PD akuza Veliajt: Bëj transparente lidhjet me Dzanashvillin

9 Qershor 2015, 14:40Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kandidatin të ASHE-së për Tiranën Erjon Veliaj, në lidhje me atë që partia më e madhe në opozitë, e cilëson si skandalin financiar ku është e përfshirë bashkëshortja e tij.

“Ka mbi 5 ditë që kandidati rilindas për Tiranën, që nuk jep asnjë shpjegim apo përgjigje për skandalin financiar ku është përfshirë bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për skandalin korruptiv të pastrimit të parave të gjeorgjianit Dzanashvilli me bizneset e deputetit Mark Frroku, ku bashkëshortja e Veliajt është përfaqësuese ligjore e gjeorgjianit sipas prokurës së firmosur prej tyre.

Transaksion që ka kaluar nëpër duart e tyre si fillim 300,000 Euro e më pas 1.8 milionë Euro.

Skandal për të cilin as mediat nuk e pyesin, diku për shkak të presionit të qeverisë siç kemi parë ditët e fundit, e diku për shkak të joshjeve! Skandal për të cilin prokuroria duhet të thellojë hetimin.

Sidoqoftë, Partia Demokratike e pyet kandidatin rilindas Veliaj sërish:

Nëse bashkëshortja e tij ka qenë thjeshtë sekserë në këtë transaksion, sa para kanë përfituar ata? Dhe, a po përdoren këto para sot, përveç kursimeve të familjes, për postera, zyra elektorale apo fushatë?

Nëse ajo ka qenë thjeshtë përfaqesuese ligjore e gjeorgjianit, a e ka denoncuar ajo këtë transaksion prej mbi 2 milionë euro në institucionet përkatëse për parandalimin e pastrimit të parave në baze të ligjit 9917 të vitit 2008?

Sidoqoftë, kandidati rilindas ka detyrim jo vetëm moral ndaj zgjedhësve, por mbi të gjitha detyrim ndaj ligjit që të bëjë transparencë, sepse transparenca nuk është kurrë zgjedhje sipas dëshirës”, tha deputeti Gerti Bogdani.

 

13 komente në “PD akuza Veliajt: Bëj transparente lidhjet me Dzanashvillin”

  1. Eno V. says:

    Veliaj njef vetem ligjin e mashtrimit. Ne Gjermani ka nje fjale qe pershkruan shume mire nje tip te tille. Hochstapler!

    1. Janaqi says:

      Gjuha e Partise Demokratike eshte gjuhe e perbaltjes dhe kete e dime te gjithe. “Shpif, shpif se dicka do mbetet ka qene kurdohere motoja e PD. Akuzat boshe ndaj z. Veliaj dhe gruas se tij kane si qellim shperqendrimin e Erionit nga gara qe po kryen per marrjen ne drejtim te qytetit. Personi ne fjale, Dzanashvilli e ka bere te qarte se nuk ka dhe nuk ka pasur asnje lloj lidhje me Veliajn. E turpshme te shpifesh kaq ulet.

      1. kushtrim says:

        Dzanashvilli ka qartesuar gjithcka vete ku eshte shprehur se nuk ka asnje lidhje me Ajola Xoxen. Akuzat e Partise Demokratike jane te pa baza. Sa i perket lidhjeve me biznesmenet e huaj lidhjet e Argites vajzes se Saliut jane nje praktike e zakonshme. Nga zyra e Argites duhej te kalonte cdo biznesmen i huaj qe investonte ne Shqiperi me qellim qe ti jepte asaj pjesen qe i takonte, pra rryshfetin e radhes. Per te mos folur pastaj per lidhjet e Xenit qe arriti te krijonte biznesin e jashtligjshem te demontimit te predhave.

        1. Ranheim says:

          Shpifje dhe vetem shpifje kur do marre fund njehere kjo praktike? E papranueshme. Po akuzon Saliu, Saliu qe dogji vendin ne vitin 1997, Saliu qe vrau kater njerez te pafajshem ne Bulevard dhe 28 njerez te pafajshem ne Gerdec qe demontonin predha ne interes te djalit te z. Berisha. Saliu qe vodhi sa deshi dhe e katandisi si mos me keq kete vend. Ne ka nje person qe duhet te dergohet pas hekurave ne kete vend i pari eshte Sali Berisha.

      2. Kostandini says:

        Qente le te lehin, karvani te ece perpara, thote populli. Besimplote se Erion Veliaj do drejtoje ne menyren me te mire qytetin e Tiranes. Aftesite drejtuese e menaxhuese i ka deshmuar ne ministrine qe drejtoi. Kreativ dhe me vizion te qarte, Erioni do riktheje ne identitet Tiranen e lene ne harrese prej kater vitesh.

      3. Danis says:

        Ti o njeri kerkon trasparence? Po pse nuk kerkoje ne kto kater vite llogari atij lulushit tend? Apo ti komandandti dhe ai ushtari jot, normal qe do jeni te dy njesoj…shpifesa numer nje dhe vetem ju merreni me krimin

  2. $$ says:

    Ky Erion kopili nga Irani nuk i dalin fitimet e tij po ka futur dhe gruan ne kete vorbull.

    1. agim pallaveshi says:

      tani dolen llapaqenat e Erit, sa ju permend emri.
      A di njeri te me thote sa leke merr mami Erit Vogel dhe cfare dipllome ka, se kurre nuk u sqarova?!!!

  3. sherifi says:

    Perse beni gam,gam neper konferenca shtypi,nese keni dyshime apo argumente,cojini ne prokurori.

  4. Daje Ceni says:

    Jooo nuk e ka denoncuar ne baze te ligjit, por kur ska burg per femijet e Berishes, nuk ka burg as per gruan e erionit. Pastaj Edhe ata duan te jetojne, kursimet e mamit i shpenzoi per dasmen dhe per vilen 600000 Euro. Me siguri Mami e Erionit ka Punuar gjithe jeten si kancelare e Gjermanise, prandaj ka pasur kursime Kaq te majme. Edhe prokuroria prandaj nuk sheh asnje arsye per te hetuar ku i gjeti parate Erioni, qe per here te pare firmosi per rrogen si minister ne bordero.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Kjo fotografi me kujton Chapel Show me kengen: I want to p..s on you..

  6. Beni Bo says:

    Kur bejne dhe keta te pd akusa kjo eshte tja japesh vetes bam!po ju jeni ata qe e shpiket korrupsionin o kriminela te pa bese ,se keni dyshime i coni ne prokurori ,por besoj se ne asnje vend qe te shkoni nuk ju beson njeri se jeni rrac e felliqur ,,!

  7. Danieli says:

    o Sali po ketej kerkon drejtesi dhe nga ana tjeter mbron dzanashvillin? Njeri me dy versione, ti nuk di se ca kerkon.. apo kur te akuzojne te djeg bishti? Ti o njeri njeh vetem ligjin e krimit te hajdutllikut.. Edi Rama vuri drejtesi ne vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje