Kanditati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në Tonight Ilva Tare ka bërë publik programin e tij për qeverisjen e Tiranës nëse zgjidhet kryetar i bashkisë së re të kryeqytetit.
Pazari i Ri sipas Veliajt duhet të jetë një hapësirë e cila të tërheqë turistë dhe të jetë efektivë për qytetarët. Më tej ai ka shtuar se qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Japonisë për rrjetin e ujesjellës kanalizimeve.
Erion Veliaj: “Duam që të jetë një pjesë për turistët. Të kenë mundësi që të shpenzojnë para ku pasditeve të kthehet në një piacë, ku të shërbehet ushqim tradicional, ku të shërbehen suvenire, ku të kemi një gjallërim të shesheve. Për tregun e Pazarit të Ri, ne kemi një bashkëfinancim të fondit shqiptaro-amerikan, të qeverisë shqiptare nga fondi i zhvillimit të rajoneve edhe të bashkisë së Tiranës. Shifra besoj do të shkojë në 3-4 mln euro. Një buxhetim që ne e kishim parashikuar për bashkinë e re të Tiranës për të transformuar totalisht rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, u arrit një marrëveshje me qeverinë japoneze që të jetë ata në fakt që të japin një kredi thuajse me interesa zero për të përballuar këtë shpenzim”.
Veliaj ka zbuluar edhe koston finale të projekteve të tij për Tiranën, shifër që shkon sa buxheti aktual i bashkisë, rreth 60 milionë euro.
Erion Veliaj: “Bashkia ka sot një buxhet 60 mln euro që as e mbledh e as nuk e përmbush, nga 50% do ta çojë 100% mbledhja e të ardhurave. Këtu nuk do të rritet as një tarifë e as një taksë. Ka një tarifë që është në përmasat aktuale të bashkisë, te 60 milionshi. Ndërkohë të garantoj që do sjellim dyfish aq nga financime jashtë bashkisë”.
Kandidati Veliaj ka folur edhe për projektin e Lulzim Bashës për bulevardin e ri të Tiranës, i cili është bllokuar nga qeveria pasi ky projekt parashikonte të ndërtonte një pyll betoni për llogari të djalit të ish-kryeministrit.
Erion Veliaj: “Bulevardi i është bllokuar Lulzim Bashës, Shkëlzen Berishës dhe 5 ndërtuesve. Të dalë qeveria garant, të përdorë taksat e qytetarëve sepse dikush do të bëjë pyll betoni atje, ndërkohë që plani i parë, plani serioz dhe plani i bulevardit ishte për një Central Park, për një Park Qëndror”.
Ish-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka sqaruar edhe çështjen e ngritur nga opozita për bashkëpunimin e bashkëshortes së tij me biznesmenin famëkeq, Zhanashvilli
Erion Veliaj: “Bashkëshortja ime ka punuar në një kompani juridike ku kanë punuar dhe 15 avokatë të tjerë. Siç është e udhës, të gjithë kompanitë që vijnë si klientë, stafi që punon merr prokura për të bërë regjistrimin në QKR dhe një proçedurë totalisht rutinë, ajo prokurë as nuk u përdor kurrë, kishte qenë një kolege tjetër, siç ndodh rëndom kompanitë kërkojnë që të bëjnë regjistrimin në QKR dhe kush ka qenë koleg dezhurn, që kishte qenë një vajzë tjetër në fakt që kishte bërë regjistrimin, s’kishte asgjë të paligjshme. Avokatët këtë punë kanë. Edhe kur të shkojë Shkëlzen Berisha në burg, edhe Saliu në burg do ketë nevojë për avokat”.
Erion Veliaj ka bërë publike edhe burimin e financimeve të Partisë Socialiste për fushatat elektorale ku një pjesë të mirë të parave, derdhen nga kuotat e 80 mijë anëtarëve të regjistruar të saj, dhe pjesa tjetër nga KQZ dhe donatorë.
Erion Veliaj: “PS është partia më e madhe në vend dhe partia që ka numrin më të madh të deputetëve dhe sipas ligjit zgjedhor, sipas numrit të votave që kemi marrë, ashtu shpërndahen dhe paratë, dhe taksapaguesit dhe KQZ-ja, kështu që PS, ka sot shumën më të madhe nga KQZ-ja për të investuar. Kjo nuk është fushata e parë. PS merr financa që nga viti 1991 dhe zyra e financës së PS mban financat për donatorët dhe mbi të gjitha ajo që njerëzit harrojnë është që një parti me 80 mijë anëtarë, të cilët paguajnë çdo vit kuotizacionin dhe është ndoshta partia më e rregullt në Shqipëri, e cila e mban të gjithë aparatin e saj me këta 80 mijë anëtarë dhe sigurisht një rrjet zyrash që i ka në Tiranë dhe të gjitha qytetet e Shqipërisë për çdo fushatë”.
Perralla te nje nate vere. Vetem nje poster ne rrugen Komuna e Parisit kushton sa gjithe ato kuotizacionet qe permend Erjoni. Por ja ka marre doren se te njejten gje bente dhe tek Mjafti me fondet e marra. Atehere kishte nevoje ta frynte faturen tani ka nevoje cfryje. Pune lekesh jane atehere i mblodhi tani po i shperndan per ti mbledhur serish kur te behet kryetari i kryetarit.Transparence nuk mund te fshihesh pas partise si dikur pas ambasadave qe financonin. Aty fillon Drejtimi i Duhur.
Programe konkrete per kryeqytetin e lene ne harrese prej kater vitesh. Besimplote se kandidati Erion Veliaj do beje pune te mira per qytetin e Tiranes ashtu sikurse beri ne ministrine qe drejtoi prej nje viti e gjysme. Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karkaterizojne Erionin. Shpresojme se do punoje me zell e perkushtim.
Program konkret qe do ndikoj ne jeten e cdo qytetari nga me ai me i vogli deri te me i madhi, program qe do sherbej fmive ne kopshe duke i ofruar ngrohej, adoleshenteve edhe te rinjve duke i ofruar me shume hapsira ku te afirmojne veten gjithashtu cdo familjari qe kur te heci rrugve mos eci me ankthin e gropave edhe cdo te meshuari duke i ofruar hapsira publike!
Me vjen mire qe me ne fund nje kandidat ka nje plan te detajuar per qytetin e tiranes dhe aq me teper ne nje zone aq te rremujshme sic eshte pazatri i ri dhe ku uun jetoj prej shume vitesh, ajo zone eshte kthyer ne stres sa her kalojm per banoret e asaj zone.
Nardi e ke shume gabim cfare thua !! kjo fushate eshte ndryshe nga te tjerat eshte fushate qe erion veliaj po e ben me pak shpenzime dhe shume te paster!! eshte turp te meresh me jeten familjare !! vetem nje njeri i ulet ne nivelin e atyre qe ka partija demokratike jan qe bejn kshu gjarash dhe ju mos u beni mendje holle
asgje nuk eshte ashtu si thon !! erioni eshte drejtimi i duhur dhe cdo gje eshte transparente !! jan thjeshte fonde qe i marin te gjithe ne kohe fushate !! kjo fushate eshte shume e varfer dhe shume me e bukur se heret e tjera!! ket here e keni shume gabim , erion veliaj po ben fushate super dhe me pak shpenime
Kishte ndermend luli me shoke ti kalonin dhe disa fonde publike per perfitime personale familjes berishiane por nuk i doli mundesia kete here, se qe te bejn politka per qytetaret eshte e pamundur qe ta mendojn kete gje aq me pak ta bejne.
Tirana ka kater vite pa kryetar bashkie, eshte braktisur totalisht. Ne Tirane mungojne edhe gjerat me minimale, mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon, afer Lanes nuk kalohet kundermon ere te padurueshme, korsite e bicikletave jane te zena nga makina te parkuara dysh. Nuk eshte kjo Tirana qe meritojme.
Punoni per Tirnanen z. Veliaj. Na u premtua shume ne vitin 2011 mirpo shohim qe sot ne Tirane nuk eshte realizuar asnje nga premtimet e dhena. Na u premtuan kartat e studentit, Trami, krijimi i hapsirave te gjelbarta, hapja e qendrave rinore, hipotekat, etj. Asnje nuk eshte realizuar. E shoh qe ke mjaft ide ne koke per tu rikthyet qytetin qytetareve por do te te duhet shume pune. Gjithsesi je shpresa jone.
Erion Velij eshte kandidati me i denje dhe me i duhuri per Tiranen nje kryetar me plote energji, ide te reja per nje kryeqytet me afer modelit europian, besoj shume tek kandidati veliaj dhe stafi i tij se do bejne me te miren per transformimin e duhur te tiranes.
suksese erionit dhe fitore te thelle bashkine e tiranes e meriton me shume se kushdo kandidat tjeter ka te gjithe aftesite dhe potencialin per te rilindur tiranen e cila kater vjet eshte degraduar nga indiferentizmi kryetarit basha, opozita nuk ka per te arritur qellimin per te prishur imazhin e kandidatit veliaj nje jave para zgjedhjeve kot qe lodhem them une se qytetaret e tiranes e kane bere zgjedhjen e tyre kane zgjedhur ate qe i perfqme mire dhe mbron interesat e tyre
shkelqeu erioni dje tek emisioni Ilva Tares ne raport me kandiadtin Halimi qe dhe ky i fundit ishte ne transmetim direkt, Erion Veliaj eshte shume teresisht realist ne ate qe thote se bashkia kater vjet ka fjetur vetem gjume nuk eshte nuk ka ushtruar funksionin e vet ne asnje dite te vetme mbi te gjitha ka nje program shume here me bashkohor qe i nevojitet tiranes nuk vjen ne keto zgjedhje me nje program te vjeter te vjedhur si Halimi pervec kesaj nuk di te lidh as dy llafe, eshte e qarte diferenca midis dy kandidateve erioni eshte shume here me me eksperince dhe merret me gjera konkrete per te cilen meriton vleresime
cifti veliaj jane per tu marre shembull pd-ja le te shpife sa te doje e sheh si te vetmen menyre per te terhequr vemendjen e opinionit publik nga paaftesia e puna zero e kryetarit basha po ashtu per te hequr vemendjen e publikut nga budallalleqet e halim kosoves, pavaresisht shpifjeve dhe mshtrimeve nuk kane per t’ia mbane pasi vertet kane humbur respektin, besimin e qytetareve
kandidati me i afte per bashki. i vetmi me projekte per cdo zone. nuk ma merrte mendja se do jepnit sqrime per bashkshorten tuaj,sepse saliu ate pune ka. mos u merrni me balten e shqupit. qytetaret duan kryebashkiak qe ben pune dhe nuk merrte fare me saliun. ai iku dhe kurre svjen me ne pushtet. le te flasi sa te doje te ato tv e veta. ju keni detyre me ndrequr cdo problem te tiranes te cilat u shtuan keto 4 vjet nga paaftesia e me te mirit prej tyre. sa per financime ska se si te flasim fare se ai kosova dje tha qe nuk ja ka fare haberin se nga i vin leket e fushates. me kaq eshte e kuptueshme cdo gje
erjon duhet te vazhdosh me kete ritem. financimi i fushates tuaj ska cfare te ket dyshime deri sa ju do beni moratorium per ndertimet. dhe ska asgje te keqe te ndalosh ndertimet deri sa te shiten 7000 apartamentet qe kan ngelur. me pas shikon dhe ku do jet e mundur qe te zgjerohet pjesa e ndertimit. se halimi u pa qe kishte merak me bere ca pallate te njesia 8.
Tirana ka nevoje per frymarrje edhe besoj se mbas 4 vitesh vdekje klinike kjo gje do vi. tirana ka nevoj per shume pune ka nevoj qe te rregullohen gjithe problemet qe ka len lulzim bashsa nga shkollat e cerdhet pa ngrohje deri te rruget me gropa ka nevoj qe trajtohet me dinjitet jo te lihet ne agoni!
Ajo ca i ka munguar tiarnes ne 4 vjet nje kryetar qe te punoj per qyetetin edhe jo te jap leje ndertimi per kunatin edhe per vete. Bashkia tiranes eshte qyteteti qe ka 800 mije zemra qe meritojne rrespekt edhe te cohen ne drejtimin e duhur!
Tirana ka nevoje per furnizimin 24 ore me uje te pijshem. Dhenia e hipotekave per mjaft apartamente eshte nje tjeter ceshtje qe i duhet dhene zgjidhje. Emergjente eshte edhe ceshtja e mungeses se kapakeve te pusetave apo edhe ajo e trafikut ne Tirane. Keto e shume te tjera na i premtoi edhe z. Basha por shohim qe ende sot jane problematika qe kryeqyteti i vuan. Shpresojme tu japesh zgjidhje.
..durim ,kam shprese se Tirana do te jete me mire me Erionin.
E kishin te gjithe problem te dites qendrimin e Erion Veliaj per Dzanashvil po si nuk kuptoni o popull i etur vetem per thashetheme qe gjerat pa vlere nuk kane kohe per diskutim. Fushata e Erionit me shume se shpenzime , ka nje mendim te qarte se si duhet bere nje fushate.
Goni,Maksi,Andos,Pro,Mario,Liza,Lara ,Fati ,Toni,Kristoforidhi dhe e bukura Livia ….Erion te hanksha bit..en :)(komente te nezeritshme)
Nqs ju duket fushate me pak shpenzime, atehere le te behen te ditura te gjitha dhe jemi ne rregull. Mua nuk me duket e tille. Vetem ekrani qe i shkon nga mbrapa ne cdo takim ka nje fee ditore goxha te madhe. Eshte elementare ne demokraci te behen te ditura shpenzimet dhe donacionet e fushates. Nuk mund ta mbyllim diskutimin me thenien se eshte nje fushate me pak shpenzime dhe e varfer.Nuk jam marre ndonjehere me jeten personale te ndonjerit dhe e quaj ulje per cdo njeri qe e ben, por per shpenzimet dhe donacionet dhe sposorizimet e fushates dhe te cdo gjeje qe behet me takon te kerkoj llogari si qytetar dhe taksapagues i Tiranes. Keshtu duhet te veproje cdo qytetar i Shqiperise dhe ti japim fund kesaj politike qe thote ‘ Beni si them une por mos beni si bej une”.
Nuk mund te mashtroni me zoti Veliaj sepse tani ju ra edhe ajo fytyre qe ju vute. Eshte mese i qarte skandali ku jeni i perfshire “ju” (Dzanashvillit)
Mos mashtro kot dhe dil si burrat me plot kuptimin e fjales dhe prano ate poshtersire qe ke bere. Duket me se qarte qe dhe ti je i perfshire ne ate skandal.