Vendimi i Gjykatës së Lartë/Halimi: Lajm i zi për drejtësinë

10 Qershor 2015, 12:32Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Eduard Halimi, në lidhje me vendimi e Gjykatës së Lartë, që mbylli cështjen ndaj dy deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të akuzuar për rrahjen për shkak të detyrës të kolegut të tyre demokrat Genti Strazimiri.

Halimi e konsideroi vendimin si një lajm i zi për vetë drejtësinë, ndërsa shtoi se litari që la jashtë sot Gjykata e Lartë me vendimin e saj të turpshëm, është një litar që kërkon të mbytë përfundimisht drejtësinë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. 

Është një vendim i cili tregon për të gjithë shqiptarët standardin e rrënuar të kësaj Gjykate, të kapjes, të nënshtrimit dhe lakut që po mbyt drejtësinë dhe qytetarët dhe vendosjes së një regjimi autoritarist.

Vendimi i turpshëm i Gjykatës së Lartë sot, duke mbajtur të paprekur, të paprekshmit e urdhëruar personalisht me sms nga Rama për të dhunuar, ashtu si dhe vendimet e po kësaj gjykate për të dënuar eksponentët e lartë të Partisë Demokratike se preken me fjalën e lirë të paprekshmin Kryeministër, nuk kanë as për të intimiduar  opozitën, dhe për ta ndërprerë  betejën e saj për fjalën e lirë dhe dekriminalizimin pa kushte të parlamentit.

Beteja e opozitës do të vazhdojë më e fortë se kurrë sepse kapja e drejtësisë dhe nënshtrimi i saj është një lak që do mbysë qytetarët dhe demokracinë në vend, një lak që po tregon se vendin e demokracisë po e zë regjimi.

Këto vendime tregojnë qartazi gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet drejtësia sot, e kapur, e nënshtruar, e urdhëruar dhe e vënë nën kontroll për ti shërbyer Kryeministrit dhe miqve të tij me rekorde të tmerrshme kriminale”, tha deputeti demokrat.

Sipas tij, të gjithë shqiptarët panë me zë dhe figurë se ishte personalisht Edi Rama ai që urdhëroi dhunën me sms, që ishin personalisht të paprekshmit e Ramës që zbatuan urdhërin dhe ushtruan një dhunë primitive ndaj deputetit dhe ja ku dolën të palagur.

Çfarë mund të shpresojnë më qytetarët nga drejtësia, kur dhuna shfajësohet po të jesh në krah të Kryeministrit dhe fjala ndërshkohet po të jesh kundër tij?

Miliona shqiptarë janë dëshmitarë të këtyre skenave dhe vendimeve te turpshme që tregojnë qartë standardin e rrënuar dhe gjendjen e kalbjes së sistemit, të nënshtrimit të drejtësisë para urdhrave politikë të regjimit që po vendos Edi Rama.

Ky vendim i turpshëm, është edhe një thirrje më shumë që kjo mazhorancë që ka kapur çdo pushtet në vend, qe ka kapur drejtësinë dhe kërkon t’i hedhë lakun popullit duhet të marrë leksionin e duhur nga populli ne 21 qershor.

Edhe më i bashkuar edhe më i fortë do të jetë vendimi i shqiptarëve për të ndalur regjimin, të keqen dhe të ligën që po pushton vendin. Kanë mbetur më pak se dy javë”, theksoi deputeti demokrat.

6 komente në “Vendimi i Gjykatës së Lartë/Halimi: Lajm i zi për drejtësinë”

  1. Thomaidha says:

    Pirdh se shfryhesh o Halim thuqi!!
    Kjo eshte drejtesia e juaj e jo e jona!
    Ta gezoni!!!
    DREJTESI E VERTETE DO BEHET ATEHERE KUR TE NXJERRE PARA GJYQIT Sali Berishen dhe Lul Bashen per te gjitha KRIMET e kryera kunder shqiptareve!!!

  2. ENDRI says:

    PO O IDIOT PO, MIRE DO ISHTE TE FLISJE KESHTU EDHE PER GERRDECIN DHE 21 JANARIN, PAS KESAJ EDHE MUNDET TE ISHE I BESUAR.

    NE KETE RAST JE VEC NJE IDIOT.

  3. anja says:

    IK ORE QIU! PLEHRE!!! MOS KRAHASO VENDIMIN PER PALOKEN DHE RISTANIN SE ATA ISHIN SHPREHUR JASHTE PARLAMENTIT PER RAMEN! SA PER NE PARLAMENT, KEMI PARE NGA ITALIA NE URKAINE, KINE, KOSOVE, US QE ZIHEN ME KEPUCE E GODITEN. POR BRENDA PARLAMENTIT NUK VEPRON LIGJI PENAL PER KETO RASTE.

    ESHTE NJESOJ SIKUR PER GODITJEN ME SHKELM GJATE NJE NDESHJE FUTBOLLI TE DERGOSH PER NDJEKJE PENALE FUTBOLLISTIN!!

    PASTAJ MOR HALIM MOS HARRO QE NE 21 JANAR MBAJTE ANEN E ATYRE QE RRAHEN, GODITEN, DHUNUAN DHE VRANE ME GJAKFTOHTESI QYTETARET!

    TI JE NJERI PREJ TYRE!!
    NUK DI JESH KURRE NJE MBROJTES I TE DREJTAVE TE NJERIUT

  4. tani says:

    tha thua o thoku halim, kjo ethte dretethia juaj sepse ne po mundohemi ta kthejme dhe drejtsin ne drejtimin e duhur. ne kohen qe ishe ti minister drejtesie nuk

  5. Bora says:

    O halim po mund te na i tregosh pake ate sms-ne qe thua. Se perderisa na thua se kryeministri i ka derguar sms, atehere i bije qe ti e ke lexuar dhe mund te na i tregosh dhe ne, qe te mesojme dhe urdhera apo fjale te pista te tjera qe kryeministri ti kete thene gjykates se larte.

  6. Esmeralda Mallosi says:

    Populli Shqipetar do te mbaje mend diten kur u vrane ne 21 Janar ato njerez te pafajshem ! Ky eshte kujtimi qe do qendroje gjate ne mendjet e tyre mos harroni jeta eshte kryesorja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje