Rama në Dibër: Shumë shpejt nis ndërtimi i rrugës së Arbrit

7 Qershor 2015, 12:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Dibra se punimet për ndërtimin e rrugës së Arbërit do të nisin shumë shpejt.

Duke ftuar banorët e Dibrës që të votojnë kandidatin e Aleancës së Shqipërisë Europiane Shukri Xhelili, Rama tha se shumë gjëra të pamundura do të bëhen të mundura nëse jemi së bashku në rrugën e duhur.

“Sot rruga e Arbërit do të ishte ende një fantazëm në fushata elektorale dhe jo një projekt tashmë i financuar, i votuar nga Parlamenti dhe gati për të filluar nga puna dhe për t’u finalizuar linjën e shumëmunguar, Dibrës me Tiranën e gjithë Shqipërinë përmes një rruge siç e meritoni”, tha Rama.

Ai informoi se shumë shpejt do të jetë gati edhe projekti tjetër që lidh Dibrën e Peshkopinë me Lurën.

“Sot 9 shkolla të Dibrës që janë rindërtuar nga e para, do të ishin ashtu siç ishin para 23 qershorit. Më 21 qershor votohet për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo familje”, tha Rama.

Bashkia e re e Dibrës, drejtimin e së cilës Aleanca për Shqipërinë Europiane ia ka besuar Shukri Xhelilit ka edhe 14 njësi të tjera administrative me hartën e re territoriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje