Dako në Manëz: Transferojmë modelin e zhvillimit të Durrësit edhe në territorin e ri të bashkisë

9 Qershor 2015, 12:02Politika TEMA

Godinat e komunave qendra sociale në shërbim të qytetarëve dhe shtresave në nevojë

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar në një takim me banorë të Manzës se shërbimi dhe puna ndaj tyre do të jetë e njëjtë sic është bërë me qytetin e Durrësit. Dako është ndalur si fillim në infrastrukturën e qytezës së Manzës, për të cilën tha se ajo ka nevojë për rikualifikim në shumë aspekte dhe për këtë arsye puna do të nisë që në vitin e parë të mandatit.

“Ne do të transferojmë këtu modelin e zhvillimit të Durrësit dhe për të vazhduar edhe këtu një gjë të tillë kërkojmë votën tuaj në 21 qershor. Jemi të bindur dhe të vendosur për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, ashtu sic e meritoni, pasi ju jeni të gjithë njëlloj, për ne asnjë banor i Durrësit nuk ka dallim nga tjetri, -tha kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Vangjush Dako.

Duke u ndalur më konkretisht Dako tha  se si fillim në Manëz do të ndërtohet rruga te lagjia e Repartit dhe më pas të gjitha rrugicat e tjera që në vitin e parë të mandatit të ardhshëm. Në krahasim me fshatrat e tjerë të bashkisë së re të Durrësit, Manza është më e avantazhuar, tha Dako, pasi ka shkollë të mesme, qendër shëndetësore, terrene sportive, por ne do ti modernizojmë më tej ato që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe për rritjen e cilësië së jetës së tyre.

Godinat ekomunave dhe bashkive do të qëndrojnë të hapura, ku do të vazhdojnë të funksionojnë zyrat e gjendjes civile, njëkohësisht në këto godina do të krijojme qendra komunitare sociale për shtresat në nevojë, pleq, gra ose fëmijë, tha më tej Dako.

 Do realizojmë hapjen e vendeve të reja të punës duke u mbështetur në zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe industrisë, si tre shtyllat kryesore të zhvillimit të përgjithshëm të gjithë bashkisë së re, është shprehur Vangjush Dako në takimin e zhvilluar me banorë të Manzës.

7 komente në “Dako në Manëz: Transferojmë modelin e zhvillimit të Durrësit edhe në territorin e ri të bashkisë”

  1. bledi says:

    te gjita zonat qe i perkasin baskise se durresit e meritojne t been me nje infrastukture de me mundesi si Durresi de kete gje do e arrij vec nepermjet nje kryebashkiaku si Dako

    1. miri says:

      dako njeriu i duhur per durresin. ka bere per durresin dhe do bej akoma me shume me mbeshtetjen e kesaj qeverie

      1. mario says:

        Eshte pare qe ne 18 muaj ne durres jane bere shume investime qe i sherbejn qytetarve edhe turizmit ne durres. imagjino sikur berisha ne 8 vjet te kishte pas deshire edhe vullnet te investonte ne durres durrsi do ishte 8 vite para!

        1. liza says:

          Durrsi me vangjush dakon eshte ne drejtimin e duhur sepse puna e tij flet qarte. ne 8 vjet nuk pati kurre mbeshtetje nga qeveria po gjeti mundesi per ta cuar perpara. ne 18 muajt e fundit durrsi si shume qytete te shqiperise rilinden edhe po shkojne ne drejtimin e duhur!

  2. slevin says:

    moooos, edhe pjesen tjeter si durresin do ta bej ky.

  3. Nardi says:

    Nqs do ta zhviloje ashtu si ka zhvilluar Durresin, atehere horrori nuk paska fund. Durresi nuk eshte etaloni i duhur i zhvillimit urban, social dhe kulturor qe duhet ndjekur. As Dako per mendimin tim.

  4. Mirela says:

    Fitore per nje njeri kaq perfekt si Vangjush Dako. Puna e tij prej 8 vitesh beri te mundur rritjen ne perqindje te konsiderushme te ekonomise, mireqneies, infrastruktren, turizmin , arsimin, buqesine etj. Edhe te PD do votojn me 21 Qershor per Vangjushin , se te gjith jemi realist qe drejtimi i duhur eshte VANGJUSH DAKO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje