Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, denoncoi sot mënyrën se si u harrua dhe kërkohej të zbatohej projekti për bulevardin e ri të Tiranës.
Ai theksoi se projekti u hartua për t’i shërbyer klientëve dhe jo qytetarëve. Projekti parashikon që me paratë publike do të ndërtohet bulevardi dhe do të shpronësohen me tarifa qesharake pronarët e tokave, ndërkohë që ky investim publik rrit dhjetra në mos qindra herë vlerën e tokave anash bulevardit. Këtu hyjnë në lojë edhe klientët e kryetarit Basha dhe partisë së tij, të cilët me informacionin paraprak kanë bërë kontrata parablerjeje përreth vijës ku do kalojë bulevardi.
Bojaxhi tha se kostot për ndërtimin e bulevardit i paguajnë qytetarët, pronarët e pafat të cilëve u ra lapsi për shpronësim do paguhen shumë pak, ndërsa fitimet dhjetra milionë euroshe do t’i vjelin klientët e kryebashkiakut njëkohësisht kryetar partie. Aq shumë ka qenë në shërbim të klientëve projekti i bulevardit sa në të nuk janë planifikuar objekte publike e sociale, përfshi ato që lidhen me sigurinë si, polici e zjarrfikëse, apo qendra shëndetësore, objekte kulturore e sportive, për të cilat qyteti ka kaq shumë nevojë.
Qasja e Gjergj Bojaxhi si kandidat për Bashkinë e Tiranës është që kjo zonë duhet zhvillohet si një projekt i vetëm dhe jo me konceptin që qytetarët të paguajnë të gjitha kostot kurse zhvilluesit të marrin të gjitha fitimet. E vetmja mënyrë për të zhvilluar Tiranën është që zhvillimi të harmonizohet me plotësimin e kushteve minimale për sigurinë dhe cilësinë e jetë.
Aksionet qe zoteron tek ” Everest Oil” perse nuk i beni publike z.Bojaxhi. Po dy vilat qe disponon ne Farke, qindra hektare toke e 1200 rrenje ullinj qe ke mbjellur ne Farke? Perse nuk e beni transparente pasurine tuaj? Jeni kandidat per postin e kryetarit te Bashkise duhet qe qytetaret te dine lidhur me kete gje.
Disa te dhena per z. Bojaxhi. Ka sherbyer ne nje sere postesh ne qeverine Berisha e cila katandisi si mos me keq vendin. Ishte drejtor i KESH mirpo gropa e borxheve vetem sa u zgjerua. Ishte drejtor i INUK dhe ndertimet pa leje ne vend vetem sa u shtuan. Ishte zv. minister i ekonomise dhe e dime te gjithe se ne cfare permasash ishin abuzimet e aferat korruptive ne ministrite e qeverise Berisha. Nuk ka cfare i duhet kryeqytetit.
mos ndoshta ke dhe ti gisht te puna e bulevardit z bojaxhi? edhe pse tani hiqesh si i ndershem, mos harro qe edhe ti ke qene pjese ketyre krimineleve qe po shan tani, ndoshta edhe ti vete mund te quhesh pak kriminel, me ato vjedhje qe ke bere ne krye te KESH-it
pse sfole kur ishe zevend minister ti bojaxhi apo skishe kohe ne ate kohe se e kishe mendjen te vidhje. po kur ishe kryetar i keshi pse nuk fole per gjithe problemet qe kishte rrjeti shperndajres. te dalesh sot si kandidat i pavarur nuk te largon ty nga huzurllumet qe ka beere me berishen ne 8 vjet por te ben pjese te atij!
ky bulevard ka me shume se 4 vjet qe gjojas po ndertohet pse nuk fole qe ne fillim pse nuk e hape gojen qe ta tregoje kte qe po del edhe po derdellit tani. nje arsye e ka se ne ate kohe ti i kishe lidh interesat e tua me ato!
O sherbetori i Berishes. Po si ka mundesi qe te jesh kaq i pafytyre dhe del e flet per bulevardin qe vete shefi jot Basha nuk e ndertoi per 4 vjet. Kot e ke qe lodhesh por ske per te marre asnje vote.
Pse nuk shpjegon lidhjet e tua klienteliste kur favorizove TEC-in e Vlorës qe u ndërtua nën kundërshtimin e fortë të ambientalistëve, ne kohen kur ti Bojaxhi ishe ne krye te KESH-it, qe edhe sot e kesaj dite nuk ka prodhuar qofte edhe nje kw energji?
Po favorizimet klienteliste qe u bere ti 171 ndërtimeve pa leje, per te cilat KLSH te kallezoi penalisht, per mosveprimin e INUK qe ti drejtoje konform ligjit, per marrjen e masave të pezullimit të punimeve ose shembjes së objektit.Nuk ke shume dallime ti nga Luli jo, te dy favorizoni klientet tuaj.
Sa e ke favorizuar kompanine Everest Oil, tek e cila je aksioner ne kohen qe ti ishte zv/minister i ekonomise dhe energjitikes? Nese do fillojme te hapim thesin, lidhjet e tua klienteliste nuk kane fund, keshtu qe me mire rri i heshtur ne publik, gjej najne qe te mashtrosh, naj budalla, se po dole ne media, dalin te palarat ne shesh.
Drejtove KESH nderkohe gropa e borxheve vetem sa u rrit, drejtor i INUK nderkohe qe ndertimet pa leje sa vinin e shtoheshin. Disponon dy vila luksoze te ngritura ne Farke, 1200 rrenje ullinj te mbjelle ne qindra hektare toke po ne Farke, keto nuk i ke bere kurre transparente. Thjesht nuk i duhuri per Tiranen zoti Bojaxhi.
Nje njeri komplet i deshtuar qe ecen me iluzione te kota per nje enderr qe nuk do ta realizoje kurre. Qellimi i Bojaxhiut eshte qe ti sherbeje PD-se sepse kerkon qe te marre sa me shume vota te majta dhe ti jape nje impuls sa me te madh Halimit.
O njerez nese nuk e keni kuptuar Bojaxhiu ka qene nje sherbetor i bindur i Saliut dhe Lulit packa se hiqet sikur nuk ka lidhje me ta, por qellimi i tyre eshte qe te ndihmoje PD-ne.
Mos e coni voten kot duke votuar kete pseudo kanidat te pavarur.
Ky kot qe lodhet sepse nuk do te marre asnje vote, vetem sa do te prishe pune. Nuk e con voten kot duke ja dhene ketij sepse duke votuar per Bojaxhiun praktikisht e ke cuar voten kot.
Te japesh voten per Bojaxhiun eshte njesoj si Hysni Milloshi ne 2011 qe doli kot si kandidat sa per te marre ca vota.
Mos e shani kete se nuk ka dite me vjedh ky prandaj e spostuan. Hajduti ke keshi ka qene Sait Dollapi po asnjeri se permend me kete hajdut u zhduk as Edi dhe Iliri se permendin me njeriun e pare te Ossh para privatizimit dhe pasi iken ceket.
e mo gejrgji te premtosh dhe te flasesh per premtime pasi e di qqe nuk fiton eshte shum e lehte
tirana meriton erion veliajn e jo lolo si puna hjote
Mos humbni kohe kot me bojaxhiun.Lerini ushtaret e sales ( halimi dhe bojaxhiu) te shqyhen me njeri tjetrin.Vota per te majten dhe veliajn ,do i jape mundesi edhe bojaxhiut te krijoje mundesi per te marre kreun e pedes.