Pak kohë më parë, Fronti Nacional, forca me një rritje të pandalshme, u trondit nga problemet në familjen Le Pen. Babë e bijë “bëhen copë”, ndërkohë që shfaqet brezi i tretë: Marioni, 25 vjeçe.
Kur zihen dy vetë, fiton një i tretë. Në këtë rast, ka qenë një psikodramë politiko-familjare me konture ende të paqartë. Një atëvrasje mediatike, më shumë se sa një përplasje breznore: në familjen Le Pen, gjatë muajve të fundit, me të vërtetë “kanë fluturuar copërat”. Ai që del mbi të gjithë është mbesa e themeluesit: Marion Le Pen, fytyrë-ëngjëll vetëm 25 vjeçe, por e cila, që në moshën 22 vjeçare kishte një vend në parlament, deputetja më e re në historinë e Republikës së Pestë. Kandidon, por refuzon mbrojtjen e një veterani në krahun e saj. Dhe merr distancë nga gjyshi.
Eshtë një sagë që duhet ndjekur me vëmendje: në lojë nuk është vetëm udhëheqja morale e një partie që udhëhiqet nga një familje, Fronti Nacional, një forcë, e cila në zgjedhjet e fundit europiane ishte partia më e votuar në Francë. Në lojë është gara e Le Penit drejt presidencës në vitin 2017. Kur stekat janë kaq lartë, nuk duhet të habitemi me ftohtësinë me të cilën familje hedh tutje babanë, duke e grushtuar në publik. Do të thuhet që, mbi të gjitha në Francë, është gjë e zakonshme që udhëheqësi i ri të eleminojë mentorin, për t’i marrë vendin: e ka bërë Sarkozy me Chiracun, dhe para tij Jospini me Mitterandin. Në këtë rast, atëvrasja bën më shumë përshtypje, duke qenë reale dhe jo e sajuar.
Por edhe ajo duhet kuptuar: si strategji për të siguruar votat e të moderuarve, prej vitesh lufton shumë për ta “zhdoganuar” Frontin Nacional dhe për ta bërë më të prezantueshëm. Operacioni është ai i eleminimit, ose të paktën zbehjes, së vulës ekstremiste, raciste, jotolerante, ksenofobe, antisemite dhe homofobe që babai themelues i ka dhënë, dhe vazhdon t’i japë me zell partisë. Dhe pikërisht në momentin më të bukur elektoral, presidenti i nderit 88-vjeçar i partisë, shkon e del në radio dhe deklaron se dhomat e gazit të nazistëve kanë “qenë vetëm një detaj i historisë”. Kalojnë dy ditë dhe Le Peni baba intervistohet nga Rivarol, gazetë e ekstremit të djathtë e dënuar tashmë për antisemitizëm, ku mbron me forcë marshallin Petain. Më pas i përvishet qeverisë aktuale, të “përbërë nga imigrantë dhe bij imigrantësh”, dhe në fund, goditjen finale ia rezervon udhës së re që po ndjek partia e tij, duke e mbushur me kritika. Hapu qiell!
Marine reagon menjëherë dhe i mohon kandidaturën për presidencën e rajonit të Provencës-Alpeve-Bregut të Kaltërt. Në publik, ai e thërret zonjë. Shpall se nuk ka fare ndërmend të heqë dorë nga zgjedhjet lokale dhe që është gati të paraqitet me një listë autonome disidente. Më pas, me zgjuarsi, e “tërheq vetë” kandidaturën.
Madame Le Pen i përgjigjet flakë për flakë dhe nis procedurën për ta dëbuar nga partia. Nuk është e vetmja, që lëshon një verdikt ndëshkimi. “Për Jean Marie Le Pen, është koha të hyjë në muzeun e statujave të dyllit”, deklaron deputeti frontist, Gilbert Collard. “Mosmarrëveshjet tona politike janë tashmë të papajtueshme”, indinjohet zëvendës presidenti i partisë, si dhe shoku i Marisë së divorcuar dy herë.
Bija kundër babait, por edhe babi kundër bijës. “Ndoshta Marine Le Pen uron që unë të vdes. Eshtë e mundur, por nuk duhet të shpresojë për bashkëpunimin tim”, thotë luani i vjetër. Më tej: do të qëndroj në politikë deri sa të vdes. Madje më tekstualisht: “Do të vazhdoj përpara, deri kur bosi të më thërrasë mbrapsht”. Dhe bosi është Zoti i Madh.
Eshtë vetëm fillimi i grindjes. E ka shkruajtur edhe Nju Jork Tajms, duke ngritur pyetjen, se sa kjo “luftë e brendshme rrezikon të varrosë ëndrrën e Marine Le Pen. Siç na e kujton Shekspiri, luftërat për marrjen e pushtetit rrëshkasin gjithmonë në dramë”.
Në dramë, por edhe në thashethemnajë, nëse duam të zhdramatizojmë. Në mënyrë indirekte e konfirmon edhe Nicola Cenga, në librin e tij “Fronti Nacional, nga Jean Marie tek Marine Le Pen. Autori shkruan: “Feminiliteti i Marine është mashkullizuar për shumë kohë nga mediat dhe ajo është përshkruar si burrnore dhe vulgare”. Sa për figurën e Le Penit baba, autori kujton sesi në biografitë e tij “ka mbizotëruar gjithmonë kurioziteti për skandalin në punët e tij private, sesa për udhëheqësin”. E kuptueshme, po të kesh parasysh dobësitë e shumta të shefit, dashurinë e tij për luksin, trashëgiminë e kontestuar disamiliardëshe, që iu akordua atij nga një mbret i ndërtimeve, prirjen për t’u lidhur gjithmonë ai, i lindur i varfër, me gra të pasura. Por mbi të gjitha, historitë që kanë patur si shkak sjelljen e bashkëshortes së parë, Pierrette, nëna e tre fëmijëve të tij, më e vogla pikërisht Marine.
Pierrette Lalanne, një zonjë bionde me një fizik fantastik, lë burrin sepse dashurohet me një gazetar i cili kishte trokitur në derën e Le Penëve për të shkruajtur një biografi të udhëheqësit. Një ndarje shumë e mediatizuar, me Pierrette që bënte zbulime të tipit: bashkëshorti im është një shmangës taksash, ka një llogari të fshehtë në Zvicër, është racist. Zonja nuk mjaftohet, boton në Playboy edhe fotografi pothuajse lakuriq. Tre bijat nuk i flasin për pesëmbëdhjetë vjet, pastaj e falin. Disa thashetheme kanë dalë edhe për martesën e vajzës së dytë, Yann, e cila u lidh me një eksponent të Frontit Nacional, i cili e la për një grua me ngjyrë.
Yann është nëna e Marion Maréchal-Le Pen, deputete, e kandiduar befasisht duke zëvendësuar gjyshin në krye të listës, me miratimin edhe të tezes. Babai saj biologjik nuk është Samuel Maréchal që i ka dhënë emrin, por Roger Auque, gazetari që u mbajt peng për një vit nga Hezbollahu libanez në vitin 1987.
Cfarë grinte që ka Marioni. Shumë më tepër nacionaliste-identitar, shumë më tepër anti- imigrantë, sesa tezja. “Kur të vijmë ne, do ju bëjmë vërtetë keq”, u tha disa gazetarëve. Eshtë ai, brezi i tretë.
“Il Venerdi” – Bota.al
O trapi i zotit,late nam
Marion Marchal Le Pen eshte femer dmth eshte mbesa,vajza e vajzes e Jean Marie Le Pen
Po ta lexoje me kujdes se ne fillim, autori thote “mbesa” pra nuk ve ne dyshim qe eshte femer. Ndersa tek fjalia e fundit, nese i referohesh asaj per perlen qe ke shkruajtur “ai” eshte per brezin dhe jo per Marion. Brezi eshte gjinia mashkullore prandaj ben “ai”.
…shume korrekt.
undefined
o redaksi e falimentuar, c’ju duhet juve me keto gjera kur nuk ja keni haberin. shikoni te mbeshtesni partine ne pushtet. Artikulli qe keni perkthyer nga IlSole24Ore ka dale para dy muajsh ne Itali…na hapet zorret e barkut…
fronti nacional eshte parti me nofken falce,se jane minoritete hevrej,ruse,serbe e cekoslovak
.kta jane porno parti racist.
Sa mire e njihke historine!!
Fronti nacional eshte nje krijese e PS se ne kohen kur Miterand ishte shefi i saj. FN u krijua me qellim qe ti merte vota te djathtes franceze e ne kete menyre te kontribonte ne triumfin e François Miterand, gje cila ndodhi dhe kontriboi ne rrenimin e ekonomise franceze. 14 vjet rrjesht socializem e la Francen pa reformat e duhura dhe sot askush nuk guxon me ti beje.
Parti qe s’ja vlen te mirresh me ta,nje Parti familjre qe luan me ndjenjat nacionale franceze….