Disa nga materialet elektorale të kandidatit të ASHE për Durrësin, Vangjush Dako janë dëmtuar natën e djeshme. Pas këtij akti ka reaguar edhe zyra e shtypit e kandidatit të majtë, e cila e ka cilësuar kët një akt të dëshpëruar.
“Shtabi i fushatës zgjedhore të kandidatit për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, do të depozitojë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, lidhur me aktin e shëmtuar të dhunimit dhe dëmtimit të materialeve zgjedhore që ka ndodhur rreth orëve të vona të natës së djeshme, duke u gdhirë dt. 10/06/2015, dhe përkatësisht, citylight-in përballë Stacionit të Autobuzit të plazhit në Lagjen nr. 5, i cili është goditur dhe dëmtuar xhami mbrojtës, si dhe citylight-in tek Lagja nr. 1, pranë Shëtitores ‘Taulantia’, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht.
Shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj këtyre akteve të shëmtuara që nuk kanë asgjë të përbashkët me traditën e mirënjohur të qytetarisë durrsake dhe i bëjmë thirrje militantëve politikë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e dëshpërimit për mbështetjen e fuqishme që bashkëqytetarët po i japin përditë e më tepër koalicionit fitues të ASHE.
Ne besojmë se politika duhet t’i bashkojë dhe jo t’i ndajë qytetarët. Ne besojmë tek qytetaria dhe sjellje në shërbim të qytetarëve.
Fushata zgjedhore për kryetarin e Bashkisë së Durrësit është dhe duhet të mbetet një garë ku të mbizotërojë forca e ideve, jo ideja e forcës.
Aleanca e Shqipërisë Europiane është e vendosur të bëjë një fushatë qytetare për qytetarët që nga fillimi i fushatës dhe deri në shpalljen e rezultatit, prandaj presim edhe nga të gjithë palët politike të kontribuojnë njësoj si ne, me qëllim që të vendosim një standard qytetarie, ashtu siç e meritojnë qytetarët durrsakë”, thuhet në reagimin nga Zyra e shtabit elektoral të Vangjush Dakos.
Jane hamshoret e Grides….
E turpshme. Nuk eshte ky shembulli qe duhet dhene. Ky sulm ndaj posterave te kandidatit te majte z. Vangjush Dako nga militantet e Partise Demokratike jane te papranueshme. Nuk eshte kjo fryma qe duhet percjelle. Akte te tilla te shemtuara nuk duhet te perseriten me.
Epo cte bejne, jane exituar nga nga Grida dhe sdine ku te shfryhen te shkrete prandajne shkojne dhe i bien Vangjushit, si pa te keq sigurisht por ata jane nje grup njerezish te pa bindur e te paedukuar pasi nuk sillet keshtu nje njeri normal, gjithsesi koha nuk harron dhe Grida do ta shikoje ne 21 qershor rezultatin final.
Grida nuk eshte e afte te mbaje nen kontroll ushtaret e vete e jo me te drejtoje durresin, jemi ne gjendje tia besojme voten kesaj femre qe nuk eshte e afte te mbaje nen kontroll popullin ose me mire te themi anetaret e vet, si mundet kjo grua te behet kryetare une per vete nuk mund ta imagjinoj.
vandalet e opozoites ata jane te papare per keshtu gjerash kujtojne se do fitoje grida duke prish posterat e dakos ne cdo fushate tregojne vetem nivelin e ulet qe i karakterizon perhere mbahen mend per gjeste te uleta, keta vandale nuk perfaqesojne aspak qytetaret durrsake perfaqesojne inorancen dhe nivelin e ulet
Demtimi i posterave elektoral te kryetarit Vangjush Dako jane nje shenje e qarte deshperimi nga ana e demokrateve te cilet cdo dite e me shume e kane te qarte dhe ndjejen humbjen ne durres. Kjo sjellje kaq e ulet nuk perfaqeson elektoratin durrsak por disa elemente ordinere qe bien pre e udherave te kryetarve, e majta eshte e vendosur per te bere nje fushate te drejte duke pritur me qetesi rezultatin e zgjedhjeve.
nuk fitohen zgjedhjet me demtimin e posterave te kundershatrit kjo eshte menyra e fundit qe mund te mendojne demokratet qe mund te cenojne figuren e vangjush dakos beni mire te fokusoheni ne zhvillimin e nje fushate te drejte duke hequr dore njehere e mire nga keto akte te shemtuara
hiqni posterat e teperuar ,e vangjushi ne cdo cep rrugice i ul vleren dhe per mua jane shpenzime te kota banoret e qytetit te pakten e kane patur 8 vjet ne bashki e sterenjohin i njohin mire aftesite e tij per te drejtuar qe per mua jane nen mesataren e mundeshme por per dreq me me mire se zonja qe don ta zevendesoje, shikoni sherbimet per femijet,te moshuarit ,trasportin publik pastertine e qytetit, sherbimin shendetesor,ambientin ne pergjithesi ,arsimi ,si shpenzohen taksat e qytetareve rregulli ne qytet parkimet e makinave ,tregjet e ndryshme dhe me kryesorja uji i cili eshte i paket ose ne periferi mungon fare ,ka hapsira qe rrine te pasistemuara germadhe ,pastaj bregu i detit sherbimet prane tij ,durresi porti i madh nuk duhet te vuante per asgje mendoj se problemi eshte kryesisht tek mungesat ne mireshpenzimin e lekeve publike te cilat perdoren ne menyre jo te drejte ketu duhet edhe kethesa
eshte nje akt kalamajsh dhe i pa pergjegjshem, por qe Vangjush Dako nuk eshte drejtimi i duhur kjo sdo shgume mend. Fatkeqesisht ai fiton perseri dhe kjo jo sepse do e votojne durrsaket por sepse ai i ka shtuar vetes durrsjane ne listat e zgjedhesve meqe shteti nuk funskionon. Kjo eshte e turpshme bashke me posterat e pafund ne kete fushate milionere qe vetem gjysma e parave te sihin perdorur ne dobi te popullit do mjaftojne te ujej pak varferia e njerezve qe shiten per 50 mije leke te vjetra.
…o xhemol …kjo qe do me i zon venin nuk o zonje po bunder…
Po qe se vazhdohet keshtu ne bojkotojme zgjedhjet dhe nuk i njohim ato. PD.
Duken veprat e Lulushit e mbeshtet Griden ne cdo menyre. Kjo eshte e turpshme nuk mund te quhet fushate e paster kjo. Vangjush Dako e ka treguar me andministrimin e Durresit se cfare eshte ne gjendje te beje per qytetin e tij, kurse Grida nuk do interesohet me per “qytetaret e saj” pas 21 qershorit.