Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një miting elektoral në Malësi të Madhe. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se në këtë zonë kanë munguar prej vitesh investimet, ndërsa u shpreh se me votën e 21 qershorit do t’i jepet një frymë e re zhvillimi.
“Kemi projekte për zhvillimin e këtyre zonave. Por deri më tani asnjë kryetar bashkie apo komune nuk na ka trokitur në zyrë për të zgjidhur qoftë edhe një problem të vetëm për komunitetin që drejton’, tha Rama.
Duke folur për opozitën, Kryeministri Rama tha e ajo është një trupë cirku që shkon ën drejtim të paditur. “Nga krahu tjetër është një trupë cirku që shkon nëpër Shqipëri duke treguar përralla nga më të ndryshme. A thua se dritat do jenë qyl, taksat do hiqen, apo kështu me radhë. PD nuk flet fare për problemet me të cilat merret bashkia, po flasin për këto të tjerat. Si mund të bëjë një kryetar bashkie këtë që thonë këta, si mund të kthehet mbrapsht reforma territoriale. PD është në drejtim të paditur, sa nuk e ka shansin të tallet me vetveten, kujton se do gjejë nëpër Shqipëri budallenj që të dëgjojnë një përrallë me të cilët qytetarët u ndanë në zgjedhjet e qershorit 2013”, u shpreh Kryeministri Rama.
Rama theksoi se, “këto janë zgjedhje për familjet shqiptare, e jo për partitë. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me nevojat e çdo familje e çdo qytetari”.
Ndërsa ka kërkuar votën e qytetarëve për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për këtë bashki, Tonin Marinaj, Rama tha se, edhe ata banorë që janë demokratë “Saliun të mbajnë për mbret, por për shërbëtor të zgjedhin Toninin”.
“Ne jemi të vetmit që dimë të bëjmë shtet, jemi të vetmit që t’i bëjmë punët ashtu siç duhet, dhe të çojmë vendin në drejtimin e duhur. Unë e di se këtu ka familje që kanë kushte të vështira ekonomike, që nuk kanë qoftë edhe një anëtar të familjes në punë. Por e di se ishin shumë më shumë ata që ishin të pashpresë para 18 muajsh. Ne nuk i kemi zgjidhur këto të gjitha, kemi shumë për të bërë, por ama i kemi vënë problemet në drejtimin e duhur të zgjidhjes së tyre”, vijoi kryeministri Rama.
Rama tha se Partia Socialiste ka treguar në 18 muaj se është në gjendje të ndërtojë shtetin, ndërsa me votën për Aleancën e së majtës më 21 qershor, premtoi investime si kurrë më parë në Malësinë e Madhe.
“Do ta keni shumë më të lehtë për të bërë zgjedhjen e duhur. Duke votuar për Toninin, detyrimi ynë ndaj jush do të jetë aq i madh sa do të jetë koha që ne do të kemi në dispozicion për t’ju shërbyer ju. Votoni Toninin që të bëjmë në 4 vitet e ardhshme për Malësinë e Madhe, sa ç’nuk është bërë në çerek shekulli për Malësinë e Madhe”, tha Rama.
Në vijim, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Fushë-Arrëz, ku prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane në këtë bashki, Fran Tucin.
Kryeministri Rama tha se prej shumë vitesh bashkinë e Fushë-Arrezit e drejton Partia Demokratike, dhe prej shumë vitesh në këtë bashki të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të shikojnë dhe të gjykojnë.
“Sot është dita për t’i dhënë një drejtim të ri kësaj bashkie që prej kaq shumë vitesh ka mbetur e braktisur, e izoluar dhe jeton vetëm falë punës dhe sakrificave të jashtëzakonshme të familjeve që banojnë në Fushë- Arrëz, por që për qeverinë në tiranë për vite e vite të tëra kur partia demokratike drejtonte edhe bashkinë këtu edhe qeverinë në tiranë, kjo bashki nuk ekzistonte”.
Ne kemi punuar me ngulm dhe me shumë mundim në 18 muajt e parë të qeverisjes për të përballuar një situatë aspak të lehtë me borxhe të mëdha të trashëguara dhe me plagë të mëdha që kërkojnë kurim dhe shërim. Por në 18 muaj ne kemi arritur sidoqoftë që në të gjitha bashkitë ku drejtojnë socialistët dhe progresistët të bëjmë të mundur fillimin e një kthese të madhe, e cila është e dukshme sapo shkel në ato bashki”, theksoi Rama.
“Ndërkohë, që në 18 muaj ky kryetari bashkisë këtu në Fushë Arrëz, as nuk është përpjekur të trokasë në derën tonë, të sjellë një projekt, të bëjë një kërkesë dhe të argumentojë pse kjo bashki ka nevojë për mbështetje. As ky kryetar bashkie dhe asnjë kryetar bashkie i PD-së nuk e ka bërë këtë gjë. Nëse sot pas 18 muajsh ka një kontrast shumë të madh midis bashkive ku drejtojnë socialistët dhe bashkive ku drejtojnë demokratët kjo nuk ka të bëjë me faktin, që qeveria jonë ka mbështetur vetëm projektet në bashkitë ku drejtojnë socialistët, por ka të bëjë me faktin që nga bashkitë ku drejton partia demokratike nuk ka ardhur asnjë projekt, asnjë kërkesë, asnjë shqetësim dhe asnjë hap për bashkëpunim”, u shpreh Kryeministri Rama.
“Atëherë si do të vazhdojmë kështu?! A mjafton që partia demokratike të largojë një kryetar bashkie që e ka këtu në fushë arrëz e të marri një kryetar komune nga Iballa edhe thotë ‘merreni tani mbajeni për kryetar bashkie’. Po për çfarë ta mbani për kryetar bashkie?! çfarë ka bërë dhe çfarë do të bëjë? në 4 vite e 4 të tjera, me 8 vjet partinë demokratike në pushtet këtu praktikisht nuk u bë absolutisht asgjë që të mbahet mend.
Zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje me një rëndësi të madhe për familjet tuaja, janë zgjedhjet për familjet tuaja që kanë rëndësi të madhe, sepse në 21 qershor ju do të vendosni se si do të jetë jeta në 4 vitet e ardhshme jashtë mureve të shtëpisë. Nuk do të vendosni për parlamentin, nuk do të vendosni për partitë në Tiranë, nuk do të vendosni për flamujt e partive në Tiranë, por do vendosni si do jetë jeta jashtë mureve të shtëpisë tuaj. si do jenë rrugët, si do jetë pastrimi, si do jetë shërbimi me ujë të pijshëm. si do jetë shërbimi me ujë për të gjithë ato toka që kanë nevojë të ujiten dhe nuk ka ende kanale vaditës, si do jenë kanalet kullues, si do jetë transporti. çfarë do bëhet me të gjithë ata që jetojnë në fshat, si do jenë çerdhet, kopshtet, shkollat. Si do jenë hapësirat ku kanë nevojë edhe të moshuarit të kenë vendin e tyre. Pra, vota për bashkinë është një votë me një rëndësi shumë të madhe për familjen. është një votë me një rëndësi shumë të madhe për cilësinë e jetës së gjithë anëtarëve të familjes kur dalin nga dera e shtëpisë. për këtë arsye më 21 qershor çdo familje duhet ta bëjë llogarinë për interesin e vet, jo për interesin e një partie apo të një partie tjetër’, theksoi Rama.
Ne, vijoi Rama, “jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, por këto 18 muaj mua më kanë treguar dhe më kanë mësuar që kandidatët dhe kryetarët të partisë demokratike bashkë, se njësoj janë, nuk e kanë mendjen të punojnë për qytetarët dhe qytetet, por e kanë mendjen të bëjnë vetëm sherrin e SHQUP-it.
“Ju sherrin e SHQUP-it e keni çdo të enjte në televizor. Kur ju merr malli, hapni televizorin dhe gjithë e enjtja është plot e përplot. Nëse doni ta kenë atë sherr këtu, 7 ditë të javës dhe të mos keni punë, por të keni vetëm politikë, mos të keni kryetar bashkie, por të keni vetëm një zëdhënës të SHQUP-it që ju thotë për çdo gjë, fajin e ka qeveria, qeveri e poshtër, të heqim qeverinë, se me këtë qeveri nuk bëjmë dot asnjë punë, sa të jetë kjo qeveri, nuk ju pastroj dot plehrat, nuk ju ndihmoj dot për çerdhet, nuk ju bëj dot asgjë për transportin, atëherë votoni atë të Iballës dhe jeni në rregull. Në qoftë se doni një bashki që të bëjë punë për ju dhe që ta bëjë sado pak më të lehtë jetën jashtë mureve të shtëpisë suaj, unë jua them me sigurinë më të plotë, jo se është kandidati ynë, por Frani është i vetmi drejtim i duhur”, theksoi ai.
Vazhdo reformat e nisura, dergoji ato deri ne fund, ke mbeshtetjen e popullit. Mos u ndikoni nga shpifjet e perbaltjet e opozites z. Rama. Jemi koshiente qe reformat kane kosto mirpo shume shpejt do japin efektin e tyre pozitiv. Qytetaret do votebesojne kandidatet e Aleances per Shqiperine Europiane.
Opozite destruktive, opozite qe qendron vetem ne nivelin e akuzave boshe asgje me shume. Kjo padyshim qe nuk eshte ne dobi te vendit pasi nqs do kishim nje opozite alternative keshtu mazhoranca do korrigjonte veten e saj dhe ato gjera te cilat nuk shkojne ne pritshmerine e duhur te rregullohen nga kjo qeveri. Keshtu populli dhe qeveria do ndergjegjesoheshin. Per fat te keq nje gje e tille nuk po ndodh.
Opozita eshte krejt e deshperuar nga paniku i humbjes se zgjedhjeve, eshte ne nje rruge pa dalje, tani rrotullohen ne vend, vetem flasin percart per te mbajtur veten nga ataket e cmendurise, flasin shume por as e dine se c’thone. Kane per tu katandisur me keq se partite e vogla, pa i larguar ata njerez qe i riciklojne gjithmone ne politike, nuk kane asnje shprese per tu bere nje force politike konkuruese.
Edhe sikur mos te beje fushate fare z. Rama, keto zgjedhje i ke te fituara, keto 2 vite qeverisje kane qene si dy vite lufte, te gjithe e kemi pare sa reforma dhe sa jeni perpjekur per te ndryshuar kete vend. Ne presim shume nga ju, e dime qe nuk eshte e lehte, por ne kemi durim qe me e mira do te vije.
Mire qe jane ata ne drejtim te paditur, qe edhe ne te kuptojme se cili eshte drejtimi i duhur. Ata e kane bere vertet balte, akoma sot nuk jane ne gjendje te sjellin nje alternative qeverisese, pervecse nje fushate shpifjesh, ndoshta goditja qe do te marre pd-ja ne keto zgjedhje, do ta sjelle ne vete, do reflektoje e te reformohet.
Nese deri dje ishim nje shtet i humbur, qe degjoheshim ne bote vetem per keq, sot ne jemi nje shtet qe kemi nje drejtues, nje kryeminister qe na perfaqeson denjesisht dhe me punen e bere, po e ngre Shqiperine lart ne te gjitha rankimet nderkombetare dhe po del nga listat e zeza, duke i nderruar imazhin per te mos qene me nje vend me njolle te zeze.
ne 21 qershor ne do vazhdojme te zgjedhin rrugen qe nisem dy vite me pare ,pra bashke me ASHE , duke cuar keshtu deri ne fund cdo reforme te nderrmare ne te mire te vendit e per tu shkeputur perfundimisht nga rrenojat ne te cilat na la Saliu me kelyshet e tij
Vazhdo keshtu zoti kryeminister jeni duke e qeverisur me se mire kete vend vetem nen drejtimin tuaj veriu i vendit po njeh investime dhe projekte qe nuk ishin pare me pare ne keto zona te cilat perdoreshin nga e djathta vetem per tu vjedhur votat qytetareve, sa i perket zgjedhjes se kandidatit te malsise se madhe keni bere zgjedhje te duhur i urojm shume seuksese dhe fitore te thelle pasi do perfaqesoje denjesisht gjithe Malsine e Madhe.
qente le te lehin karvani vazhdon perpara zoti Rama , ju coni deri ne fund punen e nisur bashke me ne qe po shohim cdo dite sesi shqiperia po ndrysho , po del nga skamja dhe po rigjenerohet ,, pa Saliun dhe partine e tij e ka mare perrupia me kohe
Vleresoj shume kryeministrin Rama pasi po mbeshtet dhe po investon njelloj si veriun dhe jugun e vendit me punen e bere ka fituar mbeshtetjen e banoreve te malsise gjithashtu kandidati i propozuar Tonin Marinaj eshte nje nder figurat me serioze e punetore qe gezon respekt dhe potencial per zhvillimin e malsise se madhe. E djathta nuk ka kontribuar aspak per nje zhvillim te bashkise se malsise madhe pervecse e ka orientuar gjithnje ne drejtimin e gabuar, keshtu banoret kane ne dore qe kete rradhe te votojne per kandidatin qe premton me shume prespektive dhe mireqenie per malsine e madhe dhe zoti Tonin ka te gjithe aftesite per ta cuar Malsin e Madhe perpara.
Jeni ju ne drejtim te paditur.Jeni ju te PS-se qe s’dini cfare te beni me perpara nga frika e humbjes prandaj dhe po vidhni votat e po beni lloj lloj manipulimesh vetem e vetem qe te fitoni… Jeni pikerisht ju qe s’dini ku keni koken e s’dini te hidhni asnje hap me ndershmeri por vetem me genjeshtra e mashtrime.