Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, tha sot se hyrja vetëm në zgjedhje ka qenë zgjedhja e duhur për këtë parti, e cila po sheh se po afrohet tek ajo elektorati i zhgënjyer, i tradhëtuar dhe i papërfaqësuar i së majtës në pushtet.
I ftuar në Ora Neës Gjinushi ka pohuar se PS do të humbasë disa zona të majta të saj që i ka pasur të sigurta ndërkohë që edhe atje ku do të fitojë, kjo fitore do të jetë e diskutueshme ndërkohë që fitoren e ka pasur të sigurtë në tavolinë.
Gjinushi ka pohuar se “të ishe në koalicion me PS të quanin parti satelitore ndërsa kur del më vete të quajnë revanshist. PS luajti keq ndërkohë që kryefushata është në Fier për ne. Kemi fitore të sigurtë në Fier pasi kemi ditur të ndërtojmë grupe pune e të punojmë kokë më kokë me njerëzit” .
“ASHE do humbasë në Fier sepse ka disa parti të djathta brenda, ka shumë parti mbushëse. Ka edhe aleanca me hile. Në dy vjet qeverisje ka bërë shumë pakënaqësi dhe kjo është një mënyrë që do ketë rrjedhje votash”, ka pohuar Gjinushi. “Vota u dha që të luftohej korrupsioni, por çfarë ndodhi, ndodhi që ai është injektuar më keq. Pakënaqsia është në rritje, ka një konsum të PS duke pohuar se ish ushtarakët u lanë në hije, por që nuk dihet ku do të shkojë vota e tyre”.
Duke i cilësuar kandidatët e tij si fitues atje ku kandidon PSD për kryetar bashkie, Gjinushi shtoi se “PS në Fier të na mbështesë ne sepse në Fier kemi super suprizë”.
Grupet tradicionale të së majtës, si ish-ushtarakët, veteranët apo militantët e majtë të pakënaqur dhe të papërfaqësuar nga partitë e majta në pushtet janë synimi i PSD-së në zgjedhjet e 21 qershorit. PSD futet e vetme në këto zgjedhje duke mos pranuar një kaolicion me PS-në dhe LSI-në duke synuar votat e të majtëve tradicionalë dhe atyre të majtëve të lënë pas dore nga pushteti. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka vijuar takimet në kryeqytet në disa njësi bashkiake, ku ka kërkuar votën për PSD-në, për të majtën besnike, siç u shpreh ai.
Vetem ti te mos kishe folur.
Mire do ishte te kishte surpriza ne gjithe shqiperine, te behej si ne itali e greqi dhe vendet e tjera ku duket qarte se njera pale te vret dhe tjetra te shet, saliu te vret e edi te mban fjalime se si vendi do eci para me hajdute te djathte ne qeveri dhe me saliun qe vazhdon tall b… me popullin. Duhet nje levizje e re qe te balancoj kete monopol qe ka krijuar ps me pd
Do flasi I vetmi I majte qe ruan dinjitetin e te majtes e majta e rilindjes dhe I servilave te saj ka mbaruar
Vallai voten time me mir e jap per profesorin se ky Rama sna doli gje. Pse sna vute nji kandidat ne tirane se dhe ai Erioni si i huaj duket.
Elktorati i majte nuk eshte i zhgenjyer,eshte i tradhtuar.nga nje mosmirenjohes qe jo vetem shfrytezoi elektoratin e vertet te majte per te ardhur ne pushtet me kalamajt e llastum por vazhdon tavshfrytezoj edhe tani qe po e sheh se sandazhet spo i dalin si duhet dhe vec manipulimit te tyre me stilin e sales po kerkon edhe te genjej serish elektoratin e vjeter te majte duke iu premtuar gjera qe duhet ti kishte bere me kohe.
BRAVO DJALI I GJENERAL ET-HEMIT POR NUK NA THE KRYESOREN:
Ne kete çerek shekulli si parti-njeri i ‘MENGJER’ qe ke qene e je TI ç’fare ke bere si i majte per popullin e femijet shqipetare tashme te arratisur e syrgjynosur,droguar.lypesare e te sakatosur?
Qe votat tona do i keni te jesh i sigurt.por puna eshte a do i numerojne keta te edit qe jane bere me keq se ushtaret e sales
Kryetar i perjetshem i partise, si Enveri. Largoju nga drejtimi i partise qe te afrohet elektorati.
O Keno,ver nje bast.Po nuk fitova Fierin thuaj,do jap doreheqjen si kryetar 24 vjecar i PSD-se.Keshtuqe,gjen nje sebep ta mbyllesh ate furgonparti qe ke ngrene 24 vjet.
Me vjen keq per Gjinushin, qe e ka shtyre egoja personale, deri ketu!
Ska surprise per PSD , se ti edhe bAshke me priftin vetem sa do mblidhni ca vota. Per Ali beAjn . Moj do jet surpriza juAj.
Skender Gjinushi, Fatmir Mehdiu, Xhuveli, Milo, Ndoka, partite e tyre dhe te ngjashmet me to, jane kanceri i demokracise shqiptare. Parti te krijuara per te majmur keto vemje me parate e njerezve te mjere.Ka kaluar koha e financimit te partive nga buxheti i shtetit,ato ti financoje anetaresia dhe donatoret, sigurisht ne menyre transparente,duke treguar burimin e cdo qindarke,dhe te mbijetoje kush mundet.Zoti Rama, eshte e nevojshme te zhduken nga syte e shqiptareve keto fytyra,nese doni qe te lini pas nje trashegimi te ndritur.Pas reformes ne drejtesi, duhet te reformoni Sistemin Zgjedhor, ku roli i partive politike te ridimensionohet 100/100.Edhe ju e dini qe keni hyre ne zgjedhje me nje varg qesharak partish e kryetare partish.Flakini ata nga skena politike z.Rama. Eshte nje sherbim i papare qe mund ti beni demokracise.
G ban nga new librazhd city, per ca transparence te financimeve e ke fjalen?per ate qe askush sdi asgje se nga i vijne gjithe ato lek as ps as pd?lere pastaj mos te merremi me lsi dhe idrizin se nga i gjejne leket.apo me meten dhe idrizin dhe qifen dhe bamir trapin se ke problem te qeveriset vetem nga gjinushi? Gjinushi ne fakt eshte dhe ka qene gjithmon nje figure e respektuar nga e gjith baza e majte por cuditerisht vetem ju qent e se djathtes e keni urryer se jua ka plas gjthm ne surrat gjerat dhe jo si ky k… edi. Po ky edi ju ka dhen mundesin juve te djathteve te visheni si te majte tani qe te hani nga pushteti dhe tani po na kerkoni edhe te na mesoni se kush ben e kush jo. Pirdhu ti dhe gjith spiunet qe jane futur ne pushtet nepermjet paaftesis se edi k….