Rama e Meta në Has: Zgjedhjet e 21 Qershorit më demokratiket.PD në drejtim të paditur

10 Qershor 2015, 13:36Politika TEMA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Hasit, Adem Lala morën pjesë në një takim në qytetin e Hasit.

Duke folur para qytetarëve, kreu i LSI-së tha se Hasi do të jetë i begatë pasi i ka të gjitha mundësitë falë projekteve, të cilat jo vetëm e bashkojnë me Kukësin dhe me Tropojën, por dhe me Gjakovën e Kosovën.

Meta premtoi se Hasi do të kthehet në një qendër të zhvilluar, ku të rinjtë e tij ta shohin qytetin si vendin ku do të realizojnë ëndrrat e tyre.

“Zgjedhjet e 21 qershorit janë për të zgjidhur problemet e komunitetit tuaj, ato nuk janë zgjedhje politike. Ndaj ju që doni shërbime më të mira dhe doni të përmirësoni jetën tuaj të përditshme, duhet të votoni në drejtimin e duhur, për njeriun e duhur, për Adem Lalën”, shtoi Meta.

Në fjalën e tij kryetari i LSI-së nënvizoi se zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë më demokratiket të bëra ndonjëherë në Shqipëri, falë dhe respektit që mazhoranca tregoi ndaj institucioneve, përfshirë këtu dhe KQZ-në.

“Aleanca për Shqipërinë Europiane”, shtoi Meta, e bazon suksesin e saj vetëm tek vullneti i lirë i gjithë qytetarëve të Hasit dhe të Shqipërisë.

Në këtë takim e mori fjalen dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili tha se mbështetja për kandidatin e ASHE-së do të thotë një zgjedhje e duhur në drejtimin e duhur. Shqetësimet e kandidatëve të së majtës, theksoi Rama, lidhen me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin, shërbimet, punësimin dhe problemet që ka çdo familje.

Nga ana tjetër shtoi Rama alternativa e PD-së nuk i jep zgjidhje problemeve të përditshme që kanë shqiptarët, por është e mbushur me premtime boshe dhe jashtë realitetit.

“Këto premtime janë shprehje e një dëshpërimi të madh të një partie që ka humbur drejtimin dhe që vazhdon të ecë në drejtim të paditur. Ndërkohë që ne jemi shumë të qartë. Këto janë zgjedhje për të caktuar drejtimin e bashkive të reja, që janë diçka krejt tjetër nga deri sot. Hasi nuk është vetëm bashkia e derisotme, por është i tërë rrethi me të gjitha potencialet e me të gjitha problemet, që të përfshihet në një bashki të vetme”, u shpreh kryetari i PS-së, Edi Rama.

Ndërsa, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Hasit, Adem Lala pasi vlerësoi  kandidimin premtoi se do të bëjë të pamundurën për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit të Hasit, duke garantuar për dhënien jetë të projekteve që do ta transformojnë këtë qytet.

8 komente në “Rama e Meta në Has: Zgjedhjet e 21 Qershorit më demokratiket.PD në drejtim të paditur”

  1. vizioni i Bashes says:

    Do t’ju bëjmë dhe një urë të madhe…Po s’kemi lumë zotëri… S’ka gjë se do tu a biem dhe një lumë…(?!)

  2. Kreatix says:

    Kuksianet do votojne kandidatin e Aleances per Shqiperine Europiane. Edhe kesaj radhe do votebesojne Hasan Halilin i cili ka bere jo pak per Kukesin. Me mbeshtetjen e qeverise qendrore investimet ne qytetin e Kukesit do jene edhe me te medha. Transformimi i pamjes se qytetit eshte nje nga masat e marra ne Kukes. Zhvillimi i zonave qe i bashkangjiten Bashkise me ndarjen e re eshte nje nga projektet qe pritet te realizohen.

  3. ledia says:

    Edi, te lutem mos u bej lavatricja e Ilir Metes… Je vite drite larg tij… Ai s’ka hequr gjëmbat nga kemba akoma…

  4. Nardi says:

    Sot po vija nga Elbasani dhe rruget jane mbushur me flamuj dhe parrulla. Nuk pashe asnje te PD! Ishin te pakten njezet postera te Erjon Velise. Po qe se dhe keto jane bere me kuotizacione keto……. Te pakten mos thoni se po behet fushate e varfer. Po te ishte per varferine keto leke mund ti kishin shkuar atyre qe kane me shume nevoje, ndoshta edhe atij femijes rom qe qe se nga doli dhe e vrau kemben perpara Erionit.

  5. Nardi says:

    Ej edhe ate spotin e LSI per voten se e kam merak. E keni fshire se e kuptuat se ishte idiotesi……. per ata dhe akoma me shume per ju qe e publikuat dhe trumpetuat si arritjen me te madhe te te ndriturit META.

  6. ingrid says:

    Ke po mashtroni zoti Meta? Si mund te jene zgjedhjet demokratike kur ju po vidhni e po blini votat e qytetareve? Si mund te jene demokratike kur ju po i mashtroni e po i genjeni qytetaret? Percart po flisni zoti Meta? Ndoshta po mashtroni veten se qytetaret e Tiranes e dine mjaft mire se cfare po beni ju dhe gjithe ata qente qe ju rrine nga pas.

  7. emiglena says:

    Po “mburreni’ kaq shume me kete 21 qershorin por nuk po merrni parasysh faktin e vetem qe PD-ja do ngreje flamurin e fitores ne 21 qershor. Ajo do jete dita juaj e zeze ku mashtrimeve tuaja ka per t’ju ardh fundi.

  8. diana says:

    Zgjedhjet vetem demokratike nuk do jene se ju po mashtroni pafund. Nese jeni kaq tendershem dhe te interesuar per popullin mos harxhoni leke pafund per fushaten tuajpo ndihmoni njerezit ne nevoje. Por jo,kete nuk e nbeni dot se s’jua lejon egoja juaj prej qeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje