Leli: Referendum për të përzgjedhur projektet për Vlorën, nga vet qytetarët

8 Qershor 2015, 19:34Politika TEMA

Për herë të parë në Shqipëri, banorët do të kenë mundësi të zgjedhin vetë se cilat projekte do të duan nga bashkia e Vlorës. Votimi elektronik do të kryhet përmes kartave të identitetit

“Qytetarët e Vlorës do të jenë pjesë e të gjitha vendimmarrjeve të rëndësishme për qytetin. Për herë të parë në Shqipëri ne do të iniciojmë një projekt ku vetë banorët e Vlorës të votojnë përmes kartave të tyre të identitetit për projektet që ata duan për qytetin”, është shprehur Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Vlorën, Dritan Leli. Ai ka prezantuar dje përpara banorëve të Vlorës vizionin e tij për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimet e rëndësishme për qytetin e tyre.

Ky projekt unikal në Shqipëri është një nga pikat kryesore të programit elektoral të kandidatit të majtë për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli. Për herë të parë në Shqipëri banorët do të kenë mundësinë reale që të shprehin mendimin e tyre pro ose kundër projekteve të caktuara. Në këtë mënyrë Vlora do të bëhet qyteti i vetëm ku zëri i qytetarëve jo vetëm dëgjohet, por është pjesë e vendimmarrjes.

Projekti do t’i mundësojë banorëve që të votojnë direkt nga kompjuteri i tyre, ose nga se dhjetë pikat e votimit publik, të cilat do të ndërtohen në Vlorë. Për të votuar, banorët e bashkisë së re të Vlorës do të përdorin vetëm kartat e identitetit. Ata do të vendosin kartën e identitetit në pajisjen që lexon kartat dhe në ekran do tu shfaqet pyetja për projektin konkret. Lexuesi i kartës njeh çipin që ndodhet në kartën e identitetit dhe një person mund të votojë vetëm një herë. Ky lexues karte është i lidhur online edhe me regjistrin e gjendjes civile duke ndaluar në këtë mënyrë votimin nga persona që nuk janë banorë të Vlorës. Nëse një person nga një qytet tjetër do të tentojë të votojë në Vlorë, lexuesi i kartës së identitetit nuk do ja japë këtë mundësi.

Përmes këtij projekti synohet rritja e transparencës, por mbi të gjitha e vendimmarrjes qytetare në Bashkinë e re të Vlorës. Votimi publik do të mund të kryhet nga qendrat e vendosura, por edhe nga kompjuterët e shtëpisë. Një lexues i kartave të identitetit ka një kosto modeste dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët e interesuar. Për ata ersona që nuk kanë mundësi ta paguajnë këtë lexues karte, do të vendosen 10 pika votimi në qytetin e Vlorës. Kosto e këtyre pikave të votimit do të përballohet nga palët e treta duke mos rënduar në xhepat e qytetarëve.

“Çdonjëri qytetar që ka dëshirë të japë opinionin e tij për projektet e rëndësishme të Bashkisë së Vlorës në katër vitet që vijnë do ta bëjë këtë pa qenë nevoja për referendume të mëdha, pa qenë nevoja për burokraci, por vetëm përmes një klikimi. Thjesht duke vendosur kartën e identitetit, çipi i të cilës lexohet nga këto aparatura, dhe qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre me votë. Unë do ju kthej mbrapsht besimin që do të më jepni më 21 Qershor”,- u shpreh kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane në Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli. Sipas tij, përmes këtij projekti, bashkia e Vlorës do jetë një shembull unikal jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Mesdheun.

21 komente në “Leli: Referendum për të përzgjedhur projektet për Vlorën, nga vet qytetarët”

  1. PROGONATI says:

    PO ZOTI LELI SA TE VISH TI NE BASHKI I NDERTOI SHPETIMI PALLATET TE SHKOLLA E MARINES .
    ALARM ALARM SOT PASDITE NE OREN 5 PO HAPEN THEMELET E NJE PALLATI 12 KATESH PRANE DETIT TE VENDI I QUAJTUR XHOKLA .
    KUR ESHTE DHENE LEJA E NDERTIMIT NE VITIN 2011 ESHTE BERE E FUNDIT MBLEDHJE E KRRT – SE .
    EDHE SIKUR LEJA TE JETE E RREGULLT ESHTE BERE E PAVLEFSHME DHE DUHET MARRE RINOVIMI PRANE AKMPT NE TIRANE .
    ASNJE DISTANCE , ASNJE RREGULLORE ASGJE E NUK E BEN KETE NDERTIM NE PRAG FUSHATE SI GJITHNJE NE PRAG FUSHATE ESHTE NDERTUAR PA LEJE .
    ZOTI LELI DEGJOHENI ZERIN E QYTETAREVE SA NUK ESHTE VONE SE DO TE NDODHE SI TEK LULISHTJA E TRE RACEVE QE KA NJE KOSTO TE LARTE ,
    SHENIM ESHTE E NJEJTI PERSON QE PO NDIQET PENALISHT NGA PROKURORIA PER NDERTIM PA LEJE ME FALLCIFIKIM EDHE KETU TEK KY PALLAT .
    ZOTI RAMA NA BENI TE MUNDUR TE BESOJME TEK RILINDJA E VLORES

    1. andos says:

      Dritan Leli do sillet vertete si djale vlonjat ne drejtimin e Bashkise se Vlores. Vlora e kishte te nevojshme nje alternative te re. Leli do punoje me zell e perkushtim per Vloren me mbeshtetjen e qeverise do dergoje deri ne fund reformat e nisura. Perfundimi i projekteve te shumta qe kane nisur ne qytet do gjejne mbeshtetjen e Lelit.

      1. Hasani says:

        Vlonjatet duhet te tregohen sa me te zgjuar dhe te mos e cojne voten kot, por ti japin vlere votes se tyre. Dritan Leli ka mbeshtetjen maksimale te qeverise dhe prandaj duhet te votojme ate sepse ai ka mundesi me shume te beje pune ne Vlore.

        1. mario says:

          ky njeri me ngjall shume besim aq sa e bukra vlore. libri nuk gjykohet nga kopertina thone po doktor leli me ngjall aq besim sa do jete promotori i kthitimit te vlores ne nje nga qytete me te vizituar te shqiperisse!

          1. bledi says:

            vlora eshte nje nga qytete me te rendesishm te shqiperise sepse ka nje kapacitet shume te madh qe mund te mbaj me mijra turist si ne dimer edhe ne vere, sepse eshte nje nga qytete qe mund te zhvillohen te dy llojet e turizmit. prandaj duhet votuar DR. Leli qe ta bej te mundur qqe turizmi ne vlore te shkoj ne drejtimin e duhur!

            1. fjori says:

              Leli ka fituar respektin e qytetareve te Vlores me perkushtimin qe ka treguar ne punen e tij si mjek, duke iu pergjigjur cdo qytetari ne nevoje orar pa orar dhe kemi besim qe do te jete nje ze i forte per interesin e tyre ne bashkine e Vlores, kemi besim qe do kete nje dere qe sa here do trokasim, do hapet.

              1. marsela says:

                Leli do bashkepunoje ngushte me qytetaret e Vlores per qytetaret, ashtu sic ka punuar gjithe jetes me pasion me pacientet e tij, prandaj ai eshte i duhuri per Vloren, punet do te shkojne me mire nese bashkeqeveriset me popullin. Sa per idete dhe vizionin, te gjitha vijne kur ka bashkepunim te ngushte dhe eshte gjysma e punes. I urojme pune te mbare, se suksesi ne zgjedhje eshte i garantuar.

    2. Ranheim says:

      Vlonjatet kurdohere kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte kerkuar te zgjedhin drejtuesin e tyre. Dritan Leli do vazhdoje edhe me tej investimet e nisura ne qytetin e Vlores. Ne Vlore qeveria po investon vertete shume, Leli do jete ne mbeshtetje te saj me qellim qe te permbushen interesat e qytetareve. Vlonjatet votebesojne Lelin me 21 qershor.

    3. Bastriu says:

      Vlora duhet me patjeter qe te ndryshoje drejtim sepse tani eshte komplet ne nje drejtim te gabur dhe po behen gabime qe mund te jene shume te kushtueshme. megjithate mendoj se Gjika duhet te mbaje pergjegjesi per gjithe keto veprime arbitrare qe po ben.

      O njerez votoni per Lelin sepse ai eshte njeriu qe e meriton qe te marre bashkine.

      1. Aleksi says:

        Sa keq qe vlora ka perfunduar ne kete gjendje kaq te mjeruar dhe qe ka per drejtues disa njerez qe dine vetem te vjedhin dhe te shkaterrojne pronen publike. Gjika e kishte besimin e partise dhe te vete qytetareve te Vlores por abuzimet e medhja qe beri duhet qe te mbaje pergjegjesi.

    4. funjarda says:

      Bravo zoti Leli po sillni risi per qytetin tone ,mundesi e mire investimi per qytetin brgdetar , por edhe mundesi e mire ekonomike per te gjithe vendin tone nepermjet zhvillimit te turizmit., Kam besim se do jemi bashke mbas 21 qershorit

    5. miri says:

      eshte nje ide e mire kjo per qytetaret. duhen vendimarrje nga qytetaret per projekte kryesore dhe te dobishme. do ishte nje risi vertet e bukur nese qytetaret do kishin fuqi per te dhene ide ne projekte konkrete. kjo nisme duhet marre shembull nga te gjitha bashkite e vendit. ti je njeriu i duhur dhe do ti zbatosh vertete keto qe thuaj zoti leli

  2. sefer ziu says:

    More progonatas, po sot Leli nuk ka gje ne dore, por Rama po, duhet te dergoje urgjente rruspat ne Vlore dhe bashke me Shpetim Gjiken qe paska qene njeriu me negativ, te hedh ne det dhe themelet e tij.

  3. Dori says:

    Zgjidhje e mrekullueshme zoti Leli. nese e realizoni do te mbaheni mend jo vetem ne vlore, por ne te gjithe Shqiperine.

  4. Vlora Vlora says:

    Pirdh pirdh o leli, se te besojne vetem budallenjte militante edhe ti je nje zgjedhje nepotike servile si te gjith drejtusit e zgjedhur deri me sot nga Rama Nuk vjen ne Vlor per te na ber histori por per historin e vazhdimit

  5. edi vegas says:

    per derrat kjo lloj mynyre votimi ka qen para 90 dhe asht ne Amerike atje pas 90 derri shpellar me derrat qe i shkuan prapa e ka bere vendin beton dhe kudo asht zabtu dhe pa asnje park publik

  6. Ard Kali says:

    Zoti Leli eshte figura e paster dhe plot integritet qe mund te bej me te miren per Vloren. Ai ka ide dhe projekte te qarta per Vloren dhe jo vetem, por kushdo mund te behet pjese e ketyre projekteve me ide dhe propozime te ndryshme per qytetin. Te votojme te gjithe Dritan Lelin ne 21 Qershor dhe ti japim jete projekteve madhore.

  7. lorena says:

    fitoreeeeeeee

  8. saimiri korfuz says:

    Njeriu i duhur per ti dhene shprese ,shoqerise dhe komunitetit te mrekullueshem te Vlores.Urime

  9. roni says:

    Avash o Leli mos”u hap”kaq shume.A, po ,te takon ty,je nga Kuci.Si thoshte xhaxhi jot,te kujtohet:Autobuzin e duam te kuq dhe shoferi ta kete emrin I(Y)lli

  10. qytetari says:

    Dukesh njeri i pastër, i besueshëm. Po mbajte këtë zotim, të marrjes së mendimeve të komunitetit për çdo projekt, do bësh thjesht detyrimin ligjor. Po ia nënshtrove komunitetit çdo leje ndërtimi, do kujtohesh në historinë e Vlorës. Ne që të mbështesim, do të gjykojmë pas 4 vitesh. Suksese dhe rri i pastër siç je!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje