Stacioni i radhës i kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane në Durrës, Vangjush Dako, ka qenë Porto Romano. Në takimin me banorët e kësaj zone, Dako dëgjoi problemet me të cilat përballen këta banorë në përditshmërinë e tyre, dhe më pas i njohu ata me projektet e zhvillimit jo vetëm të zonave periferike, por të gjithë komunave që i janë bashkëngjitur bashkisë së re të Durrësit pas ndarjes së re administrative-territoriale.
“Do të anullojmë të gjitha faturat e ujësjellësit për të gjitha ato familje që nuk furnizohen me ujë të pijshëm,” – theksoi Dako në fjalën e tij gjatë këtij takimi, duke u zotuar gjithashtu se, “brenda javës, do të nisë puna për ndërtimin e rrugës së zonës tuaj dhe ky është një premtim i yni”.
“Pë të gjithë ata banorë që nuk kanë marrë ujë, ne do të marrim një vendim për t’i bërë zero debitë që ju keni me ujësjellësin. Ky vendim do të merret pasi nuk është vetëm shqetësimi juaj, por është një fenomen që po lind edhe në Ishëm, Rrashbull, Sukth, Katund të Ri dhe Manëz”. Ndërkohë Dako deklaroi se brenda kësaj javë fillon ndërtimi i rrugës dhe ky është një premtim i mbajtur.
Më pas, kandidati i ASHE-s për bashkinë e Durrësit foli për projektet e zhvillimit të zonës së Porto Romanos si dhe të gjitha zonave periferike, pa harruar komunat që i janë bashkëngjitur kësaj Bashkie.
“Transformimet që kemi bërë në Durrës dëshirojmë që t’i bëjmë edhe në zonat periferike, si dhe në komunat e reja që i bashkëngjiten Qyetit. Kemi filluar me zonën e ish-Kënetës ose Durrësin e Ri. Kemi ndërtuar gjithë ato rrugë në këtë zonë duke ndërtuar një qytet të ri. Këtë model do të ndjekim në të gjithë zonat e Durrësit,” – tha ai.
“Problemi sot është se kujt do t’i besojnë banorët drejtimin e bashkisë së re. Votat duhet të jenë për atë që zgjidh problemet e që punon më mirë,” – tha Vangjush Dako.
Si ka mundesi qe behen te tilla premtime qesharake ne vitin 2015. Kjo eshte te tallesh ashiqare me kete popull te stermunduar. Mbasi u “lodhen” 25 vjet duke premtuar se do furnizojme me uje te pishem çdo shtepi, tani e kuptuan se populli nuk e ha me kete genjeshter.
Ky lloj premtimi troç fare do te thote: Ju qe nuk keni uje ne shtepite tuaja, do vazhdoni te rrini pa uje, por mos u beni merak se faturen e muajit te fundit do ju a anulojme. A ka me turp se kaq? A meriton ky kloun te pretendoje te marri voten e Durrsakeve, mbas dy mandatesh te turpshme?
Tashme me reformen e re territoriale, do te menaxhohen me mire edhe zonat periferike dhe rurale, te cilat jane keqmenaxhuar nga kryekomunaret, te cilet ishin te paafte, por merite te vetme kishin te qenit te paret e fshatit. Urojme qe problemi i ujit te marre zgjidhje sa me shpejt, se eshte gjynah me tere ato pasuri natyrore te burimeve ujore qe kemi.
Nje nga gjerat qe spikat ne punen e Dakos, eshte integrimi qe ka bere me qytetin te zonave periferike, zonave informale me shume te ardhur. Urojme qe edhe me perfshirjen e komunave, megjithese bashkia do te jete e stermadhe te arrije te menaxhoje po aq mire per te mos diskriminuar me asnje, se eshte fshatar, i ardhur apo qytetar.
Jepi Dako gaz ,para zgjedhjeve .Durresi ka shume shume per tu bere .
Duke e ditur se ne Porto-Romane dhe ish keneta jane militante te P.D.se Gjushi ben fushate duke ju pershtatur qytetareve te zbritur nga bjezhket. Kjo fushate po tu bente me qytetaret vendas te tri çezmave do ti dilte huq, jo qe jane kunder politikes se majte, por nuk i genjen dot. Ky mendim eshte dhe per spitallsit venali.
Dako eshte shpresa e vetme per Durresin. Nuk mund te vij nje ne krye si Grida Duma qe ka 20 vjet qe ska jetu dhe as nuk ja ka haberin po vetem di te mashtroj e ktej do te zhvasi leke popullit te shkrete