Rai Tre “paralajmëroi” dy muaj më parë stuhinë mbi Agon Channel

8 Qershor 2015, 20:07Politika TEMA

Një trupë televizive italiane e Rai Tre ka qenë dy muaj më parë në vendin tonë për të investiguar lidhur me investimet e sipërmarrësit italian Françesko Beketi, pronar i Agon Channel, që tashmë transmetohet edhe në Itali, në një version të veçantë që prodhohet tërësisht në Tiranë. Ata kanë trajtuar edhe problemet lidhur me hidrocentralin e Kalivaçit, konçesion i cili i është dhënë Beketit që në vitin 1997, por që nuk është ndërtuar ende. Gazetarët kanë intervistuar ndër të tjerë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Industrisë Damian Gjiknuri.

Gjatë udhëtimit të tyre në Kalivaç, ata janë ndjekur nga një kameraman “misterioz”.

Nga Luca Chianca, emisioni Report, Rai Tre

Sot Shqipëria tërheq shumë sipërmarrës italianë, jo vetëm për koston e ulët të punës por edhe për politikat fiskale. Ka 400 ndërmarrje italiane që prodhojnë atje dhe shesin këtu (në Itali), duke u ndeshur me problemet e pashmangshme të konkurrencës me armë të pabarabarta. Mes sipërmarrësve italianë që kanë shkuar në Shqipëri është edhe rasti i parë i delokalizimit të një televizioni.

EDI RAMA

Ne besojmë se Shqipëria e sotme ka gjithçka që ata (italianët) kërkojnë më kot në Italinë e sotme.

LUCA CHIANCA

Këtu kostoja e punës është tepër e ulët dhe ka pak sindakata.

EDI RAMA

Kostoja është tepër e ulët për standardet italiane dhe sindakatat nuk ekzistojnë.

LUCA CHIANCA

Në Shqipëri ka mbi 30 gazeta kombëtare, në një vend që ka pak më shumë se 3 milionë banorë.

Ky treg funksionon, apo jo?

CARLO BOLLINO

Nuk funksionon në të vërtetë. Sepse pjesa më e madhe e këtyre mediave janë me defiçit.

LUCA CHIANCA

Ashtu?

CARLO BOLLINO

Sepse shumëkush i përdor mediat e tij si instrument për të mbrojtur investime që nuk kanë të bëjnë aspak me botimin.

LUCA CHIANCA

 

Kalivaçi ndodhet 200 km në jug të Tiranës. Në këtë zonë duhej të ngrihej një prej centraleve më të mëdha hidroelektrike të Shqipërisë. Në këtë vend jemi takuar me kryekomunarin, disa punëtorë dhe me një kameraman i cili që nga ai moment, më ndoqi pa m’u shqitur më.

LUCA CHIANCA

I cilit televizion je?

KAMERAMANI

Nuk punoj për askënd.

LUCA CHIANCA

Po kush je?

KAMERAMANI

Jam këtu për punët e mia, për qejfin tim.

LUCA CHIANCA

Mund të filmosh; doja të dija vetëm për kë punon. Do më përgjigjesh? Doja të dija vetëm për kë punoje: nëse punoje për Agon Channel.

KAMERAMANI

Hyjmë në kantierin e centralit.

LUCA CHIANCA

Sa ka që ka mbetur gjithçka kështu pa lëvizur?

ASTRIT DERVISHI – KRYEKOMUNAR I KALIVAÇIT

Ka tre vjetë që nuk punohet më… Ka një vit që nuk preket më asgjë me dorë.

LUCA CHIANCA

Tre vjetë apo një vit?

ASTRIT DERVISHI

Një vit që nuk preket asgjë me dorë.

LUCA CHIANCA

Sa ka që nuk punohet këtu?

Rreth 4-6 muaj, që kur ka ardhur qeveria e re.

LUCA CHIANCA

Po të lexohen letrat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore që ka kryer disa inspektime përpara disa vitesh, punimet janë ndalur që më 2011.

LUCA CHIANCA

Ju keni punuar këtu. Sa para keni ende pa marrë?

Kompania ime duhet të marrë thuajse 600 mijë euro.

LUCA CHIANCA

Por sipas Beketit, 600 mijë eurot nuk janë dhënë sepse kompania nuk i ka përfunduar punimet. Sipërmarrësi nga Roma e kishte marrë konçesionin në vitin 1997 me kompaninë Bag në të cilën ëhstë ortak edhe xhahxi i tij Cerroni, zotëruesi i shkarkimit të plehrave romane. Një investim prej 160 milionë dollarësh në të cilin merrte pjesë edhe Enel Power, e cila am vendosi të tërhiqej. Nis një betejë e fortë ligjore mes Enel-it dhe Beketit. Në valle janë 400 milionë euro. Kalojnë vitet, nga hidrocentrali nuk ka ansjë gjurmë, por Beketit i rinovohet konçesioni, nëpërmjet një kompanie tjetër, Hyrdo srl dhe me një partner tjetër: la Deutsche Bank. Nisin punimet, por pas pak edhe Deutsche braktis gjithçka dhe rinisin paditë gjyqësore.

LUCA CHIANCA

Cila është arsyeja e ndërprejes së punimeve?

DAMIAN GJIKNURI

Po hetojmë, por mbase nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë paratë që është detyra e çdo investitori.

LUCA CHIANCA

Se çfarë ka ndodhur saktësisht mes Deutsche dhe Beketit nuk e dimë sepse banka nuk përgjigjet; ajo që është e sigurt është se në fund Deutsche vendosi t’i lëvrojë 159 milionë eurot. Në bilancin e 2013-s të bankës gjermane nuk ka gjurmë për këtë çështje: citohet vetëm në një dokument informues e cila ama nuk citon shumën që i është paguar Beketit. Deutsche na u përgjigj duke na thënë se kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale. Folëm me një burim që thotë se e njeh mirë të gjithë çështjen.

TELEFONATA

Shuma prej 159 milionësh është është sasia e transaksionit. Unë e njihja planin ekonomik dhe financiar të investimit dhe nuk kushtonte kaq. Ai me gjithë këtë arkë ka përfituar padyshim më shumë se sa po të kishte ndërtuar digën. Po ta mendosh mirë, është mjeshtër.

LUCA CHIANCA

Deutsche i jep paratë Beketit. Po përse atëherë atje (në Kalivaç) ka ndalur gjithçka dhe nuk rinisin punimet?

DAMIAN GJIKNURI

Kjo pyetje i duhet bërë Beketit! Tani televizioni i Beketit do të më sulmojë çdo ditë.

LUCA CHIANCA

Ai tani  ka krijuar televizionin e tij.

DAMIAN GJIKNURI

Po, po, dhe çdo ditë sulmon qeverinë. Sepse përdor televizionin për të mbrojtur projektet e tij.

LUCA CHIANCA

Në vitin 2004 Beketi u përpoq me dajën Cerroni, të bënte biznes me plehrat në Shqipëri. Dhe sipas kronikave kontrata prej 180 milionë eurosh ishte firmosur. Por ja që për mbi 10 vjet mbeti çdo gjë pa lëvizur dhe me ardhjen e qeverisë së re ndryshoi ligji dhe çështja nuk u bë.

Sot është e ndaluar të importohen plehra në Shqipëri?

EDI RAMA

Plehrat që vijnë këtu me blloqe të mëdha që kanë brenda çdo gjë.

LUCA CHIANCA

Sot Beketi, kam lexuar këtu gazetat shqiptare ka disa ditë që duket se e ka paditur Republikën e Shqipërisë, si për çështjen lidhur me plehrat, ashtu edhe për atë të Kalivaçit, për hidrocentralin.

EDI RAMA

Fatkeqësisht kjo është e vërtetë edhe pse në të dyja rastet, bëhet fjalë për pretendime të sajuara juridikisht, pa asnjë bazë.

*Marrë me shkurtime nga emisioni Report i Rai Tre

12 komente në “Rai Tre “paralajmëroi” dy muaj më parë stuhinë mbi Agon Channel”

  1. tonix says:

    Ne fakt çudi është fakti se si banka gjermane nuk jep informacion mbi një shume të tillë të humbur. Auditorit e saj kanë përgjegjësinë publike të bëjnë transparent për publikun në raportin e tyre të auditimin këtë shumë të humbur. Nuk ka mundësi që në pasqyrat financiare të beketit të ekzistojë një e ardhur prej 159 mil euro.dhe kjo shumë të mos ekzistojë në pasqyrat financiare të bankës. Është shumë e dukshme për të mos U parë. Dikush gënjen, por mesiguri jo banka. Ka vetëm një shpjegim, shuma që i ka kaluar banka Beketit nuk është një humbje për banken, por një transaksion financiar banke klient, dhe beketit e raporton si të ardhur. Auditorët duhet të kishin scrutinize këto transaksione dhe ti paraqisnin në raportin e tyr… Sigurisht që duhet bere transparencë dhe me sa dime shoqëritë e beketit në shqiperi nuk bëjnë auditim të jashtëm të pasqyrave financiare.

    1. la cucaraca says:

      E mer Sajmiro,ene ti Gentjano,ju zuni haku
      i fixit dhe xL.Dojshit Pare te modhe ju.
      Po na vute ne menime or burra: Mbetet tu na thone:
      Neser Avazi!.. Ku na shkonte menia se ju e kishit
      per Tv.tuj qe i kishte marre muti shalet..
      E Tahfmo Tahfmo! E bone miletin Budalla.

    2. Zamorano says:

      Deutsche Banku eshte i njohur per pislleqe te tilla. Madje, dicka e tille eshte nje cikerrime per ta. Mjafton te kerkosh per skandalet e kesaj banke dhe ke per te pare cfare behet realisht.

  2. GMT says:

    shqiptarët janë bythlëpirësa të çdo të huaji qoftë ky edhe një çirak bakallxhiu.

  3. Socialisti bythpambuk says:

    Po prej dy vjetesh cfare ka bere Edi Rama , njeriu me i korruptuar ne Shqiperi ?
    Po Damiani ?
    Mjere ne , ikem nga shiu , por rame ne bresher .

  4. koci says:

    Rai tha e tregoi qe Bechetti mori 159 milione euro nga deutsche bank dhe bleu ne Londer nje vile 19 milione sterlina dhe ben koqen e palles.Tha qe ka hedh ne gjyq qeverine shqiptare per 180 milione euro.Kehtu qe kujdes se mos na mer parate ,se gjermaneve jua futi ai.

  5. ERMAL says:

    FILLOI INSTALIMI I DIKTATURES SE RAMES O NJEREZ VOTONI KUNDRA MBAS 2 JAVESH SE KY VEND PO SHKON PER LESH SA NUK ESHTE VONE

  6. gegetoske says:

    Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeejjjjjjjjjjjjjjjjj!
    Xeni, more Xeni!
    Sapo ka dale ne FB ankesa e pare e tij!
    Kujdes! Vleresojeni me objektivitet!
    Mos nderseheni!
    Tregon me ciltersi se dicka po ndodh! Mos e gjykoni per keq!
    Milionat e tij jane ne keto AFERA!
    Nuk do ti gezoje kurre, as ai as Salqeni me kompani e familje!

  7. Perkthyesi says:

    Doktorri i “Fiks Fare” u tregua me i zgjuar qe nuk levizi nga vendi! Dhe paska bere mire!

  8. Dinozauri says:

    Eshte nji nder emisionet me te sukseshme ne Itali , per mos me thene qe eshte me i suksesshmi se ja nxjerr ne shesh te palarat politikuajve , sipermarrsve privat , bankave e bankierve e shume e shume haleve te tjera qe bejne palle me lek te madh ( qyl )

    tani un s’arrij te kuptoj sesi banka ka dhene kto para ????

    ka firmos per projektin pa asnje lloje garancie ????

    dhe ky i ka marr leket dhe ska bo asnje punim dhe del dhe i fituar ????

    STRANISSIMO do te thoshte Milena Gabanelli!!

  9. Ajaxs says:

    Kur mer paret nga banka dhe i fut ne xhep çdo njeri eshte i fituar.Mendoje qe banka para se te japi paret ben kontrollin e punimeve, por ketu ka bashkepunim edhe me banken.Ata mendojne se SHqiperia eshte vend prrallor per te vjedhur. Ne kemi drejtusa kusare qe nuk i intereson interesi i vendit por interesi i xhepit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje