Kryetari Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka zgjedhur fshatin Radë të Manzës për të shprehur mbështetjen për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako.
Në fjalën e tij, Topi ka theksuar rëndësinë e madhe që ka ndarja e re administrative-territoriale për zhvillimin e qyteteve, por edhe të fshatrave. Me këtë ndarje ka theksuar ai, prodhimi bujqësor do të marrë një zhvillim më të madh dhe do të orientohet drejt tregjeve europiane. Kreu i FRSH-së i’u ka bërë thirrje mbështetësve dhe simpatizantëve të forcës politike që ai drejton, për të votuar nr. 32 për këshillin bashkiak, dhe Vangjush Dakon për kryetar bashkie.
“Partitë politike brenda koalicionit luftojnë në mënyrë shumë luajale për këshillat bashkiake,” – tha ai. “Do të thoja që juve votoni nr. 32 dhe këtë e them si kryetar i FRD-së, por kur të vijë puna për kryetarin e bashkisë, votoni për zotin Dako që ai të jetë kryetari i bashkisë së madhe të Durrësit. Me ndarjen e re territoriale në një vend të vogël sikurse është Shqipëria, kjo mbetet zgjidhja më e mençur e arritur. Ndarja e re administrative, jo vetëm që i sjell më afër njerëzit me njëri-tjetrin, por i jep kryetarëve të bashkive një përgjegjësi më të madhe në ushtrimin e detyrës së tyre,” – ka thënë Topi në këtë takim.
Ndërsa Vangjush Dako ka shpalosur për pjesmarrësit në këtë tubim Vizionin për zhvillimin e fshatit. “Ka ardhur koha që përsa i përket kultivimit të produkteve bujqësore, fermerët të kthejnë vëmendjen drejt prodhimeve bio aq të kërkuara në tregjet europiane,” – tha ai, duke theksuar se, “vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi konkurues në rajon”.
Gjithashtu, në projektin e tij për zhvillimin e zonave rurale, bën pjesë edhe ndërtimi i një qendre të madhe grumbullimi, e cila do të ofrojë edhe mundësinë për eksportin e produkteve bujqësore.
Në konceptin modern, fermerët nuk duhet të merren me shitjen e produketeve bujqësore, por vetëm me prodhimin e tyre, – tha mw tej ai.
“Sot, ne duhet t’i orientojmë të gjithë fermerët drejt serave, drejt perimeve, drejt prodhimit bio, të cilat i mungojnë Europës. Dhe ne mund të jemi konkurrues në ato tregje, duke konkurruar edhe me vendet fqinje, nëpërmjet gjetjes së tregjeve të sigurta në perëndim me çmime të larta që mund të japin fitime më të mëdha,” – theksoi Dako.
“Do të ndërtojmë një pikë grumbullimi për të mbledhur të gjithë prodhimin në mënyrë që ai të shitet brenda apo të shkojë për eksport. Synimi ynë është që fermerët të mos merren më më shitjen e prodhimeve bujqësore por vetëm me prodhimin e tyre,” – tha Dako.
BAJGE!
bravo zotit Topi per mbeshtetjen dhe perkrahjen qe po tregon ndaj kryetarit Dako i cili ka bere nje pune shume te mire per qytetin e durresit dhe do te beje edhe me shume per qytetin e durresit nese e mbeshtesim ne garen elektorale
me pelqen ndryshimi i zotit topi dhe mbeshtetja e hapur per kryetarin dako eshte padyshim me i miri dhe me i zoti eshte i vetemi qe mund ti sjelli transformimin dhe ndryshimin qe meriton qyteti i durresit, nen drejtimin e dakos nuk ka munguar puna serioze dhe angazhimi per transformimin ne nje qytet me te mire
ndryshimi i duhur dhe i bukur nga zoti topi!! sepse dhe topi e ka kuptuar qe drejtimi i duhur eshte partija soocialiste!! nuk eshte me koha qe te meremi me saliun dhe bashen e griden, qe vetem vjedhin dhe bejn mashtrime e shume e shume gjera te turpshme , duam te ringrejm qytet tona te bukra dhe keto jan drejtimi i duhur
durresi eshte ne drejtimin e duhur vetem nen udheheqjen e kryetar vangjush dako nje figure serize dhe shume punetor nen drejtim tij nuk kane munguar investimet dhe projektet e reja zgjedhja dhe besimi tek ai per durresin eshte zgjedhja me e mire qe mund te bejne banoret e durrsit duke e besuar dhe mbeshtetur perseri, besimi i bashkise se durresit kryetarit Dako eshte zgjedhja e duhur.
Zoti Topi ka bere nje kthese te madhe me aleancen e re me te majten mbeshtes plotesisht mesazhin e tij per perkrahjen dhe besimin e bashkise se durresit Vangjush Dakos ne raport me kandidatet e tjere eshte i vetmi qe premton me shume progres dhe prespketive per zhvillim.
Durresi ka nevoje per njerez te punes dhe jo te fjales ndaj vota juaj duhet te jete per interesat tuaja dhe jo te nje partie qe katapulton njerez te imazhin dhe teorik ne krye te fushates se vet.
bashkpunim i ftytshem dhe shume i bukur !! jam kurioz si do vazhdoj ecuaria e durrsit ne ket bashkpunim !! do ket bashkpunime qe gjer para ca vitesh nuk ndodhnin kollaj ne 2 krahe politike , ne kohen e saliut qeveriste vetem saliu dhe asnje tjeter!! erdhi koha per drejtimin e duhur dhe jemi shume te lumtur qe po ndryshon ideja e politikes!!
Dako u eshte gjendur kurdohere prane qytetareve te Durresit. Me mbeshtetjen e z. Rama por edhe punen e perkushtimin e z. Dako ne Durres do realizohen edhe mjaft projekte te tjera. Jemi koshiente qe ne Durres duhet te kryhen edhe me teper investime ne menyre qe qyteti te zhvillohet edhe me shume e te vizitohet nga me shume turiste te huaj e vendas, e rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare.
super gjera te bukra kete here ne zgjedhjet e bashkise!! jan bashkuar te gjithe me te miret per nje shtet te mire !! kshu duhet te jete shqiperia !! sduhet te kete prishje politike sic bejn ato gjasme te ashtu quajtur demokratet !! duam nje shqiperi dhe duam te na qeverisin si ne bashki dhe kryeministri njerez qe kuptojn dhe din te bashk punojn !! duhet DREJTIMI I DUHUR
Durresi gjithmone ka bere zgjedhjen e duhur sa here i eshte dashur te zgjedhe drejtuesin e qytetit te tyre. Ddhe kesaj radhe do votebesojme Vangjush Dakon ne menyre qe investimet e nisura te dergohen deri ne fund. Jam i bindur se me mbeshtetjen e qeverise qendrore investimet ne durres do rriten edhe me shume.
kjo tregon sa mbeshtetje te gjeree kane kandidatet e majte
Brockulla te Dakos per bujqesine.Pasi betonoi Durresin dhe plazhin kerkon ta transferoje betonin dhe ne fshat.Me kete perkrahje te ish presidentit merr fund edhe partia qe lindi si parti e shpreses por qe e shpreses s eshte me.Do ta shihni ku do te perfundoje.Ish presidenti qe eshte nje krijim i gabuar i Berishes( se mos vetem ky) shkoi me se fundi ne fis.Ketu mbaron dhe dashuria me te e nje pjese votuesish nga Shqiperia e mesme perfshi dhe Durresin.
urime zotit Topi qe mbeshtet kandidatin Dako. Dako ka bere nje pune shume te mire ne durres dhe ne duhet ti japim edhe nje here mundesine te permiresoj ate qytet te bukur bregdetar
Fitore absolute per Vangjush Dakon sepse e ka treguar qe me zotesin e tij dhe intelektin merr nisma prej nje lideri me fryme perendimore.Edhe ata te PD do votojn per Vangjush Dakon.
Fitore absolute per Vangjush Dakon sepse e ka treguar qe me zotesin e tij dhe intelektin merr nisma prej nje lideri me fryme perendimore.
Ej me te vertete i keni ju keto lavderime per Dakon dhe modelin e Dakos? Ose jeni qorra dhe nuk shihni ose jeni te gjithe pjesetare te stafit te Dakos dhe bashkepunetore te masakres se Durresit.