Bojaxhi me aleat për Këshillin Bashkiak/ Aleanca Popullore identifikohet si mbështetësja e tij

9 Qershor 2015, 19:40Politika TEMA

Partia Aleanca Popullore e cila në zgjedhjet e 23 qershorit ishte në koalicion me Partinë Socialiste ka bërë thirrje që në Tiranë votuesit e saj të mbështesin kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi. 

Kreu i AP, Artur Dojaka i ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Channel One” me gazetaren Klara Dervishi tha se Bojaxhi premton shumë për Tiranën dhe për këtë arsye do të ketë edhe mbështetjen e plotë të AP-së.

Partia Aleanca Popullore në këto zgjedhje garon e vetme në të gjithë vendin ku në disa bashki ka dhe kandidatët e saj për kryebashkiak. 

Më poshtë pjesë nga intervista e zotit Dojaka:


Fushatë po bën dhe Aleanca Popullore për të mbështetur kandidatët e pavarur. Përse?

Këto janë zgjedhje vendore, pra në interes të drejtpërdrejtë të menaxhimit vendor të halleve të qytetarëve. Nuk i shpëtuan dot politizimit gjithsesi.  Ne qeverisemi pak a shumë nga të njëjtët faktorë politikë, të njëjtët politikanë prej 25 vitesh. Secili prej nesh mund t’i bëjë një pyetje vetes: Për këtë situatë ku ndodhemi sot, kush e ka meritën? Nuk po them. kush është fajtor. Pyes për meritë të kujt jemi?! Merita u takon politikanëve të këtyre 25 viteve pra politikanëve të sotëm të partive të mëdha dhe të partive që u janë bashkëngjitur në dështim. Ndaj ne morëm një vendim. Ishim shumë të qartë për këtë që në fillim të këtij viti. Ne vendosëm të mbështesim iniciativat e pavarura, edhe si një përpjekje për të dhënë mesazhin e depolitizimit sadopak të zgjedhjeve vendore. Në rang republike, ka disa kandidatë, të cilët garojnë si të pavarur, dhe disa të tjerë të cilët kanë zgjedhur Aleancën Popullore për të garuar.  E tillë është situata edhe në Tiranë.

Në fakt në Tiranë ndryshe nga bashkitë e tjera, janë disa kandidatë të pavarur. Ju keni zgjedhur të mbështesni vetëm  Bojaxhi?

Unë do të thosha që në Tiranë është vetëm një kandidat i pavarur, në njohurinë time sepse të gjithë kandidatët e tjerë janë kandidatë përfaqësues të partive politike, parti të njohura ose më pak të njohura. Kandidati i vetëm i pavarur është z. Gjergj Bojaxhi për të cilin ne japim mbështetjen tonë të plotë. Gjergji jo vetëm është i pavarur, gjë që e ka treguar bindshëm në karrierën e tij administrative, por është edhe një kandidat i cili premton shumë për Tiranën, premton një qasje tjetër inovative ndaj problemeve që kanë sot banorët e kryeqytetit.

Dojaka, është një ndarje përfundimtare kjo me koalicionin e majtë fakti që ju në këto zgjedhje nuk ishit pjesë për të mbështetur kandidatët e saj?

Ne ishim pjesë e ndryshimit në vitin 2013 dhe jemi shumë të kënaqur që ishin pjesë e ndryshimit në 2013-n. U bëmë pjesë me dëshirën dhe vullnetin për të sjellë ndryshim në mbarë vendin. Do të thosha që deri në vitin 2017, ne jemi pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Për arsye se ne jemi pjesë themeluese e atij koalicioni dhe për më shumë akoma, jemi ndër partitë e para të renditura fituese në atë koalicion. Jemi renditur të pestët, në një listë prej 38 partish. Në zgjedhjet lokale vendosëm të japim mesazhin që disa gjëra nuk po shkojnë siç duhet në këto dy vjet qeverisje. Siçt thashë, ne jemi pikë së pari për depolitizimin e zgjedhjeve vendore. Qeveria nuk ka arritur t’i përmbushë në nivelin që dikton vota e 23 qershorit, pritshmëritë e qytetarëve. Gjykojmë se do të ishte e udhës që të fokusohej kryesisht në qeverisjen qendrore dhe të lejë më të lirë hapësirën e administrimit në qeverisjen vendore. Sepse me keqardhje shikojmë që po ndodh e kundërta. Si Aleancë Popullore ne duam të vazhdojmë të jemi në krahun e qytetarëve. Ashtu si edhe në 2013-n, gjendemi në krahun e të zemëruarve, e të zhgënjyerve. Eshtë një zemëratë e drejtë e atyre që shpresuan që pas 2013-s do të kishte një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt. Gjë e cila për hir të së vërtetës nuk ka ndodhur. Janë akoma 2 vjet përpara. Presim dhe shpresojmë që mazhorancs t’u rikthehet edhe njëherë t’i analizojë premtimet që ka bërë.

10 komente në “Bojaxhi me aleat për Këshillin Bashkiak/ Aleanca Popullore identifikohet si mbështetësja e tij”

  1. Dyrrahu says:

    Mos veni tituj tendecioze qe as kane lidhje me cfare po ndodh. Nuk eshte e vetmja parti e vogel qe i thote ndjekeseve te votojne per Bojaxhiun, kjo s’do te thote se NE TIRANA u be me parti. Ju lutem me te sinqerte karshi kesaj nisme qytetare.

    1. demokracia says:

      Te gjithe partite e majta duhet te mbeshtesin Bojaxhiun. Velia s’eshte as socialist as politikan duhet te largohet nga politika. Kurse partite e djathta sja vlen.

  2. elona-Admin pse me bllokon ? says:

    Ik o Tur paguj punetoret se u ke borxhe prej 3 vjetesh,s’po permend milionat e kredive fare dhe borxhet tjera ne furnitore.

    1. ela says:

      Elona rrushi,
      me siguri do jesh nje nga punetoret qe nuk eshte paguar prej tre vitesh, apo jo?!
      Po mire me xhane, po kush te ka mbajtur me buke keto tre vite, dashnori??? Se une per vete, po s’me pagoi punedhenesi 1 muaj, e le punen, se do ushqeje veten dhe kalamajte e mi.
      Keshtu qe rrushi, stop karagjozlleqeve, mos e ndyj lajmin me keto llogje kavaje.
      Respekt per iniciativen qytetare per kandidatet e pavarur.

  3. Indrit says:

    Shyqyre nje parti me mend ne koke.

  4. Patriot says:

    Ore po cfare numri ka Aleanca Popullore se une vete ket Parti do te votoj. Ka lezet keta paskan Bole dhe jo llafe. Me ne fund po behen ca shqiptare qe po dalin kunder rrymes se u bene 500 vjet qe vetem bythelepires shohim. Ju lumte Aleanca.

  5. Fresku says:

    Me sa kam pare keto dite ne nje volantine kane numrin 61. E kishin gjetur bukur si element fushate poezine e Ali Asllanit kunder korrupsionit .

  6. Dyrrahu says:

    Faleminderit redaksia qe e ndryshuat titullin. Treguat mjaft qytetari.

  7. meri says:

    Lajm per tu pershendetur. Bravo Aleanca Popullore!
    Keto jane zgjedhje vendore. Qytetet nuk kane ngjyre, as blu e as mavì. Qytetet kane nevoje per menaxhim larg flamujve te politikes. Nuk kane nevoje per kopjace programesh, por per njerez me ide dhe vizion.
    Ky lajm sinqerisht me mbush me shprese. Me pare, kandidatet e pavarur shiheshin si “kolona e peste”, te perdorur per rrjedhje votash majtas apo djathtas. Per here te pare ka nje kandidat te pavarur, me programin dhe idete e tij. Dhe sinqerisht, mbeshtetja nga Aleanca Popullore eshte jo vetem per tu vleresuar, por edhe per tu ndjekur nga partite e tjera, ato pak qe nuk u strehuan nen ombrellat e partive te medha.
    Tiranes nuk i duhet ne krye te bashkise as sozia e papagalli i Rames, e as barcaletaxhiu i Bashes.
    Tiranes i duhet nje intelektual jashte skemave blu apo mavì.
    Votat per Gjergjin dhe Aleancen Popullore!

  8. Grey says:

    Ne Shqiperi jemi mesuar te kemi zgjedhje politike cdo dy vjet. Edhe pse keto te 2015 jane zgjedhje vendore, vetem emrin kane te tille, se jane me politike se zgjedhjet politike te 2013. Ka mbi dy muaj qe qeveria nuk punon, vendi ka stopuar totalisht. Te gjithe jane versulur ne fushate. Paguhen me parate tona per te punuar, jo per ti rene kryq e terthor Shqiperise, per te na kerkuar votat apo ne rastin me skandaloz per te na i blere ato po me parate tona, me mireqenien tone.
    Eshte koha ti japim nje mesim te mire te pangopurve te politikes shqiptare. Te votojme Gjergji Bojaxhi! Te votojme Aleancen Popullore!
    Ta nisim nga pushteti vendor, ta nisim me kryeqytetin. Te votojme ndryshe, per te ardhmen tone dhe te te gjithe banoreve te Tiranes. Ne te kundert, taksat tona do shkojne per te arreduar vilen e Erionit, per ti kthyer mamase se Erionit parate qe harxhoi per dasmen madheshtore, per te pasuruar vellezer, kuneter e soj e sorrollop te Veliajve e Ramajve, etj….
    Te votojme per veten tone, per mireqenien tone, per Tiranen tone, te marre peng nga politikanet deshtake e pazarxhinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje