Rama në Kukës: Anëtarët e PD të zgjojnë nga gjumi kryetarin e tyre

10 Qershor 2015, 13:50Politika TEMA

“Ne kemi nevojë për opozitën për të ecur përpara. Prandaj i bëjë ftesë të gjithë simpatizantëve të PD-së, që të votojnë Hasan Halilin për t’i dhënë një mesazh të fuqishëm pjesëtarëve të PD-së, që të zgjohen e të shohin në sy problemet e qytetarëve dhe jo të mbeten si gjithnjë në problemet personale. Pasi, shtoi ai, kjo opozitë është ende e lidhur me të shkuarën dhe pa u çliruar prej saj nuk mund të ketë të ardhme”.

Kështu iu drejtua Kryeministri Edi Rama banorëve të Kukësit, gjatë takimit elektoral të zhvilluar në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit, ku gjithashtu ishte i pranishëm Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Rama tha se këto zgjedhje lokale janë pikënisja e zhvillimit të Kukësit, ndërsa shtoi se kuksianët më 21 qershor kanë një mundësi të artë për t’i dhënë vendlindjes së tyre një të ardhme.

“Kjo është fushata më e bukur që unë mbaj mend. Arsyeja është prania e jashtëzakonshme e grave dhe e vajzave në çdo takim, komunikim e çdo shesh. Unë kam ardhur dhe herë të tjera, por sot ka kaq shumë nëna, motra, gra e vajza, që me praninë e tyre dëshmojnë se janë të gatshme të bëhen një fuqi e madhe mbështetëse e kësaj reforme mbështetëse të integrimit europian”, tha Rama.

Ai e cilësoi reformën administrative një pikënisje për rikthimin e integritetit të shqiptarëve, të cilët vendin e tyre nuk e shohin më të harruar, por e shohin si një vend me 61 njësi të reja zhvillimi.

Duke folur për zgjedhjet lokale, Rama tha se Bashkia duhet të jetë një shtëpi e madhe për të gjithë dhe jo vetëm për partinë.

“Me Hasan Halilajn, Bashkia do të jetë një derë e hapur për të gjithë, jo vetëm për ata që kanë teserën e partisë. Me Hasanin, Kukësi do të kthehet shtëpia e të gjithëve dhe prania e vajzave dhe grave do të garantojë që dhe burrat, do ta humbin më pak se në të shkuarën, drejtimin e duhur”.

Sipas tij, shumë shpejtë do të nis projekti për rilindjen urbane, rikthimin e ujit të pijshëm dhe krijimi i një tregu të shëndetshëm për tregtimin dhe eksportin e patateve.

“Uji i pijshëm është shumë larg këtij qyteti, pasi Shqupi e harroi. Uji pijshëm nuk duhet të jetë një zotim i yni, por është një e drejtë e juaja, që brenda 18 muajve të ardhshëm do të marrë medoemos përgjigje, për ta kthyer këtë problem në një problem të së shkuarës. Tregtimi i patates së Shishtavecit do të jetë një projekt primar, pasi banorët e Kukësit dhe prodhimi i tyre duhet të tregtohet jo vetëm në Shqipëri, por dhe në eksport”, nënvizoi Rama.

Kreu i ekzekutivit shtoi se të dielën e ardhshëm në sheshin në qendër të Kukësit, do të nisë zbatimi i një projekti që do ta ndryshojë rrënjësisht sheshin në fjalë.

“Të dielën e ardhshme në këtë shesh do të nisë projekit i rilindjes urbane të Kukësit dhe këto hapësira do të kthehen në një hapësirë që ruan të shkuarën dhe i jep frymë të ardhmes. Këtu do të jenë bashkë Skënderbeu dhe kujtesa e atij momenti që i dha Kukësit, etiketën e dhomës së parë të mikpritjes për kosovarët, të cilët u zbuan nga thundra e dhunës së Millosheviçit. Ky, shtoi Rama, do të jetë sheshi ku do i bëhet jehonë shoqërisë dhe do të jetë nxitje e pasionit dhe ëndrrave të fëmijëve e të rinjve, që në Kukës nuk është më shkretëtirë, por ka jetë dhe është një qytet si qytetet e tjera europiane e mesdhetare”, tha Rama, duke shtuar se sheshi në qendër të Kukësit do të kthehet në një nga sheshet më të bukura të Shqipërisë.

Duke marrë fjalën në këtë takim, kryetari i Kuvendit dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, premtoi projekte zhvillimore që do ta çrrënjosnin përfundimisht varfërinë nga ky qytet.

“Ne i jemi borxhlinj Kukësit dhe kuksianëve, ndaj sot e mbështesim projektin e kryebashkiakut të ardhshëm,  Hasan Halili, që t’i kthejmë banorëve një pjesë të këtij borxhi të krijuar në vite. Bujaria e kuksianëve nuk e meriton varfërinë me të cilën ndeshet sot  ky qytet. Ndaj ne kemi premtuar në programin e ardhshëm të Bashkisë së re, hapjen e 500 vendeve të reja pune, brenda dy viteve të ardhshme”, tha Meta.

Ai garantoi se bashkë me deputetët e kësaj zone, përfshi dhe ata të opozitës, do të trokasim në çdo derë për të mbështetur projektet e zhvillimit dhe për të luftuar dhe çrrënjosur njëherë e mirë varfërinë nga Kukësi.

“Ua kam thënë të rinjve të Kukësit që të punojmë së bashku në mënyrë që qyteti juaj të mos jetë vendlindja juaj, por dhe e ardhmja juaj”, tha kreu i LSI-së.

27 komente në “Rama në Kukës: Anëtarët e PD të zgjojnë nga gjumi kryetarin e tyre”

  1. erind says:

    Tema beni mire qe e shoqeroni me foto te vjetra se sheshi sot ne kukes ishte si dhi e zgjebosur.

    1. fjona says:

      Gjithe veriu eshte lene ne harrese nga te djathtet, se besonin te vlerat patriotike te kuksianeve, qe do te vazhdonin t’i votonin pavaresisht nese benin ndonje pune per ta, por kuksianet duhet te ndergjegjesohen, te cojne voten per ata qe punojne dhe investojne per nje te ardhme me te mire, dhe sot vetem e majta po e shperblen besimin e dhene me pune.

      1. goni says:

        Peshku qelbet nga koka, per sa kohe te djathtet nuk kane nje njeri qe te jete shembull i punes dhe te kerkoje llogari per mbarevajtjen e puneve, asnje nga te zgjedhurit s’ka per te bere ndonje pune, pa ikur luli e saliu.
        Nderkohe Rama i ve ne rresht per pune dhe kerkon llogari qe te gjithe t’i pergjigjen qytetareve me pune e perkushtim, prandaj vota do te shkoje per ps keto zgjedhje.

        1. hajri says:

          Kuksianet njihen per njerez te zgjuar e punetore, e s’kane per ta toleruar me qe te mashtrohen nga dembelet e parazitet, qe i perdorin njerezit vetem ne fushate e pastaj kater vjet u kthejne kurrizin. si te gjithe shqiptaret, edhe kuksianet do t’i bashkohen forces se majte, qe po punon pa dallime, te majte apo te djathte, veriore apo jugore.

          1. Renata says:

            Partia demokratike me ne krye lulin eshte kthyer ne nje parti te dores se trete dhe qe ka humbur besim e qytetareve ne mase dhe kjo eshte fatkeqesi per nje vend si Shqiperia te mos kete ekzistencen e nje opozite efektive.

      2. eljo says:

        Fjale me vend ke thene o kryeministri jone… Per kater vite rresht skane bere asgje tjeter pervecse kane fjetur e gerhitur si derra dhe harruan fare shqiperine, por me erionin ne krye ne drejtimin e duhur ne do ecim perpara

    2. erta says:

      E di qe ai ia kafut gjumit me kohe por ceshtja qe une do shtroja eshte sesi mendon ai qe te sjelli PD perseri ne qeverisje kur e treguan veten e tyre ne paaftesine e krijimit dhe ndertimit te nje shteti te fuqishem gjate kohes 8 vjecare qe ishin ne pushtet.

      1. Renata says:

        Dhe pse kukesi ka qene gjithnje bastion i se djathtes asnjehere nuk kane bere asnje konkrete deh per ato qytete dhe kjo esshte vertete per te ardhur keq sepse i kane mbajtur ata njerez vetem me shpresa te rreme.

    3. sasha says:

      nen drejtimin e qeverise Rama veriu me shume se kurre ka njohur nje sere investimesh dhe eshte kthyer ne nje prioritet per qeverine per te investuar me shume duke permiresuar ndjeshem jetes dhe mireqenien atje, ajo bie dukshem ne sy eshte fakti qe kesaj here mazhoranca nuk kujtohet per Kuksin per te marre votat me llafe boshe por duke investuar realisht kjo konstatohet edhe nga vete banoret kuksian te cilet i jane mirenjohesh qeverise per interesin qe po tregon per kete qytet

      1. egi says:

        banoret e kuksit jane zgjuar dhe jane me te me te ndergjegjshem qe po mbeshteten opoziten nuk kane asgje ne drite pervec braktisjes dhe mjerimit me kandiadte qe jane te lidhur ngushte me intresat e kryetareve me keshtu kandidatesh nuk drejtohet bashkia mbi te gjitha nuk ka sukses, modeli i vetem per zhvillim eshte mbeshteja e kandidatit te majte i cili se bashku me mbeshtetjen e qeverise kane mundesine per te bere me shume per kuksin

    4. Titi says:

      Erindi zemra vogel, i paske pa lajmet me syzet e Saliut qe i mbush sheshet me 4 veta e i fotoshopon pastaj!
      Po ske faj ti se kshu shifni ju kritiket e medhenj te te gjyshit dhe lulushit!
      Shko bej nje vizite dhe te psikiatri je qe je, mos te diagnostikon njesoj me saliun!

    5. rimi says:

      Edi ti te fituar e ke kete fushate kot qe harxhon kohe duke permendur persona te dores se dyte qe vetem punojne per vetveten dhr popullin e lene ne harrese ose akoma me keq ne meshiren e fatit. Shqiptaret duan akoma ndryshim dhe prandaj voyen do tju a japim juve.

    6. kristia says:

      nuk fiton me e djathta ne kukes me ate palo kryetar qe kater vite nuk vuri ujin ne zjarr per asgje, nje person qe nuk mbahet mend per asgje te re per cfare duhet ta besojne kuksianet nje individ qe nuk ploteson aspak kriteret e nje kryetari qe nuk shqetesohet aspak per zgjidhjen e problemeve te komunitetit kuksian, e djathta kot qe mundohet ne kukes e kane te humbur kete mandat nuk eshte ne interes te askujt te udhehiqen nga nje kryeta pa vlera pa dinjiet

    7. deti says:

      kjo eshte fryma e duhur dhe e qeveris tone.ky eshte modeli me fitimitar dhe modeli qe duhet te ndjeki dhe shqupi,por shqupi e ka mendjen te beje zhurme e potere dhe e ka mendjen qe jete cop cop.te mos punojne dhe te jene ne gjume.na duhet zhvillimi dhe sherbimi ndaj qytetarve,dhe jo per partite dhe xhepat e tyre sic eshte modeli i shqupit.

    8. plaku says:

      ky eshte modeli yne i qeverisjes ,pune sherbim dhe zhvillim i qytetarit.ky eshte modeli i rilindjes dhe modeli i duhur.modeli i shqupit me parkime kundravajtje ,me vjedhej dhe pervetsime fondesh apo per shtesen e nje kati per ta bere shtepine triplex,eshte e gabuar.dhe parrulla e tyre eshte ishim kur ishim ,por shqiptaret nuk e duan dhe po e perbuzini ket sistem dhe kete parrulle.

    9. deti says:

      kukesi nje qytet qe me filozofine e vjeter e qeverisjes se shqupit,nuk mund te durohet me nga qyteti.mesazhi qe jepet ne kukes eshte mesazhi me i mire dhe me i paster per cdo njeri madje dhe per vete shqupin.”ne duam dhe mbeshtesim cdo njeri qe do te punoje dhe cdo njeri qe do te zhvilloje qytetin”

    10. berberi says:

      mesazhi qe jepet ne kukes eshte i qarte qe kjo qeveri do dhe mbeshtet njerzit qe punopjne dhe nuk mbeshtet njerzit qe bejne zhurme dhe shpifin politika kryesore e shqupit.nqs njerzit kane dyshimin me te vogel,per 21 qershorin i ftoj qe te vine te jetojne 2 muaj ne tirane dhe do e shofin dhe do e kene te qarte se kshu shte modeli i shqupit.modeli i vetem i shqupit eshte modeli i deshtimit.

    11. homeri says:

      mesazhi qe jepet ne kukes eshte i qarte qe kjo qeveri do dhe mbeshtet njerzit qe punopjne dhe nuk mbeshtet njerzit qe bejne zhurme dhe shpifin politika kryesore e shqupit.nqs njerzit kane dyshimin me te vogel,per 21 qershorin i ftoj qe te vine te jetojne 2 muaj ne tirane dhe do e shofin dhe do e kene te qarte se kshu shte modeli i shqupit.modeli i vetem i shqupit eshte modeli i deshtimit

    12. renato says:

      O zoti kryeminister ja the ja the po kujt ja the kete fjale? Ata jane njerez qe nuk marrin vesh, qe sduan tja dine per ne popullin. Por me 21 qershor do e shohin qe ska per ti votuar me asnje, populli shqiptar eshte i zhgenjyer nga partia demokratike, nuk ju ze me bese njeri atyre.

  2. anananananananna says:

    Pse keni futur foto te 2013?!

  3. lili says:

    Ndertimi i shesheve te shqiperise nuk iu sjell asgje shqiptareve,po vetem miqeve!

  4. genci says:

    lulushi zgjohet nga gjumi sa te shaj kundershtaret e tij dhe ja fut prap gjumi, nuk e kuptoj dot a ka cipe ky njeri apo cfare , e la tiranen ne hije keto 4 vite dhe tani kerkon vota thote do punojm do e bejm kte kte etj etj, valle i beson njeri ? sigurisht qe jo sepse qytetaret e kane syt e hapur dhe e shofin realitetin.

  5. bersi says:

    ne 21 qershor na ofrohen 2 modele 1- kemi shqupin qe bertet ishim mire kur ishim keq dhe qe na jepni voten qe mos te punojme por te gerhasim.2- na jepet dhe modeli i punes rilindjes se qyteteve dhe rrugve dhe investimeve ,mbulimit te bors=xheve projekte te kithimit te hapsirave hapjen e vendeve te punes madje madje dhe rritjen e punesimit,pra per popullin dhe jo qytetaret ,per njerzit dhe jo per kryetaret.ne 21 qershor mazhorance do fiotoje bindshem ne cdo qytet.

  6. mirela says:

    Fitorja eshte e jona, lulushi te shohi endrra me sy hapur kete rradhe, ti bej thirrje halimit te mos kandidoje me per bashki por ti kthehet profesionit te tij te vjeter… Me pak fjale i gjithe populli eshte per erion veliaj, nje njeri model per tiranen tone

  7. andra says:

    Po lere o zoti Rama, lereni te fleje gjume te shkretin, ai kur ska bere gje ne keto kater vite ska ndermend te beje tani jo… Kot cirret e bertet tani se popullin se ka me me vete, ai le te shporret andej ne hollande ku ben ato pislleqet e tij…

  8. kelda says:

    Ti ftillohu njehere per vete se nuk je ne terezi fare dhe flet vetem brockulla e budallalliqe gjithe kohes. Zgjohu ti o Edvin.

  9. klejdi says:

    Fitorja eshte e PD-se. Ju te PS-se vazhdoni te mashtroni dhe te genjeni se gjithsesi prape se prape nuk ju beson me njeri. E nxorret dhe ju fytyren tuaj te vertete. E morem vesh dhe ne qytetaret e Tiranes se cafre qensh jeni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje