dhe mbikqyrjen e pa nderprere te ujkut plak,Saliut. Ne se shqiptaret nuk do arrijne ta kuptojne kete(e them me hidherim te thelle),kostoja e mbijeteses se shqiptareve ne rajon,do te jete shume e larte.

    4. sharmuta says:

      SALI BERISHA ESHTE LIDER,ME KUPTMIN E PLOTE TE FJALES!!!!!

      1. Po,Po says:

        Shume “drejt” e thua,zoti “Sharmuta”.Eshte gjalle Milloshevici ne krye te shqiptareve .

  2. Mandi says:

    Sokol, pulave u ka hije te kakarisin vetem ne kotec

    1. ladi says:

      Perpiqesh te besh inteligjentin dhe terthorazi godet per hater te revanshit tend…, por ata jane me te zgjuar se ty, dalja e saliut nga strofkulla e kujton kete popull kush e ka ne dore pd-ne, ndersa ti mesa duket, tani e ke harruar kete fakt.

      1. Janaqi says:

        Arsyeja e rishfaqjes eshte paniku i humbjes. Menjehere pas daljese se sondazheve te cilat dukshem nxirrnin te majten fituese dhe kryeministrin Rama te besueshem per popullin, z. Berisha kaloi ne ofensive. Ofensiva e tij dihet, akuza boshe, shpifje, gjuhe e urrejtjes, fyerje ndaj mediave. Gjithsesi une mendoj se duhet ta leme plakun ne dreqnine e tij, le te lehe lart e poshte, askush nuk ja ve me veshin.

  3. salem says:

    S’ka shtet prandaj ben bajga ai bajge.
    I ka zene te gjitha shtigjet ai,qe nga Nishani(pa nishane,i tredhur);Dhalla;dhe gjithe strukturat e gjykatave.
    Po nuk shkoi ai plehre ne burg,nuk do kete kurre qetesi ky vend.

    1. Po,Po says:

      Duhet te dime,se rrezik nuk perben vetem Berisha si individ.Rreziku real dhe afatgjate,qe i rri mbi koke ketij vendi eshte Berishizmi,qe lind dhe rrit vezet e gjarperit,berishizmin.Mbeshtetesit e tij,meshkuj e femra,jane te nje prerje diabolike,qe imitojne ne cdo hap punedhenesin e tyre.Cfar ndryshojne ata nga fondamentalistet islamike…,veshtire t`i dallosh… : Nga injoranca dhe llumi qe e mbeshtet,nga metodat policore e agjenturore si brenda,ashtu dhe jashte partise,nga mungesa totale e predispozicionit per kompromise ne te mire te vendit dhe ruajtja e anarshise,nga rrezikshmeria akute dhe agresiviteti,nga papergjegjshmeria totale per fatet e vendit,nga etja dhe pangopesia per t`u pasuruar brenda nates,mashtrimi e demagogjia pa dimensione,apo vendosmeria per t`i shkuar deri ne fund te keqes?

  4. tr says:

    Rama duhet ti kishte llogaritur mire qe ka dhe humbje.

  5. tomorri says:

    Artikull shume i qelluar! Bravo Sokol!

  6. GRAMENO says:

    Rama sot eshte politikani me i shkatheti ne shqiperi,por mund te them dhe ne trojet shqipetare,Edi Rama e ka ditur se si ta shkaterroje dhe me shum seq treguan ato analizat e TVve,me daljen e egersires,PDja do shkoje dhe me poshte,ket EDI mir e ka llogariutr,per ket duhet dhene dora,dhe sot ka nevojeshqiperia qe ky subjekt as pragun elektoral ta kap,do ishte nder per shqiperin,qe PDja si subjekt i privatizuar te marr leksion

  7. kaurri realist says:

    Berishen e ktheu paaftesija e Don Kishotit kryeminister edhe loja e ndyte politiko-mafioze e Sanço Panços kryetar kuvendi.
    Edhe riciklimi i Lul Zgerdhiqit si mbasardhes i denje i familjes Hoxha nuk pati sukses.
    Keshtu qi elita soc-komuniste po risjell ne skenen politike skippertare harushen e vjeter, haxhì Salen.

    Sillu, perdridhu, varu ne kûj e lidhu! Tragjikomedija skippertare vazhdon……

  8. mali says:

    Mire thua ,o Sokol se Saliu mund te shpife,te akuzoje,te kercenoje duke e ngritur zerin edhe me fort sic jemi mesuar ta degjojme ket0 25 ,se ndryshe nuk komunikon dot ai njeri,por nje gje dihet se sa me shume qe prononcohet dhe bertet ,jo vetem qe s,irriton turmat,por e demton edhe me shume PD dhe kandidatet e tij se dhe vete pedeistet e dine se perse e moren ate goditeje te forte ne vitin 2013,sepse Berisha e futi qeverine e tij ne mekate te medha,ne korrupsion te papare, ne varferi qe po e rrokulliste vendin drejt gremines, e ktheu familjen ne sheike qe u pasurua tej mase duke abuzuar me detyren e babait kryeminister qe u dergonte bizesmenet e huaj qe te merrnin keshillime juridike per t,i qethur e rruar kolonjarce duke u vene gjoba te mejme deri 3 milion euro per nje firme qe do te jepte Argita e babait zullumqar qe sot ben te ndershmin,kur dhe vete e di me mire se kushdo se sa deme i ka bere popullit dhe ne vecanti PD qe e shkaterroi duke e shnderruar ne nje shoqate te korruptuarish,servilesh,puthadoras,lakej pa personalitet duke lene ne hije mijera demokrate te ndershem,te rinj qe besuan tek ajo parti,por qe per fat te keq mbeti padrejtesisht ne duart e nje komunisti te devotshen,ushtar i sh.Ramiz Alia dhe besnik i Milloshevicit,prandaj z.Balla ai s,ka se c,ndez se ai eshte i perveluar dhe daljet e tij,sokollitjet vec i bejne dem PD dhe do te thellojne humbjen e 2013,sepse edhe pse deklaroi terhejen nga drejtimi,i ka zene frymen kesaj partie.PD do te rimarre veten ,kur Saliu dhe disa ish ministra te tij te jene pas hekurave.Vetem atehere PD do te kthehet tek misioni i saj si opozite e mund te marre pushtetin,sepse dhe kjo mazhorance ka ne gjirin e vet jo pak te inkriminuar qe duhet t,i bejne shoqeri pedeisteve ne izolim disvjecare se bashku edhe me nje pjese te personazheve kryesore te drejtesise qe jane bere sheiket e Shqiperise dhe po pengojne d3enimin e krimineleve.Mazhoranca ka pergjegjesi si dhe miqte e Shqiperise,trupi diplomati qe jane bere miq me kreret e politikes dhe heshtin,nuk informojne qeverite e tyre per te verteta ,per keta drejtues te inkriminuar deri ne palce dhe kane kurajon qe te na bejne dhe moral e te rimarrin perseri pushtetin me mashtrime.

  9. Eric says:

    Ate lajmin per griden dhe te pasmet e botoj po mero baze qe te boton shkrimin o kol

  10. Redi says:

    Por ka edhe nje fakt teper te rendesishem qe cfardo te bejne dy krahet politike, te bertasin, te shpifin, te kendojne apo te flejne gjume, qytetaret nuk ndrrojne mendje. Cdo gje eshte vendosur me 21 qershor. Basha do jete humbesi i madh.

  11. Tarras Zhapkoqi says:

    Nje hamendesim i bere me nje gjuhe 1/8 ezopiane por qe nuk thote asgje ne favor te pretendimit te vet si gazetar dhe analist. E paske humbur edhe me keq ekuilibrin Sokol!

  12. Zeni says:

    Shkrim fin qe jep nje opinion me te cilin une s’puqem. Opinioni im eshte se Berisha i duhet fushates, pasi si mund te quhet e tille nje fushate, ku s’degjon nje te pallur apo nje te lehur

  13. astrit says:

    E verteta o Sokol eshte se ne kete shkrim nuk na the asnje gje.

  14. pelani says:

    O SOKOL;ne qofte se mendon vertet se llomotitjet e VICIDOLASIT do ndihmojne fushaten e PD,gabohesh.Edhe me fanatiket pro tija jan te velur me shpifjet dhe ngerdheshjet e tij.Sa here qe ai del ne ekran ose facebook,Kandidatet e PD,firojne.

  15. mira says:

    Menyra e qeverisjes se te dy paleve te poltikes keto 25 vjet po ben qe fushata dhe partite te mbeshteten ne militante dhe mbeshtetes tradicionale sy dhe vesh mbyllur per cka kane bere partite qe ata adhurojne.

    Te dy forcat fillojne dhe behen agresive kur shohin se nuk kane mbas vetes ata qe i kane mebshtetur me pare.
    Salserbi si mjeshter i politikes, intriges dhe pislliqeve me zgjuaresi po e fut kundershtarin ne lojen e vet. Ne mos do fitoje nuk ka se cfare te humbase, nga ana tjeter humbet edhe kundershtari.
    Ky stan kete bulmet ka.
    Po nuk u ndruan dhite bulmeti do vazhdoje te jete i prishur.

  16. Bravo says:

    o SOKOL po ty kush te riktheu

      1. kukulla ime says:

        Shihe ne Skype tani duke I rene me dore kete koqen se ky eshte edhe burre I mire, dhe kujdes per vete ti se mos prishesh.. ha ha ha

    1. kukulla ime says:

      Edi rama, se me sa duket e pa ne Skype dhe I pelqeu vegela e ketij gomarit, Ah per gazetari dhe kryeminister qe kemi

  17. Z/Kallami says:

    Artikull shkruesi shenon:

    “Nese nuk shenon pike per vete,e sigurte qe damton kundershtarin”.

    Nuk e kuptoj kete filozofi gazetareske.Sepse e kunderta e kesja filozofie i bie qe,nese shenon pike per vete i jep shendet kundershtarit.
    Atehere thjesht me nji shembull banal.Garat sportive behen kot simbas filozofise se gazetarit.

  18. Siguria says:

    Berisha si mer leje kujt pse kthehet e rikthehet.Ai eshte lideri i pd.Po luli qe do mbaje koston e perqindjes se ulet te votave qe do mari si parti cdo beje??Do ja faturoje kunatit,Florit apo Vullnetit e drejtoreve te tjere qe vetem i kane dhene kosto pd.Dhe Halimi po fitoi ka per ti nxjere me shqelma te gjithe se gjithcka po e arrin me emrin e tij.Ndoshta dhe lulit si intereson ky lloj kandidati prandaj strukturat flejne gjume.

  19. K says:

    -Kush e riktheu saliun?
    -DIALLI.

  20. Hajdar says:

    Ne fakt ti Sokol Balla me nje thes kompleksesh dhe inferioriteti, te ben te vjellesh.
    Nuk arrij akoma te imagjinoj sesi nje pervers si ti ne te tera drejtimet, guxon dhe ben analiza karakteresh, analiza politike etj.
    Po ku ekziston njeri me te degjeruar, te ulet dhe imoral se ti?
    Ti qe arrite te besh karriere duke lepire te ndenjura majtas e djathtas, arrin te pozicionohesh kundrejt Berishes?
    Per ty dhe ex-in tend perverse njerin sa nuk plasin nga pakenaqesite apo indinjimi.
    Kur te fillosh emisionin tend laje pak doren publikisht!

  21. GAMORI says:

    PODESTA DHE ENKEL E KTHEJNE SALIUN SA HERE JUA DO QEJFI!

  22. Tili says:

    Nuk i votoj kurrë socialistët, por PD duhet dhe do të shkrihet!!!

  23. petraq says:

    shkrimi nuk qendron perkundrazi berisha nuk ka cfar ben vepronte fshehurazi dhe tani del hapet por horrlleku i ka dal sheshit prandaj avantazhi i shumices do thellohet

  24. kely j. andress says:

    O Sokol, shume frike e paske Saliun, nuk e paskam ditur. Por harron ore gazetar I nderuar qe Sali Berisha asnjehere nuk ka fituar zgjedhje ne Shqiperi, ai vetem I ka vjedhur ato. Keshtu qe hyrja e tij se fundmi ne fushate vetem do ti beje dem PD. Jam gati te ve bast per kete. Besoj e din ore Sokol ate barxoleten ku babai I thote djalit te tij adoleshen ;- “Ore bir mos I bjer shume me dore se do te mbetesh qorr”. O baba – ja kthen I biri – Jam ketu por nuk po me sheh mire”.
    Edhe ti o Sokol, mos shkruaj budallalleqe te tilla se do te mbetesh budall !

  25. akil ylli says:

    Sokol Palla me vjen kq po kesaj rradhe ja ke fut “si kau peles”!Po kur ka ken ndoj here i ikun Saliu, qe me e kthy kush!? Ate e ke çdo dite ejte duke u çjerre e llomotit nja 6 ore ne Parlament, dhe 24 me 24 ore ne FB, kurse zoti Sokol thote: e kane kthy! Hej bela!

  26. v.duka says:

    Z S o k o l Shfrytezoje sa te mndesh vendin e pune qe te kane dhene ne televizor te nxjerrish edhe ca leke menjane se gazetar e analist nuk ke per t’u bere kurrrrr.
    Me rspekt per lexuesin V.Duka.

  27. Tradita says:

    komentues te mjere. tall menderen me ju Sokol kyci, ky esht niveli juaj. dhe ketu mbaron.

  28. kotmekot says:

    PD,d.m.th. Berisha do perpiqet ta agrovoje situaten me qellim qe diten e zgjedhjeve te largohet nga qendrat e votimit.Te sigurt ne nje humbje te thelle,do perpiqen qe me largimin diten e zgjedhjeve,ti quajne ato te pa vlefshme dhe te manipuluara.Pastaj do largohen nga Parlamenti dhe do kerkojne zgjedhje te parakoheshme.
    Destruktiviteti eshte e vetmja shprese sipas Berishes,qe PD te mund te mbijetoje.

  29. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rama me mitingjet ne Peshkopi etj,beri qe te dale “lepuri” nga strofa !
    PD-ja,Berisha kane nje plan B,shenjat e para po duken,eksploziv,thyrje xhamash etj.
    Kur del Berisha ne skene,punet kane shkuar per “lesh”,ai merr detyren e rregullatorit.
    Berisha nuk mund te kuptohet,pa nje organizim te mitinjgjeve,me huliganet,te cilet marrin karburant nga PD-ja dhe xhirojne rrotat e veturave 5 ore perpara mitinjgjeve.

  30. Beni Bo says:

    E verteta eshte se sali krimineli nuk tremb dot njeri me daljet e tije spontaneje ne tv .i ka hyre frika nga humbja dhe vendosja e shtetit ,sepse ka ca hesape ky zotria per te dhene,bashke me familjen dhe shoqerine etije ishqeveritare.Per sa i perkete disa komentuesve qe e quajne pishtar te demokracise doja ti thosha se duhet te informohet me shume per demokracine dhe dil ndonjehere nga qyteti mos ki frik nga makinat ,..sali berisha do mbahet mend si nje kryetar bandash qe mbajti peng popullin Shqiptare per 25 vjet .ketij krimineli do ti bejne shurren shqiptaret te varri(po i lane nje varre)

  31. sali says:

    PARA SE TE SHKRUAJE DUHET TE BEJE NJE DUSH TE FTOTE,KE NEVOJE TE VISH NE VETE. NJE KOMENT PER KOMENTIN TEND. NJE,DY TRI./HYRA NE SHTEPI./KATER,PESE GJASHT,/PAS PAK DOLA JASHT/SHTATE,TETE NENTE/SEC MU MOREN MENT/BERA NJA DY HAPA/DHE U KTHEVA MBRAPA. O ZOTI BAZE MOS E PRISH SHIJEN E LEXUSEVE ME SHKRIME TE TILLA.

  32. lume e det says:

    Shqiperia eshte ne halle te medha Sokol,ke te na thuash ndonje gje per situaten ne te cilen gjendet populli shqiptare… Hajdeni nje xhiro kendeje nga jugu te shikoni se si po perdoren dhunen psikologjike mashtruse nga ndonje here dhe fizike… Hajde z. Sokol te njifesh me popullin e jugut te shikosh se si po veprojne kelyshat komuniste te rinj bijte dhe bijat e spiunave dhe te tradhetareve gjakatare qe kane zene gjithe vendet e punes… Sepse duhet te shperblehen per sherbimet e aterve te tyre dhe jo vetem kaq……….

  33. lume e det says:

    Shqiperia eshte ne halle te medha Sokol,ke te na thuash ndonje gje per situaten ne te cilen gjendet populli shqiptare… Hajdeni nje xhiro kendeje nga jugu te shikoni se si po perdoren dhunen psikologjike mashtruse nga ndonje here dhe fizike… Hajde z. Sokol te njifesh me popullin e jugut te shikosh se si po veprojne kelyshat komuniste te rinj bijte dhe bijat e spiunave dhe te tradhetareve gjakatare qe kane zene gjithe vendet e punes… Sepse duhet te shperblehen per sherbimet e aterve te tyre dhe jo vetem kaq………. Lere Salen, Edin dhe Lulin se nuk mundemi te kuptojme ne se cfare urdhera marin dhe nga kush, per te vepruar!!! Ne mund te kuptojme vetem per qytetin lagjen apo fshatin ne te cilen jetojme. Prandaj leri gjerat e kota dhe meru me perdhunimin qe na behet… Cfare lidhje ka zgjidhja e nje kryebashkiaku me politiken? Dhe partite bejne fushate me parate tona te cilat prap ne do ti paguajm, per te bere lojen e tyre te “bukur “.

  34. Ledio says:

    Ne nuk denuam Ahmet Zogun, tradhetarin dhe spiunin e Serbeve. Nuk denuam dot diktatorin Enver Hoxha. Spiunin e UDB Ramiz Alia. Hajdutin dhe batakciun Fatos Nano. Ju garantoj qe keshtu do iki edhe spiuni, krimineli, diktatori dhe armiku me i madh i popullit shqiptar Serbi SRB.

  35. tanit says:

    Sigurisht qe Sali Berisha do mbetet ne histori,njelloj sic ngeli edhe tradhetari Esat Pash Toptani.
    Saliu vodhi levizjen demokratike te dhjetorit jo per ti sherbyer popullit,por per te pasuruar oborrin e familjes.
    Si dinak qe ishte kur mori fuqin tha qe pas 5 vjetve Ne do jemi po ne keto shtepi dhe po me keto kostume!!!

  36. tomsojeri says:

    Qe te dalin nja dy “vegla qorre” e ti bejn elozhe, mashtrusit,kriminelit shkatrimtarit dhe tradhtarit me te madh qe ka njohur deri sot Shqiperia epo ska pyll pa derra themi ne ,por te shkruash ktu qe dalja ne sken e ktij perbindshi do mundet te permbys rezultat ,tregon qe ske pik konsiderate per intelektin shqiptar dhe e nencmon ate me hamendje naivesh te nje niveli qe nuk i shkon nje gazetari ! Saliu esht cka me te keqe polli ky komb dhe shqiptaret e hoqen qafe me shum mund e passi ju dogji shum shum kurizi !Erdhi dy her ne fuqi, shum cuditerisht e ndofta kjo te ben te dyshosh ,por mekatet e ktij lugati dhe ter familjes jan ber mal qe zen sy e revoltojn cdo nivel njeriu !Nese ai vazhdon e pellet ,kte e ben se nuk ka mar pergjigjen perfundimtare, dhe, dhe turfullimi neper kembet e shqiptareve nxjer fytyren e tij te vertet si dhe turpin e atyre qe akoma e len te livadhis ! Ke te drejt profesor Mulleti ,sa koh qe nuk i jepet drejtesis ,ska shpresa se do shohim ndryshim te atij niveli qe presin ata shqiptar te dhunuar e te ndershem !Prania e tij ,angazhimi i tij pran nje partie tashme fantazem te cilen e xhveshi nga cdo moral demokratik,e rendoi me te gjith korupsionin e krimin qe ka aftesin ta bej vetem nje njeri si ky,e ben Shqiperin te pabesushme se mundet te dal nga bataku ku e ka futur !Esht turpi shqiptareve ,esht pjesa e erret qe ka erresuar edhe ata qe ne zgjodhem e hamendesojm se “kush” e “cfar” fshihet pas saj !Ne e bem tonen, por shpresa i ka hipur breshkes e spo hecen si duhet !!!

  37. Gjon Gjini says:

    Një analizë pa pikë logjike. E si mundet të mendojë një analist, që mbahet si me përvojë, se mund të dëmtojnë kundërshtarin lehjet e Saliut?! Kjo më duket e çuditshme dhe tregon se analisti nxitet nga mikrobi “për të folur” por tregon kujdes maksimal për t mos lënë shteg të hapet ndonjë temë kundër tij, dhe kështu i bën elozhe palaços së politikës shqiptare, vrasësit, kriminelit më të paskrupullt që ka parë Shqipëria në tërë historinë e saj shtetrore, shpifësit më të ndyrë të njohur deri më sot, njeriut që mungesën e moralit e ka armën më të fuqishme për të sulmuar kundërshtarët, ata që ende nuk ka planifikuar t’i vërë në shënjestrën e armës e në tytën e zjarit. Një analizë që duket e turpshme.

  38. Dashamiresi says:

    A e pate deklaraten e bere sot nga Lulushi ?! Ai thoshte se nuk do te njohin asnje rezultat te zgjedhjeve,ne se nuk respektohen standartet.Ne fund,eshte Salushi ai qe dote percaktoje,ne se u respektuan apo jo standartet.Pra,duke ndjere igrasine e humbjes,qe tani,ata po deklarojne se nuk do njohin rezultatin e zgjedhjeve,edhe ne se nuk i bojkotojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje