Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Maliq, Korçë, Devoll, Ersekë. Basha është njohur me shqetësimet e tregtarëve dhe banorëve, ndërsa duke shpalosur platformën e tij tha se hapja e vendeve te reja te punës, me qëllim rritjen e konsumit dhe ulja e taksave janë prioritete të tij.
“Ne do i ulim taksat, nuk ka rrugë tjetër. Nëpërmjet uljes së taksave, duhet të hapim punë për njerëzit.
Familjeve do u vihet në ndihmë, familjes tënde që s’ke njeri të punësuar duhet patjetër të merrni ndihmën ekonomike”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me një qytetare.
Në vijim ai shtoi se që të ndryshojë situata duhet të ulim taksat, çmimin e energjisë, çmimin e naftës se në kohë krize janë rritur të treja këto dhe e kanë pamundësuar biznesin që të punësojë njerëz.
“Uljen e çmimit të energjisë me 25%, uljen e çmimit të naftës me 200 lekë”, tha kreu demokrat.
Nga Devolli, kryetari i PD Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit të dekriminalizojë politikën dhe administratën, ndërsa i ka adresuar disa pyetje për kandidatin e mazhorancës në Devoll.
“Po i them kryeministrit, ore këtë kandidatin tënd di gjë se çfarë e ke!? Po si e ka emrin njëherë, Beni apo Koço? Po babai si e ka, Panajot apo Xhek? A ka pyetur pse e ka ndërruar emrin? Me gënjeshtra e trafiqe do ecë përpara ky vend? Ky vend do ecë përpara me Bledionin, me rininë, me të vërtetën”, theksoi Basha .
Në Ersekë, kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar presionin mafioz që po i bëhet kandidatit të opozitës. Pasi ka bashkëbiseduar me qytetarët e Kolonjës, kreu demokrat tha se sjellja e mazhorancës tregon panikun që i ka kapur nga llogaridhënia në 21 qershor dhe humbja e thellë e zgjedhjeve.
“Po vjen ora e llogarive me popullin. Ku i kanë vendet e punës? Ku i kanë taksat e ulura? Ku i kanë çmimet e ulura? Me stilin e tyre tipik të një organizate kriminale kishin çuar para dy ditësh edhe ministrin të na kërcënonte kandidatin tonë, për një arsye të vetme. Sepse e dinë që Viktor Duro është fitues me votën e të djathtëve e të majtëve”, tha ai.
Në qytetin e Pogradecit, Basha mori pjesë në prezantimin e platformës së kandidatit për kryetar bashkie Eduart Kapri. Ulja e taksave, rritja e mundësive për punësim dhe investimet në funksion të turizmit ishin disa nga pikat e platformës së zotit Kapri.
Basha tha se kanë mbetur edhe dy javë për të kthyer shpresën tek qytetarët e majtë e të djathtë që sot vuajnë nga keqqeverisja.
“Për punësimin nuk flasin, për varfërinë nuk flasin, mendojnë se do ia hedhin, se në 21 qershor ju do të harroni që premtuan punësim e nuk sollën punësim por hoqën njerëz nga puna; që premtuan luftë ndaj varfërisë por sot mjerimi është pesëfishuar sipas vetë statistikave të qeverisë; që premtuan se do të ishin në krah të biznesit duke ua ulur taksat dhe sot ia kanë dyfishuar; se premtuan shëndetësi falas por sot na kanë sjellë korrupsionin me ilaçet. Edhe dy javë për të kthyer shpresën rikthyer vendin në rrugën e një të ardhmeje të sigurt, një ekonomie të fortë për të gjithë ju”, theksoi Basha .
O bole je akoma Kryetar Bashkie.
Ul nje takse qe t’na mbushesh mendjen!
pse si ul ky basha o amna kur po na ben kaq politike
pse num i uli partia e ktij sa ishin 8 vite ne pushtet o aman po vijn ktu e na bejn llap e dap
ik mer lul se je i mbarum iku dhe koha joote nuk shihni shprese askund
o dembel, pse premton kot kur ti per vete ske ulur asnje takse ne tirane per 4 vjet???eshte shume e thjeshte per te premtuar, ose me sakte per te genjyer, po te pakten genje me stil, mos u tall me qytetaret e tu