Keti Bazhdari prezanton programin/ Rama: PD është kthyer si familja e Plakut Mere

9 Qershor 2015, 21:10Politika TEMA

Partia Demokratike është kthyer si si familja e plakur Mere dhe vazhdon të numërojë tespijet e plakut Mere.

Kështu u shpreh nga qyteti i Shkodrës Kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, zhvilluan mitingun elektoral në Bashkinë e Shkodrës, ku për Aleancën për Shqipërinë Europiane kandidon Keti Bazhdari.

Rama i ka drejtuar një apel qytetarëve të Shkodrës që të mos mbështesin komunistin e fundit që ka mbetur vërdallë, duke nënkuptuar këtu ish-Kryeministrin Sali Berisha.

E pashë thelbin e programit të Voltana Ademit, që kandidon përballë Keti Bazhdarit. Thelbi i programit të saj ishte “Rama-Meta kanë mbaru, kanë mbaru”.

Cfarë program është ky? Por ky është thelbi i programit të Partisë Demokratike,  e cila shpreson të gjejnë budallenj që shpresojnë që në 22 qershor do kenë energjinë qyl dhe që do kthejnë mbrapsht rrotën e historisë. PD kërkon të zgjedhë kryetarë ata  që më 22 Qershor do të  këndojnë si kjo zonja në Shkodër, Rama-Meta kanë mbaru, kanë mbaru.

PD ka humbur programin, por ka humbur edhe punën e kryetarit të saj. PD ka vetëm një punë të bëjë sherr në Kuvend dhe tani kërkon që sherrin e kuvendit shqiptarët ta shohin 7 ditë me rradhë.  Anëtarëve të PD nuk po i kërkoj të merrni teserat e PS apo LSI, por po u them se më 21 Qershor zgjidhen problemet e komunitetit, zgjidhen problemet e gropave në rrugë, të plehrave. Nëse duan të zgjidhin hallet e PD le të shkojnë në drejtimin e paditur.

Në Shkodër kandidon një vajzë e këtij komuniteti, e cila në krye të bashkisë nuk do të tundë flamurin e PS apo LSI.  Qyteti që ka vuajtur më shumë nga diktatura, ka ende njerëz që vijojnë të shikojë si idhull komunistin që ka mbetur vërdallë.  Keni qenë të parët që nxorrët barcaletat kundër komunizmit, ishit të parët që u ngritët kundër komunizmit, por si ka mundësi që jeni të fundit në largimin e komunistit të fundit?”, iu drejtua Rama mbështetësve dhe simpatizantëve të ASHE-së, në një miting të zhvilluar në sheshin qendror të qytetit.

Në vijim Kryeministri theksoi se në bashkitë e drejtuara nga Partia Demokratike nuk ka pasur absolutisht asnjë nxitje, asnjë dëshirë, asnjë përpjekje për të kërkuar bashkëpunim me qeverinë dhe për të vënë në jetë ndryshimin.

“E vetmja gjë që mbaj mend nga bashkëpunimi me bashkinë e shkodrës është që na u desh 3 javë që të merrnim celësin e stadiumit të shkodrës, 3 javë për një celës që hapte një derë hekuri, për të hyrë në një ferr. Tre javë vetëm për një celës, për të filluar një investim që nuk është për politikën, por për sportin, për shkodrën e shkodranët, për ekipin tonë kombëtar. Imagjinoni kur i duhet 3 javë për të dorëzuar një celës sa i duhet atyre për të dorëzuar një projekt. Është një fushatë që flet për komunitetin dhe që flet për kandidatë që janë angazhuar në projekte që i shërbejnë komunitetit.

PD po bën një fushatë për energjinë qyl më 22 qershor, që flet për taksat më të ulëta në botë, që flet për grisjen e hartës territoriale. Ja ta zëmë se do i votoni, por me cfarë do i realizojnë këto? Me celësin e stadiumit apo me celësin e stadiumit do të kthejnë pas historinë, duke kthyer ndarjen e tmerrshme në 400 njësi.

Kjo është një fushatë që tregon pse 21 qershori është i rëndësishëm për familjen, për familjen që kur del nga muret e shtëpisë ka nevojë për bashkinë, për familjen që është e interesuar të çojë fëmijkët në çerdhe, kopshte e shkolla, për familjet që janë të interesuar që rrugët të jenë pa gropa e pa plehra, për familje që kërkojnë transport, që kanë nevojë të kenë ujë. Njerëzit kanë nevojë për një bashki që të kenë një kryetare apo kryetar që të kenë një derë ku të trokasin, të zgjidhin problemet e tyre”, tha Rama.

19 komente në “Keti Bazhdari prezanton programin/ Rama: PD është kthyer si familja e Plakut Mere”

  1. Malcori says:

    Sot kena ken aq shume sa m’asht kujtu 1992. E ka fitu Keti. Vec mos me harru premtimet.

    1. hajriu says:

      Peshku qelbet nga koka, edhe pd-ja eshte qelb komplet qe kur ka ngel te drejtohet nga saliu dhe luli, qe jane te sprovuar qe nuk jane per t’i sherbyer ketij vendi. Per te larguar vemendjen nga historia e baltes qe kane lene pas, tani dalin e tregojne perralla, a thua se njerezit jane budallenj dhe nuk e kuptojne taktiken e ketyre. Keto zgjedhje do te jene disfata e dyte me e madhe qe ka marre PD-ja e do katandisen me keq se Milo, Koci e Gjinushi.

      1. lori says:

        keti bazhdari eshte padyshim kryetarja qe meriton bashkine e shkodres ka aftesine dhe potencialin per orentimin e bashkise se qytetit ne drejtimin e mbare dhe te duhurin sebashku me punen dhe suportin qe gezon nga qeveria eshte e mundur rritja e projekteve, mireqenis, rritja e nivelit te jeteses, suksese dhe fitore te thelle

        1. Renata says:

          Partia demokratike ka humbur popullaritet dhe mbeshtetje dhe ne qytete qe kane qene historikisht bastione te partise demokratike dhe kjo i ka lajthitur dhe me teper ate parti sepse kane kuptuar sesa shume i ka rene besueshmeria.

    2. klejda says:

      Ketin e don tan Shkodra e ka ne xhep fitoren eshte e vetmja kandidate qe ja vlen ta votosh me shume se kush do tjeter, eshte e zonja do beje shume per shkodren do e ndihmoje dhe orientoje qytetin ne drejtimin e duhur per me shume zhvilllim ekonomik e social duke percjelle nje fryme te re ne shkoder.

      1. ina says:

        do fitoje Keti se shkodra eshte zhgenjyer se tepermi me partine demokratike e cila e rrenoi edhe se tepermi shkodren injoroi shqetesimet e banoreve prej disa vitesh, kandidatja e djathte Keti Bazhdari eshte personi adapt qe do te ndihmoje per ti dhene nje drejtimin te ri bashkise se shkodres duke insistuar ne zgjidhjen problemeve te komunitetit duke sjelle me shume prespektive per zhvillim qytetit te bukur te shkodres

    3. lela says:

      Keti kandidatja me e mire qe mund te ke pare shkodra deri me sot , kandidate me profil shume te larte menxhimi dhe e njohur per aftesite e saja dhe jo si moldavja qe eshte bere si qyqja e e zeze e shkodres

      1. tina says:

        Shkodres i duhet nje i ri plot energji qe te punoje non stop per dhene mundesi dhe vendjen qe meriton, pasi si qytet ka potenciale te papara per tu zhvilluar. Keti duket grua e zgjuar , me vizion dhe qe premton shume per shkodren, ndaj i uroj suksese ne drejtimin e duhur

    4. Shkodran I vertete says:

      A e Dini se si Kane mbushe vendin me njerez???
      Ja u them une! Lsi ka mbushe drejtorite me njerez te vet,e Cdo njeri
      qe ashte I punesuar,I eshte vene detyra me marre me vedi 10 njerez,ose te nesermen
      mos me shku te puna,kurre ma.
      Uroj e deshiroj qe mas 91 edhe kete here shkodra te ju jape ketyre kelyshave te kuq
      ate qe meritojne.
      Besomeni njerez ,keta Jane ma te rrezikshem se paraardhesit e tyre
      sepse krejt pasunia marramendese qe Kane ju ka qerru syte e ballit.
      Shifne kancerogjenin Ilir mut meta,as faraonat e egjiptit Sjane kene ma te pasun,
      por prape aj vemje kerkon ma shume,nje kohe qe njerezit e thjeshte
      skane buke me hanger!!!
      Ju Lutem shkodra,kurre ketyre qenave.
      Mos harroni njerez qe keti ashte ne dore te lsi e te agron celes,
      atij njeriu qe ndalte makinen ne qender te Shkodres e merrte femi djem per pedofili.
      Ai eshte djalli vete.
      God bless my beautiful city

  2. Malcori says:

    Me c’ka kana pa sot, Keti e ka fitu Shkodren. Hadhall dhe mbaji premtimet.

  3. teona says:

    PD eshte krejt e deshtuar o Rama, ata e kane marre me perralla e me kenge, se kujtojne se njerezit jane budallenj e s’dine ta dallojne te miren nga e keqja, punen nga balta, kandidatin qe e merr seriozisht dhe ate qe do te tallet. Keti eshte grua zonje dhe eshte e majte, arsye e dyfishte per ta votuar per Shkodren.

    1. vjenez says:

      Po Keti eshte e padiskutuar qe do te fitoje Shkodren, ne perballjen me Voltanen, prezantoi nje program dinjitoz, ai qe i kishte munguar Shkodren ne 25 vite demokraci dhe Voltana e pranoi hapur qe e ka kopjuar, por si ne shkolle, kopjacet ngelin ne klase.

      1. shkodrani says:

        Zhelja zhozefin na ka mashtru tan jeten, na se kena votu, por ajo i ka vjedh votat tona, e asht tall me ne, ne menyrn ma tkeqe, sa her permbytjes shkoderlocja, thoshte Shkodra si venecia, e gjith kryetart e bashkive deri me sot, vec ka menu me vjedh per vete, ne do ta japim voten per PS dhe Ketin vec na i runi votat tona.

  4. Rozi says:

    Po ik ore se PD eshte bere copa copa, nuk vlen fare ta permendesh si parti sepse ka marre fund. Sa per Ketin kam nje respekt shume te madh pasi kam qene vete me te ne nje projekt per grate sipermarrese dhe me ka bere shume pershtypje energjia e saj dhe pasioni qe ka per punen, prandaj mendoj se Keti eshte drejtimi i duhur per Shkodren.

  5. Adiola says:

    Keti ,vajza modele per Shkodren .

  6. Amaraldo Golemi says:

    Njashtu ashtu mor kuqalash Shkodred po mos harroni se ene qe ky bajraktari juj e nisi fushaten ne 2013 me “Ra Faja prej fikut” ene tuj ra defit ne pallat sportit.

  7. guri says:

    Berisha eshte bere vertet si plaku MERE ,por Edi eshte bere si Pinco Kapella.

  8. sherifi says:

    Ketu per mendimin tim,nje gje duhet te ndahet mire nga qytetaret e Shkodres:
    Skodren ne keto 25 vjete e kane qeverisur te djathtet ne pushtetin vendor edhe deputete ne te shumten e kohes,perjashto v.2013.
    Ne kte kohe dhe ne keto zgjedhje duhet menduar mire,nese te djathtet kane punuar mire dhe kane bere per Shkodren dhe qytetaret ndjehen mire, le te vazhdoin me te djathten, a nese qytetaret e shkodres kane ankesa dhe probleme te panumurta le te votoin Keti Bazhdarin.

  9. E verteta says:

    Is true that Keti eshte njeriu me surprise per keto 25 vjet. Ajo ka energji jo vetem te manaxhoje beshkine e Shkodres por dhe me shume kur ti jepet mundesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje