Veliaj: Berisha hedh baltë mbi familjet tona, ne bëjmë punën

7 Qershor 2015, 11:02Politika TEMA

“Këshilltarët e PD këshilluan që të mos dilte Sali Berisha në fushatë, e Lulzim Basha të mos dilte në Tiranë. Se kështu nuk do i kujtoheshin shqiptarëve Berisha, e banorëve të kryeqytetit Basha.

Por pas 2 muajsh del Berisha dhe bën atë që di të bëjë më mirë, të hedhë baltë mbi familjet tona.

Por ata le të hedhin baltë, ne do të bëjmë punën”.

Kështu iu përgjigj kaniddati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj akuzave që i janë drejtuar bashkëshortes së tij nga drejtues të Partisë Demokratike në lidhje me biznesmenin Dzanashvili.

Nga Farka, ku zhvilloi takimin elektoral të rradhës në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit, Veliaj deklaroi se Bashkia e re e Tiranës do të përkrahë krijimin e kooperative kapitaliste, duke sqaruar se kjo do të bënte të mundur më lehtë financimin dhe investimin e tyre.

Më tej ai vuri në dukje se Bashkia do të marrë përsipër edhe menaxhimin e kanaleve ujitëse, kjo për t’u ardhur në ndihmë sa më tepër fermerëve.

Veliaj theksoi se do të krijohen tregje moderne për shitjen e produkteve të fermerëve dhe askush nuk do të mund t’i cënojë ata.

Kandidati i ASHE premtoi se përveçse do të mbulojë këtë zonë me transport publik, do të bëjë edhe dyfishim të linjave urbane.

“Do të mbulojmë Farkën me transport publik. Do të dyfishojmë linjat e transportit. Duhet të ketë një shërbim unik”, tha Veliaj.

15 komente në “Veliaj: Berisha hedh baltë mbi familjet tona, ne bëjmë punën”

  1. anonim says:

    Edhe pse u shporr me vote nga populli serish Saliu nuk pranon te rrije ne dreqnine e vet. Shpifjet kane qene kurdohere pjese e fjalorit te tij, gjuha e urrejtjes e ka shoqeruar gjate gjithe karrieres se tij politike. Besimplote se Erion Veliaj do beje pune te mire per qytetin e Tiranes, Tirana e cila ka kater vite pa kryetar bashkie.

    1. Jeronim says:

      “Shpif shpif se dicka do mbetet” ka qene kurdohere motoja e ish- kryeministrit Berisha. Nuk e kuptoj si ka goje te flase kur e di nje Shqiperi e tere se te gjithe investitoret qe tentonin te investonin ketu duhej te kalonin nga Argita e cila merrte pjesen e saj te shperblimit.

      1. denisi says:

        berisha nuk flet asnje gjys fjale per fazllicin. berisha nuk flet qe dzanashvillin e ka takuar ne izrael. kur ka fushate dhe pd nuk ka ide, si gjithmone, i kthehet dhe rikthehet shpifjeve. e vetmja gje qe din ta bejne si profesionista. shqiptaret i denuan me vote para 2 vitesh, por mesa duket asgje nuk kan ndryshuar ne stilin e tyre.

        1. vini says:

          pd eshte bere me shpifesa te denuar tashme. uroj qe dhe shifjet qe saliu beri per kandidaten bazhdari te shkojne ne te njejten linje. ta shofim dhe saliun njehere para gjykates dhe te denohet, megjithse do jet thjeshte gjobe, dhe krimet e tij jan shume me te medha dhe te tmerrshme, ai le te kate nje vule shpifesi te faktuar nga gjykata.

          1. lumila says:

            Kur nuk je i afte te mendosh vete, e vetmja gje e kollajte eshte te hedhesh balte mbi kundershtarin, per te fshehur dobesite dhe paaftesite. Keshtu ndodh edhe me opoziten, ka mbledh rreth vetes nje grup te paaftesh, te inkriminuarish, qe s’ka asgje per te ofruar dhe te etur per pushtet dhe te gatshem te bejne cdo gje per te arritur qellimin.

            1. Stivi says:

              Nuk do shume mend per te dalluar se kush eshte forca politike qe ofron zgjidhje konkrete per ta bere qytetin ku jetojme te jetueshem, dhe kush eshte forca qe eshte rrenimi i vazhdueshem, dhe qe eshte sprovuar qe nuk mund te beje asgje per kete vend.
              Erioni e ka nisur mire punen, duke identifikuar ate qe realisht kane nevoje cdo zone per t’i dhene zgjidhje konkrete, jo duke propozuar imagjinaren per nje bote paralele.

    2. ortjoni says:

      keshilltaret e pd,atyre qe u rane cdo akuz dhe cdo shpifje mbi koke.bravo erjoni,kjo eshte fryma e duhur sesi nje shoqeri punon dhe nje shoqeri ecen.larg politikes se shpifjes.

    3. kika says:

      balta i ra ne kok ketyre,shpifja i erdhi kokes dhe i doli dhe genjeshtra zenit.se ai madje i foli dhe ne nickname pra zeni.po keshtu jane keta dine vetem te mashtrojne.

    4. Agamemnoni says:

      Jam i bindur se nje i ri si kandidati Erion Veliaj me vizion te qarte e me aftesi te medha menaxhuese do beje shume per Tiranen. Puna e mire e bere ne MMSR eshte nje tregues i qarte se Erioni eshte njeriu adapt e qe mund te transformoje Tiranen e lene pas ne harrese. Qytetit i mungojne edhe gjerat me minimale si kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon. Besoj shume se Veliaj do i jape zgjidhje mjaft problemeve.

    5. kika says:

      ky eshte i vetmi model i shqupit,shpifja dhe baltosja ndaj familjeve.sepse keta jane te gjithe ne gjume dhe asnje sdi te beje punen e tyre.pra me te inkriminuar se fam ilja berisha ska sepse kta kane pasur marredhenie personal;e dhe me vete zenin e salen.zeni i ka dhene konsulencen si te pastroje leket ne shqiperi.

    6. arkimedi says:

      balta e familjes berisha ,dhe e sales i ra kokes sepse doli fare mire dhe fare qarte qe zeni e ka konsuluar sesi ti pastroje parate ne shqiperi

  2. nesti says:

    erjon jemi krenar per ty qe ke marre ket pergjegjsi ne dore qe te rilindesh tiranen.shqupi sdi te beje gje tjeter se e pame dhe modelin en shqupit se cfare beri.modeli atyre eshte te flene gjume dhe te bejne zhurme dhe te shpifin gje qe nuk eshte ne te mire te qytetarit.

  3. Arjan says:

    Po c’familje ke ti mo,more nje qe te ngeci ne dore me pahir dhe vazhdon shet bythen per pak karriere.

  4. terroristi says:

    Vazhdo te jesh ne drejtimin e duhur dhe Tirana do te rilinde!

  5. klaudio says:

    Po po patjeter zoti Veliaj. Puna juaj eshte te mashtroni nga mengjesi deri ne darke qytetaret e Tiranes per ate voten tuaj . Kjo eshte puna juaj zoti Veliaj dhe pergezime se e keni marre shume seriozisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje