Basha shpallet qytetar nderi i Mitrovicës: Përgjegjësi për çfarë do të bëj në të ardhmen

10 Qershor 2015, 11:39Politika TEMA

Këshilli komunal i Mitrovicës shpalli Qytetar Nder kreun e PD-së, njëherësh kryebashkiak të Tiranës Lulzim Basha.

Titulli motivohet me kontributin e Bashës për shpalljen e Pavarësisë, ndërtimin e rrugës së Kombit e deri tek ndihma financiare që ai i dha Mitrovicës për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga lufta dhe rikthimin e të shpërngulurve.

Titulli i qytetarit të nderit iu dorëzua në një ceremoni solemne nga kryetari i Bashkisë së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kryebashkiaku Basha e konsideroi këtë titull nder e vlerësim për të, duke theksuar se e sheh njëherësh si përgjegjësi për çfarë do të bëj në të ardhmen.

“Ka qenë dhe është detyra ime, është privilegji, të cilin vazhdoj ta kem edhe sot për të ndihmuar sa të kem mundësi për Kosovën. Ndihem fatlum për këtë respekt të rrallë, në këtë ditë të bekuar dhe të shumëpritur nga të gjithë ju qytetarë të Mitrovicës, të Kosovës e mbarë shqiptarët, rikthimin për tu prehur në gjirin e tokës që e lindi kreshnikun e kombit, Isa Boletinin”, tha Basha.

Ai vuri në dukje se dy ditët e ardhshme janë ditët të bekuara, Lidhja e Prizrenit, 137 vjetori i festës së madhe, vjen nesër bashkë me heroin e kombit Isa Boletinit.

“11 dhe 12 qershori janë ditët e bekuara dhe të shumëpritura të çlirimit të Kosovës. Dua me këtë rast të përulem me nderim dhe respekt të thellë para atyre paraardhësve tanë, para Syl Vokshit e bashkëluftëtarëve të tij, para Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij, para arkitektit të pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova, para komandantit legjendar Adem Jashari, para heroit, luftëtarëve, komandantëve të tyre  dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Basha.

Shpalljen e pavarësisë së Kosovës,  Basha e konsideroi si një nga momentet më të lumtura të jetës së tij, ndërsa theksoi se ndihej me fat që Zoti i dha mundësi të kontribuonte për të bërë detyrën e tij në këtë proces dhe me pas në lidhjen e shqiptarëve mes tyre, përmes rrugës së Kombit.

“Koha e kombit tonë për tu ulur institucionalisht në tryezën e Europës si vende anëtare po afrohet me shpejtësi dhe për këtë ne të gjithë duhet të punojmë sa më shumë së bashku”, tha Basha.

13 komente në “Basha shpallet qytetar nderi i Mitrovicës: Përgjegjësi për çfarë do të bëj në të ardhmen”

  1. Perkthyesi says:

    Sinqerisht nuk e kuptoj, cfare ka bere Luli qe te shpallet “Qytetar nderi”? Me ngjan sikur i kane dhene nje diplome pa vajtur asnjehere ne shkolle! Jetojme kohra te cuditeshme! Po te jetonte Shekspiri, do kishte materiale te pafund per te lartesuar korpusin e tij te krijimtarise!

  2. Alban says:

    A çna kane çare trapin me kete titullin “qytetar nderi”.
    Titulli me kot qe egziston.
    Jep titullin si shenje servilizmi kujtdo qe ti e pelqen…..

  3. sefer ziu says:

    Po nuk mund te respektosh edhe Ibrahim Rugoven edhe Adem Jasharin kur Ibrahim Rrugova nuk e njohu dhe kerkoi ta sabotonte UCK-ne.Tjeter eshte se te marrish titull nderi nga kryetari komunies Mitrovic per rrugen e kombit kur i vodhe popullit shqiptar mbi 230 miljone euro, eshte turp per kryetarin e komunes, apo kur vrave 4 veta me 21 janar si kriminel, çfare mund te thuhet. Kryatri komunes Mitrovic, si duket i eshte bere qejfi qe vodhi parate Lulezimi apo vrau dhe shqiptare te pa fajshem ne bulevard. Keshtu vate sot: te hame njeri tjetrin.

  4. astrit says:

    Kur do behen njerez ndonjehere keta kosovaret me keto praktika bolshevike.

  5. sherifi says:

    Vetem nje pyetje per kte Bashen:
    Perse ndryshon shume kjo rruga e kombit,ne pjesen tone dhe ne pjesen e kosoves? keto dy segmente e njeja firme i ka ndertuar.

  6. mëno says:

    Kosovareve u pelqejne njerezit e UDBs serbe. Mjafton qe te kene nje te dhene per ndonje, qofte edhe e pa vertetuar, dhe e ngerne ne pjedestal. Si duket shume te zgjedhurve ne Kosove u ka ngelur merak qe NATUA i ndau ne serbia.

  7. Po cpatet ore juve t Mitrovices????? Mir ishet??!! Ky Lulzim Basha i ka vjedhur Shqiptaret Nr.3 pas Ahmet Serb Zogollit Nr 1, Sali SerboGrek Berishes Nr2. , Lulzim Bashovic Bashakanakis Nr3, Autostrada, Tunele, Ura qe Kosovarat ta thyen koken kur shkojn ne Shengjin, a juve e nderoni ket Kriminel. Bashkpuntor i Serbomedhenjeve, edhe Detin e nenshkruan ne davor te Grekut, juve te Kosoves met vertet Qorr jeni!!!

  8. BARDHYL MYFTIU says:

    I LUMT MITROVICES QE E BENE QYTETAR NDERI.TE VJEDHESH 230 MILION EURO, TE SHESIN TERRITORIN SHQIPTAR PAMVARSISHTE SE ESHTE DET,TE VRASESH 4 BIJE NENASH NE NJE PROTEST PAQSORE TE POPULLIT DHE TE MOS HYJ GJEMB NE KEMB,SI E VLERSONI JU TE TJERET ,POR MITROVICA KA TE DREJTE ESHTE ZOTESI DHE SUPER ZOTESI.KKESHTU QE JO VETEM EMIRA VLERSOHET POR DHE KRIMET KUR ATO KRYHEN DHE NUK TE THOTE KUSHE PAC ME TE DREJTE I JEPET TITULLI QYTETAR NDERI.BRAVO MITROVICA QE VLERSON NJESOJ SI POZITIVEN ASHTU DHE SUPER NEGATIVEN.POR MA DONE MENDJA QE E KA DHENE KETE STIMUL PJESA VERIORE E MITROVICES SE PER ATA LUL BASHA ESHTE HERO.

  9. faro says:

    Keta drejtuesit kosovare, jo rralle, bejne disa levizje te cuditshme! Keto lloj levizjesh, qe nuk u pergjigjen realiteteve qe perjetojme, te lene shume dyshime qe demtojne shume ardhmerine e Kosoves.

  10. vizioni i Bashes says:

    Ka ardhur koha, që vjedhja dhe krimi, të ngrihen “në pjedestal”…?! (Apo kështu ka qënë gjithmonë dhe unë s’e kam kuptuar…???!!!) Siç duket është kjo e dyta (në kllapa), sepse tani po më kujtohen plot shëmbuj, që nuk është vëndi dhe koha t’i rendis…(se do të më “zëmërohen” ca “miq” të mi komentues…)

  11. beka says:

    DISA NE KOSOVE KANE QEJF TI NDEROJEN SPIUNAT E SERBIT SI DONIN BERISHEN QE SHITI NAFTE TE SERBI APO BASHA QE PUNONTE PERKTHYES KUNDRA UCK

    DHE E FUNDIT DETI I DHURUAR TE GREKET MBAN FIRMEN E BASHES ATHERE PERSE MOS TA MARRI TITULLIN QYTETAR NDERI POPULLI SHQIPTAR POPULL KOQE NDERON NJE SHITES DETI DHE SPIUN TE HUAJ
    SA PER DIJENI AS QHIPATR NUK ESHTE SE KA PASHAPORTE TE HOLLADEZE PUNON PER INTRES TE HOLLANDES

  12. beki says:

    cfare ka bere ky njeri per qytetar nderi , lulushi ka gjithe jeten e tij ne kundravajtje por dhe ky qe i ka dorzuar kete titull paska lind kundravajtje dhe nuk e ka pyet qytetaret e tij , se asnje qytetar nuk e ka harruar qe ky njeri vrau ne mes se tiranes vodhi rrugen e kombit dhe i jepet titull qytetar nderi , turp i vertet!

  13. ester says:

    Ky nuk eshte qytetar nje here pastaj i nderuar. E ndriti duke bere per Tiranen qe te bej per Mitrovicen. Momentet e lumtura te ketij qe ben si patriot nuk lidhen fare me lumturine qe ndjejne te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje