Basha: Më 21 Qershor të majtë e të djathtë bashkojnë votat kundër bandave

8 Qershor 2015, 11:37Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takime në Lushnjë, Divjakë  dhe në Bathore (Kamëz), në vijim të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.

Në Lushnjë, Basha ka garantuar qytetarët se me votën e bashkuar, në 21 qershor të majtë e të djathtë do të largojnë bandat e drejtuara nga Tushe – Rama që po përvetësojnë paratë e qytetarëve në projekte korruptive, ndërsa qytetarët vuajnë për bukën e gojës.

“Me votë do i shporrim bandat nga Lushnja, do ta çlirojmë arkën e qytetit, me votë do u japim mundësi qytetarëve të Lushnjës të qeverisen hallet e  tyre, të zgjidhim problemet tuaja, të investojnë sipas prioriteteve tuaja. Puna dhe punësimi në radhë të parë, puna dhe respekti për ju, dinjiteti juaj, këto janë prioritetet e Dariel Xhindolit, kjo është vula e fitores së tij” 

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u ndal dhe në Divjakë, ku theksoi se 21 qershori është dita e ndëshkimit me votë të mashtrimit dhe hapjes rrugë të ofertës së shpëtimit që propozon Partia Demokratike.

 “Ku janë premtimet për 300 mijë vende pune, ku janë premtimet për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, për lëndët e para, për çmimin e naftës. Për një vit zhdukën 800 milionë lekë me një skemë të pashembullt abuzivizmi e korrupsioni, privatizimi i Lagunës për interesat e xhepat e tyre. Vota popullore e 21 qershorit është ligj, ligj për të ulur çmimin e energjisë, ligj për të ulur taksat, ligj për t’u ardhur në ndihmë fermerëve“.

Në Bathore, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi se punësimi është prioriteti kryesor i Partisë Demokratike dhe i kandidatëve të saj. 

“Ne vijmë në këto zgjedhje me një prioritet të madh dhe ky ka të bëjë me hallin më të madh të shqiptarëve, ka të bëjë me papunësinë. Zgjidhja jonë për këtë hall konkret është ulja e taksave, ulja me 25% e çmimit të energjisë dhe falja e kamatë-vonesave për shqiptarët, është taksa më e ulët në Ballkan si zgjidhje, si përgjigje ndaj asfiksimit të ekonomisë dhe largimit të investitorëve”. 

 

23 komente në “Basha: Më 21 Qershor të majtë e të djathtë bashkojnë votat kundër bandave”

  1. Elma says:

    I pameshirshmi basha e ka shkaterruar tiranen ne cdo pjese te saj, ne 4 vite dhe ato gjera qe ishin bere u shkaterruar se per te bere ndonje rregullim as qe behej fjale, e ka alergji punene ai njeri dhe me teper se cdo gje duket si nje hakmarrje ndaj qytetareve te tiranes te cilet nuk e votuan.Vota jone do jete dhe me masive kunder tij.

    1. Renata says:

      Eshte e patolerueshme te degjosh te tilla deklarata te bera nga basha njeriu qe ne cdo post qe ka pasur ne qeveri apo ne bashki vetem ka shkaterruar dhe ka punuar per interesa personale,e si mund te kemi me besim te njeriu qe ne 4 vite vetem shkaterroi dhe tani del me premtime se do beje mrekulline.

      1. ridona says:

        Po ka drejte Basha ne 21 qershor edhe njehere dhe me masive vota kunder bandes se Saliut dhe lulit qe ne krye te shtetit dhe bashkise jane shebulli tipik sesi mund te shkaterrohet vendi apo qyteti. Te tille atrnative ne nuk mund te rrime pa e votuar unanimisht kunder.

        1. gert says:

          O Lul po eja bej ndonje pune per Tiranen. Ne Tirane mungojne edhe kazanet e plehrave e kapaket e pusetave. Drejton Bashkine por e ke lene ne meshire te fatit kryeqytetit. Duhet te japesh llogari perpara qytetareve te Tiranes. Pastaj nuk e kuptoj se si flet per ulje taksash ti, kur Partia Demokratike e shkaterroi teresisht kete vend.

      2. Andos says:

        Po premton Lulzim Basha, Basha qe premtoi shume per Tiranen mirpo nuk ka realizuar thuajse asgje. Premtoi Tramin, kartat e studentit, krijimin e hapsirave te gjelberta, hapjen e qendrave rinore, Tramin, hipotekat, Terminalin, etj. Asnje nga keto nuk eshte realizuar. E kush mund te besoje rrenat e ketij mashtruesi.

    2. ranheim says:

      Dokrra. Shqiptaret ende sot vuajne pasojat e keqqeverisjes tete vjecare te se djathtes. Reformat e ndermarra ne cdo sektor nga kjo qeveri mbeshteten nga i gjithe populli, jemi te ndergjegjshem qe reformat shkaktojne ” dhimbje” mirpo shume shpejt do japin efektin e tyre pozitiv, e rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare. Sa per z. Basha do ishte me mire te bente ndonje pune per Tiranen pasi ka kater vite ne krye te qytetit e nuk ka kryer as me te voglin investim.

    3. deti says:

      shqupi nuk asnje bashki model qe te na tregoje se kjo eshte qeverisja jone ne kshu qeverisim.pra dhe ne 8 vjet qev eri nuk qeverisen e lane vendin buze germines,ku e kishin cuar dhe borxhin publik dhe ndaj te 3 ne 720 mili9on dollare.shqupi na ofron modelin e te berit zhurme per asgje,modelin e dembelizmit dhe modelin e asgjese kundravajtje.por shqipetare e kane kuptuar dhe me 21 qershor do i japin serish shuplaken e 2 shqupit dhe derivateve te tij.

    4. plaku says:

      shqupi na ofron modelin e kundravajtje.mdelin e : gjumesise,leje ndertimi per nje shtese kati,parkim makine kundravajtje ,mosinvestimin ne 4 vjet ne qytet e tyre,asnje projekt per qytetet dhe braktisjen e qyteteve ne fund te fushates se tyer.modeli i shqupit eshte qe beLUL BOSHI te fshihet dhe te mos fare ne tirane duke e len halimin si jetim.nuk besoj dhe nuk mendoj se shqiptaret duan te votojne kete model per 4 vitet e ardhshme.

    5. alpinisti says:

      ne 24 vite pruralizem gjithkush nga historia e jetuar dhe nga historite e treguar(flas per te rinjte) atehere ato e kane shume te qarte dhe besoj se e kane vene re diferencen midis se PS dhe PD.ne gjithe kete histori 24 vjecare besoj se e kane vene re qe gjithmone mbas qeverisjes se pd vendi gjithmone ka qene ne krize,kujtojm 97- pra kemi piramidat ,kemi 97 me armet qe dolen dhe kujt i ra per pjese qe ta kthente vendin ne normalitet.kemi dhe tani se fundmi mbas 23 qershorit ku vendi ishte ne kolaps moral social,dhe ekonomik.pra ky eshte modeli i shqupit,varferi dhe vetem te mbushin xhepat e tyre

    6. kardashian says:

      makina kundravajtje,leje per shtim kate per veten e tyre,barsaleta sesi kane lindur grate e tiranes,kandidate me 2 mbiemra,dhe kandidate te inkriminuar dhe kandidate qe shesin 4 here nje aPARTAMENT.pra ky eshte modeli i shuqpit njerez.ne 8 vjet asnje pune si ne qeveri ashtu dhe bashkiter kyu keta qeverisnin i lane per faqe te zez asnje investim,pervec xhelal mziut qe dhe ai i vetmi investim ne kamez ka bere vetem shtyllat blu.ky eshte modeli i shqupit.pra dembelizem papunsi dhe gjume.

    7. nesti says:

      basha qe premton 4 vjet deshtimet qe do bej nqs i besoni voten.doni te votoni shqupi mos shkoni shume larg se keni shembullin me te mire te mundshem.keni kryeqytetin e shqiperis ku ne 4 vite nuk eshte bere asgje,ne 4 vite ky vetem ka fjetur gjume dhe ka ndenjur ne hollande.ne 4 vjet nuk nderroi asnje poc rruge dhe nuk vuri asnje kapak pusete.

    8. proletari says:

      flet basha per shifra eshte njesoj sikur te thote luani qe jam vegjetarian,flas per luanet ne afrike se ky luani ktu ke kopshti zoologjik ushqehet me karrota dhe normale qe eshte bere vegjetarian.pra ky thote 800 milion euro,po fondi qe u dha nga emiratet e bashkuar per kompesimin dhe shpornsimin e pronarve ku projektet e bashkise kishin rene ne tokat e tyre.pra ky eshte modeli i shqupit,politik per kryetaret dhe jo per qytetaret.

    9. nona says:

      te japesh voten ty eshte si ti thuash kriminelve: hajde vodhni sa te doni se qeras lala gjoni !! se kuptoje se si ben si i ndershem ky kur nderkohe ca ska vjedh !! ne duam rini duam risi te reja !! duam gjera te bukra sduam te ndertojm me ndertesa te SHQUPI

  2. krios says:

    Po mo po, ti del lart e poshte ne Shqiperi, se kujton se jane budallenj njerezit dhe nuk e dine qe t’i i fshihesh gjykimit te popullit te Tiranes, per mandatin e vjedhur 4 vjecar te bashkise, qe mbajte peng zhvillimin e kryeqytetit dhe e le si mos me keq, me te ardh turp me thene qe Tirana eshte kryeqytet. Edhe Lushnja eshte me e paster, mblidhen mbeturinat, jane mirembajtur rruget.

    1. anonim says:

      Nese ka nje bandit Shqiperia je ti, qe je njohur historikisht per skandale politike, per marreveshjen per te shitur detin e jugut, per vrasjen e 4 viktimave ne mes te bulevardit, te lidhjes se ministrise se brendshme me krimin, te aferes korruptive te rruges Durres-Kukes, etj etj. Ke te drejte qe del e flet pa teklif, se s’ka sistem drejtesie qe te funksionoje, se mbrapa kangjellave e ke vendin.

      1. olta says:

        Me 21 qershor do ta japim pergjigjen qe meriton, nga 1 milion shuplaka, tashme 1 milion shkelma, e ti japim fund edhe makthit qe quhet Tirana e ketyre kater viteve, plehra, pluhur, llum, zhul, trafik, betonizim, pasoje e paaftesise dhe pertacise tende. Te erdhi dita Lul te zhdukesh nga politika njehere e mire.

  3. Kris says:

    Te mendosh, ku ka katandisur PD, Berisha dhe ata qe ai ka zgjedhur ” me qiri” per te perfaqsuar PD?! Naivet ”budallenj” i jane ngjitur PD! Vodhen vrane dhe tani kerkojne edhe voten?! Provoni Ramen jepjani dhe bashkite! Thone ne Americe “do or die”! Beje ose vdis!Pastaj gjykoheni pas dy vjetesh!Por rikthimi i Berishes do te ishte tragjedia me e madhe e ketij populli! Me inatin qe e ka Berisha, tani edhe t’i vere flaken Shqiperise, nuk do te ishte cudi!

  4. nji uj selite te lutem says:

    PO per çfar bandash flet ti o hajdut e kriminel i pa cip a ka me bandit se ty plaço pa din e iman, ti qe vodhe 300 milion euro te kti populli injorant qe te le ty te besh si gore dhe nuk te terheq xvarr te çoj perpara drejtesis per vjedhjen shitjen e detit tradhtin kombetare dhe vrasjen e 21 janarit, por nuk ke faj ti fain e ka ky pis milet qe nuk meriton me shum se kaq se lavdi soit tend i ngren dhe ju mbajn sehir pler e ndyr, figura me e turpshme e kti kombi qe po ti kishe ber 30 vjet para kto qe ke ber kto koh do ishe harruar me ndonje grop kushediseku me plumbin ne ball, se njerez si ty marin me qaf nje komb ndyrsir e ndyrsirave ptu rrac e peshtir.

  5. pro.... says:

    ..megjithate zeri i tij nuk oshetin,por shuhet deri te votuesi kurrizdale nga pesha e genjeshtrave, te ketij pinoku politik.

  6. Dea Balla says:

    Po nuk ishte partia demokratike ajo me ne krye lul bashen qe e cuan tiranen ne nje gjendje KATASTROFALE? Tani thote te behemi bashke ta copetojme me teper dhe ate cfare ka mbetur nga kryeqyteti? Po valle harruan keta qe bandat u krijuan nga gjiri i partise se tyre? Apo tani duan te bejne rolin e te shenjtit , cfare ironie………

  7. eralda says:

    Bravo Basha, suksese kanditateve per pune dhe dinjitet. Shqiperia ka nevoje per menyre tjeter qeverisje ndryshe nga ajo e Rame dhe Metes.

  8. denisa says:

    Le ti themi stop kesaj qeverisje 2 vjecare te kesaj qeverie dhe te votojme kandidatet per pune dhe dinjitet. Besoj qeveria aktuale ne ket menyre do ndryshoje qendrim ne te kudertet zgjedhjet e 2017 nuk jane shume larg.

  9. ilda says:

    O popull nese nuk doni te shihni spektakel me familjet tuaj vendin tend, qytetaret e ketij vendi mos votoni kurr kandidatet e PS-LSI. Esht parlajmerin shume I rendesishem, Rama do I bej spektakel ketij vendi nese del fitues me shume kandidate. Kujdes mendohuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje