Pas arrestimit, LSI shkarkon Pjerin Xhuvanin si kryetar të Elbasanit/Luan Rama: Mbështesim prokurorinë

7 Qershor 2015, 13:05Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim shkarkon nga detyra kryetarin e LSI-së së Elbasanit Pjerin Xhuvani.

Xhuvani, i cili mbante postin e Drejtorit Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tirane,  u arrestua si i përfshirë në skandalin e rimbursimit të ilaçeve.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama në një prononcim për median nga selia e LSI-së bëri publik vendimin duke i kërkuar prokurorisë hetim të plotë dhe tërësor të këtij skandali deri në fund.

“LSI ka vendosur shkarkimin nga detyra e kryetarit të LSi-së së Elbasanit Pjerin Xhuvani dhe një herësh e zhvsesh nga të gjitha atributet e përfaqësimit të tij në çdo nivel apo strukturë të LSI duke komanduar në përgjegjësinë e drejtimit të LSI-së së këtij qyteti, Edmond Haxhinaston”, tha Luan Rama.

Sipas tij, LSI dënon me forcë çdo akt implikimi, abuzimi të cilitdo personi që rezulton i implikuar dhe inkurajon dhe mbështet me forcë prokurorinë të bëjë hetim të plotë me shumë përgjegjësi dhe tërësor të të gjithë të implikuarve në këtë skemë duke ndëshkuar me forcën e ligjit cilindo që rezulton i implikuar pavarësisht emrit apo pozicionit të tij në administratë”

më tej Sekretari i Përgjithshëm i LSI­së Luan Rama ka sulmuar PD lidhur me çështjen e blerjes së votave. Duke ju referuar një fotoje të publikuar ku në zyrën elektorale të kandidates së PD­ në Shkodër numërohen shuma të mëdha parash. Foto të cilën disa media e kanë lidhur me blerje votash. Rama theksoi se Partia Demokratike vepron me dy standarde.

Zbatimi i ligjit dhe ballafaqimi i çdo qytetari me ligjin ehte standard i LSI. LSI denoncon dhe dënon me forcë papërgjegjshmërinë dhe dy standardet qe vepron PD.Nga njëra anë flet për dekriminalizimin dhe kandidon me individë me rekorde kriminale në kundërvënie të plotë edhe me këshillat ndërkombëtar ka kandiduar njerëz të dënuar me rekorde kriminale”,­ tha Luan Rama.

Më tej ai theksoi se faktet e shumta dëshmojnë sjelljen me dy standarde të PD.

Edhe në zgjedhjet e 21 qershorit qytetarët shqiptarë që njohin politikën me dy standarde në lidershipin e PD do dënojnë me votë të inkriminuarit e PD. Se sa e dalë boje është politika e dalë boje e akuzave dhe vajtimit. Çfarë PD akuzon për të tjerët praktikisht e bën vet.

LSI është dhe vazhdon të jetë tek qytetari tek problemet shqetësimet e qytetarit. Për të dëshmuar se ndryshimi ynë në sjelljen me dystandarde dyfytyrësinë e PD është si dita me natën.

Këta individë ti çojë në organin e drejtësisë në mënyrë që të dëshmojë që dekriminalizimi është filozofi dhe jo flamur apo perçja poshtë të cilës fshihet PD.”­ përfundoi deputeti i LSI, Luan Rama.

10 komente në “Pas arrestimit, LSI shkarkon Pjerin Xhuvanin si kryetar të Elbasanit/Luan Rama: Mbështesim prokurorinë”

  1. 007 says:

    Nuk i ka paguar perqindjen Monikes ky, nuk ka shakara me Griselden po nuk pagove, pushohesh ose nje Zot e di ca mund te te ndodh???

    1. Argita_B says:

      Nuk ka lidhje me pagesat, deri dje hajdutet e te korruptuarit ishin ordinere, sot kerkohet sofistikim, kush nuk di te vjedhe me metoda te sofistikuara ne menyre qe populli ( pra viktima ) te mos arije te identifikoje hajdutin partia apo grupimi i hajduteve i “denon” ne menyre qe te mos cenohet biznesi ( vjedhja e organizuar ).

    2. Bimi says:

      Po pse mor trima nxitoheni???!!! Pse nuk e prezumoni te pafajshem deri ne fund te gjykimit sic bete me kryetar kokelopen…

  2. elio says:

    po parate deri tani qe kane perfunduar ne xhapat e Likes…do ti ktheni apo…..

  3. Sala ne burg says:

    You jini te gjithe per ne burg.Tere mafia,gjithe llumi i te pakten qytetit per te cilin flas .Ata qe kane bere cdo gje jo legale jane perfaqesuesit tuaj,me ne krye koklopen.Po cti besh se jini nje e keqe e domosdoshme qe do ta pastroje koha!!

  4. Meta ne Burg says:

    @Sala ne Burg
    Akoma me keto teori juve? C’eshte kjo teori “e keqe e domosdoshme”? Prandaj tallet te gjithe politikanet me shqiptaret, se njerezit mendonjne si puna jote.
    Po pse a ka hajdut dhe bandit me te madh se Fshatari Meta?. Ata janet te gjithe njesoj si dy pika uji. Njoni me hajdut se tjetri.

  5. Sirtari says:

    Perse nuk prononcohet vet Lila floriri , po te nxier ty o Lani.Ai , Lila nuk prononcohet vete se ka frike mos i thote Pjerini qe ma kthe borxhin si kenga kthema borxhin. Po krytari i partise private P.S perse nuk bene analiz qe te gjith drejtoret e pushteteshem te Lila floririt dalin te inkriminuar dhe ky ben sehire e nuk ve dore. Apo ka frike nga Lila Sigurisht qe ka frike dhe jo pak po shume. Ti Rama per Lilen le gjinushin jasht koalicionit dhe te vije turp qe mban gjarperin ne gji. Po mos harro se te dy do gjykoheni nji dite. Prandaj o votues mos e votoni Lilafloririn se e shkaterroi kete shtet dhe na la fukara. Keshtu beri dhe kur ishte ne pushtet me P.D.

  6. altini says:

    Nje personazh tipik i korrupsionit ne Elbasan.
    Urime Prokurorise per kete veprim. Keshtu duhet te veprohet me te gjithe te korruptuarit qe te ecim perpara.

  7. dml says:

    Sa seioz ky Luani, sillet sikur nuk sheh asgje, ne nje koh qe dhe te verberit dhe shurdhet e konstatojne cdo dite nje gje te tille.
    Likja hesht sikur nuk ka ndodhur asgje.

  8. Nona says:

    Po pse vetem ky eshte I korruptuar nga Lsi ne Elbasan.Po nenkryetari kryehajdut.Te gjithe llumin e Elbasanit e kane me vete keto dhe PDIU.Hajdute gangstere trafikante jane mbledhur te keto parti.Me e keqja eshte se jane vendosur ne post e drejtuese.Shiko pak Altin Idrizin dekanin e ekonomikut super te korruptuar me ceshtje penale ne angli te hapur dhe me 2 mbiemra.Person I vendosur ne listen e Lsi I 5 ne keshillin bashkiak te Elbasanit me letra te hapura ne Angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje