Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës zhvilluan një takim me banorët në njësisë 7 në kryeqytet, duke u njohur nga afër me problematikat e tyre.
Në këtë takim kandidatët theksuan se Lëvizja Socialiste për Integrim vjen me një projekt konkret për të rritur punësimin dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim dhe njëherësh kandidat i LSI-së për anëtar në këshillin bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari theksoi se rinia ka nevojë për punësim dhe se LSI është platforma më e mirë për ta çuar Tiranën në rrugën e duhur.
“Rinia ka nevojë për punësim. Alternativa jonë është alternativa e punësimit. Alternativa jonë është çlirimit të biznesit. Ju kërkoj ju të gjithëve së bashku, prindërve tuaj, familjarëve që të punoni fort këto dy javë sepse jam i bindur që jemi platforma më e mirë dhe jam i bindur që me punën tuaj ne do të shkojmë në rrugën e duhur”, tha Braimllari.
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj vuri në dukje se punësimi i të rinjve është çelësi i duhur për zhvillimin e vendit, Tiranës dhe kësaj njësie.
“Jo më larg se dje 10 mijë vende të reja praktikash pune janë hapur në Shqipëri në të gjitha institucionet shtetërore, praktika të cilat janë edhe të paguara.
Pra, që nuk do të vlejnë thjesht si eksperiencë për të pasur mundësi për të konkurruar të sigurt në tregun e punës në të ardhmen.
Ne realizuam një nga ato objektiva që kishim të paktën ne si LSI për t’u krijuar më shumë të rinjve më shumë hapësira dhe mundësi.
Kur ke më shumë mundësi dhe hapësira për t’u punësuar pa diskutim që ke më shumë mundësi për t’i bërë më mirë të gjitha gjërat e tjera. Po ashtu jam e bindur që do të bëjmë të njëjtën gjë me Bashkinë e re të Tiranës dhe këshillin bashkiak të Tiranës”,u shpreh Mehmetaj.
Kandidatja për anëtare në këshillin bashkiak të Tiranës, Brunilda Paskali theksoi se vendi mund të zhvillohet vetëm përmes mbështetjes së biznesit ndaj sipas saj LSI-ja është përgjigja e duhur.
“Pas 21 qershorit do të zgjidhim të gjitha çështjet që kanë qytetarët e Tiranës. Nëse ne duam që vendi ynë të ecë përpara, duhet të mbështesim bizneset e vogla dhe familjare. T’i mbështesim këto biznese, t’i lehtësojmë sa të kemi mundësi. T’u japim mundësi të reja për të ecur përpara, sepse në fund të ditës familja do të jetë më mirë ekonomikisht, dhe vendi do të jetë më mirë ekonomikisht. Për gjitha këto dhe shumë të tjera që Lëvizja Socialiste për Integrim i ka në programin e vet, unë kërkoj nga ju që të votoni numrin 47. Votoni Lëvizjen Socialisten për Integrim”, theksoi Paskali.
Per qa kohe sa ne Shqiperi te ekzistoje kjo parti dhe me e keqja njerezit ta ndjekin, atehere vendi do te shkoje poshte e me poshte. Fatkeqesisht shqiptaret e kane injorancen shume te theksuar per te kuptuar se qellimi i vetem i kesaj partie eshte perfitimi dhe makuteria. Nje parti agresive struktura e se ciles eshte si nje organizate kriminale ne krye te se ciles qendron kumbari like floriri……
Po ,mo si ky i lsise qe arrestun qe vidhte ilacet hallexhinve….ahh
do rrisin fasonistet me rroge 15 mije leke, i kane per skllever te votojne per ta ne cdo kater vjet, punesim i sulltanit ilir blloku,
Qe ta thelloni varferin votoni nr.47 “votoni”levizjen socialiste per integrim ,votoni Lila floririn ,votoni per drejtoret qe vendos Lila dhe pastaj kapen duke vjedhur. Nuk eshte i pari ky i ilaceve qe eshte kapur duke vjedhur po jane sa e sa drejtor te tjere qe ka vendosur Lila floriri dhe si perfundim nuk u ka hyre nji gjemb ne kembe. Belan gjeti Berisha kur e pati Lilen ne qeveri ,belan po gjen dhe aktuali me Lilen dhe ne fund belan kan per te gjetur te du keta te rilindjes para drejtesise kur te vije dita . Prandaj ” V O T O J I N I ” keshilltaret dhe kandidatet e L.S.I.qe te thellohet me teje varferia nga L I L A .
Po mo do punesojne shume keta, LSI eshte Parti Funderinash, O Zot kjo Parti po kthehet ne Mankthin e Shqiperise, te shikosh se kush voton per ate Parti, do te ngjethen mishte, do pesosh shoke, mund te te iki truri te Cmendesh, Ministrite e LSI jane kthyer ne Qendra Korrupsjoni, Vetem po na ndihmoj Zoti, se nuk ka asnje shprese qe ky vend te behet????
shpk-ja Integraliste, ja ka zene koqet me dere dhe PD dhe PS.
Hallall ja befte zoti kilet me miell qe ka dhene per fukarenjte. Zemer mire nuk ke se ç’thua!
Votoni Bojaxhi ose kryq fletes se votimit!
na ka gjet belaja me kete parti te felliqur kjo nuk mendon fare per kete popull vetem te pasuroj nje grup njerezish.kan per te dal sheshit keta maskarej se jane te pa ngopur .shifeni liken 3 here ne jave shko ne lezhe se aty i ka te gjitha komplet si familje .por do ti vije dita se nuk e gezon ate pasuri te vjedhur.
HAJDE TALLJE B…,, HAJDE.
se mos e kan fajin lsistat …fajin e ka bagtia qe s’sheh me larg se hunda ….
shet te ardhmen per nji thes miell